Pejgamberi Muhamed nė Bibėl
Marrė nga libri "Ēfarė Thoshte nė tė Vėrtetė Jezusi" i Mishe'el el-Khadi





Referencat ndaj Moisiut, Jezusit dhe Muhamedit me kėtė renditje:



Deuteronomi 33:1:"Dhe ky ėshtė bekimi me tė cilėn Moisiu, njeriu i Zotit, i bekoi fėmijėt e Israelit para vdekjes sė tij. Dhe ai tha: Zoti erdhi nga Sinai, u ngrit nga Seiri, shkėlqei nga kodra Paran, dhe ai erdhi me dhjetė mijė shenjtorė: nga dora e tij e djathtė, njė ligj tė jashtėzakonshėm pėr ta".



Kjo ėshtė njė seri kronologjike e pejgamberėve, e cila ėshtė kallėzuar nėpėrmjet referencave ndaj vendeve. Kjo profeci transmetohet nė fund tė Deuteronomisė bashkė me rrėfenjėn e vdekjes sė pejgamberit Moisi, paqja qoftė mbi tė. Ishte njė bekim dhe pėrgėzim i dhuruar nga pejgamberi Moisi ndjekėsve tė tij mu para vdekjes sė tij. Kjo ėshtė menduar t'u japė shpresė ndjekėsve tė tij me rastin e vdekjes sė pejgamberit tė tyre, se Zoti s'po i braktis ata, madje mė e mira akoma ka pėr tė ardhur, dhe se Ai do tė vazhdojė ta bekojė njerėzimin me udhėzimin dhe dritėn e Tij.



Sinai i referohet Moisiut, paqja qoftė mbi tė. Ėshtė njė referencė e qartė ndaj kodrės Sinai, ku Moisiu pranoi shpalljen e tij [Ekzodus 19:20]. Seiri i referohet Jezusit, paqja qoftė mbi tė. Kjo zakonisht ėshtė e lidhur me zinxhirin e maleve nė Perėndim dhe Jug tė Detit tė Vdekur, duke u shtrirė nėpėr Jerusalem dhe Betlehem, vendlindjen e Jezusit, paqja qoftė mbi tė. Mė vonė ėshtė zgjatur pėr tė pėrfshirė malet e anės Lindore poashtu [Fjalori i Biblės, John L. Meckenzie, S.J., f.783]. Sidoqoftė, Seir poashtu identifikohet me kufirin Verior tė territorit fisnor tė Xhudas dhe zakonisht me Sarisin afėr Keslas [Shesalon], mezi nėntė milje nė Perėndim tė kėtyre dy qyteteve [Fjalori Biblik i Idermanit, nga Allen C. Myers, f.921-922, dhe Fjalori Biblik i Pėrkthyesit Gojor, V4, f.262]. Pejgamberi Moisi, paqja qoftė mbi tė, kurrė gjatė jetės sė tij s'ka hyrė nė Palestinė, dhe si rrjedhim kjo s'mund t'i jetė referuar atij.



Siē pamė tashmė nė seksionin 6.5, Parani i referohet qytetit tė Mekes nė Gadishullin Arabik. Vendi i shkretė i Paranit ėshtė vendi ku gruaja e Abrahamit, Hager, dhe biri i tij mė i vjetri, Ishmael, u vėndosėn nė shkretėtirėn Arabe. Veēanėrisht, Meka. Meka, natyrisht, ėshtė kryeqyteti Islam dhe vendlindja e Muhamedit, paqja qoftė mbi tė. Kodra Paran ėshtė njė zinxhir malesh po nė atė rajon, tė cilin Arabėt e quajnė "Malet Seruet". Muhamedi, paqja qoftė mbi tė, sė pari u bė pejgamberi i Islamit nė shpellėn Hira, qė gjendet nė kėto male. Jezusi kurrė nė jetėn e tij s'ka udhėtuar pėr nė Paran. Muhamedi, ndėrkaq, ishte lindur aty. Ai vdiq aty. Dhe, ai ishte kryeqyteti i fesė Islame aso kohe dhe sot. Tė gjithė pejgamberėt e Biblės, pėrfshirė Jezusin dhe Moisiun, erdhėn ose nga Palestina, ose nga Babilonia. Asnjė pejgamber i Biblės kurrė s'erdhi nga qyteti Arab i Paranit [Meke]. Pejgamberi Muhamed, paqja qoftė mbi tė, ėshtė i vetmi pejgamber i Zotit qė ndonjėherė ka pėrmbushur kėtė profeci.



Poashtu lexojmė nė vargun 33:2 se njė ligj i jashtėzakonshėm do tė dalė nga dora e djathtė e pejgamberit nga Paranit. Referenca ndaj "sė djathtės" i referohet forcės, drejtėsisė, dhe udhėzimit. Nė Islam, tė gjitha veprat e pastra dhe tė ndershme kryhen me dorėn e "djathtė" [ngrėnia, pėrshėndetja me dorė, etj.], ndėrsa tė gjitha veprat e pista apo tė padėshirueshme kryhen me dorėn e majtė [larja e pjesėve intime, marrja e plehrave, etj]. Nė Kur'an, tė mirėt pėrshkruhen nė Ditėn e Gjykimit sikur pranojnė librin e tyre tė veprave me dorėn e "djathtė" tė tyre, ndėrsa tė kėqijtė e pranojnė tė tyren me dorėn e "majtė". Kjo mund tė shihet pėr shembull nė kaptinėn el-Haka [Kur'an 69:13-37]. Ky qėndrim i pėrgjithshėm bartet nė Bibėl poashtu. Ne lexojmė:



