Udhėzimi qė erdhi pas 11 shtatorit


Nur Aubie, njė kanadeze e cila pranoi Islamin, tregon pėr
udhėtimin e saj deri nė Islam.


Kjo muslimane e re na tregon storien e saj se si ėshtė udhėzuar. Ajo flet pėr udhėtimin e saj drejt rrugės sė drejtė, njė udhėtim plot me sprova, nga substancat narkotike deri nė tentim vetėvrasjeje, nga 11 shtatori e deri tek pranimi i Islamit.

"Nuk e di se si tė filloi, mė 1 Janar tė vitit 2006 nė kryeqytetin e Sirisė, nė Sham, e pranova Islamin, por besimi monoteist tek zemra ime ishte qė nga viti 2003 kur i dorėzova shpresat e mia Allahut. Gjithnjė e konsideroj veten si njė muslimane e re, mė duket gjithnjė se dje e kam pranuar Islamin ngase janė akoma shumė gjera qė nuk i di pėr kėtė religjion kaq madhėshtor.

Njėra pjesė e trupit tim ėshtė brenda botės Islame ndėrsa tjetra tė asaj jo islame, kjo ėshtė njė gjendje e dhimbshme, e cila mė shkakton dėme tek unė.

Unė e kam mėsuar Islamin nė mėnyrė autentike, gjithnjė kėrkoja nė internet dhe nė librari tė ndryshme libra lidhur me Islamin. Por shumica e tyre nuk mė orientonin ashtu si duhet, por mė orientonin gabimisht. Isha nė mesin e njė lufte tė vėrtetė pėr tė mėsuar tė vėrtetėn. Dėshiroja qė tė gjitha qė ishin jashtė Sunetit dhe Kuranit tė lė anash dhe kam bėrė pėrpjekje tė madhe pėr tė matur veten se ku jam. Kjo ishte njėkohėsisht njė dhimbje dhe njė gėzim pėr mua.

Ndonjėherė kisha takime me vėllezėr mysliman qė nuk i praktikonin mėsimet e Islamit, por kjo vetėm sa shtonte imanin nė zemrėn time. Nganjėherė dėshiroja tė largohem, tė fshihem dhe tė vajtoj diku pėr tė kaluarėn time. Fillimisht mendoja se njerėzit qė lindin si muslimanė janė shumė mė tė mirė se unė, por ajo qė mė befasoi mua ishte se nuk vėrejta se di shumė mė shumė se ata, dhe kjo mė pikėlloi. E vėrejta se Umeti ėshtė nė njė gjendje shumė tė vėshtirė.

Ndihmė tė madhe nė rrugėn time ka dhėnė vėllau im nga feja Muhammed Saffiye, i cili mė mbėshteti shumė dhe gjithnjė mė kėshillonte. Ndėrsa tani mėsoj pėr fenė time nė Shoqatėn Ndėrkombėtare Muslimane nė Toronto tė Kanadės. Imam Hamid Slimi, mėsuesi im, ėshtė me tė vėrtet njė njeri i cili jep elektrizim zemrave pėr Islam. Gjithnjė i lutem Allahut qė kėta dy vėllezėr tė mi tė shpėrblej me Xhenet.

Kėtu u takova me shumė muslimanė dhe muslimane tė mira. Allahu i shpėrbleftė tė gjithė ata qė mė ndihmuan nė rrugėn time drejt udhėzimit.

Lexoja shumė libra me tematikė Islame nga autorė muslimanė dhe jomuslimanė dhe njėkohėsisht shfrytėzoja shumė kėshilla tė dijetarėve Islam. Pėrveē kėsaj ēdo ditė mėsoja diēka tė re nga situatat e ndryshme lidhur me Islamin, dhe kėto padyshim mė ndihmuan qė tė jem njė muslimane mė e mirė.


Jeta familjare nė Toronto

Besoj se ngjarja ime ka filluar qė nga fėmijėria ime qė e kalova nė Toronto. Kisha dy vėllezėr por e ndjeja veten shumė tė vetmuar. Unė zakonisht lozja vetėm dhe meditoja shumė sa qė humbja nė mendime.

Qė nga mosha 3-4 vjeēare mė kujtohet se kam menduar lidhur me jetėn dhe vdekjen. Mendoja lidhur me Zotin, mendoja se po tė lindja si dikush tjetėr nė cilėn familje do tė isha. Mendimet tė tilla padyshim janė jonormale pėr njė vajzė tė vogėl.

Familja ime ēuditej me vetminė time. Nganjėherė hypja nė majė tė njė lisi, dhe nuk zbritje me orė tė tėra.

Njė rreth i keq familjar dhe shoqėror

Si fėmijė mė kujtohet kur shkoja nė kishė me nėnėn. Me tė vėrtetė mė pėlqente tė shkoja nė kishė, tė kuptoja se ēka po ndodh, tė shikoj atė statut aty dhe tė marrja atė erė qė ishte aty.

Nė moshėn e re isha njė vajzė shumė e revoltuar. Mendoja se nuk duhesha aq shumė nga familja ime. Babi im pinte alkool dhe pėr gjėra tė imta na rrihte. Unė atė kohė e urreja familjen time. Njėkohėsisht kisha edhe njė shoqėri tė keqe me tė cilėt bridhja kot. Zakonisht flisja duke shikuar nė tokė, ngase frikoja tė shikoj dikė nė fytyrė, vazhdimisht jetoja me frikė. Nga ndjenja e tė takuarit nė njė identitet, ne konsumonim edhe drogė. Mendoja se Allahu nuk ėshtė nė dijeni pėr mua. Kur u bėra 18 vjeēare e lėshova shtėpinė pėr tė udhėtuar njė vjet nė botė me njė grup.

