Vezė tė ziera
Vezėt zihen nė ujė tė vluar me kripė, pėr 1 kokėrr vezė duhet 1 gotė ujė, veza qė tė bėhet surbull (rrufkė) lihet 2-3 minuta tė vlojė, qė tė zihet mesatarisht 4-5 minuta dhe e fortė 8-10 minuta. Ose kur duam vezė surbull, numėrojmė qė nga koha e vlimit deri nė 150 pastaj e heqim dhe e vėmė nė ujė tė ftohtė.


Vezė tė ziera pa lėvozhgė

Nė tenxhere tė vogėl hidhet ujė dhe kur tė marrė valė, shtohet kripė e uthull, e thyejmė vezėn nė pjatė, duke u kujdesur qė tė mos prishet e verdha. Kur uji ėshtė duke vluar hidhet veza dhe mblidhet anash e bardha me kujdes qė tė mbulohet e verdha. Zihet 3-4 minuta dhe hiqet me anė tė njė luge me vrima. Veza e zier nė kėtė mėnyrė shėrbehet me pure patate, pure spinaqi etj.

Vezė syze
Nė njė tigan tė posaēėm ose tigane tė vegjėl me dy veshė hidhet gjalpi ose margarina e pasi tė jetė shkrirė hidhen vezėt me kujdes nė mėnyrė qė e verdha tė mos prishet. Lihet 3-4 minuta nė zjarr derisa tė mpikset e bardha, ndėrsa e verdha tė jetė e lėngshme. Kripa i hidhet sipas dėshirės.
Shėnim: Si rregull, vezėt duhet tė thyhen mė parė nė pjatė dhe pastaj tė hidhen nė tigan, pasi ndodh qė mund tė dalin tė prishura. Vezėt bėhen tė shijshme me gjalpė, kjo varet nga dėshira e shija e secilit, mund tė bėhen edhe me vaj.

Vezė syze me qepė tė njoma

Qepėt e njoma tė pastruara e lara priten 3-4 cm skuqen nė zjarr tė ngadalshėm mbuluar me kapak sa tė zbuten, i hidhet kripė, kopėr dhe nė fund vezėt.
Pėr 1 person:
vezė 1 ose 2 kokrra, qepė 2 copė mesatare, vaj 2 lugė gjelle, kripė, kopėr.

Vezė me qepė e domate
Qepėt e grira hollė kaurdisen sa tė zverdhen e tė zbuten, i hidhen domatet e qėruara nga cipa dhe vazhdohet kaurdisja, shtohet kripė, piper, majdanoz dhe vezėt sipėr. Skuqen sa tė mpikset e bardha e vezės.
Pėr 1 person:
vezė 1 ose 2 kokrra, qepė 1 kokėrr mesatare, vaj 2 lugė gjelle, domate 1 kokėrr mesatare, kripė, piper, majdanoz.

Vezė me mish
Zgjidhet mish tul i butė pa damarė, rrihet me satėr, pritet nė rripa tė hollė dhe lihet nė njė anė.
Nė tigan hidhen qepė tė grira hollė nė formė gjysmė rrethi, skuqen nė zjarr tė ngadalshėm sa tė zverdhen e tė zbuten, hidhet mishi dhe vazhdohet kaurdisja mbuluar me kapak duke hedhur kripė, kopėr dhe vezėt syze. Skuqen sa tė mpikset e bardha e vezės.
Pėr 1 person:
vezė 1 ose 2 kokrra, mish 1 thelė mesatare, qepė 1 kokėrr tė vogėl, vaj 2 lugė gjelle, kripė, piper, kopėr.


Omėletė e thjeshtė
Nė pjatė rrihen vezėt me pak kripė e qumėsht dhe skuqen nė tigan me yndyrė (gjalpė) tė nxehtė. Hapet masa nė fundin e tiganit, piqet dhe mblidhet nė formė roleje, duke e vendosur nė pjatė me palosje poshtė.
Pėr 1 person:
vezė 2 kokrra, qumėsht 2 lugė gjelle, lyrė 2 lugė gjelle, ose gjalpė tė freskėt 1 lugė gjelle, pak kripė.

