Receta Gatimi

Ungjilli i Jezusit apo Ungjilli i Palit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e tetari
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    49
    Reputacioni
    0

    Ungjilli i Jezusit apo Ungjilli i Palit

    Ungjilli i Jezusit apo Ungjilli i Palit


    Shkruar nga: Robert Sewell
    Pėrktheu dhe redaktoi: Halil Ibrahimi


    Mesazhi i Palit i ndryshėm nga ai i Jezusit

    Kur e lexoj Dhjatėn e Re kristiane e shoh se mesazhi qė ka mėsuar Pali ėshtė i ndryshėm nga ajo qė ka mėsuar Jezusi. Pali predikoi njė ungjill dhe mėnyre jetese e cila i kundėrvihet asaj tė mėsuar dhe drejtuar nga Jezusi. Pėrse e them kėtė? Nė ēfarė mėnyre janė mėsimet e tij tė ndryshme nga ato tė Jezusit? Nė vijim janė arsyet e kėsaj.

    Pali kurrė nuk e takoi Jezusin

    Pali asnjėherė nuk e takoi Jezusin. Sipas rrėfimit tė tij (Galatasve 1:11-2:1) lidhur me ngjarjet qė pėrcollėn ‘konverzionin’ e tij, Pali nuk e mėsoi Kristologjinė, verzionin e tij tė ungjillit apo mėsimet tjera tė Jezusit nga ndonjė njeri. Kjo do tė thotė se gjatė disa ditėve qė ai i kaloi me Ananian nė Damask (Veprat 9:19) deri nė pesėmbėdhjetė ditėt qė ai i kaloi me Pjetrin nė Jerusalem – tri vite pas ‘konverzionit’ tė tij dhe pasi qė ai veqse e kishte formuar Kristologjinė e tij – ai nuk mėsoi asgjė rreth Jezusit nga njerėzit tė cilėt kishin kaluar tre vite e gjysme bashkė me Jezuin.
    Nė vend tė kėsaj, ai kaloi tri vitet e para nė Arabi dhe Damask dhe pastaj shkoi nė ‘rajonin e Sirisė dhe Sicilisė’ pėr 14 vitet e ardhshme, para se tė pėrballej me Pjetrin nė Antioki rreth mėnyrave tė tij Hebraike. Sipas narracionit tė tij tek Letra dėrguar Galatasve, ai pranoi ‘diturinė’ e tij direkt nga Jezusi nėpėrmjet tė shpalljes.
    Tani, Bibla ėshtė e mbushur me shumė njerėz tė cilėt pohonin tė kishin pranuar relevatė nga Perėndia apo nga Jezusi, dhe janė disa shembuj edhe nė Dhjatėn e Re kristiane. Pjetrit i ishte thėnė nė ėndėrr qė tė predikojė tek johebrenjtė. Gjoni pohonte tė kishte pranuar fjalė nga Jezusi, dhe sikur i kishte shkruar ato nė Zbulesėn e Jezusit. Por a i besojmė fjalėt e secilit qė pohon se ka pranuar shpallje tė tillė? Nė kohėt moderne qasja ndaj pohimeve tė tilla ėshtė mjaft skeptike, bile edhe nga ata qė janė tė krishterė. Lėvizja e Epokės sė Re (New Age) ka disa njerėz tė cilėt pohuan tė kishin ‘kontaktuar’ me Jezuin. Po tė kishte ndodhur rasti i Palit nė kohėn e sotme do tė kishte tė njėjtin trajtim sikur pohuesit e tjerė tė Epokės sė Re. Pėrse do tė duhej automatikisht ti besonim Palit vetėm pse ngjarja e tij ndodhi 2000 vite mė herėt?

