Njė grua 77 vjeēe nga Patosi humbi jetėn. Katėr tė tjerė nė spital

Pėrpjekjet pėr tė tėrhequr pensionin dhe dhuratėn 5 mijė lekėshe, qė ėshtė akorduar nga qeveria, i kanė shkaktuar vdekjen njė gruaje tė moshuar nė qytetin e Patosit. Zenepe Skėnderaj, 77 vjeēe, ka vdekur tė martėn, pasi ėshtė asfiksuar nga qėndrimi pėr disa orė nė radhė, pėrpara sportelit tė vetėm tė postės, qė shpėrndan pensionet nė qytetin e Patosit. Ndėrkohė, katėr tė moshuar tė tjerė janė shoqėruar drejt spitalit tė Fierit pėr tė marrė ndihmė mjekėsore gjatė ditės sė djeshme.

Sipas pensionistėve tė mbledhur nė zyrėn e vetme postare nė qytetin e Patosit, mėsohet se njė ditė mė parė 77-vjeēarja Zenepe Skėnderaj ka humbur jetėn, pak ēaste pasi ra pa ndjenja, teksa priste radhėn pėr tė tėrhequr pensionin dhe shpėrblimin prej 5 mijė lekėsh, qė ėshtė dhėnė nga qeveria pėr pensionistėt. Tė moshuarit tregojnė se ajo ishte e sėmurė, por jo nė gjendje tė rėndė dhe kishte katėr ditė qė mbante radhėn pėr tė marrė paratė, pasi donte tė gėzonte nipėrit pėr festat e fundvitit. Por e moshuara nuk ka duruar qėndrimin nė radhė dhe shėndeti i saj ėshtė pėrkeqėsuar, si shkak i shtypjes nė radhė.

"Vdiq menjėherė, sapo e nxorėm nga radha. Ra sikur tė ishte send. Nuk janė kėto radhė pėr moshėn tonė", thotė Elaz Selaj, njė prej tė moshuarve, i cili ishte i pranishėm nė momentin kur vdiq gruaja 77 vjeēe. Zenepe Skėnderaj, nga lagjja "29 Marsi" e Patosit, ka gjetur vdekjen paraditen e sė martės, ndėrkohė qė varrimi i saj ėshtė bėrė gjatė paradites sė djeshme. Tė afėrmit, edhe pse tė befasuar dhe mjaft tė trishtuar pėr atė qė u ndodhi, kanė fajėsuar pėr kėtė vdekje shtetin, qė nuk gjen mėnyra pėr tė mos sorollatur pensionistėt. Djali i tė ndjerės ka thėnė pėr "Shqip": "Nėna ime ishte e sėmurė, por jo sa tė vdiste. Pėrkeqėsimi i shėndetit tė saj ka ardhur vetėm si shkak i radhės. Nuk mundi ta pėrballonte dot. Unė e ēova vetė nė mėngjes dhe isha jashtė kur ajo ra pa ndjenja. Kur e nxorėn prej andej ishte thuajse e vdekur". Edhe gjatė ditės sė djeshme, katėr tė moshuar tė tjerė janė dėrguar drejt spitalit tė Fierit nė gjendje shoku, si shkak i shtypjes nė radhė.

Pavarėsisht rasteve tė shumta tė keqėsimit tė shėndetit te shumė tė moshuar, edhe gjatė ditės sė djeshme radha ishte e madhe dhe vetė pensionistėt janė shprehur pėr "Shqip" se kanė ditė qė qėndrojnė nė pritje dhe se kėto radha u rrezikojnė seriozisht jetėn. "Kam 12 ditė qė qėndroj kėtu, nė pritje tė marrjes sė pensionit. Vij nė mėngjes dhe iki pasdite", thotė Ervehe Shehaj, njė e moshuar. "Katėr ditė po bėj nė pritje tė shpėrblimit e pensionit. Nuk shtyhem, por mė shtyjnė. Nuk kam ēfarė tė bėj, se me atė tė shkretė pension mbaj frymėn gjallė", thotė Teferri Lugaj, njė tjetėr e moshuar. Edhe tė moshuar tė tjerė kanė pohuar pėr "Shqip" qėndrimin e gjatė nė radhė, duke u ankuar pėr shėrbimin e postės, qė punon vetėm me njė sportel, edhe pse dyndja ėshtė e madhe.