Omėletė me djathė
Rrihen vezėt, i shtohet djathė i thėrrmuar i bardhė ose kaēkavall i grirė nė rende, kripė, qumėsht, skuqet nė yndyrė tė nxehtė dhe mblidhet nė formė roleje.
Pėr 1 person:
vezė 1 ose 2 kokrra, yndyrė 2 lugė gjelle, djathė i grirė 1 lugė gjelle, qumėsht 2 lugė gjelle, pak kripė.


Vezė tė ziera sallatė
Vezėt zihen fort, futen nė ujė tė ftohtė qė t'u qėrohet kollaj lėvozhga, qėrohen, priten nė feta dhe vendosen bukur nė pjatė. U hidhet sipėr kripė, piper i zi i bluar, majdanoz i grirė hollė, vaj e uthull. Kjo sallatė bėhet mė e shijshme nė qoftė se nė vend tė vajit i vihet sipėr salcė majoneze. Kjo sallatė zbukurohet dhe me feta domate.
Vezėt mund tė pėrgatiten dhe ndryshe. Zihen vezėt surbull, ndahen pėrgjysėm me thikė nxirret me lugė veza e zier dhe hidhet nė pjatė duke i shtuar kripė, piper, majdanoz.
Pėr 1 person:
vezė 1 ose 2, vaj 1 lugė gjelle, uthull 1 lugė gjelle, kripė, piper, majdanoz 2 fije.


Vezė tė mbushura me sallatė ruse
Zihen vezėt tė forta, qėrohen, ndahen pėrgjysmė duke i hequr tė verdhėn. Gjysmat e vezėve (tė bardhat) mbushen me sallatė ruse tė gatshme dhe sipėr zbukurohen me tė verdhat e vezėve tė thėrmuara, me majdanoz tė grirė hollė dhe me copėza gogozhare.
Pėr 1 person:
sallatė ruse 1 lugė gjelle, majdanoz 1 fije, pak gogozhare.

Vezė tė mbushura me salcė jeshile

Vezėt zihen dhe ndahen pėrgjysmė duke i hequr tė verdhėn. E verdha e vezės thėrrmohet, dhe vendoset nė enė porcelani, duke i hedhur kripė, gjalpė tė freskėt, lėng majdanozi e lėng limoni. I pėrziejmė sė bashku qė tė bėhen si pure, mund t'u hidhet dhe pak salcė majonezė. Me kėtė masė mbushen vezėt, zbukurohen sipėr me gogozhare e majdanoz duke i vėnė nė pjatancė.
Shėnim: Vezėt mund tė mbushen edhe me salcė beshamellė, e pėrpunuar me tė verdhat e vezėve e kaēkavall, ose me tė verdhat e vezėve tė pėrpunuara me kastraveca turshi, me salcė majonezė etj.
Pėr 1 vezė:
gjalpė 1 lugė kafeje, lėng limoni 2 lugė kafeje, majdanoz 1 tufė.

Omėletė me domate
Domatet vihen nė ujė tė vluar 3-4 sekonda qė t'u dalė mė lehtė cipa dhe grihen nė kubikė tė vegjėl. Nė njė enė me yndyrė hidhen domatet, kaurdisen, shtohet kripė, piper, majdanoz dhe lihen nė njė anė. Nė tiganin me yndyrė hidhen vezėt e rrahura me pak qumėsht e kripė dhe skuqen nė formė pete.
Mbi petė vendosen domatet e pėrgatitura, mblidhet omėleta nė formė roleje dhe vihet nė pjatė me palosjen poshtė.
Pėr 1 person:
vezė 1 ose 2 kokrra, domate 1 kokėrr mesatare, qumėsht 1 lugė gjelle, kripė, piper, majdanoz.



-----
Burim Wiki