    Letrat e Palit dhe Jezusi

    Nėse ai njėmend mėsoi nga Jezusi, pėrse ai e citon Jezusin vetėm njė herė? Kam dėgjuar njerėz tė mė thonė se letrat e Palit janė tė rėndėsishme pasi qė ai sqaron aty mėsimet e Jezusit, por nuk kam gjetur ndonjė shembull tė kėsaj nė letrat e Palit.
    Nė shekullin e katėrt kanoni i kishės protoortodokse, e cila pėrbėhej nga njė grup tė krishterėsh qė fituan pėrkrahjen e Perandorit tė Romės, gjė qė iu mundėsoi tė fitojnė luftėrat e frazave ‘ne kemi doktrinėn zyrtare tė pranuar kristiane’, pra ky kanon u votua nga kėshilli i pėrfaqėsuesve tė kishave tė ndryshme nga Perandoria. Kėshillet e tilla janė shumė pak tė besueshme; ato janė shumė lehtė tė udhėzuara mbrapshtė nga politika, dhe faktet tregojnė se edhe ky kėshill nuk ėshtė pėrjashtim nė kėtė aspekt. Gjithashtu, autori i Letrės sė Parė tė Gjonit na cytė qė tė testojnė tė gjithė shpirtėrat pėr tė parė nėse janė nga Perėndia. Nuk besoj se ka diēka qė do tė mund tė lihet jashtė kėtij testi, as edhe njė libėr i vetėm i votuar nė kanonin e kėshillit tė Nikesė.

    Testimi

    Si i testojmė kėta shpirtėra? 1 e Gjonit thotė se ēdo frymė qė dėshmon se Jezusi ka ardhur nė mish ėshtė nga Perėndia, dhe ēdo frymė qė nuk dėshmon kėtė nuk ėshtė nga Perėndia. Ky ėshtė paksa njė test i gjėrė. Fundja, nėse ky ėshtė kriteri i vetėm, atėherė ju duhet tė pranoni se mesazhi im vie nga Zoti, sepse unė dėshmoj se Jezusi ka lindur nė mish dhe gjak njeriu. Duhet tė ketė kritere mė precize.
    Ligji i Pėrtėrirė 13 dhe 18 na jep teste pėr tė vėrtetuar profetin e vėrtetė nga i rremi. Kuptimi i emrit ‘profet’ ėshtė ai qė flet pėr dikė tjetėr, kėshtuqė secili qė pohon se flet pėr Zotin ėshtė tekstualisht profet. Mirėpo ėshtė mesazhi i profetit, i realizuar apo i parealizuar, apo i pajtueshėm ose i papajtueshėm me tė vėrtetėn e mėhershme tė njohur veēse (1 Mbretėrit 13:11-22), ai qė na shėrben si shenjė me tė cilėn do tė dimė nėse personi i caktuar ėshtė profet i vėrtetė i Perėndise apo ėshtė njė profet i rremė.
    Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė mos i ipet tekstit njė kuptim qė ai nuk e ka, duke e lexuar atė sipas dėshirės ose duke shpresuar qė ai e ka atė kuptim (eisegesis), ose tė mos mirren pėr provė vargje tė nxjerra jashtė kontekstit. Qė tė dy taktikat janė tė rrezikshme dhe japin rezultate fallso, por shumė lehtė dhe shpesh pėrdoren nė tekstet e dykuptimta. Pėr shembull, pėrdorimi i fjalėve tė fundit (tė supozuara sh.p) tė Jezusit nė kryq ‘mbaroi’ si fakt se ai po i referohej besėlidhjes sė vjetėr dhe kėshtu gjoja detyrimi ndaj ligjit dhe urdhėrimeve pėrfundoi, ėshtė i papranueshėm.
    Nėse Pali ka pohuar se po fliste nėpėrmjet Perėndisė, atėherė ne duhet tė testojmė fjalėt e tij duke e pėrdorur kriterien e mėsipėrme. Kėshtuqė, nėse gjejmė pajtim midis asaj qė ai ka thėnė dhe gjėrave qė veqse mė herėt i kemi ditur si tė vėrteta, atėherė ai ėshtė profet i vėrtetė. Nėse gjejmė kundėrshtime ose gjėra qė nuk janė realizuar nga mėsimet e Palit, atėherė ai ėshtė profet i rremė.
    Ja ēfarė mund tė gjendet:

    Shpėtimi

    Sipas Jezusit: Njė i ri iu afrua Jezusit dhe e pyeti se si mund ta gjente rrugėn e shpėtimit. Jezui u pėrgjegj ''Pse mė quan tė mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi: Perėndia. Tani nė qoftė se ti don tė hysh nė jetė, zbato urdhėrimet''. Ai i tha: ''Cilat?''. Atėherė Jezusi i tha: ''Mos vraj, mos shkel kurorėn, mos vidh, mos bėj dėshmi tė rreme, ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde dhe duaje tė afėrmin tėnd si veten tėnde''. I riu i tha: ''Tė gjitha kėto gjėra unė i kam zbatuar qė nė rini; ēfarė mė mungon tjetėr?''. Jezusi i tha: ''Nė qoftė se do tė jesh i pėrsosur, shko, shit ē'tė kesh, jepua tė varfėrve dhe ti do tė kesh njė thesar nė qiell; pastaj eja dhe mė ndiq mua'' (Mateu 19:16-21, Marku 10:17-21, Luka 18:18-22). Me fjalė tė tjera pėrmbaju urdhėrimeve tė mėherme dhe paso shembullin e Jezusit.

    Sipas Palit: “sepse, po tė rrėfesh me gojėn tėnde Zotin Jezus, dhe po tė besosh nė zemrėn tėnde se Perėndia e ngjalli prej sė vdekurish, do tė shpėtohesh. Sepse me zemėr, njeriu beson nė drejtėsi dhe me gojė bėhet rrėfim pėr shpėtim” (Romakėve 10:9-10)

    Tani, cila ėshtė rruga e shpėtimit. Mbajtja e urdhėrimeve tė Perėndise dhe pasimi i Jezusit, apo vetėm besimi nė ringjalljen e Jezusit dhe nė deklarimin se ai ėshtė Zot?
    Ngrėnia e mishit tė sakrifikuar pėr idhujt

    Sipas Palit kjo ėshtė nė rregull (1 Korintasve , mirėpo Jezusi e kishte mallkuar kėtė vepėr sikur edhe ata qė mėsojnė tė tjerėt pėr tė bėrė kėshtu (Zbulesa 2:13-14, 19-20).
    Kam dėgjuar disa tė tentojnė ta zgjedhin kėtė problem duke thėnė se Jezusi mėsonte tė tjerėt pėr ligjet e besėlidhjes sė vjetėr sepse ai jetoi nėn ligjin, mirėpo pas vdekjes dhe ringjalljes sė tij (tė supozuar sh.p) a nuk do tė duhej tani tė ishim nėn besėlidhjen e re? Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, dhe ai e dinte se ėshtė e vėrtetė (dhe ai do tė duhej ta dinte nėse ėshtė Zot, apo jo?), atėherė pėrse ai kurrė nuk e pėrmendi kėtė? Pėrse ai nuk i tha tė riut “Pėr tani, bindju urdhėrimeve, por pasi qė unė tė ngritem nga tė vdekurit mbaje fatin tėnd dhe mos u brengos pėr urdhėresat, sepse nuk do tė kėrkohet nga ti qė ti mbash ato”? Ai kurrė nuk ia tha kėtė ndokuj, ose diēka tė ngjashme si kjo, as edhe njė herė tė vetme gjatė tre vite e gjysmė qė i kaloi duke predikuar. Ai kurrė nuk pėrmendi braktisjen e ligjit tė Mojsiut.

