Zakonisht eshte Apple ajo qe i akuzon konkurrentet e vet per vjedhje te dizajnit, por megjithate tani nje kompani e pazakonte e ka kthyer kahje tjeter te ketij rregulli: Kompanija e trenave Zviceran - Die Schweizer Bahn (SSB) pretendon se dizajni i ores ne iPad-in e ri ne iOS 6 eshte kopjuar 1 me 1 nga stacionet e trenave te Zvicres. SSB-ja kerkon per kete nje kompensim.

Mosmarreveshja tani eshte kthyer ne dizajnin e ikones te ores se iPad e cila mund te vendoset edhe si alarm. Ketu mbi te gjitha thumbon ne sy pika e kuqe ne fund te akrepti te sekondave me te cilin SSB-ja shume kohe me pare para se te ekzistonte iPad, iPhone etj... i ka informuar klientet e vet.

Ne vitin 1994 orat u projektuan nga Hans Hilfiker dhe ato jane te mbrojtura me te drejte autori dhe marke tregtare. Qe atehere nje numer i Konsiderueshem i Kompanive kane konkuruar per te marre linzensen nga SSB per te perdorur kete dizajn, por Apple me sa duket nuk i ka vene shume rendesi kesaj pune.

SSB kerkon para per "copen e vertete te dizajnit"

"Megjithese neve na vjen mire qe ora e stacioneve te trenit te Zvicres po perdoret tek Apple, por kjo eshte edhe nje fakt me shume per ate se ato jane nje cope e vertete e dizajnit". Tha zedhendesja e SSB-se Christian Ginsig per "Tagesanzeiger". Megjithate nuk eshte autorizuar perdorimi nga Apple. Tani do te kerkohet nje zgjedhje e drejte dhe financiare me Kompanine. Apple Schweiz (Zvicra) nuk pranoi te komentoje mbi ngjarjet, pergjegjes per kete eshte Qendra e Firmes ne Amerike u tha aty.