Operatori Mobil Amerikan AT&T ka hapur nje "hackathon" per krijimin e aplikacioneve mobile dhe keshtu duke ofruar cmimin me te larte prej 20,000 Dollaresh. Fjala eshte per nje aplikacion per Smartphone i cili eshte kunder shkrimit te mesazheve ne celulare ndersa jeni duke vozitur makinen! David Grau, drejtor kreativ dhe dizajner ne nje agjensi interaktive dhe 11 vjecarja Victoria Walker e fituan cmimin prej 20,000 Dollaresh nga BigBlue per te sjelle aplikacionin e tyre per Smartphone tek publiku. "Dubbed Rode Dog" eshte aplikacioni i krijuar nga dy fituesit i cili i lejon shoket dhe familjaret qe te monitorojne text mesazhet e tyre. Perdorues vigjilent mund te dallojne kur nje anetar i grupit eshte duke shkruajtur nje mesazh dhe ata mund te dergojne nje klithme te qenit tek celulari i personit ne fjale. Duket goxha e ngjajshme si me rripin e sigurimit te makines qe kur nuk e vini ate, makina juaj jep nje sinjal (makinat e reja kryesisht) dhe aplikacioni e ka pothuajse te njejtin funksion, ai nuk ndalon sinjalizimin derisa perdoruesi ta pranoje qe duhet ndalur shkrimin e mesazheve kur eshte ne makine. Rode Dog nuk pritet qe te vije per iOS, Android apo Windows Phone derisa te jete rafinuar komplett, por nese jeni te interesuar mund te klikoni ne burimin e ketij artikulli per te marre nje e-mail lajmerimi kur ai te jete gati per Smartphone-in tuaj.
Burimi: Los Angeles Times, Rode Dog