2012 mund tė cilėsohet si njė ndėr vitet mė tė suksesshme pėr shkencėn. Brenda 12 muajve tė fundit, njerėzimi ka pėrparuar nga zbulimet hapėsinore e deri tek ato gjenetike, nga fizika e deri tek arkeologjia.

Por cilėt janė 10 zbulimet mė tė rėndėsishme pėr kėtė vit, kur kanė mbetur edhe dy javė nga mbyllja e tij? Mė poshtė rėnditja e kėtyre zbulimeve.

1) 4 korrik 2012, nė laboratorin fizik tė CERN-it nė Zvicėr njoftohet zbulimi i “Grimcės sė Higgs-it”, e njohur ndryshe si “Grimca e Zotit”. Prezenca e njė grimce tė tillė, e hedhur nė teori 50 vite mė parė nga njė fizikant skocez, shihet nga fizikantėt si faktori qė pėrcakton ekzistencėn e materies, ashtu sikundėr ne e njohim sot.

2) Zbėrthimi i genomit tė grurit, njė hap tejet i rėndėsishėm qė pritet tė ndihmojė nė krijimin e hibridėve qė do tė pėrshtaten me temperaturat gjithnjė e nė rritje tė planetit tonė pėr shkak tė ngrohjes globale, por edhe njė instrument qė do t’i sigurojė njerėzimit mė shumė ushqim pėr tė pėrballuar rritjen “e shfrenuar tė popullsisė”.

3) Zbulimi i mekanizmit tė injektimit dhe fabrikimit tė proteinave nė brendi tė qelizave, i konsideruar si “gurėthemeli” i kurimit tė sėmundjeve, sidomos tė tumoreve.

4) Zbulohen “intro-tokėsorėt” apo organizmat qė jetojnė nė ambiente dhe kushte ekstreme nė Tokė, qė nga thellėsitė mė tė mėdha tė oqeaneve e deri tek skajet mė tė ftohta tė planetit tonė. Zbulimi do tė ndihmojė pėr tė kuptuar mė mirė origjinėn e vetė jetės nė Tokė, por shėrben edhe si orientim pėr kėrkimet e jetės nė Mars.

5) Zbulimi i ADN-sė sė denisovianėve, apo “kushėrirėt tanė tė parė” qė mendohet se kanė jetuar 80 mijė vite mė parė nė Siberi. Autorėt e zbulimit mendojnė se ka patur kryqėzime mes denisovianėve (tė zbuluar rishtazi) dhe Homo Sapiens. Gjurmėt gjenetike tė denisovianėve gjenden edhe sot nė masėn nga 3-6 pėrqind kryesisht tek banorėt e Azisė Jug-lindore.

6) Zbulohet “hormoni i zemrės”, ndryshe hormoni qė djeg kaloritė dhe pėrshpejton procesin e shndėrrimit tė tyre nė energji. Studiuesit dhe mjekėsia e konsiderojnė si njė hap gjigant nė pėrparimin e luftės kundėr obezitetit.

7) Fizika kuantike i jep pėrgjigje pyetjes qė e mundon prej vitesh; fotonet janė valė apo grimcė? Njė eksperiment i kryer kėtė vit, provoi se fotonet janė njėkohėsisht edhe valė edhe grimcė.

Qentė nisėn tė zbuten nga njeriu rreth 33 mijė vite mė parė nė Azinė Qendrore dhe Jugore. Mė pas, epoka e akullnajave “zhduku” rracėn e zbutur tė qenve, e mė pas zbutja dhe miqėsimi me kėto kafshė rinisi sėrish, por kėtė herė nė shumė zona tė planetit.

9) Zbulohet planeti ekstra-solar mė i afėrt me Tokėn. Ndodhet rreth 4.3 vite dritė larg nė sistemin diellor Alpha Centaur. Sipėrfaqja e tij ėshtė e populluar nga shkėmbinj, por problemi ėshtė se temperaturat shkojnė deri nė 2 mijė gradė celcius.

10) Zbulohet proteina qė kuron tumorin nė kokė, sėmundje e njohur si glioblastoma multiformė (GBM). Objektivi: tė pėrdoret aty ku kimio dhe radio-terapia dėshtojnė.

Burimi: Top-Channel