CEO i Apple, Tim Cook, ka thene se kompania do te investoje $100 million per te sjelle prodhimin e kompjutereve Mac perseri ne SHBA. Kete e zbuloi Cook gjate nje interviste me Bloomberg Businessweek.

Kur u pyet ne lidhje me angazhimin e Apple per prodhimin e produkteve te saj ne nivel lokal, Cook tha: "Vitin tjeter do te sjellim prodhimin e disa kompjutereve Mac ne SHBA. Kemi qene duke punuar ne ket' per nje kohe te gjate dhe ishim duke ju afruar edhe me shume. Do te ndodh ne 2013. Jemi me te vertete krenare per kete".

Me shume nga kompjuteret e rinje Mac te Apple qe po mbajne shenjen "te montuar ne SHBA", kompania kishte qene e lidhur me nje kthim ne montimin e produkteve ne SHBA. Megjithate, duket se chefi i Apple kerkon me shume se kaq, duke shtuar se Apple "deshironte te bente dicka me substanciale".

Ne mbase mund te kishim bere shpejte vetem asamble, por kjo ishte dicka me e gjere sepse ne kemi kerkuar te bejme dicka me substanciale. Keshtu qe ne do te investojme fjale per fjale mbi $100 milion. Kjo nuk do te thote qe Apple do ta beje kete vetem per vetem, por ne do te punojme me njerez dhe do te investojme parate tona.
Cook beson se qe kur ai u be CEO ne Tetor te 2011, Apple eshte bere me transparente. Duke theksuar marreveshjet e tij me furnizuesit dhe perpjekjet per te siguruar informacion ne lidhje me kushtet e punes te punetoreve te fabrikes se tij jane te gjitha pjese e kesaj.