Smartphone-t e ri te Nokias me Windows Phone 8, perkatesisht Nokia Lumia 920 dhe 820 do te dalin ne treg ne muajin nentor.


Prodhuesi Finlandez i telefonave, Nokia sot ka publikuar detajet per te dy Smartphone-t e rinje me Windows Phone 8, Nokia Lumia 920 dhe Lumia 820. Te dyja pajisjet do te dalin ne treg ne muajin nentor ne Gjermani dhe Itali. Nje date konkrete e lansimit akoma nuk eshte bere e ditur. Cmimi per Lumia 920 do te jete deri ne 649 euro ndersa Lumia 820 do te vije me 499 euro.

Lumia 920 eshte nje nder Smartphone-t me te mire deri tani dhe ai gjithashtu eshte i projektuar nga Teknologjia e re e kameres PureView. Kjo do te perkujdeset per fotografi me 8,7 megapixel dhe ne rast te zmadhimit te imazhit atij nuk do t`i humb kualiteti dhe do te kete rezolucion te larte. Gjithashtu sebashku ne bord eshte edhe programi Augmented-Reality Nokia City-Kompass, e cila ju tregon hotelet dhe restaurantet qe ndodhen ne afersi. Pervec kesaj, vegla mund te perdoret edhe si program klasik navigimi. Nokia Lumia 920 do te funksionoje me nje prozessor 1,5 GHz Dual-Core Snapdragon-S4 dhe nje gigabyte RAM. Hapesira e brendshme per ruajtjen e te dhenave eshte 32GB dhe nuk mund te zgjerohet. Ekrani 4,5 inē WXGA IPS-LCD Display ofron nje rezolucion prej 1.280 x 768 Pixel.

Ekrani i Lumia 820 vjen me 4,3 inē dhe 800 x 400 pixel, pak me i vogel se 920-a. Tek prozessori Nokia ka vendosur nje 1,5 GHz Dual Core Snapdragon S4-CPU i cili do te perkrahet nga nje gigabyte RAM. Hapesira e brendshme per ruajtjen e te dhenave ofron tete GigaByte dhe mund te zgjerohet permes nje karte MicroSD. Nje vecori tjeter eshte qe Smartphone-it mund t`i nderrohet kopertina e siperme (cover).