"Frazat Biblike qė i referohen dorės sė djathtė, pasqyrojnė njė qėndrim kulturor e njerėzor tė pėrhapur, domethėnė njohja se pėr shumicėn e njerėzve dora e djathtė ėshtė edhe mė e fortė edhe mė e aftė se e majta, dhe ėshtė dora me tė cilėn ndėrmerren shumė punė instiktivisht…Eccl.10.2 lidh 'zemrėn e urtė tė njeriut' me dorėn e tij tė djajthtė, dhe 'zemrėn e tė marrit' me tė majtėn e tij. Kur Biri i Njeriut ndanė dhentė nga dhitė nė Gjykimin e Fundit, tė mallkuarve 'nė dorėn e majtė' ai u thotė, 'Ikni prej meje, tė mallkuar, nė zjarr tė pasosur', [Mat. 25:41] …Dora e djathtė shpesh pėrmendet si njė simbol i fuqisė, si pėr qeniet njerėzore, ashtu edhe antropomorfikisht pėr Zotin [p.sh. Job 40:14; Isa. 48:13]" Fjalor i Traditave Biblike nė Literaturėn Angleze, David Lyle Jeffrey, f.442.



Ligji i jashtėzakonshėm qė do tė dalė nga dora e djathtė e pejgamberit nga Parani, do tė jetė ligj i ri pėr fėmijėt e Israelit, jo i njėjti qė ata kishin qenė duke e praktikuar nė kohėn e Moisiut, paqja qoftė mbi tė, dhe mė vonė. Kjo qėndron nga logjika e thjeshtė: nėse unė tashmė posedoj diēka, atėherė si mund tė them qė fqiu im do t'ma sjell "mua" kėtė tė njėjtėn "diēka" qė tashmė e posedoj. Nė njė rast tė tillė, ai do tė kishte "sjellur" asgjė, dhe do tė kishte qenė mė e logjikshme tė thuhet ai do ta "vėrtetojė" ligjin qė ka ekzistuar pėrpara. Asnjė pejgamber i Biblės ndonjėherė gjatė jetės sė tij as nuk ka ardhur nė Paran, as nuk ka predikuar zėvendėsimin e ligjit tė Moisiut, paqja qoftė mbi tė. Madje edhe Jezusi, paqja qoftė mbi tė, erdhi pėr ta vėrtetuar dhe pėrforcuar ligjin e Moisiut [Mateu 4:17-19], siē shpjegohet nė detale nė kaptinėn e parė. Muhamedi, paqja qoftė mbi tė, ėshtė i vetmi pejgamber i Zotit i cili pėrmbushi kėto dy kėrkesa.



Mirėpo, nėse shikojmė pėr sė afėrmi, do tė gjejmė se profecia pėrmban edhe njė kėrkesė. Ajo na tregon qė ky pejgamber nga Parani, i cili do ta sjellė njė ligj tė jashtėzakonshėm tė ri, do tė vijė me 10, 000 shenjtorė. Prapė, dy vjetė para vdekjes sė pejgamberit Muhamed, nė vitin 630 e.s., ai udhėqohi 10, 000 ndjekės tė tij pėr nė fitoren e fundit dhe vendimtare kundėr paganėve tė Mekes. Kjo ishte njė nga fitoret mė tė qeta nė tėrė historinė. Muslimanėt morėn Meken, kryeqytetin e Arabisė pagane, pothuaj pa asnjė viktimė tė vetme. Me tė hyrė nė Meke si fitues, Muhamedi nuk i mori banorėt e saj si robėr lufte. Ndonėse kėta njerėz kishin qenė duke torturuar dhe vrarė shoqėruesit e tij dhe vetė atė pėr vite tė tėra, ai urdhėroi qė ata mos tė torturohen dhe mos tė bėhet hakmarrje kundėr tyre. Madje, ai i liroi tė gjithė. Shumica e tyre hynė nė Islam.



Prapė, gjejmė se pejgamberi Moisi, paqja qoftė mbi tė, kishte caktuar shtatėdhjetė ndjekės tė afėrt e tė devotshėm [Ekzodusi 24:1-9, Numrat 11:16-25]. Jezusi, paqja qoftė mbi tė, kishte caktuar njėmbėdhjetė ndjekės tė afėrt e tė devotshėm [po ta pėrjashtonim Xhudan], siē shihet nė Mateu 10:1-5, Marku 3:14-19, etj. Pejgamberi Muhamed, prapė, ishte i vetmi qė pėrmbushi kėtė kėrkesė. Mr. Kais el-Kalbi shtron pyetjen:



"Kur ky varg, Deut 33:2, qe pėrkthyer nga Hebraishtja nė Anglisht, fraza '10, 000 shenjtorėt' qėllimisht ėshtė ndryshuar nė 'lugina e shenjtė', pėrse?" Kais el-Kelbi, Pejgamberi Muhamed, Pejgamberi i Fundit nė Bibėl, botimi i tretė, f.231-232.



Formulimi poashtu bart kėtė seri kronologjike tė pejgamberėve. Erdhi: mbėrritja e diellit nė mėngjes. U ngrit: sikur drita e agut. Shkėlqei: Dielli i mesditės, i cili e ndriqon Tokėn nga Lindja nė Perėndim. Islami vėrtet shkėlqei gjithandej tokės sikur dielli i mesditės. Ai llogaritet tė ketė 1.2 miliardė ndjekės kudo nė botė, dhe ėshtė feja me rritjen mė tė shpejtė nė botė sot.



"Nė kėtė ditė, Unė kam pėrsosur fenė tuaj pėr ju, kam plotėsuar dhuntinė Time ndaj jush, dhe kam zgjedhur pėr ju Islamin si fe tuajėn". [Kur'an, el-Maide:3]