    Autoriteti i Palit dhe kundėrthėniet e brendshme

    Letrat e Palit nė Dhjatėn e Re janė plot e pėrplot me gjėra rreth asaj se ēka ai mendon ose ēka ai urdhėron. Nuk mund tė gjej diēka ku ai thotė se Jezusi po e urdhėron apo se Perėndia po e urdhėron. Nuk ka diēka si “kėshtu thotė Perėndia Zoti” nė letrat e Palit, tė paktėn jo nė diēka tė re tė cilėn ai e mėson. Nė vend tė kėsaj e tėra ėshtė “Unė, Pali, them…”. Nė tė paktėn njė rast, ajo ēka Pali kishte thėnė i kundėrvihej veprave tė tij. Ai mėsoi (nė shembullin ‘Unė, Pali, them’) se ata qė janė rrethprerė (bėrė synet) pas besimit nė Jezusin, nuk do tė pėrfitojnė kurrfarė vlere nga Krishti; ata janė tė tėhuajsuar nga Krishti; ata kanė humbur hirin (Galatasve 5). Ndėrkaq ai urdhėron qė Timoteu tė rrethpritet (Veprat 16), duke i shkaktuar atij, sipas vetė fjalėve tė tij, humbje nga hiri i Perėndise dhe tėhuajsim nga Krishti.
    Luka i cili kishte pėrcjellur Palin nė udhėtimet e tij dhe i cili do tė ketė qenė i ndikuar nga ai nė idetė e tij fetare, dhe i cili ėshtė autori i vetėm biblik i cili e quan Palin apostull, me pėrjashtim tė vetė Palit pėr vetveten, shkruan tek Veprat e Apostujve 15 se Jakobi kishte thenė “Prandaj unė gjykoj (vėrej se ėshtė gjykimi i Jakobit dhe jo i Perėndisė) qė tė mos i bezdisim (ngarkojmė) ata nga johebrenjtė qė kthehen te Perėndia”. Kėshtuqė nė vend tė mbajtjes sė ligjit tė vjetėr ata japin njė listė tė shkurtėr. Por pėrse do tė na duheshin edhe kėto nėse nuk jemi nėn ligj, sipas Palit? Nėse nuk kemi nevojė pėr ligjin, nėse gjithēka ėshtė e lejuar, pėrse Pali jep njė mori ligjesh tė reja rreth asaj se si duhet tė vishen femrat apo ēka duhet tė bėjnė ato gjatė takimeve nė kishė, ose sa tė gjata duhet tė jenė flokėt e njė burri etj?

    Libri i Zbulesės dhe problemi i Palit

    Zbulesa e Gjonit ėshtė njė problem tjetėr. Nė vazhdim ėshtė njė fragment nga libri i Scott Nelson qė ėshtė nė progres:
    “dhe dėgjova pas meje njė zė tė madh si nga njė bori, qė thoshte: ''Unė jam Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, dhe ēfarė sheh, shkruaji nė njė libėr dhe ua dėrgo shtatė kishave qė janė nė Azi: nė Efes, nė Smirnė, nė Pergam, nė Tiatirė, nė Sardė, nė Filadelfi dhe nė Laodice'' (Zbulesa 1:10-11)

    Nga tė shtatė kishat tė cilave libri primarisht u adresohej, nga ajo qė dime ne, vetėm njė nga to kishte tė bėnte diēka direkt me Palin. Ajo ėshtė kisha e Efesit, e para nė listė nga tė shtatat. Midis gjėrave qė Jezusi i kishte lavdėruar si bėma tė drejta nė kishėn e Efesit janė ato qė shihen nga fjalėt:
    “Unė i njoh veprat e tua, mundin tėnd dhe durimin tėnd edhe se ti s`mund t`i durosh tė kėqijtė; ti i vure nė provė ata qė pretendojnė se janė apostuj dhe nuk janė dhe i gjete gėnjeshtarė.” (Zbulesa 2:2)
    Po, unė besoj se Jezusi kėtu po i referohej Palit dhe legjionit tė tij Timoteut, dhe me gjasė Barnabait, dhe asaj se pretendimi i Palit qė tė jetė apostull dhe doktrina e tij janė njė falsitet.
    Konsideroji kėto fakte:
    • Idetė e Palit rreth sovranitetit tė Perėndise dhe doktrinat e tij pasuese janė tė pabaza dhe thellėsisht tė ēala.
    • Ne kemi tė dokumentuar pohimin e Palit ku ai vetė pohon se ėshtė apostull tek Efesianėt. Tek Efesianėt 1:1 lexojmė: “Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anė tė vullnetit tė Perėndisė, shenjtorėve qė janė nė Efes,…”


