Ket' fundjave ne internet u perhapen thashetheme ne lidhje me ate se Facebook do te bente nje partneritet me makinen e kerkimit Yahoo, por sot Facebook i ka hedhur posht te gjitha ato polemika.

News.com raporton se duke u bazuar tek nje deklarate e kompanise, thuhej: "Njerezit presin nje experience me te mire kerkimi ne Facebook. Ne jemi duke punuar ne permiresime per t`i takuar me mire ato pritje por nuk jemi ne bisedime e siper per nje partneritet te ri kerkimi".

Thashethemet te cilat filluan me baze ne portalin informativ te Anglise, Telegraph, konfirmuan se CEO e re e Yahoo, Marissa Mayer, kishte folur privatisht me chefen e zyres se operimit te Facebook, Sheryl Sandberg. Eshte e mundur qe ato bisedime moren nje vend por per nje marreveshje kerkimi nuk ishte diskutuar. Sic kemi permendur me pare, Yahoo eshte ne mes te nje marreveshjeje 10 vjecare me Microsoft e cila ka bere qe makina e kerkimit Bing t`i fuqizoje rezultatet e kerkimit te Yahoo.

Themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg se fundmi ka pranuar se kompania ka "nje ekip punetoresh qe po punon" ne dicka ne lidhje me nje teknologji te permiresuar kerkimi te sherbimit, duke thene "Facebook eshte shume i pozicionuar ne menyre unike per t`iu pergjigjur pyetjeve qe njerezit kane. Ne nje moment ne do ta bejme ate."

Burimi: News.com