Abdullah ibėn Mes’udi [radijallahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “nuk hyn nė Xhennet ai qė nė zemrėn e tij ka sa njė grimcė mendjemadhėsie. Njė njeri tha: ndonjėri dėshiron qė rrobet e tij dhe kėpucėt e tij tė jenė tė bukura. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: Allahu ėshtė i bukur dhe e don bukurinė kurse mendjedhamėsia ėshtė mospranimi i tė vėrtetės dhe nėnēmimi i njerėzve.” (Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Atė vend tė pėrjetshėm (xhenentin) ua kemi pėrcaktuar atyre qė nuk duan mendjemadhėsi e as ngatėrresė nė tokė, e pėrfundimi i mirė u takon atyre qė i frikėsohen Allahut (Kasas – 83), “mos ec nėpėr tokė kryelartė, se Alalhu nuk e do asnjė mendjemadh e qė shumė lavdėrohet” (Llukman – 1, “a nuk ėshtė nė xhehennem vendi i mendjemėdhenjėve?” (Zumer – 60)

Mendjemadhėsia nė gjuhėn arabe vjen me shprehjet : kibėr, tekbbur dhe istikbar qė janė me kuptim tė pėrafėrt.

Kibri (mendjemadhėsia) ėshtė ndjenjė qė ka tė bėjė me njeriun i cili ėshtė narcisoid (qė e ka pėlqyer veten) sepse e sheh veten mė tė mirė se tjerėt. Grada mė e lartė ėshtė qė tė paraqitet mendjemadh ndaj Zotit tė tij, duke mos pranuar tė vėrtetėn dhe duke mos iu nėnshtruar Atij me besim dhe rrespekt.

Tekebburi (lartėmadhėria) ėshtė dy llojesh:

1. tė jenė veprat e mira mė shumė se sa cilėsitė e mira tė tjerėve, qė kėndej Allahu [subhanehu ve teala] cilėsohet me kėtė kuptim.

2. ta teproj duke e lavdėruar mė gjėra qė nuk i posedon, kjo ėshtė cilėsi e shumicės sė njerėzve, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “po kėshtu Allahu vulos ēdo zemėr tė mendjemadhit, tė arrogantit.” (Gafir – 35)

Nga hadithi i lartėpėrmendur kuptojmė kėrcėnimin e ashpėr ndaj mendjemadhit dhe se ai nuk hyn nė xhennet pa e shijuar dėnimin e Allahut nėse e dėnon ose hadithi mund tė kutpohet se ky ėshtė dėnimi i tij nėse Allahu e dėnon.

Ka shumė transmetime qė qortojnė dhe ndalojnė mendjemadhėsinė, si dhe kėrcėnime tė ashpra ndaj mendjemadhit, prej tyre hadithi qė u pėrmend nė fillim tė kėtij kapitulli, pra mandjemadhėsia ėshtė prej cilėsive tė banorėe tė xhehenemit, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “a doni t’ju tregoj se kush janė banorėt e xhehenemit? ēdonjėri qė ėshtė arrogant, i ashpėr dhe mednjemadh.” (Buhariu)

Ai cili ka kėtė cilėsi Allahu [subhanehu ve teala] nuk do t’i flet Ditėn e Kijametit e as qė do ta shikon, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “tre lloje tė njerėzve Allahu nuk do t’ju flet, nuk do t’i lavdėron e as qė do t’i shikon por do t’i dėnon dhembshėm: plakun qė bėn kurvėri, mbretin qė gėnjen dhe tė varfėrin mendjemadh.” (Muslimi)

Mendjemadhi do tė takon Allahun [subhanehu ve teala] tė hidhėruar me tė, Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “ai qė paraqitet mendjemadh apo ec me mendjemadhėsi e takon Allahun tė hidhėruar.” (Imam Ahmedim kurse Hakimi dhe Dhehebiu vėrtetojnė hadithin). Prandaj pėrfundimi i tij do tė jetė gjuajtja nė zjarr me fytyrėn e tij, thotė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : “ai qė nė zemrėn e tij ka sa njė grimcė mendjemadhėsi, atė Allahu e gjuan me fytyrė nė zjarr.” (Ibėn Ebi Dunja)

Lartėmadhėria ėshtė prej cilėsive tė Allahut [subhanehu ve teala] dhe nuk i takon askujt pėrveē Tij, sepse vetėm Ai ka emra tė bukur dhe cilėsi tė pėrkryera, Atij i takojnė tė gjitha lavdėrimet dhe falenderimet, nė njė hadith kudsij qėndron: “Krenaria ėshtė ridaja ime, Lartmadhėria ėshtė izari Im, ai qė don tė mė shoqėron nė to, e dėnoj.” (Muslimi)

Ėshtė pėr t’u habitur me njeriun i cili bėhet mendjemadh, edhe pse dy herė ka kaluar nėpėr kanalin urinor, njė herė pikė uji e ndytur, sė dyti trupth i ndytur, e mes kėsaj ai bartė nė vete ndytėsyrė!

