Acer ka paralajmeruar se ket' muaj do te sjelle dy kompjutere te rinje all-in-one (te gjitha ne nje) te ndjeshem ne prekje dhe me Sistemin e ri Operativ Windows 8. Dy pajisjet ne fjale jane Aspire 5600U 23 inē dhe Aspire 7600U 27 inē. Sic mund te shihni edhe ne foto, kompjuteret e kane ekranin e levizshem dhe mund te kthehen ne forma te ndryshme per t`u pershtatur me perdoruesin.

Specifikat e pajisjeve vijojne me nje panel 1080p, 8GB RAM dhe 1TB hapesire per ruajtjen e te dhenave. 27 inēeshi ka nje NVIDIA GT640M GPU me 2GB video memorie, ndersa modeli 23 inēesh eshte i stokuar me Intel HD 4000 graphics. Me tej, te dy kane prozessore Core i5, 5600U-ja ka nje 2.4GHz 3110M, ndersa 7600U-ja ka nje 3210M, te kufizuar ne 2.5GHz (mund te behet overclock ne 3.1GHz). 7600U-ja ka gjithashtu dy porta HDMI ndersa 5600U-ja ka vetem nje. Perfundimisht U5600-ja do te vije ne variantin e konfigurimit te ndjeshem ne prekje dhe jo te ndjeshem ne prekje, ndersa 7600U-ja do te vije vetem i ndjeshem ne prekje. Te dyja do te vijne ket' muaj duke filluar me 23 inēeshin $1,000 per modelet e ndjeshme ne prekje dhe $1,150 per variantet e ekranit te ndjeshem ne prekje. 7600U-ja do te kushtoje pak me teper, $1,900.