Ekzekutivi i FSHF-sė i ka besuar holandezit stolin e Kombėtares pėr kėtė edicion
Ari Han, holandezi 59-vjeēar, tashmė mund tė cilėsohet zyrtarisht si trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare. Ish-mesfushori i famshėm i Ajaksit e Holandės, tashmė do tė drejtojė nga pankina kuqezinjtė, duke u bėrė trajneri i 19-tė i Kombėtares shqiptare. Komiteti Ekzekutiv ka miratuar dje menjėherė emrin e teknikut me tė cilin ishte arritur akordi parimor qė dy ditė mė parė, pas bisedimeve qė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, zhvilloi me tė nė Vjenė. Pėr Han ėshtė bėrė gati njė kontratė dyvjeēare, e cila fillon mė 1 janar tė vitit 2008 dhe pėrfundon mė 31 dhjetor tė vitit 2009, ndėrsa firma nė letėr do tė hidhet vetėm nė ditėt e para tė janarit, kur ai tė vizitojė Shqipėrinė si trajneri i ri i Kombėtares. Objektivi i tij kryesor do tė jetė tė sigurojė vendin e katėrt nė grupin e eliminatoreve tė Botėrorit 2010, ku pėrkrah Shqipėrisė bėjnė pjesė Portugalia, Suedia, Danimarka, Hungaria dhe Malta. Nė tė njėjtėn kohė atij i ėshtė kėrkuar qė tė vazhdojė procesin e rinovimit tė kuqezinjve, tė nisur nga paraardhėsi i tij, Oto Bariē.
"Ari Han ėshtė njė emėr shumė i madh i futbollit holandez. Tė gjithė e njihni dhe i mbani mend golat e shėnuar nė Botėror. Ai ėshtė njė trajner i kompletuar, njė ish-futbollist mjaft i njohur dhe me mjaft arritje. Pėr tė zgjedhur trajnerin e ardhshėm tė Kombėtares, pas tė gjitha kandidaturave tė paraqitura deri mė sot, ėshtė ndjekur njė rrugė bisedimesh qė i kam zhvilluar bashkė me zv/presidentin Bujar Kasmi. Nė mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv diskutuam tė gjitha kandidaturat dhe vendosėm, duke pasur parasysh edhe buxhetin e pėrcaktuar pėr kėtė sektor. Mund tė them se zgjedhja jonė ishte pėr Ari Han, i cili do tė jetė trajneri i Kombėtares shqiptare pėr kėtė edicion", u shpreh pas mbledhjes sė djeshme tė Ekzekutivit, kreu i FSHF-sė, Armand Duka. Ai ka sqaruar edhe disa nga detajet e kontratės, ndėrsa ka shtuar se pėr siguri me tė do tė nėnshkruhet njė parakontratė, e cila do ti niset menjėherė me e-mail, ndėrsa firma nė kontratėn e tij do tė hidhet vetėm nė ditėt e para tė janarit. "Kemi vendosur qė pėrveē rrogės, pėr trajnerin tė pėrdoren edhe shpėrblimet, tė cilat do tė jenė nė bazė tė pikėve qė do tė fitojė ekipi. Nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprohet edhe pėr futbollistėt e stafin e Kombėtares. Kėto shpėrblime do tė jepen nga njė buxhet i paracaktuar nė fillimin e vitit nga Asambleja e FSHF-sė. Kėto ditė do tė bėhet edhe pėrcaktimi i objektivave tė pėrbashkėta, ndėrsa do tė diskutojmė pėr grumbullimet e Kombėtares nė muajt e parė tė vitit. Do ti dėrgojmė atij menjėherė nėpėrmjet e-mailit njė parakontratė qė do tė firmoset nga z. Han, ndėrsa kur tė vijė nė Shqipėri do tė hidhet firma nė kontratė. Kemi folur me trajnerin nė Vjenė dhe e kemi bėrė njė gjė tė tillė edhe pas vendimit tė Komitetit Ekzekutiv. Kemi arritur njė akord, ndaj nuk mendoj se do tė ketė ndryshime", u shpreh Duka para mediave. Sipas burimeve pranė FSHF, ėshtė mėsuar qė kontrata e Han do tė jetė 240 mijė euro pėr kėtė edicion nė drejtimin e Kombėtares shqiptare.