Receta Gatimi

Guida mbi blerjen e Tablet-it perfekt


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 1 prej 1
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up Guida mbi blerjen e Tablet-it perfekt

    Oferta e Tablet-PC-ve eshte duke u bere cdo dite e me e madhe dhe gjithashtu edhe Tabletet po behen perhere e me te lire, si Google Nexus 7 dhe iPad mini. Pervec kesaj, tani kemi te bejme edhe me Windows 8, Sistemi i ri Operativ i Microsoft i cili gjithashtu synon te godase tregun e iOS & Android.


    Google Nexus 7 & Amazon Kindle Fire HD kushtojne vetem 199 Euro: Keshtu, te dyja Tabletat kane ekranet nga 7 inē dhe nje cmim te favorshem, pra per keq para s`keni pse te hezitoni te blini nje. Me prozessorin Quad-Core Nvidia Tegra 3 respektivisht Dual-Core-CPU tabletat garantojne pune te shpejte dhe lundrim te shpejte ne internet. Pervec kesaj ato kane ekrane te thjeshta, te cilat japin ngjyra te ndritshme dhe jane stabile ne kendin e shikimit. Me 16GB keni nje hapesire te volitshme te te dhenave te cilet duhet ta konsideroni si nje kufi i ulet tek tabletat aktuale.



    Google Nexus 7! 299Euro


    Larg Tabletave te lira!

    Keto karakteristika me se shumti i gjeni jo vetem tek Tabletat te cilat jane qarte me te lira, por edhe nese shihni tek ndonje tablet qe kushton 100 deri 150 euro dhe te kete Android Jelly Bean te instaluar, ajo nuk do te thote qe Tableti do te funksionoje rrjedhshem ngaqe shpesh tek tabletat e lira punon nje prozessor me performance te dobet. Pervec kesaj ekranet dhe shtepizat jane gjithcka tjeter pervec me cilesi te larte.


    Edhe Apple ofron iPad mini, nje Tablet me i vogel dhe tejet me i favorshem: Natyrisht eshte perpunuar me cilesi te larte, shume i lehte dhe shume i rrafshte. Megjithate Tableti 7,9 inē ju kushton te pakten 330 Euro (modeli me 16GB & WLAN), per fillestaret e Tableteve ose si nje Tablet i dyte me rrjet mobil, ky eshte shume i shtrenjte!



    iPad mini


    10 inē: Tableti ideal per ne divan!


    Tabletet 7 inē jane te lire dhe te vogel, te dizajnuar me mire per lundrim kur jeni te ulur ne divan, por per te pare foto, filma dhe per te luajtur lojera jane Tabletet 10 inē. Rekomandimi me i mire ne klasen e mesme te cmimeve eshte iPad 2, ngaqe ai ka perparesi te rendesishme te Tabletave, nje dizajn elegant, ekran te ndritshem dhe me nje bateri te dizajnuar mire per t`u pershtatur me aplikacionet, filmat dhe E-Books (libra elektronik).


    Mundesi lidhjeje ofrojne me shume Tabletet me Android, te cilat permes micro-usb dhe HDMI mund t`li lidhni lehte me pajisjet periferike. Para se gjithash, ketu duhet te keni kujdes qe Tableti te keti versionin aktual te Sistemit Operativ Mobil Android Jelly Bean (4.1 ose 4.2). Kjo e ben operimin shume me te thjeshte. Nje kohe te gjate te baterise mund ta gjeni tek Acer Iconia A510, me i holle dhe me i bukur eshte Samsung Galaxy Tab 2 10.1 qe pervec kesaj ai ka gjithashtu nje ekran me te mire.


    Tabletat me Windows 8 RT





    Te reja ne start jane Tabletat e reja te lira me Windows 8 RT, por megjithese kur themi "te lira" keto te fundit jane relativisht ndryshe, ngaqe te pakten 480 Euro duhen dhene per Tabletin e Microsoft, Surface me ekran 10,6 inē. Tableti Surface i Microsoft na bind sikurse Asus VivoTab RT (me rreth 600 Euro) me operim te rrjedhshem te siperfaqes Metro, shtepize stabile dhe ekran te mire. Megjithate tek RT mungon zgjedhja e madhe e aplikacioneve, te cilat i ofrojne Apple & Android: Nje Windows software normal nuk funksionon perkatesisht tek Tabletet RT ngaqe ato punojne me nje ARM-prozessor.





    Kto i duhen nje fansi te teknikes!


