Nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė, Kosova dhe Shqipėria do tė lidhen edhe mė shumė , duke bashkėpunuar si dy shtete edhe nė fushėn e teknologjisė.

Tė martėn, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha dhe ai i Kosovės, Hashim Thaēi, do tė takohen nė pikėn e kalimit kufitar nė Morinė, ku do tė bėjnė pėrurimin e linjės sė internetit.

Nga ky projekt, tė dy vendet do tė pėrfitojmė mė shumė materialisht. Zbatues tė kėtij projekti, janė Postat e Shqipėrisė dhe kompania Kujtesa nga Kosova.

Kompania Kujtesa furnizohet me internet nga Frankfurti i Gjermanisė, duke shfrytėzuar linjat tė cilat kalojnė nėpėr Mal tė Zi, Maqedoni, Serbi, Kroaci, e kėshtu me radhė. Kurse pėrfitimi ėshtė i gjerė edhe sa i pėrket domeneve tė ndryshme.

Nė tė ardhmen synohet qė ndėrlidhja nė mes Tiranės, Prishtinės edhe Shkupit tė realizohet nė njė rrjet optik.

Burime nga Posta Shqiptare pohojnė se ky projekt synon tė rrisė me tepėr bashkėpunimin me Kosovėn edhe nė fushėn e teknologjisė.


Burimi: PCWorld Albanian