Dialog I Nje Prifti Me Nje Musliman


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e tetari
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    49
    Reputacioni
    0

    Dialog I Nje Prifti Me Nje Musliman

    Receta Gatimi

    DIALOG I NJE PRIFTI ME NJE MUSLIMAN


    *Prifti 22 pyetje ndėrsa muslimani njė pyetje*


    Njė musliman kishte njė shok tė krishterė, i cili kėrkoi prej tij shume herė qė ta shoqėronte njė ditė nė kishė ku do tė ligjėronte njė prift qė tė kishte njė qėndrim "real" pėr tė krishterėt.
    Muslimani pajtoi tė shkonte dhe shkoi por prifti e njohu atė dhe tha: Nė mesin tone ėshtė njė muhammedan (musliman).
    Si e ditė kėtė?-pyeti muslimani.
    Kanė shenjat (e namazit) nė fytyrė- u pėrgjigj prifti.
    Buzėqeshi muslimani ndėrsa prifti i tha: Dua t'i bėj 22 pyetje!
    Cka ėshtė njė qė nuk e ka tė dytėn?
    Cka janė dy qė nuk e kanė tė tretėn?
    Cka janė tri qė nuk e kanė tė katėrtėn?
    Cka janė katra qė nuk e kanė tė pestėn?
    Cka janė pesė qė nuk e kanė tė gjashtėn?
    Cka janė gjashtė qė nuk e kanė tė shtatėn?
    Cka janė shtatė qė nuk e kanė tė tetėn?
    Cka janė tetė qė nuk e kanė tė nėntėn?
    Cka janė nėntė qė nuk e kanė tė dhjetėn?
    Cka janė dhjetė qė pranojnė tė shtohen?
    Cka janė njėmbėdhjetė qė nuk e kanė tė dymbėdhjetėn?
    Cka janė dymbėdhjetė qė nuk e kane tė trembėdhjetėn?
    Cka janė trembėdhjetė qė nuk e kanė tė katėrmbėdhjetėn?
    Cka ėshtė diē qė merr fryme por nuk ka shpirt?
    Cili varr ecte me njeriun nė tė?
    Kush janė ata qė gėnjyen por hynė nė Xhennet?
    Cila ėshtė ajo gjė qė Allahu e krijoi por e urren?
    Kush janė ata qė Allahu i krijoi pa baba dhe nėnė?
    Cila krijese ėshtė prej zjarri, kush u shkatėrrua me zjarr dhe kush u mbrojt prej zjarrit?
    Kush u krijua prej gurit, kush u shkatėrrua nga guri dhe kush u ruajt me guri?
    Cila ėshtė ajo gjė qė Allahu e krijoi dhe e stėrmadhoi?
    Cila ėshtė pema qė ka dymbėdhjetė degė, nė ēdo degė kanė tridhjetė gjethe dhe nė ēdo gjethe ka pesė fryte; tri nė hije e dy nė diell?
    Muslimani, i bindur nė fenė e vet dhe shumė besnik nė Allahun, filloi me bismilah e tha:
    Allahu ėshtė Njė qė nuk e ka tė dytin.
    Dy qė nuk e kanė tė tretėn janė: Dita dhe nata, siē thotė Allahu: "Natėn dhe ditėn i kemi bėrė dy argumente". (el-Isra, 12)
    Tri qė nuk e kanė tė katėrtėn janė: Arsyet e Musait me Hidrin, alejhima's selam pėr prishjen e anijes, mbytėn e fėmijės dhe ngritjen e murit.
    Katra qė nuk e kanė tė pestėn janė: Kur'ani, Teurati, Inxhili dhe Zeburi.
    Pese qė nuk e kanė tė gjashtėn janė: Pese namazet farze.
    Gjashtė qė nuk e kanė tė shtatėn janė: Gjashtė ditėt nė tė cilat Allahu e krijoi gjithėsinė.
    Shtatė qė nuk e kane tė tetėn janė: Shtatė pale qiej, siē thotė Allahu: "Ai ėshtė qė krijoi shtatė qiej palė mbi palė. Nė krijimin e Mėshiruesit nuk mund tė shohėsh ndonjė kontrast…". (el-Mulk, 3)
    Tetė qė nuk e kanė tė nėntėn janė: Tetė melaiket qė bartin Arshin.
    Nėntė qė nuk e kanė tė dhjetėn janė: Mrekullitė e Musait, alejhi's selam: Shkopi, dora, tufani, thatėsia, bretkosat, gjaku, morrat, karkalecat dhe ēarja e detit.
    Dhjetė qė pranojnė shtim janė tė mirat qė pėr njė shtohen me dhjetė por qė pranojnė edhe shumėfish mė shumė se kjo.
