Me heret ishte raportuar per planet e se ardhmes te Microsoft per sherbimin e mesazhimit te castit dhe thirrjeve me kamere, Windows Live Messenger se ky i fundit nuk do te jete edhe per shume kohe ne dispozicion. Tani, Kompania ka lajmeruar zyrtarisht se Windows Live Messenger dhe Skype do te bashkohen ne nje sherbim te vetem.
Microsoft e ka konfirmuar se Windows Live Messenger do te ndaloje funksionimin e tij ne te gjith boten ne cerekun e pare te vitit te ardhshem por me perjashtim te Kines, ku Windows Live Messenger do te vazhdoje te funksionoje. Prozesi i sjelljes se qindra miliona perdorueseve te te dyja sherbimeve sebashku tashme ka filluar, me leshimin e fundit te klientit te Skype per Windows dhe Mac (versioni 6.0) duke lejuar perdoruesit qe te futne sign in me nje Microsoft konto (njohur me heret si Windows Live ID).
Kompania ka premtuar se ato perdorues te Windows Live Messenger te cilet do te kalojne ne Skype, do t`u prezantoje "disa oferta speciale me vone ket' vit nese i ftoni edhe shoket tuaj ne kete sherbim", dhe nese nuk e keni bere kete akoma, ju inkurajon juve te shkarkoni versionin e fundit, te futeni sign in me nje Microsoft Konto dhe t`i perjetoni experiencat e reja vet.