Receta Gatimi

Vritet Benazir Bhutto, liderja e opozitės


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Vritet Benazir Bhutto, liderja e opozitės

    Pakistan, atentat kamikaz ndaj ish-kryeministres

    Zemėrimi dhe dhuna ka shpėrthyer nė Pakistan pasi liderja e opozitės, Benazir Bhutto, u vra pas njė tubimi politik. Kamikazė mbi njė motoēikletė qėlluan mbi ish-kryeministren Bhutto nė qafė dhe gjoks, ndėrsa ajo po hynte nė makinėn e saj, pas njė mitingu nė Ravalpindi, mė pas hodhėn veten nė erė duke u marrė jetėn tė paktėn 16 personave e duke plagosur shumė tė tjerė. Ajo mėsohet se vdiq sapo mbėrriti nė spital, nė orėn 18.16 sipas orės lokale. Mbėshtetėsit e zemėruar tė Bhutto-s dolėn nėpėr rrugėt e qytetit tė Karraēit, pėr tė shpalosur zemėrimin e tyre kundėr qeverisė. Kishte raporte pėr tė shtėna armėsh, si edhe makina tė djegura nėpėr provincėn Sind dhe nė qytetin veriperėndimor tė Peshavarit, ndėrsa njerėzit thėrrisnin nė kor kundėr Presidentit pakistanez, Pervez Musharaf, tė cilin e akuzonin pėr konspiracion me vrasėsit e saj. Kur Bhutto u kthye nė Pakistan, nė tetor, pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet parlamentare, pas tetė vitesh nė azil, militantėt islamikė kėrcėnuan se do ta vrisnin atė duke e cilėsuar njė mbėshtetje tė luftės kundėr terrorizmit, tė promovuar nga Shtetet e Bashkuara dhe mbrojtėse tė tė drejtave tė gruas. Mė 18 tetor, njė kamikaz vrau rreth 150 persona, ndėrsa Bhutto po kalonte mes pėrmes qytetit jugor tė Karaēit dhe mijėra njerėz kishin dalė t‘i uronin mirėseardhjen. Ajo shpėtoi pėr mrekulli. Ndėrkohė, nga anembanė botės vijnė reagime. Rusia ka deklaruar se vrasja e Bhutto-s do tė zhyste vendin dhe rajonin nė njė destabilitet politik, si edhe do tė ushqente ndjenjat terroriste. Departamenti amerikan i Shtetit tha se kjo ishte njė pėrpjekje pėr tė penguar pajtimin nė Pakistan, ku gjendja e jashtėzakonshme u hoq pak orė mė herėt. Sekretari i jashtėm britanik e cilėsoi vrasjen njė sulm kundėr demokracisė, qė nuk duhej tė kish ndodhur, si edhe lėvdoi Bhutto-n pėr kurajėn dhe angazhimin e saj pėr vendin. Pas vrasjes, Musharaf thirri njė mbledhje urgjente tė qeverisė pėr tė diskutuar nėse duheshin shtyrė zgjedhjet e pėrgjithshme, tė paracaktuara pėr mė 8 janar, apo jo. Pas Musharafit, Bhutto ishte figura politike mė e njohur nė vend dhe kishte shėrbyer dy mandate si Kryeministre, mes viteve 1988-1996. Ajo respektohej nė Perėndim pėr kėndvėshtrimet e saj liberale dhe vendosmėrinė pėr tė luftuar ekstremizmin islamik, njė temė qė ajo shpesh e prekte nė fjalimet e saj. Edhe nė fjalimin e saj tė fundit, pėrmendi ēmimin e lartė qė ajo dhe familja e saj kishin paguar pėr devocionin politik: i ati u var dhe katėr anėtarė tė tjerė tė familjes sė saj janė vrarė. Pak minuta mė vonė, ajo ishte e vdekur. Vrasja e saj ka lėnė njė boshllėk nė Partinė Popullore tė Pakistanit, grupi mė i madh politik nė vend. Ajo, gjithashtu, ka trazuar planet e Presidentit Bush pėr tė kthyer stabilitetin nė Pakistan, njė vend aleat i SHBA-sė nė luftėn kundėr terrorit. Nė fakt, shpėrthimi qė i mori jetėn ish-kryeministres pakistaneze ishte akti i dytė i dhunės politike ditėn e djeshme. Mė herėt, njerėz tė armatosur brenda zyrave tė njė partie politike qė mbėshtet Musharafin hapėn zjarr mbi mbėshtetėsit e opozitarit Navaz Sharif, duke vrarė katėr prej tyre. Ky i fundit ishte larg. Kur dėgjoi pėr vrasjen e Bhutto-s, Navaz Sharif mbėrriti menjėherė nė spital dhe foli para turmės. "Benazir Bhutto ishte edhe motra ime dhe unė do tė jem me ju pėr tė marrė hak pėr vdekjen e saj", tha ai. "Nuk jeni vetėm. Unė jam me ju. Ne do tė marrim hak mbi sundimtarėt".


