HTC edhe me tutje vazhdon partneritetin me Google dhe kesaj radhe ka sjelle nje tjeter pajisje mobile e cila funksionon me Sistemin Operativ Mobil te Google, Android dhe qe thuhet se do jete nje "Super Telefon"! HTC One X+ ne krahasim me paraardhesin e vet One X me prozessor quad-core eshte i pajisur edhe nje here me mire dhe pritet te vije ne tetor me Android 4.1 "Jelly Bean", tha prodhuesi Taivanez te Marten. "Me kete ne duam te tregojme qe ne perseri do t`i japim gas" tha Chefi i HTC-se per Europe, Florian Seiche per agjensine e lajmeve dpa. Pak kohe me pare Kompanija prezantoi dy pajisjet e reja me Sistemin e ri Operativ Mobil te Microsoft, Windows Phone 8, perkatesisht 8S dhe 8X. "Gjithsesi Android eshte akoma biznesi yne kryesor" tha Seiche.

Prozessor me te shpejte dhe kohe me te gjate funksionimi

Kompanija shpreson qe me HTC One X+ t`i jape nje shqelm tutje tregut te celulareve tha Seiche. Performanca e baterise (tani 2100 mAh) eshte permiresuar edhe nje here per 30 per qind me mire. Ne brendesi te Smartphone-it punon nje prozessor 1,7 GHz Quad-Core-Chip nga Nvidia (Tegra 3, AP37), i cili pritet ta beje Smartphone-in edhe nje here me te shpejte per 27 per qind sesa i deritanishmi HTC One X. Si hapesire e brendshme per ruajtjen e te dhenave jane 64GigaByte ne dispozicion dhe prane tyre edhe kualiteti i larte i audios nga Beats Audio sidhe do te kete edhe permiresime ne kamere. Ekrani 4,7 inē Super-AMOLED-Display (1280 x 720 Pixel) dhe specifikat e tjera nuk kane ndryshuar.

Disponueshmeria dhe cmimi

HTC One X+ pritet te vije nga mesi i muajit Tetor me nje cmim prej 649 euro pa kontrate.