Nėse jeni duke pėrdorur Windows 8 nė njė laptop, ndoshta e keni vėnė re se menuja Power nuk e ka opsionin Hibernate. Mund tė zgjidhni mes Sleep, Shut down ose Restart, por nėse doni ta ēoni kompjuterin tuaj nė atė “gjendjen letargjike”, atėherė nuk e zgjidhni dot qė atje.
E cila mund tė jetė arsyeja qė Microsoft-i duhej ta hiqte kėtė opsion? Nuk kemi ndonjė ide. Ndoshta ishte ideja e komisionit qė mori vendimin mbi eliminimin e butonit Start.
Megjithatė, fatmirėsisht, ka njė mėnyrė pėr ta rikthyer. Ja se si:
1. Fillimisht, duhet tė aksesoni opsionet e sistemit tuaj lidhur me energjinė (system’s power settings). Kėtė mund ta bėni nė disa mėnyra, por ne po ju tregojmė njėrėn prej tyre: shtypni Win-W pėr tė shfaqur Settings Search menu, mė pas shkruani power.
2. Klikoni Change what the power buttons do.
3. Klikoni Change settings that are currently unavailable.
4. Zbrisni me ashensorin deri nė fund tė kėsaj dritareje dhe gjeni seksionin "Shutdown settings"
5. Klikoni kutizėn ngjitur me Hibernate pėr ta aktivizuar opsionin
6. Klikoni Save changes.
Gati! Tani, kur tė shkoni tek “Power”, do tė shihni se opsioni “Hibernate”, ku do tė jetė nė listėn e zgjedhjeve.

Burimi: PCWorldAlbanian