    Biografia


    Benazir Bhutto, bija e njė dinastie tė madhe


    E dashur pėr Perėndimin, beniamine e amerikanėve, Benazir Bhutto, simbol i demokracisė, modernizmit, i revolucionit femėror, vdiq nė njė atentat dy muaj pas kthimit nė atdhe, pas tetė vitesh nė azil, e lodhur nga njė betejė e gjatė kundėr akuzave pėr korrupsion tė supozuar dhe nga dyshimet pėr kompromise tė errėta me regjimin. Bhutto-t, ashtu si Nehru-Ghandit nė Indi, si Kenedit nė Shtetet e Bashkuara, janė njė nga dinastitė mė tė mėdha politike nė botė. Babai, Zulfiqar Ali Bhutto ishte i pari civil i zgjedhur tė drejtojė njė qeveri nė Pakistan. Pronarė tokash, tejet tė pasur nė njė vend, ku akoma sot 73 pėr qind e 160 milionė banorėve jeton me mė pak se dy dollarė nė ditė, Bhutto-t kanė njė histori tragjike, tė mbushur plot me vdekje tė parakohshme. Kėshtu, babai i Benazirit, Zulfiqar, u var nė 1979-ėn, dy vite pasi u arrestua pas njė grushti shteti tė gjeneralit tė tij, Zia ul Haq. Benazir asokohe ishte 26 vjeēe e madje edhe vetė ajo ishte nė burg, ku qėndroi pėr pesė vjet, pjesėn mė tė madhe tė tė cilėve nė izolim. E pa, bashkė me tė ėmėn, pėr gjysmė ore para ekzekutimit tė paralajmėruar, pa mundur as ta pėrqafojė, rrėfen vetė ajo nė autobiografinė "Bija e Lindjes". Vėllai, Myrteza, qė duhej tė ishte bėrė lider i Partisė Popullore Pakistaneze, tė themeluar nga i ati, u arratis nė Afganistan pas vdekjes sė Zulfiqarit. Nga jashtė, ai udhėhoqi njė rezistencė kundėr regjimit ushtarak dhe nė 1993-shin u zgjodh deputet nė azil. Tre vjet mė pas, ndėrsa u kthye nė atdhe, u vra nė rrethana akoma misterioze nė Karaēi. Vėllai tjetėr, Shahnavaz, u gjet i vdekur nė apartamentin e tij nė Kanė tė Francės, nė 1985-ėn. Vejusha e Myrtezait, Ghinva, udhėheq njė fraksion tė Partisė Popullore tė Pakistanit dhe kundėrshtoi kthimin nė atdhe tė kunatės, duke e quajtur atė "njė emisare tė Presidentit Bush nė Pakistan". Trashėgimtare politike e Zulfiqarit, nė 1988-ėn, 35 vjeēe, e bukur, Bhutto bėhet gruaja e parė nė botėn myslimane qė drejton njė qeveri, e zgjedhur me votėn e pakistanezėve pas vdekjes sė gjeneralit Zia. Nė 1990-ėn ajo u shkarkua nė mesin e njė morie akuzash pėr korrupsion, pak a shumė tė bazuara. Nė fakt, nė shumė raste roli i bashkėshortit tė saj, Asif Zardari, ėshtė shumė i diskutueshėm. "Mister 10 pėrqindėshi" e quajnė nė Pakistan, duke iu referuar pėrvetėsimeve tė paligjshme tė miliona dollarėve nga arkat e shtetit, pėr tė cilat ai akuzohet. Pas dhjetė vjetėsh, asnjė prej 18 akuzave kundėr Zardarit nuk ėshtė vėrtetuar nė gjykatė, por, gjithsesi, ai ka kaluar tė paktėn tetė vjet nė burg. U la i lirė nė 2004-ėn me kusht. Presidenti Pervez Musharaf ka firmosur 5 tetorin e shkuar njė amnisti tė kritikuar, qė anuloi tė gjitha krimet dhe akuzat kundėr Bhutto-s dhe tė shoqit, duke i hapur rrugė kėshtu njė marrėveshjeje pėr ndarjen e pushtetit. Nė 1999-ėn, pasi ishte inkriminuar (por disa kaseta tė regjistruara provuan se gjykatėsit i ishin nėnshtruar presionit tė qeverisė sė atėhershme tė Navaz Sharifit) Bhutto la vendin dhe jetoi nė Dubai, bashkė me tre fėmijėt. Mė 18 tetor tė kėtij viti, Benazir Bhutto kthehet nė Karaēi. Mijėra mbėshtetės zbresin nėpėr rrugė pėr tė festuar kthimin e saj. Rreth mesnatės, ndėrsa korteu po kalonte, njė kamikaz hodhi veten nė erė nė mes tė turmės. Bhutto mbeti e paprekur, por nė sulm vdiqėn tė paktėn 139 pakistanezė dhe rreth 400 tė tjerė u plagosėn. Ishte ky atentati mė i rėndė nė historinė e Pakistanit. Bhutto akuzoi elementė tė Shėrbimeve Sekrete Pakistaneze dhe konfirmoi se do tė vazhdonte tė udhėhiqte Partinė Popullore tė Pakistanit nė zgjedhjet legjislative tė parashikuara pėr nė janar. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Britania e Madhe shikonin tek ajo njė lidere liberale, qė do tė mund t‘i kishte dhėnė legjitimitet luftės kundėr terrorizmit tė gjeneralit Musharaf.




