Mbi 100 punetore thuhet te kene pastruar me jave te tera ne PayPal pas sulmeve te hackereve. Nje prokuror publik i ka vleresuar demete e shkaktuara ne miliona euro.

Per pjesemarrjen e vet ne sulmet e Hackereve ne PayPal, nje 22 vjecar duhet te jap pergjegjesi para gjykates. Grupi i hackereve Anonymous kishte ne operacionin "Payback" ne shenjester kundershtaret e Wikileaks. PayPal kishte refuzuar me pare qe te kete bere donacione per Julian Assange. Ne gjykate, prokurori publik sipas BBC tha se Anonymous me sulmet DoS i kane shkaktuar PayPal deme te medhaja. Sulmet Denial-of-Service (DoS) nenkuptojne nje mbingarkese te servereve te viktimes me pyetje derisa keto te shkaterrohen.

PayPal i eshte dashur te investoje ne mbrojtje kunder sulmeve te reja, ne te dyja, si ne Hardware ashtu edhe ne Software. Pervec kesaj mbi 100 punetore ishin te zene me jave te tera ne punen e pastrimit te ketyre sulmeve. Demin e vleresoi prokurori publik ne shumen e perbashket prej 3,5 paund, te konvertuara ne euro qe i bien rreth 4,3 milion euro.

Gjykimi ne rastin e 22 vjecarit eshte akoma pezull. I akuzuari ka pretenduar qe pajisja e tij e konfiskuar nga policia te kete qene e motres se tij. Fjalekalimi i Kompjuterit thuhet te kete qene nje variant i fjalise "Nerdo is the best (the worst) hacker in the world". Studenti thuhet te jete njohur me emrin "Nerdo" online. Fjalekalimi i tij jep te nenkuptohet qe Kompjuteri te jete i vete Studentit.

PayPal eshte nje ndermarrje e eBay e cila gjithashtu prej kohesh ofron sherbimin e sistemit te pagesave online.