    • Nuk kemi ndonjė shėnim tė ndokuj tjetėr ndonjėherė tė ketė pohuar tė jetė apostull diku, as edhe tek Efesianėt.
    • Kisha e Efesit ėshtė kisha e vetme nga tė shtatat tė pėrmendura nė Zbulesė, pėr tė cilėn kemi tė dhėna se Pali ka pohuar tė jetė apostull tek ta.
    Dhe janė vetė fjalėt e Palit nga vetė pena e tij tė cilat e vulosin pėrfundimisht fatin e dishepullisė sė tij tė supozuar. Kjo ėshtė nga Letra e Dytė Timoteut e cila gjithashtu ėshtė shkruar gjatė periudhės sė njėjtė tė presekutimit nga Neroni (koha e njėjtė kur ėshtė shkruar Libri i Zbulesės). Shumė shkollarė besojnė se kjo letėr pėrmbanė fjalėt e fundit tė Palit. Aty ai e bėn njė deklaratė tė shkurtėr tė dėshpėrimit e cila si duket kishte kaluar e pavėrejtur. Implikimet e atyre fjalėve janė tė habitshme nėse dikush ka mundėsi tė dėgjojė tė tėrėn qė ėshtė thenė.
    Tek 2 Timoteut 1:15 Pali i thotė Timoteut, “Ti e di se tė gjithė ata qė janė nė Azi mė kthyen krahėt, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni”
    Azia! E tėra! E mohoi Palin! Dhe kur ai thotė “Ti e di”, kjo tingėllon sikur kjo tė kishte qenė njė diēka e njohur mirė tėrė kohėn. Azia! Vetė vendi ku Jezusi i kishte thėnė Gjonit tė shkruante, ku shtatė kishat e tij ishin. Dhe ato kisha ishin tė gjalla dhe ėshtė e qartė se ekzistonin pėr njė kohė. Vėreni se Pali aty nuk thotė se Azia e kishte mohuar Ungjillin e Jezusit. Ėshtė e qartė se ato nuk e kishin mohuar Jezusin teksa ato ishin kisha nė krijim, tė cilave Jezusi po dėshironte t’u drejtohej nėpėrmjet Gjonit. Nė vend tė kėsaj Pali thotė se e tėrė Azia po e mohonte atė personalisht!

    Besimtarėt e hershėm e kishin mohuar Palin

    Kishte besimtarė nė kishėn e hershme tė cilėn e kishin vėnė nė dyshim pohimin e Palit pėr apostulli. Pali e pėrmend vetvetn tek 1 Korintasve 9:2-3 “Nė qoftė se pėr tė tjerėt nuk jam apostull, sė paku pėr ju unė jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim nė Zotin. Kjo ėshtė mbrojtja ime ndaj atyre qė mė hetojnė”. Sikur thashė mė herėt, nga tė gjithė autorėt e Dhjatės sė Re, askush pėrveq Lukės nuk e quan Palin apostull, dhe as nuk japin shėnime pėr dikė tjetėr qė do ta ketė quajtur atė apostull. Luka ishte pėrcjellės i Palit, zgjedhje kjo qė ai e bėri pasi qė mbase kishte besuar nė Kristologjinė e tij dhe nė atė vetė. Kėshtuqė propagandimi i pohimit tė Palit se ai ėshtė apostull nuk mund tė konsiderohet si njė deklaratė e paparagjykueshme e Lukės.
    Pra, a ishte njėmend ai apostull? Kjo duket mjaft e dyshimte, bile edhe vetėm nė dritėn e kėtyre studimeve tė pakta.

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e Peniel
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    Kjo temė mė kishte shpėtuar dhe nuk e kisha vėnė re. Ky i ashtu quajturi studim ka pėr qėllim atė qė deri tani mijėra njerėz nuk kanė arritur ta bėjnė me mėsimet dhe me tė ashtuquajtura studimet e tyre, hedhjen poshtė tė Ungjillit tė Krishtit me ēdo mėnyrė. Ato qė pėrshkruhen mė lartė, nuk janė gjė tjetėr veēse mashtrime, shpifje dhe gėnjeshtra tė paskrupullta dhe dashakeqe.

