YouTube te henen ka prezantuar 60 kanale origjinale te reja te cilat jane te permbushura me permbajtje nga partneret e video platformes nga Gjermania, Franca, Anglia dhe Amerika dhe po te njejtat do te hyjne ne funksion ket' vit.


YouTube e ka zgjeruar video platformen e vet me 60 kanale origjinale (Original Channels) te reja. Tek ato 100 qe ekzistonin tashme, pritet qe ket' vit te shtohen edhe 60 te tjera nga Gjermania dhe vendet e tjera te Europes. Kanalet e reja vec tjerash do te frekuentohen nga Prominentet (VIPs), Kompanite Mediale dhe producentet e njohur. Videot e ngarkuara ne keto kanale, me vone pastaj do te jene ne dispozicion per t`u shikuar nga cdo pajisje. Tek gama e temave te kanaleve te reja numerohen per shembull: Ushqimi, Shendeti, Sporti, Muzika, Komedi dhe Lajme.

Tek kanalet e reja te cilat pritet te vijne live nga fundi i vitit, bejne pjese edhe "High5" per IDG Entertainment Media. High5 deshiron qe t`i ofroje nje shtepi Popkultures te shekullit 21. Ketu, kanali i ri origjinal do te bazohet ne argetim interaktiv me filma 24 ore, seriale, muzike dhe videolojra. Pervec ketyre vijne edhe Komedite, Transmetimet Live, Magazina dhe Highlights (produktet kryesore) nga rrjeti.

Nje shikim te kanaleve origjinale te reja te cilat do te vijne nga fundi i ketij viti, mund t`a beni tek kjo faqe.