03 dhjetor 2007

Si kthim ndaj gjestit tė vullnetit tė mirė tė 138 dijetarėve islamė, 300 dijetarė tė krishterė dhe klerikė nga e tėrė bota kanė nėnshkruar njė letėr duke kėrkuar falje nga muslimanėt pėr luftėrat e kryqėzatave dhe reperkusionet e Amerikės tė ashtuquajtura Lufta kundėr terrorizmit.

"Dėshirojmė tė fillojmė me pranimin se nė tė kaluarėn (nė ekspeditat e kryqėzatave) dhe nė ditėt e sotme (nė ekceset e luftės kundėr terrorizmit) , shumė tė krishterė kanė qenė gabimtarė ndaj fqinjėve tanė muslimanė" qėndron nė letrėn e cila u publikua nė konferencėn mediatike nė Abu Dhabi tė hėnėn me 26 nėntor.
"Para se "tė pėrshėndetemi dhe tu japim dorėn" nė pėrgjegjen ndaj letrės suaj, kėrkojmė falje nga I Gjithėmėshirshmi dhe nga bashkėsia muslimane e mbarė botės" ceket nė letrėn " Tė duhet Zoti dhe fqinjėt bashkė."

Luftėrat e kryqėzatave kanė qenė seri tė konflikteve ushtarake me karakter fetar, tė inicuar nga pjesa e madhe e Europės sė krishterė ndėrmjet viteve 1095 dhe 1291, dhe shumica e tyre kanė qenė tė miratuar nga ana e papės sė kishės rimokatolike, nė mėnyrė qė tė pushtohet Al Kudsi dhe tė mirret ky qytet nga duart e muslimanėve.

Vatikani asnjėherė nuk ka kėrkuar falje pėr kėto ekspedita tė krishtera.

"Ky ėshtė njė gjest i pashembulltė pėr mundėsinė qė tė tejkalohet jazi ndėrmjet muslimanėve dhe tė krishterėve, tė cilėt pėrbėjnė rreth 55 % tė popullatės botėrore" tha dijetari islam Al-Habib Ali Al-Jafri nė konferencėn mediatike.

Nė fillim tė tetorit, 138 dijetarė islamė, duke pėrfshirė edhe Al-Jafrin, ju dėrguan letėr klerit botėror tė krishterė, duke pėrfshirė edhe papa Benediktin XVI, me thirrjen pėr dialog, tė bazuar nė principet e pėrbashkėta ndėrmjet islamit dhe krishterimit.

Ajo thirrje, veē ka gjetur miratim te shumė liderė jo-katolikė, duke pėrfshirė peshkopin e kishės anglikane Canterbury Rowan Williams, udhėheqėsin e organizatės botėrore tė Luteranėve peshkopin Mark Hanson, udhėheqėsin e kėshillit tė kishave botėrore Rey Samuel Kobi dhe udhėheqėsin e kishės prezbiteriane amerikane Clifton Kirkpatrick.

Nėnshkruesit e njė letre tjetėr, shumica klerikė nga SHBA –ja, kanė shkruar se janė thellė
"tė inkurajuar" dhe tė "sfiduar" me letrėn e muslimanėve.

"E kemi pranuar kėtė letėr tė hapur si dorė tė muslimanėve pėr shoqėrisė tė mirė dhe pėr bashkėpunim drejtuar tė krishterėve nga e mbarė bota" kanė shkruar ata.

"Nė kėtė pėrgjegje ne ju zgjasim dorėn tonė tė krishtere, nė mėnyrė qė bashkėrisht me tė gjithė qeniet tjera, ne tė mund tė jetojmė nė paqe dhe drejtėsi ashtu si angazhohemi tė dojmė Zotin dhe fqinjėt tanė."
Miroslav Volf, themeluesi dhe drejtori i qendrės Yale pėr religjion dhe kulturė, i cili e ka pėrpiluar kėtė letėr tė pėrgjegjeve, ka thėnė se ata shpresojnė se ajo do tė ndikojė nė uljen e dallimeve ndėrmjet muslimanėve dhe tė krishterėve. Ai shpreson se letra e muslimanėve dhe e tė krishterėve do tė shėrbejė si dėrrasė kėrcimi pėr njė dialog mė serioz dhe mė studioz sesa si njė dialog "ekumenik i zbukuruar" ndėrmjet kėtyre dy religjioneve.
"Ne jemi tė bindur se hapi ynė i ardhshėm do tė jetė te liderėt tanė qė tė takohen nė ēdo nivel dhe tė fillojnė njė punė serioze tė planifikimit nė mėnyrė qė Zoti dėshiron pėr ta plotėsuar kėrkesėn qė ta dojmė Zotin dhe fqinjėt tanė."
Al – Jafri, dijetari musliman, tha se muslimanėt do tė ndėrmarrin hapa pozitivė nė numėr mė tė madh nė ditėt qė do tė vijnė.
"Do tė mbajmė mė shumė takime dhe konferenca nė tė gjitha nivelet nė mėnyrė qė ta pasurojmė dialogun ndėrfetar".