Nuk mund ta dime asnjehere se cfare ndodh kur dy emra te medhenje ne fushen e teknologjise i bashkojne forcat me njera-tjetren. Ne disa raste mund te shohim nje rezultat perfundimtar si ai i RAZR i, por kur Dropbox dhe Facebook jane te perfshire, me siguri mund te vejme bast se aty kemi te bejme dicka me shperndarje (sharing) dhe po keshtu eshte rasti sot. Dropbox kishte paralajmeruar me heret se tani po i lejon njerezit te ndajne skedare ne grupe ne rrjetin socjal te Facebook, duke i dhene perdoruesit mundesine qe te postoje ndonje gje nga shenimet deri tek videot me disa klikime te thjeshta. Natyrisht qe ana tjeter do te mund te pelqejne (like) cfare ju ndani, te lene nje koment sidhe te jene te informuar sapo te jete bere ndonje editim. Per momentin keto ndryshime nuk mund t`i shohin te gjithe, megjithese Dropbox ka thene qe nuk do te shkoje gjate derisa te gjithe t`i shohin vecorite e reja ne Facebook.