Keni harruar fjalekalimin e Windows-it ? Nuk ka problem!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,522
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Thumbs up Keni harruar fjalekalimin e Windows-it ? Nuk ka problem!

    Receta Gatimi

    Keni harruar fjalekalimin e Windows-it, eshte mbyllur ai pasi keni dhene ate gabim me shume se tre here, cfare te beni tani ? Mos u brengosni, ka nje zgjidhje: Windows Vista dhe 7 kane nje Konto Administratori dhe keshtu ju mund t`a perdorni ate per t`u kycur perseri ne Sistemin tuaj. Ne kete artikull do te ju tregojme se si te veproni!


    Kontoja e Administratorit me rregull nuk ka fjalekalim, (me perjashtim te Windows XP Pro). Kjo konto e brendshme eshte nje celes praktik ne rast emergjent kur keni harruar fjalekalimin e Sistemit tuaj dhe me ane te funksionit te riparimit te Windows-Setup-CD nga Vista apo Windows 7 ju mund te ndezni perseri Konton e Administratorit me nje trik te vogel ne regjister.

    Hapi i pare: Ndizeni kompjuterin me Setup-CD te Windows Vista apo Windows 7, Vini re: Kjo nuk duhet te jete nje CD me funksione te kufizuara!!! Pra ju duhet nje medium instalimi me te drejta te plota funksionimi! Keshille: Ajo mund te jete ndonje Windows-CD dhe nuk duhet te jete me doemos ajo me te cilen eshte instaluar Sistemi Operativ ne kompjuterin tuaj.



    Hapi i dyte: Ne faqen e pare te instalimit, zgjidhni gjuhen e preferuar dhe me pas klikoni mbi "Continue" (vazhdo). Me pas, mos e zgjedhni opsionin e instalimit normal por ate te riparimit te kompjuterit "Computer Repair Options".

    Hapi i trete: Programi i setup-it i njeh versionet e Windows-it te instaluara ne PC-ne tuaj. Ne liste, zgjidhni Sistemin tuaj Operativ, Vista apo Windows 7 dhe klikoni me pas ne dritaren tjeter mbi "Prompt". Ne hapin tjeter vijme tek gjuha.

    Hapi i katert: Programi i setup-it hap nje "Prompt" pothuajse te pakufizuar te komandave ne te cilen jane nje numer i konsiderueshem i programeve te Windows-it. Neve na duhet "Registry-Editor" te cilin mund ta hapni duke shkruajtur "regedit.exe" dhe me pas duke klikuar mbi butonin ENTER ne tastiere.

    Hapi i peste: Per te arritur ne regjister te Windows-it te instaluar ne kompjuterin tuaj ju duhet te ngarkoni filen e deshiruar te regjistrit manualisht. Klikoni ne anen e majte te dritares ne „HKEY_LOCAL_Machine“ dhe me pas ne menu mbi "File - Load Hive". Tani kerkoni tek particionet e njohura per direktorin e Windows-it ne Sistemin e instaluar. Ne fillimin e Setup-CD-se kjo ne shumicen e rasteve ne Windows 7 eshte tek: D:\Windows, ngaqe particioni C:\ eshte i rezervuar per rikthim ne gjendjen e meparshme te sistemit (System Restore). Tani nga aty, hapeni skedarin D:\Windows\System32\Config\SAM. Registry-Editor tani kerkon nje emer per degen e hapur ne regjister. Ju mund te shkruani ketu nje emer sipas deshires, si per shembull "Extern".

    Hapi i gjashte: Tani shkoni tek direktori i ri "Externt" nen “HKEY_LOCAL_Machine“ dhe hapeni celesin „HKEY_LOCAL_Machine -> Extern -> SAM -> Domains -> Account -> Users -> 000001F4”. Kjo eshte hyrja per konton e caktuar dhe aktualisht ende te pa-aktivizuar Administrator Konto.

    Hapi i shtate: Klikoni ne dritaren e djathte butonin "F" per te hapur keshtu editorin hexadecimal. Ketu editoni direkt rregullimet e kontos. Per t`a aktivizuar konton, shkoni tek editori ne rreshtin i cili fillon me 0038. Byte e pare ne kete rresht eshte 11 dhe ju duhet ta nderroni ate ne 10. Klikoni dy here mbi ate Byte dhe zevendesoni vleren 11 me vleren 10. Eshte e domosdoshme qe ju mos te shtoni nje vlere, por t`a mbishkruani ate aktuale. Me pas klikoni mbi "OK".



    Hapi i tete: Mbyllni Registry-Editor dhe komanden e Prompt per te klikuar keshtu ne menune e meparshme mbi "Restart". Tani ndizeni Windowsin e instaluar ne hard disk (Vista/7). Ne faqen e log in (hyrjes) tani ju e shihni konton e re te quajtur "Administrator" te cilen e keni hapur gjithashtu. Per fat te mire, kjo konto nuk ka fjalekalim dhe juve ju duhet vetem te klikoni mbi te per t`u futur log in.

    Mire se erdhet, ju tani keni te drejta te plota Administrimi ne Windowsin tuaj te instaluar, komplet pa fjalekalim.



    Tani ju mund te nderroni fjalekalimin e perdoruesit te meparshem. Klikoni mbi simbolin e Windows, shkruani cmd dhe zgjidhni "Run as Administrator". Pas kesaj hapen nje dritare me komanda ne te cilen ju duhet te shkruani: net user emri i perdoruesit dhe fjalekalimi. Ne vend te "emri i perdoruesit" dhe "fjalekalimi" ju jepni emrin e perdoruesit te kompjuterit tuaj dhe fjalekalimin qe deshironi.

    Pas kesaj ju mund t`a fikni perseri Konton e Administratorit. Per t`a bere kete, hapeni komanden "Run" duke klikuar butonin e Windows ne tastiere dhe shkronjen R njeherit dhe shkruani aty control userpasswords2 per te hapur rregullimet per kontot e perdorueseve. Klikoni aty mbi "Advanced > Advanced" dhe ne dritaren tjeter hapni "Local Users & Groups". Ketu e gjeni Konton e Administratorit te cilen me nje klikim te dyfishte mund t`a deaktivizoni perseri.

    Windows-i ju ofron nje mbrojte kunder thyerjeve ne regjister, vendosni nje fjalekalim per Administratorin e caktuar permes menuse "Control userpasswords2." Nje hapje e kontos me CD-ne e instalimit me pas eshte e kote.


    Marre nga PCWelt.de dhe perkthyer nga iceman per Lirenti.com Shtator 2012

  2. #2
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e TraHaNa
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Postime
    1,532
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    ta kopjojme se na duhet dhe kjo

    thanks

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Duhet vene dhe nje password per Administratorin

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Problem-Si te kthej Windows 7 ne Windows XP
    Nga alfa1993 nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2013, 07:28 PM
  2. Keni harruar passwordin e Bios-it ? Si ta gjejm
    Nga MAJDI nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-06-2010, 06:24 PM
  3. Si te ndryshojme Fjalekalimin ne Windows 7 ose Vista!
    Nga ReniX nė forum Microsoft Windows
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 04:15 PM
  4. 1.2 - Kam harruar Fjalėkalimin e Forumit
    Nga Lirenti nė forum Guida dhe Kushtet e Pėrdorimit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2008, 02:35 AM
  5. Kam harruar Windows Pasword
    Nga bardhposhi nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-08-2007, 03:34 PM

Etiketat pėr kėtė Temė