Ambienti i parė konfliktuoz

Pasi u ktheva nė shtėpi nisa tė vijoja kolegjin, njėkohėsisht u punėsova nė Qendrėn e Shėndetit Mental tė Fėmijėve dhe tė Rinjve. Punova me dy institucione shtetėrore tė ndryshme dhe kisha rastin tė shihja lloje tė ndryshme tė abuzimeve tė fėmijėve si dhe probleme tjera lidhur mė fėmijėt. Ishte njė ambient i cili shkatėrroi zemrėn dhe shpirtin tim.


Njėkohėsisht punoja dhe studioja nė Universitet, nė Fakultetin e Psikologjisė dhe Filozofisė. Nė moshėn 25 vjeēare isha nė njė gjendje tė keqe dhe e braktisa punėn dhe Universitetin. E ndjeja veten tė sėmurė edhe fizikisht por edhe psiqikisht. Shpesh pėrjetoja depresione tė rėnda.

Dėshiroja tė vetėvritem


Njė natė pranvere mendova tė vetėvritem dhe e pėrgatita banjon. E morra njė thikė dhe vendosa ngadalė nė dorėn time tė djathtė. Pasi e preva pak dorėn filloi tė rrjedh gjak, por nė atė moment nė zemrėn time erdhi njė frikė nga Allahu. E ndjeva njė ngarkesė tė madhe nė shpatullėn time tė djathtė, u ndjeja sikurse mė mbante dikush.


Pas disa orėsh gjumė u zgjova, dielli kishte lindur, kishte filluar njė ditė e re. Deri nė atė ditė nuk kam pėrjetuar atė ngarkesė nė shpatullėn time tė djathtė. Sėrish fillova tė shkoja nė kishė dhe ēdo tė diele meditoja duke vajtuar. Nė kishėn anglikane u njoftova me burrin tim tė vjetėr.


Aksidenti nė komunikacion

Tetė vjet pas martesės pata njė aksident tė rėndė nė komunikacion, ishte Maji i vitit 2001. Mė goditi njė automjet me shpejtėsi 80 km dhe u lėndova rėndė nė qafė, shpinė, shpatulla dhe gjunjė. Pata shumė terapi tė ndryshme dhe aq shumė qė e ndjeja veten keq sa qė mendoja qė i ka ardhur fundi martesės sime. Nuk isha aspak e lumtur nė atė kohė.

Dhe 11 shtatori...

Pas 11 shtatori jeta ime tėrėsisht ndryshoi. Isha shumė e frikėsuar dhe e befasuar. Ishte sikur Allahu tė mė jipte njė "shuplakė". Ky ishte njė udhėzim tjetėr pėr mua qė thoshte "zgjohu mė". E gjithė bota ndryshoi pėr mua, fillova tė perceptoja mė mirė njerėzit dhe ndodhitė. Nė fillim si tė gjithė tjerėt edhe unė isha e frikėsuar. Pastaj fillova tė jem kureshtare ndaj atyre qė mė servonin mediat.

Nuk ishin muslimanėt terroristė

I shikoja muslimanėt nė vendin tim tė punės, kėta njerėz nuk ishin terroristė. Fillova tė flisja me ata. Fillimisht mė interesonin shkaqet gjeopolitike tė ngjarjes. A thua pse na urrenin muslimanėt neve? Pastaj pata rastin tė shihja se ēka kanė bėra me tė vėrtetė perėndimorėt nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikėn Veriore. Kėshtu kuptova se pse na urrenin muslimanėt.


Duke bėrė analiza tė tilla filluan tė depėrtonin edhe nocionet e fesė Islame nė mendjen time. Dhe kėrkova njerėzit qė do tė mė ndihmonin nė kėtė ēėshtje, atėherė e takova Muhammed Saffiyen. Ai mė mėsoi alfabetin arab dhe njohuritė themelore tė gjuhės arabe por unė isha e uritur tė dija mė shumė. Dikush mė dha Kuranin me pėrkthim nė gjuhėn angleze dhe pastaj filloi qė drita e Allahut tė depėrtoj nė zemrėn time. Aq shumė mė lidhi Kurani sa qė mendoja se kėto mėsime kuranore janė gjėra qė i kam ditur dikur por i kam harruar.


Problemet pas pranimit tė Islamit

Mė kujtohet kur fillimisht dėgjova ezanin qajta me lot. Ēdo gjė qė lexoja vendosej nė zemrėn time, dhe kėto ishim burim i gėzimeve dhe tė hidhėrimeve pėr mua. Gjithnjė kur lexoja diēka dėshiroja tė qaja. Emrin e morra nėn ndikimin e sures Nur e cila ka njė rėndėsi tė veēantė pėr mua.


Duke u mbushur zemra ime me Islam edhe unė pėsoja ndryshime, dhe kėto ndryshime mė shkaktonin edhe probleme me tė tjerėt. Janė tallur me mua dhe mė kanė abuzuar fizikisht dhe psiqikisht, por edhe mė janė kėrcėnuar. E humba shoqėrinė, isha si njė e huaj pėr familjen time. Por isha e bindur me zemėr se po veproja mirė, ashtu si duhet.