    Apple ka prire i pari, Tabletet me Android po vijne pas: Tabletat e reja per here e me shume po tregojne mbi ekranet e veta nje rezolucion me te larte dhe keshtu duken ikonat dhe shkrimet si te shtypura dhe pa turbullime ne skaje, fotot duken me te detajuara dhe videot FullHD mund te shikohen ne rezolucionin origjinal te vetin. Tabletat HD me te mira jane iPad 4 i Apple me Retina-Display (2048 x 1536) dhe Tabletat me Android Asus Transformer Pad Infinity sidhe Acer Iconia A700, te cilat kane ekranet me rezolucion 1920 x 1200 px.


    Rezolucioni i larte kerkon shume hapesire


    Keto Tableta kerkojne nje grafike te forte per t`i luajtur te gjitha ato pixela, kjo eshte per t`u pare para se gjithash tek iPad 4 me prozessor A6X. Para se gjithash kerkohet shume hapesire ngaqe jo vetem videot FullHD kerkojne vend, por edhe lojerat e pershtatura me textura te rezolucionit te larte, keto aplikacione jane lirshem me te medhaja se 1GB dhe per kete arsye nje Tablet FullHD duhet te kete se pagu 32GB hapesire te brendshme per ruajtjen e te dhenave.

    Tabletat me Windows 8 ose Windows RT jane gjithsesi me vetem te pakten 32GB hapesire per ruajtjen e te dhenave, pavaresisht nga rezolucioni i ekranit, ngaqe vete Sistemi Operativ kerkon te pakten rreth 15GB dhe eshte keshtu qarte me i trashe se iOS & Android.





    Per te shkruajtur me shpejte, Tabletat me tastiere!


    Te gjitha Tabletat jane te optimizuara per operim me gisht, ato reagojne me shume ose me pak rrjedhshem tek gjestet per shfletim apo afrim te ekranit (zoom in), por nese doni te shkruani nje text, prekni me gisht mbi ekran tek tastiera. Megjithate kjo experience nuk na jep dhe aq shume kenaqesi ngaqe nuk kemi nje tastiere objektive. Pervec kesaj ju gjithashtu nuk mund te shkruani aq shpejt si mbi nje tastiere Laptopi, ngaqe disa veprime te vecanta mund te behen vetem ne menyra alternative.

    Me nje Tablet me tastiere ju mund te shkruani lirshem nje text te gjate dhe te dergoni posta (mails) ose te mbushni formulare neper webfaqe te ndryshme. Nje tastiere me bluetooth mund ta lidhni pothuajse tek te gjitha Tabletat. Shumica e Tabletave me Android jane te projektuara bile edhe me USB-tastiere. E mira e mires eshte nje Docking-Tastiere (qe mund te ngjitet dhe hiqet perseri): Ajo lidhet direkt ne Tablet dhe nese ju duhet ta merrni me vete, ju mund ta perdorni ate si nje tastiere Laptopi. Vecanerisht te rekomandueshme jane modelet e linjes Transformer nga Asus, ngaqe tastiera ka nje bateri extra dhe sjell edhe mundesi tjera lidhjeje.

    Tek Tabletat me Windows 8 nuk duhet te heqni dore ne asnje rast tek nje tastiere! Ne te vertete Modern UI eshte e optimizuar per prekjen me gisht ne aplikacionet e quajtura TILES, por nese dilni ne desktop, pa nje tastiere dhe maus jeni komplett te humbur!


    Ne rruge, online me Tablet


    Nese deshironi qe te jeni online edhe rruges me Tabletin tuaj, atehere ju duhet nje 3G-Model. Variantet mobile jane per 100Euro me te shtrenjta se sa Tabletat me WLAN, por ka gjithashtu ujdi si Vodafone Smart Tab II 7, Tablet me vetem 190 Euro, por per shkak te hapesires se brendshme per ruajtjen e te dhenave me vetem 4GB dhe ekranit jo dhe aq i mire, nuk eshte nje tablet i rekomandueshem. Me mire shikoni tek variantet me 3G te Samsung Galaxy Tab 2 7.0 (rreth 300 euro) ose tek Galaxy Tab 2 10.1 me i madh (rreth 400 Euro).


    Marre nga PCWelt.de dhe perkthyer nga iceman per Lirenti.com Nentor 2012
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga vaaldr1n; 19-11-2012 mė 11:32 AM.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Make up perfekt per vetem 5 minuta!
    Nga erinda nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2012, 03:11 PM
  2. Brad Pitt dhe joint’i perfekt
    Nga Enkelejda_24 nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-08-2009, 02:22 PM
  3. 5 rregulla pėr njė fizik perfekt!
    Nga ReniX nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2006, 12:34 PM

Etiketat pėr kėtė Temė