    Ka thėnė...


    Pėr atentatin kundėr saj

    "Disa njerėz mund tė mendojnė se kthimi im nė Pakistan, pavarėsisht kėrcėnimeve, ėshtė naiv. Por, nėse beson nė njė kauzė, duhet tė paguash ēmimin"


    Pėr kėrcėnimet kundėr jetės sė saj

    "Unė e di fort mirė se kush do tė mė vrasė. Bėhet fjalė pėr zyrtarė tė lartė tė ish-regjimit tė gjeneralit Zia, qė qėndrojnė pas ekstremizmave dhe fanatizmave"


    Pėr kthimin nė Pakistan

    "Ne duhet tė kthehemi te rrėnjėt e moderacionit dhe demokracisė dhe tė garantojmė autoritet qeverisės jetėgjatė dhe tė qėndrueshėm nė vendin tonė"


    Pėr akuzat pėr korrupsion

    "Kjo ėshtė njė fushatė tipike dezinformomi nga ana e regjimit aktual"


    Pėr zgjedhjet nė janar 2008

    "Qeveria ka krijuar njė grup tė fortėsh. Ata kanė pajtuar gangsterė qė do tė vendosen nė qendrat e votimit, me uniforma policie dhe do tė dhunojnė votėn"


    Pėr ekstremistėt islamikė

    "Militantėt janė fuqizuar dhe legjitimiteti i qeverisė ėshtė dobėsuar. Nė veri tė vendit, flamuri i Pakistanit ėshtė ulur dhe ėshtė ngritur ai i ekstremizmit"


    "Janė edhe medresetė politike qė u mėsojnė nxėnėsve tė tyre se si tė bėjnė bomba, si tė pėrdorin pushkėt dhe si tė vrasin gra, fėmijė e tė moshuar"


    Pėr Presidentin Musharaf

    "I kėrkoj gjeneralit Musharaf tė japė dorėheqjen, tė tėrhiqet, tė largohet, t‘i japė fund gjendjes sė jashtėzakonshme. Nuk do tė mund tė punoja me tė, pasi nuk kam besim tek ai"


    "Unė dua tė shpėtoj demokracinė dhe nėse diktatura e gjeneralit Musharaf mund tė marrė masat e nevojshme tė demonstrojė se Pakistani po ecėn drejt demokracisė, ne do ta ndihmojmė"

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Vritet Benazir Bhutto, liderja e opozitės

    ky eshte nje sinjal lufte, vetem per ti acaruar gjerat dhe jo per te gjetur paqen

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vritet aksidentalisht 13 vjecari
    Nga Erlindi nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 09:10 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2009, 07:44 PM
  3. Reforma nė drejtėsi, Nishani: Peng i opozitės
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2009, 08:18 PM
  4. Vritet me thike 18-vjecari
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2009, 09:50 PM
  5. Njė shqiptar vritet nė Athinė
    Nga Coca-Cola nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2008, 02:18 PM