    Nėse Pali nuk ishte Apostull dhe mėsimet e tij nuk do tė ishin konform mėsimit tė lėnė nga Jezu Krishti, atėhere do tė duhej qė gjysmėn e Dhiatės sė Re ta hidhnim poshtė. E them kėtė pasi Dhiata e Re ėshtė pėrmbledhje e gjithė veprės sė Krishtit dhe veprave tė Apostujve dhe nė njė farė mėnyre edhe jeta e Kishės sė hershme tė krishterė. Krijimi i Dhiatės sė Re u bė nėn mbikqyrjen e Frymės sė Shenjtė sepse edhe ēdo gjė qė ekziston nė Dhiatėn e Re kaloi nėpėr njė testim tė plotė dhe total. Kjo ėshtė tjetėr ēėshtje qė nuk do ta trajtojmė kėtu. Letrat Apostolike nuk janė gjė tjetėr veēse pėrgjigjet e pyetjeve qė Kishat u drejtonin Apostujve me anė tė letrave dhe mė saktė njė pjesė e kėtyre letrave iu drejtua apostullit Pal. Po pse Apostulli Pal? Pse Pali e quante veten Apostull?

    Tė qenit Apostull nuk ishte diēka qė shumė lehtė dikush mund ta posedonte kėtė titull dhe kėtė detyrė. Nė ditėt e sotme ka shumė njerėz tė krishterė qė pretendojnė tė jenė apostuj dhe mund tė jenė por nuk janė apostuj tė caktuar nga vetė Jezu Krishti ashtu si edhe Apostujt e parė. Apostull do tė thotė i dėrguar.. Ku ėshtė ndryshimi midis 12 Apostujve nga apostujt e sotėm? 12 Apostujt u zgjodhėn nga vetė Krishti pėr tė pėrhapur Lajmin e Mirė pas ngjitjes sė Tij nė qiell nė lavdi. Dhe atyre iu dha pushteti i plotė nga Krishti pėr tė vepruar nė Tokė. Pali ishte njė farise dmth njė mėsues i Ligjit nė kohėn kur u krijua Kisha. Dihet fare mirė se Pali filloi pėrndjekjen e Kishės nė njė mėnyrė shumė tė egėr gjė qė ai e pohon edhe mė vonė nė letrat e tij. Kishat ishin tė pafuqishme ti bėnin ballė furisė sė pėrndjekjes dhe e vetmja shpresė ishte Jezu Krishti. Ndėrhyrja e Jezusit ishte hyjnore dhe pati rezultat pozitiv. Ja se si pėrshkruhet tek Veprat e Apostujve:

    Veprat e Apostujve Kapitulli 9

    1 Ndėrkaq Sauli, duke shfryrė akoma kėrcėnime dhe kėrdi kundėr dishepujve tė Zotit, shkoi te kryeprifti,
    2 dhe kėrkoi nga ai letra pėr sinagogat e Damaskut, me qėllim qė, po tė gjente ndonjė ithtar tė Udhės, burra o gra, tė mund t'i sillte tė lidhur nė Jeruzalem.

    3 Por ndodhi qė, ndėrsa po udhėtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetėtiu njė dritė nga qielli.

    4 Dhe, si u rrėzua pėrtokė, dėgjoi njė zė qė i thoshte: ''Saul, Saul, pėrse mė pėrndjek?''.

    5 Dhe ai tha: ''Kush je, Zot?''. Dhe Zoti tha: ''Unė jam Jezusi, qė ti e pėrndjek; ėshtė e rėndė pėr ty tė godasėsh me shkelm kundėr gjembave''.

    6 Atėherė ai, duke u dridhur i tėri dhe i trembur, tha: ''Zot, ē'don ti tė bėj unė?''. Dhe Zoti: ''Ēohu dhe hyr nė qytet, dhe do tė tė thuhet ē'duhet tė bėsh''.

