Qė tani e tutje agjentėt sekretė amerikanė do tė pėrdorin telefona celularė tė markės “BlackBerry” dhe jo mė iPhone apo modele tė tjera.

Kjo, pasi zyra federale e informacionit ka deklaruar se, sistemi i kompanisė kanadeze ėshtė mė i sigurt pėr shkėmbimin e informacioneve tė rezervuara mes spiunėve.

Njė mirėnjohje e vėrtetė kjo pėr kompaninė RIM, qė vetėm para pak kohėsh lanēoi platformėn BlackBerry 10.

Nėse sistemet Android, IOS dhe Windows Phone nuk kanė qenė nė lartėsinė e duhur, RIM ka pasur gjithmonė sigurinė njė nga pikat e saj tė forta.

Kėshtu, nė modelin BlackBerry 10, nė kartėn e memories, sipėr tė dhėnave tė fshira do tė mbishkruhen tė dhėna tė reja, nė mėnyrė qė tė mėparshmet tė eleminohen pėrfundimisht.

Vendimi i agjencisė federale amerikane vjen nė njė moment tė vėshtirė. Mė 2 qershor, kompania kanadeze raportoi njė rėnie tė mėtejshme fitimesh.

Bėhet fjalė pėr mė shumė se 30% mė pak nė krahasim me tremujorin e mėparshėm, duke kaluar nga 4.8 milionė dollarė tė fituar nė tremujorin janar-mars nė 2.8 dollarė tė fituar tremujorin tjetėr.

Nė tėrėsi bėhet fjalė pėr njė humbje prej 518 milionė dollarėsh, pėr tė mos harruar se nė qershor u lajmėrua shkurtimi i 5 mijė vendeve tė punės. Gjithashtu, paratė kesh nė arkat e kompanisė janė tharė.

Sipas analistėve, janė tė pakta mundėsitė pėr tė nxjerrė nė treg sistemin e ri operativ BlackBerry 10 dhe modelet e reja smartphone para vitit 2013.

Burimi: Top-Channel