Pse pra mendjemadhėsia, pėr shkak pasurisė? Pasuria harxhohet. Pėr shkak fuqisė? Fuqia dobėsohet. Pėr shkak pushtetit? Nesėr mund tė humbet. Habi, habi me atė i cili bėhet mendjemadh dhe e di se kah vdekja ec dhe fundin e ka nė varr!!

Me’muni ka thėnė: asnjėri nuk bėhet mendjemadh vetėm se pėr shkak tė metave qė i gjenė nė vetvete, as qė bėhet kryelartė vetėm pėr shkak dobėsisė qė e ndien nė vetvete.

Haseni [radijallahu anhu] pa njė njeri pranė xhamisė i cili paraqitej mendjemadh dhe tha: shikoni kėtė njeri, nuk ka pjesė tė trupit e Allahu tė mos e kishte begatuar, dhe nuk ka pjesė tė trupit e djalli tė mos e kishte nėpėrkėmb.

Ėshtė thėnė: nuk bėhet kryelartė vetėm i poshtėri e as modest vetėm i larti.

Dije vėlla musliman se pėrfundimi i mendjemadhėsisė ėshtė i afėrt, shembujt pėr kėtė janė tė shumtė, Karuni ishte prej popullit tė Musait alejhis-selam, Allahu e pat begatua mirėpo ai u bė kryelartė dhe i padrejtė. Si ishte pėrfundimi i tij? Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atė popull ngase ne i patėm dhėnė aq shumė pasuri saqė njė grup i fuqishėm mezi bartnin ēelsat e (pasurisė sė) tij, e kur populli i vet tha: mos u kreno aq shumė sepse Allahu nuk i do tė shfrenuarit. Dhe me atė qė tė ka dhėnė Allahu, kėrko ta fitosh) botėn tjetėr, e mos le mangu atė qė tė takon nga kjo botė, dhe bėn mirė ashtu siē tė ka bė Allahu ty, e mos bėn tė kėqia nė tokė, se Allahu nuk i do ērregulluesit. Ai (Karuni) tha: mė ėshtė dhėnė vetėm nė sajė tė dijes time! Po a nuk e di se Allahu shkatėrroi para tij nga popujt e lashtė asish qė ishin edhe mė tė fuqishėm e mė tė pasur se ai, por mėkatarėt kriminel as qė do tė pyetėn pėr fjalėt e tyre (meqė Allahu i di). E ai (Karuni) doli pėrpara popullit tė vet me stolinė e vet, e ata qė kishin synim jetėn e kėsaj bote thanė: Ah, tė kishim patur edhe ne ashtu si i ėshtė dhėnė Karunit, vėrtetė ai ėshtė fatbardhė! E ata qė ishin tė zotėt e diturisė thanė: tė mjerėt ju, shpėrblimi i Allahut ėshtė shumė mė i mirė pėr atė qė besoi dhe bėri vepra tė mira, po atė nuk mund ta arrijė pėrveē durimtarėve. Po ne atė dhe pallatin e tij i shafuam nė tokė dhe, pėrveē Allahut nuk pati ndonjė qė ta mbrojė e as vetė nuk pati mundėsi tė mbrohet.” (Kasas, 76-81)

Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “derisa njė njeri ecte dhe zvaritte izarin e tij pėr tokė nga mendjemadhėsia, shembet toka dhe ai fundoset nė tė deri nė Ditėn e Kijametit.” (Buhariu)

Seleme ibėn Ekv’a [radijallahu anhu] transmeton se njė njeri u ushqye nė prezencė tė Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] me dorėn e tij tė majtė, dhe i tha: ushqehu me dorėn e djathtė! Ai ia ktheu: nuk mundem. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: “mos patsh mundėsi”. Atė nuk e pengoi tė ushqehet me dorėn e djathtė vetėm se menjdemadhėsia dhe nuk mundi mė asnjėherė tė afroj dorėn e tij tė goja e vet.” (Muslimi)

Kujdes, kujdes vėlla musliman nga mendjemadhėsia sepse pėrfundimin e ka tė dhembshėm, e shembujt pėr kėtė janė tė shumtė. Imran ibėn Musa thotė: lexova nė disa libra: nuk kam parė askend qė ėshtė bėrė mendjemadh ndaj atyre qė ishin nėn tė, vetėm se nė tė njejtėn masė ka shijuar nėnēmim prej atyre qė ishin mbi tė.
__________________