    7 Dhe njerėzit qė udhėtonin me tė ndaluan tė habitur, sepse dėgjonin tingullin e zėrit, por nuk shikonin njeri.

    8 Pastaj Sauli u ēua nga toka, por, kur i ēeli sytė, nuk shihte asnjeri; atėherė e morėn pėr dore dhe e ēuan nė Damask.

    9 Dhe mbeti tri ditė pa tė parit, as hėngri as piu.

    10 Nė Damask ishte njė dishepull me emėr Anania, tė cilit Zoti i tha nė vegim: ''Anania!''. Dhe ai u pėrgjigj: ''Ja ku jam, Zot!''.

    11 Dhe Zoti i tha: ''Ēohu dhe shko nė rrugėn e quajtur E drejtė, dhe kėrko nė shtėpinė e Judės njė njeri nga Tarsi me emėr Saul, i cili po lutet;

    12 ai ka parė nė vegim njė njeri, me emėr Anania, duke hyrė dhe duke i vėnė duart pėr t'ia kthyer dritėn e syve''.

    13 Atėherė Anania u pėrgjigj: ''O Zot, nga shumė veta kam dėgjuar pėr kėtė njeri se sa tė kėqija u ka bėrė shenjtorėve tė tu nė Jeruzalem.

    14 Dhe ai ka kėtu njė autorizim nga krerėt e priftėrinjve pėr tė burgosur tė gjithė ata qė thėrrasin emrin tėnd''.

    15 Por Zoti i tha: ''Shko, sepse ai ėshtė vegla qė unė kam zgjedhur pėr ta sjellė emrin tim pėrpara johebrenjve, mbretėrve dhe bijve tė Izraelit.

    16 Sepse unė do t'i tregoj atij sa shumė i duhet tė vuajė pėr emrin tim''.

    17 Atėherė Anania shkoi dhe hyri nė atė shtėpi; dhe, duke i vėnė duart, tha: ''Vėlla Saul, Zoti Jezus, qė tė ėshtė shfaqur nė rrugėn nėpėr tė cilėn ti po vije, mė ka dėrguar qė tė kesh pėrsėri dritėn e syve dhe tė mbushesh me Frymėn e Shenjtė''.

    18 Nė kėtė ēast i ranė nga sytė disa si luspa, dhe ai fitoi pėrsėri tė parit; pastaj u ngrit dhe u pagėzua.

    Vini re fjalėt e Krishtit:

    15 Por Zoti i tha: ''Shko, sepse ai ėshtė vegla qė unė kam zgjedhur pėr ta sjellė emrin tim pėrpara johebrenjve, mbretėrve dhe bijve tė Izraelit.

    16 Sepse unė do t'i tregoj atij sa shumė i duhet tė vuajė pėr emrin tim''.


    Jo mė kot Pali u quajt Apostulli i kombeve. Jo mė kot ishte ai i cili vuajti shumė gjatė predikimit tė Ungjillit nė botėn e atėhershme duke krijuar Kishat e para nė Azi dhe nė Europė. Sa vuajtje e sa mundime hoqi Pali duke u shėrbyer kėtyre kishave. Dhe kishat i drejtoheshin atij pėr ēdo problem frymor dhe pėr ēdo paqartėsi qė kishin nė jetėn e tyre si tė krishterė. Pėrgjigjet e Palit ishin tepėr tė ēmuara pėr ata dhe gjithmonė Pali vinte nė dukje mėsimin e Krishtit. Nuk mund tė pretendosh qė ai po shpallte njė tjetėr Ungjill, se ai po mėsonte njė mėsim tjetėr ndryshe nga mėsimi i Krishtit. Dikush qė ka nė pretendim tė tillė do tė thotė se nuk e njeh Dhiatėn e Re dhe nuk e ka lexuar kurrė atė.

    Me pak fjalė pra, Pali u zgjodh nga vetė Krishti pėr shėrbim dhe caktimi i 12 Apostujve ashtu siē e pėrmenda edhe mė lart u bė nga vetė Krishti. Dhe me tė drejtė Pali pretendonte se ishte Apostull.


    A e pėrmend Krishtin Apostulli Pal?


    A mėsoi Apostulli Pal mėsimin e Krishtit?


    Kėto pyetje do ti shqyrtojmė nė njė postim tjetėr.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi