Edhe pak dite kane mbetur deri ne prezantimin zyrtar te Sistemit te ri Operativ Windows 8 dhe specialisti i aksesoreve, Logitech ka prezantuar nje linje te re te produkteve te cilat jane te dizajnuara vecanerisht per nderfaqen e perdoruesit te ndjeshme ne prekje te Sistemit te ri Operativ nga Microsoft, Windows 8. Tek keto aksesore bejne pjese: Wireless Rechargeable Touchpad T650, Touch Mouse T620 dhe Zone Touch Mouse T400.





Touchpad


Siperfaqja prej xhamit e madhe dhe e rrafshte e T650-es e perkrahe veprimin e multitouch te versionit te ri te Windows dhe do te mundesoje nje navigim te shpejte dhe intuitiv. Scrolling horizontalisht apo vertikalisht, zooming me dy gishterinje ose klikim i thjeshte ne te gjithe hapesiren e ndjeshme ne prekje jane te mundura me kete pajisje, sikurse ndryshimi i aplikacioneve, hapja e charm bar ose qasja e lehte ne homescreen. Nje sensor i integruar perkujdeset gjithashtu per nje ndjekje prezise (tracking).





Touch Mouse


Siperfaqja e mausit Touch Mouse T620 pa kabell mundeson gjithashtu nje navigim me prekje. Si tek Touchpad T650 perdorimi i gjesteve mbi te gjithe siperfaqen eshte i mundur - bile edhe ne skajet e mausit. Ne kete menyre do te jene me te lehta scrolling horizontalisht dhe vertikalisht ose nderrimi nga nje aplikacion ne nje tjeter. Sensori optik me njė saktėsi tė krahasueshme me gjurmimin e lazerit, sipas zhvillueseve siguron nje skanim te sakte ne pothuajse te gjitha siperfaqet.





Zone Touch Mouse


T400-a me nje maus tradicional ka pak gjera te perbashketa. Vecori e vecante eshte qasja e pakomplikueshme ne aplikacionet e shpeshta te Windows 8. Touch-Zone mundeson srolling vertikal dhe horizontal dhe me nje klikim mbi tastin e vecante startues ne pjesen e perparme te pajisjes eshte e mundur ne cdo kohe qasja ne homescreen te Windows 8. Siperfaqja e mausit eshte e dizajnuar me material gome i cili perkujdeset per nje mbajtje te mire te mausit ne dore.


Cmimet dhe disponueshmeria

Te treja pajisjet e reja pritet te vijne nga fundi i Tetorit 2012. Touchpad do te kushtoje 79,99 Euro, Touch Mouse T620 (i bardh dhe i zi) do te kushtoje 69,99 Euro dhe Zone Touch Mouse T400 i disponueshem ne tre ngjyra, Logitech kerkon 49,99 Euro.