Sipas njė studimi tė hollėsishėm, monarkja britanike ėshtė thelbėsisht injorante dhe sipėrfaqėsore

Konkluzioni i dokumentarit tė transmetuar mbrėmė nė TV anglez

Shkėlqimi i bizhuterive, pastėrtia e rrobave, eleganca e flokėve, mėnyra e "rafinuar" e gjesteve, madje edhe ajo buqetė lulesh qė mban nė duar, nuk janė gjė tjetėr veēse njė aparencė e zbrazur, qė u mungon diēka thelbėsore. Nė tė vėrtetė, Mbretėresha Elisabeta II nuk ėshtė gjė tjetėr veēse "njė shtėpiake e pagdhendur, shpėrfillėse, madje njė injorante e vėrtetė aq sa nuk njeh historinė e familjes sė saj". A e merrni me mend se ēfarė mendon ajo gjatė inaugurimit tė njė ekspozite tė madhe? Ja se ēfarė i pėshpėrit nė vesh bashkėshortit tė saj, Filipit: "Gabohem apo ajo pikturė ėshtė e imja?". Tabloja e fundit "e pamėshirshme" e dinastisė "Winsdor" ėshtė vepėr e njė prej studiuesve britanikė mė tė mėdhenj tė monarkisė, David Starkey, i cili ka firmosur njė dokumentar televiziv me 17 seri, qė flet pėr familjen mbretėrore. Pasi kishte studiuar vėrtet nga afėr mbretėreshėn, studiuesi ishte tronditur nga rezultatet e arritura. Duke arritur nė kėtė pikė ai sheh njė rrugė tė vetme pėr shpėtimin e dinastinė "Winsdor": ngjitjen e Karlit nė fron sa mė shpejt tė jetė e mundur.

Dokumentari televiziv qė flet pėr "shkatėrrimin" e mbretėreshės ėshtė transmetuar pėr herė tė parė dje nė mbrėmje nė orėn 20.30. Autori ka zgjedhur kėtė orė, pasi numri i shikuesve ėshtė mjaft i lartė. Pak orė pasi madhėria e saj, Mbretėresha Elisabeta, siē ėshtė bėrė zakon ēdo vit pėr Krishtlindje, pėrshėndeti vendin nga ekranet e televizorit, "Channel Four", kishte pėrgatitur skenarin pėr ta shkatėrruar prezantimin e mitit mė tė "paoksidueshėm" tė Mbretėrisė, atė qė askush nė botė nuk do tė guxonte tė tallej apo ta pėrgojonte. Njė mit qė nuk ėshtė vetėm njė histori e kaluar, por edhe e tashmja e Anglisė. Starkey, i cilėsuar si "njeriu mė i ashpėr i Anglisė", profesor nė Kembrixh dhe shkollėn ekonomike tė Londrės, tashmė biograf i mbretėrisė, duke i treguar gazetės sė pėrditshme "The Guardian" pėr serinė e fundit tė dokumentarit tė tij ėshtė shprehur nė mėnyrė shumė brutale: "Mėnyra e sjelljes sė Elisabetės nė lidhje me kulturėn, i ngjan paksa asaj sė Gėbelsit", ka shpjeguar ai.

Tė premten e kaluar gazetat i kishin kushtuar faqe tė tėra historisė sė mbretėreshės sė tyre tė dashur, i cila ka arritur edhe rekordin pėr mbretėrinė mė tė gjatė, duke kaluar "mė 20 dhjetor nė orėn 5 tė pasdites" edhe kohėn e qėndrimit tė mbretėreshės Viktoria nė fron. Foto pas fotoje, duke filluar qė nga periudha mė mallėngjyese, ajo e kurorėzimit tė saj. Nė atė kohė mbretėresha ishte 20 vjeēe dhe mbante nė kokė kurorėn mbretėrore, kishte veshur pelerinėn tradicionale tė mbretėrve dhe pėr herė tė parė qėndronte e ulur nė fron, duke arritur tek ato qė jemi mėsuar tė shohim nė vitet pasardhėse, ku duket sikur i ngjan njė tezeje tė mirė tė vjetėr, me flokė tė lyer e syze. Ndėrsa tani, studiuesi duke qenė se e njeh mirė historinė e saj, e pėrshkruan si njė grua tė pagdhendur e vulgare.

Prapa kuintave, studiuesi pėrmend njė shembull qė nė vitin 2003, kur e shoqėroi tė vizitonte ekspozitėn e Elisabetės I, pėr tė cilėn ishte kujdesur ai vetė, iu duk mė tepėr e shqetėsuar pėr "pijen xhin dhe "Dubbonet" (nga ku ajo informohej) ngaqė po vonoheshin", sesa pėr ekspozimin e veprave tė artit. Komenti i saj i vetėm pėr organizimin ishte qė njė prej tablove i pėrkiste asaj: "Si njė shtėpiake kishte trashėguar objekte tė shkėlqyera".

Sipas historianit, Elisabeta II nuk ka asnjė tipar tė pėrbashkėt me Elisabetėn I, e cila pėrveēse ishte ngjitur nė fron nė moshėn 25-vjeēare, njėsoj si ajo, "kishte 20 herė mė shumė kulturėn e saj dhe fliste pesė ose gjashtė gjuhė tė huaja". Duke analizuar fjalimet e Mbretėreshės, studiuesi pėrfundon se horizonti i saj nuk shkon mė tej se ai i tė atit e gjyshit, njėsoj sikur dinastia "Winsdor" tė mos ishte njė histori 1500-vjeēare. Dokumentari citon fjalė tė rėnda edhe nė lidhje me "histeriken, tė trishtuarėn, vetasgjėsuesen" Princeshėn Diana dhe vazhdon me njė pyetje: mos vallė ėshtė tani momenti qė monarkia britanike tė heqė dorė nga drejtimi i kishės sė Anglisė? Konkluzioni, pėr njeriun qė pėrshkruhet si "monark i arsyeshėm" dhe qė mbetet shpresa e vetme pėr mbijetesėn e monarkisė ėshtė Princi Karl, i cilėsuar si "njė njeri intelektual, shumė komunikues dhe njė baba i shkėlqyer".