    Njėmbėdhjetė qė nuk pranojnė tė dymbėdhjetėn janė: Njėmbėdhjetė vėllezėrit e Jusufit, alejhi's selam.
    Dymbėdhjetė qė nuk kane tė trembėdhjetėn janė: 12 krojet e Musait, alejhi's selam.
    Trembėdhjetė qė nuk kanė tė katėrmbėdhjetėn janė: Jusufi me vėllezėr dhe me baba e nėnė.
    Ai qė merr fryme e nuk ka shpirt ėshtė sabahu siē thotė Allahu: "Pasha agimin kur ia shkrep! (merr fryme)". (et-Tekvir, 1
    Sa i pėrket varrit qė ka ecur me njeriun brenda nė tė ai ėshtė peshku qė kapėrdiu Junusin, alejhi's selam.
    Ata qė gėnjyen dhe hynė nė Xhennet janė vėllezėrit e Jusufit, alejhi's selam.
    Gjėnė qė e ka krijuar Allahu por qė e urren ėshtė zėri i gomarit, siē thotė: "… se zėri mė i egėr ėshtė zėri i gomarit". (Llukman, 19)
    Ata qė i krijoi pa baba e nėnė janė: Ademi, alejhi's selam, deveja e Salihut, alejhi's selam, dashi i Ismailit, alejhi's selam dhe melaiket.
    Ai qė ėshtė krijuar prej zjarrti ėshtė iblisi, ai qė u shkatėrrua me zjarre ėshtė Ebu Xhehli ndėrsa ai qė u ruajt nga zjarri ėshtė Ibrahimi, alejhi's selam.
    Ajo qė u krijua prej gurit ėshtė deveja e Salihut, alejhi's selam, ata qė u shkatėrruan me gurė janė pjesėmarrėsit nė luftė me elefant (as'habu'l fil) ndėrsa ata qė u ruajtėn nga guri janė banoret e shpellės (as'habu'l kehf).
    Gjėnė qė e ka krijuar Allahu dhe qė e ka stėrmadhuar ėshtė kurtha e (mashtrimi i) grave.
    Pema ėshtė viti qė ka 12 muaj (dege) me 30 gjethe (ditė pėr ēdo muaj) dhe me pese fruta pėr gjethe (me 5 namaze pėr ēdo ditė); tri nė hije (tri namaze natėn: akshami, jacija dhe sabahu) e dy nė diell (e dy namaze ditėn: dreka dhe ikindia).
    Ja ashtu ishin pėrgjigjet e muslimanit mjaft mbresėlėnėse pėr priftin dhe tė pranishmit. Muslimani befasoi priftin kur i tha se unė kam vetėm njė pyetje:
    Cili ėshtė ēelėsi i Xhennetit?
    Prifti nuk mundi t'i jap pėrgjigje por u detyrua pasi qė tė pranishmit kėrkuan vazhdimisht prej tij pėrgjigjen. Ai mė parė kėrkoi siguri e mė pas a e dini se ēfarė tha?
    Cfarė ua merr mendja tė ketė thėnė ky prift?
    Ai me plot bindje tha:
    Esh'hedu en la ilahe il-laAllah
    ve esh'hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu
    (Dėshmoj se nuk adhurohet me tė drejtė askush pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij)
    Prifti pranoi Islamin e se bashku me tė edhe populli qė ishin prezent nė kishė.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e qween
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Vendndodhja
    in irana
    Postime
    207
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    hahaha na shkrive fare mo!!!!!!!!paska pranu prifti islamin aq lehte?hahaha

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Keshilla Nga Ibnu'l Kajjimi (Dijetar Musliman)
    Nga abdullah92 nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2012, 09:02 PM
  2. Djali nga Tirana, si u bė musliman
    Nga Enkelejda_24 nė forum Bota shpirtėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 08:40 AM
  3. Prifti plaēkit bankėn
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 02:17 PM
  4. Prifti iu bashkohet muslimaneve ne agjerim
    Nga Erdi nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2009, 11:16 PM
  5. Krijimi i njeriut sipas Komunitetit musliman
    Nga Erdi nė forum Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 09:07 PM