Djali "trendy" nga Tirana si u bė besimtar

Ai quhet Genti, ėshtė 25 vjeē dhe prej mė shumė se gjashtė vjetėsh ėshtė kthyer nė njė besimtar dhe praktikant i rregullt i fesė islame. Ėshtė veshur thjesht, bukur, ku mė shumė dominon ngjyra e bardhė. "Besimi mė tregoi tė vėrtetėn dhe mė fali qetėsinė", shprehet mes tjerash Genti.

Nėse nuk ke dijeni pėr statusin e tij social, lehtėsisht mund ta marrėsh pėr njė djalė qė e kalon tėrė ditėn e lume te Blloku, por Genti ėshtė "banor" i rregullt i xhamisė sė Rrugės sė Kavajės, pasi aty afėr ka dhe aktivitetin e tij privat, njė sallė fitnesi. Genti nuk ėshtė kaq i pashėm vetėm nė ditė feste. Gjithnjė vishet me shije, pasi mendon se kėshtu plotėson njė ndėr kėshillat nė fenė e tij, pėr njė paraqitje tė kėndshme, ku tė dominojnė nė veshje ngjyrat e hapura si e bardha, e kuqja dhe jeshilja. Por jo deri nė ekstravagancė, pasi veshja nė tėrėsi duhet tė tregojė thjeshtėsi dhe modesti. Dhe kėtė ekuilibėr duket se Genti e ka arritur falė shijes sė tij tė hollė, ku ndėrthuret kultura qytetare me atė islame. Genti ėshtė i ulur nė lokalin ngjitur me xhaminė e Rrugės sė Kavajės. Presin tė kryejnė ritet fetare nė orarin e pėrcaktuar. Kur e pyesim nėse mund tė na thotė se cila ka qenė arsyeja qė e bėri besimtar, Genti tregon shumė thjesht: "Ka qenė vetėm boshllėku shpirtėror, tė cilin nuk ma mbushnin dot as gjėrat materiale, as ushqimet e mira e as shoqėria". Genti ishte vetėm 17 vjeē kur shkoi nė Itali pėr njė jetė mė tė mirė. "Kisha ēdo gjė tė mirė materiale qė tani njerėzve iu duket se mund t'ju sjellė gėzim, por asgjė nga kėto nuk mė mbushte. Mendova tė kthehesha, meqenėse kisha nėnėn nė Shqipėri dhe ajo ka qenė gjithmonė pika ime e dobėt". Pas kthimit tė tij nė atdhe, Genti pėrjetoi njė vėshtirėsi tė madhe, edhe pėr sa u takon probleme fizike. Njė mungesė e theksuar oreksi, njė gjendje vakumi dhe shumė pikėpyetje tė cilave nuk kishte arritur t'u jepte pėrgjigje. "Shpesh shoqėroja shokėt e mi deri nė xhami, por vetė nuk guxoja tė futesha. E dija qė kishte njė Zot, por tė gjitha kėto ishin fjalė qė thuhen nė pėrgjithėsi". Gjendja e depresionit dhe e mėrzitjes nuk ishte kapėrcyer nga 25-vjeēari, qė sot jo vetėm ėshtė praktikant, por di tė flasė rrjedhshėm pėr udhėzimet e Islamit. Tė gjitha kėto i shėrbejnė jo vetėm jetės sė pėrditshme, por edhe asaj tė pėrtejme. Janė udhėzime qė ushqejnė besimin dhe nuk e bėjnė besimtarin tė bjerė nė monotoni.

Genti tregon se falja e tij e parė nė xhami, momenti kur ra nė sexhde (ka vendosur ballin e tij nė tokė) pėr tė kryer ritin e takimit me Zotin, i ka sjellė kthjelltėsi, ēlirim dhe mbi tė gjitha qartėsi. "Mė pėlqente qetėsia qė mė falte lutja, ndihesha mirė kur rrija me besimtarėt e tjerė qė i gjeta nė xhami. Ata janė tė sinqertė dhe shoqėria e tyre ėshtė e pastėr, gjė tė cilėn nuk mund ta gjesh lehtė". Genti rrėfen se i pėlqente lutja, i pėlqenin vargjet e Kuranit, i pėlqente sinqeriteti i shokėve dhe kalonte kohėn. Islami e ka bėrė qė tė mėsojė tė vėrtetėn. Secili nga besimtarėt aty ka gjetur arsyen pse ka ardhur nė jetė, e di ku do tė shkojė dhe di tė pėrballojė tė gjitha sprovat e jetės, pasi secili e di kuptimin e tyre. "Pak nga pak ra perdja dhe unė mėsova tė vėrtetėn. "Falem 5 herė nė ditė, jam besimtar. Ndihem mirė, por dua tė them qė besimi ėshtė si dhėmbėt e sharrės. Ka uljet edhe ngritjet e veta", thotė Genti. Ai nuk harron tė kujtojė vitin e parė tė mbajtjes sė Ramazanit. "Kisha probleme tė mėdha me oreksin, ushqimi nuk mė jepte kėnaqėsi. Njėri nga shokėt e mi mė foli pėr muajin e Ramazanit, mė tha se veē fryteve shpirtėrore, ky muaj tė sjell edhe tė mira fizike pėr pėrmirėsimin shėndetėsor". As Genti qė sot u flet tė tjerėve pėr besimin nuk e kishte besuar se mund tė rrinte 30 ditė "pa bukė". Por thotė qė pas mbajtjes sė Ramazanit tė parė, gjendja e tij shėndetėsore ishte mė e mirė dhe ushqimin mė pas e hante me kėnaqėsi, duke falėnderuar Zotin pėr tė gjitha tė mirat materiale qė i ofronte. Dje Genti e ka festuar Bajramin, ditėn e rilindjes, bashkė me tė afėrmit, shokėt dhe besimtarėt. "Kur nisėm tė besonim, ishim njė grup shokėsh. Disa prej tyre zgjodhėn tė ishin edhe besimtarė, por zgjodhėn tė kryenin edhe jetėn e mėparshme, ndoshta me vepra jo hallall. Dua tė them se vetėm tre prej grupit evituan gjėrat tunduese qė tė ofron kjo jetė dhe tani jemi mė tė qetė, mė tė ēliruar dhe mbi tė gjitha dimė tė vėrtetėn". Thuhet se pasi besimtarėt njohin Islamin, rilindin. Kėshtu ka ndodhur edhe me Gentin. "Tė evitosh nė emėr tė Zotit gjėrat tunduese, nė tė ardhme ai ta shpėrblen me diēka edhe mė tė mirė nga ajo qė e ke menduar", tregon 25-vjeēari. Besimtarėt thonė se nė muajin e Ramazanit shejtanėt qė janė krijuar pėr tė tunduar njerėzit, lidhen. Kjo ėshtė dhe njė nga arsyet e qetėsisė qė tė jep ky muaj, i kurorėzuar mė pas me festėn e haresė dhe gėzimit, Bajramit.

Gazeta Shqip