Kėngėtarja rrėfehet nė emisionin "Deja Vu"

Ēdo foto mund tė grishė pėrfytyrimet e njė 26-vjeēareje, aq mė tepėr kur ajo ėshtė njė vajzė e mbushur me dashuri pėr jetėn. Dhe kur kėto rrėfime do t‘i bėsh pėrballė njė gazetari qė adhuron deri nė detaje pasionin pėr jetėn, ato marrin njė tjetėr formė dhe ti ndihesh teksa zbėrthen ngadalė ēdo fije qė endet nė trurin tėnd tė bukur. Ndoshta kjo gjė i ndodhi Elsės dje nė mbrėmje pėrballė gazetarit dhe analistit tė njohur Mustafa Nano, ku vetėm disa javė pas suksesit qė pati si prezantuese e edicionit tė 46-tė tė Festivalit tė Kėngės nė Radiotelevizionin Shqiptar, ajo ēliroi (ndryshe nga lotėt qė zgjodhi kur u mbyll sipari i festivalit, pėr tė ēliruar gjithė atė barrė tė madhe qė kishte marrė mbi supe) pėrfytyrimet. Por si ishin pėrfytyrimet e Elsa Lilės? Tė gjithė ata qė e ndoqėn mbrėmė nėpėrmjet ekranit tė "Top Channel" e kuptuan se ato ishin jo vetėm tė bukura, por edhe tė vėrteta. Kuptuan se vajza qė u solli emocione tė papėrsėritshme nė vitin 1996, me kėngėn "Pyes lotin", jo vetėm qė kishte mbetur ende e tillė, e brishtė, por dhe ishte rritur duke mos humbur atė ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme te njė njeri, thelbin e sė vėrtetės brenda saj.

Le tė zbulojmė sekretet e vogla tė Elsa Lilės, e cila ėshtė kthyer tashmė nė njė nga personazhet mė interesantė. Pas imazhit qė solli si njė prezantuese pėrkrah kantautorit Pirro Ēako, ia beson kėto sekrete "Deja Vu"-sė.

Dhe biseda nis me njė foto tė artistes sė madhe Vaēe Zela, sė cilės Elsa i dėrgoi nė natėn e dytė tė festivalit njė pėrqafim nga skena e Pallatit tė Kongreseve. "Unė kam thėnė dhe do tė them se nėse zonja Vaēe Zela do tė kishte lindur diku tjetėr dhe jo nė Shqipėri, ajo do tė ishte njė emėr i madh pėr tė gjithė botėn. Pėr kėtė jam shumė e sigurt", rrėfen Elsa. Ajo u bashkohet zėrave unanim qė ekzistojnė nė hapėsirat shqiptare pėr kėtė personalitet, duke besuar nė forcėn e madhėshtisė sė saj. "Kur talenti ėshtė talent, kur zėri godet, kur emocionon, kur entuziazmon, kur tė bėn tė reflektosh, nuk ka si tė mos jenė tė gjithė nė njė mendje", thotė ajo.

Por Elsa nuk ka si tė fshehė dhe simpatinė e brendshme qė ka pėr kėtė kėngėtare, me tė cilėn lidhet historia e kėngės shqiptare.

Asaj i pėlqejnė historitė qė ka dėgjuar pėr tė. Pėr shembull kujton se ka dėgjuar qė Vaēja pinte duhan nė njė kohė kur shumė pak femra guxonin ta bėnin njė gjė tė tillė. "Ishte njė grua qė i kishte tė gjitha, njė grua e fortė, avangarde", thotė Lila. Asaj i vjen keq qė s‘ka mundur ta takojė, por ruan me ėndje takimin qė ka pasur me tė gati dhjetė vjet mė parė. Njė takim qė nuk mundi ta shijonte ashtu siē mund ta shijonte tani, kur e di se ēdo tė thotė tė duash muzikėn, dhe e njeh mė mirė kontributin e saj nė kėtė zhanėr.

Po lotėt? Ēmendon Lila pėr kėtė pjesė kaq intime tė qenies sonė? Njė sy blu poshtė qerpikėve tė sė cilit ka zbritur njė lot, ėshtė njė tjetėr foto e zgjedhur me kujdes nga Mustafa Nano. Sigurisht qė kjo figurė i sjell nė mėndje veten kur ishte vetėm 16 vjeēe, teksa interpretoi kėngėn qė e bėri tė sigurt tė ardhmen e saj drejt skenės, "Pyes lotin". Lotėt pėr tė, ashtu si pėr ēdonjėrin prej nesh, janė njė moment ēlirimi, njė moment tė cilin ajo e ka intim si ēdo njėri prej nesh, por nuk heziton tė ndajė me publikun njė detaj. Hera e fundit qė ka qarė ėshtė kur u mbyll sipari i Festivalit tė Kėngės, kjo pasi nė atė moment kishte nevojė tė ēlironte gjithė energjinė dhe detyrimin qė mbante mbi vete pėr njė aktivitet tė tillė tė rėndėsishėm, qė ajo e suportoi aq mirė. "Tė shkretėt ata qė nuk qajnė", thotė Lila.

Njė foto e atyre qė quhen "muzikantėt e rrugės", njė formė e njohur kjo jo vetėm nė Ballkan, por edhe nė Perėndim, do tė nxjerrė nė pah mendimin e Elsės mbi kėtė fenomen tashmė tė zakonshėm. Jo tė gjithė ata qė kanė talent mund tė cekin skenat e mėdha tė botės. Ka dhe njerėz si ata qė Nano kishte zgjedhur nė foto, qė ėndrrat pėr skenėn i realizojnė duke u kėnduar njerėzve nė rrugė qoftė edhe pėr pak cent. Sigurisht qė bota ėshtė e padrejtė dhe jo vetėm ndonjėherė dhe Elsa e pranon kėtė. Por pėr ta pėrkufizuar mė mirė mendimin e saj mbi kėtė fenomen, ajo tregon njė ngjarje qė e ka lexuar diku nė shtyp.

"Dua tė tregoj njė episod qė e kam lexuar diku nė njė gazetė pėr sa i pėrket talentit. Pėr mua talenti ėshtė talent dhe mbetet i tillė edhe nėse tė njohin 10 veta apo 2 miliardė e gjysmė veta. Nė njė olimpiadė ku shėnohet rekordi i 100-metėrshit, fiton njė atlet. Por diku nė atė periudhė, nė njė burg nė SHBA njė i burgosur e thyen rekordin e atij qė ishte rekord. E morėn vesh shumė pak veta, por ai ishte kampioni i vėrtetė", tregon Elsa.

Nė foto ishujt i grish njė tjetėr pėrfytyrim i vajzės qė thotė se ėshtė e dashuruar me udhėtimet dhe qė i bėn shpesh. "Mė pėlqejnė fotografitė e ishujve tė virgjėr, pasi mua mė pėlqen tė vizitoj vende ende tė pazbuluara nga komercializmi i turizmit. Vende ku nuk ka turma turistėsh dhe nuk ėshtė bėrė ende e modės tė shkohet aty", thotė ajo. Dhe Elsės i pėlqen tė shkojė diku dhe vetėm. Pse jo. Nuk ka asgjė tė trishtueshme tė zbulosh misteret e njė vendi qė e prek pėr herė tė parė.

Botėn e civilizuar e ka ēdo ditė para syve nė Romėn gjigande, ku ndan jetėn, ku pothuajse ēdo javė ndodhin aktivitete tė rėndėsishme kulturore. Por udhėtimet janė diēka ku ti kėrkon tė hulumtosh vende tė cilat nuk i prek nė jetėn tėnde tė pėrditshme, ndoshta kjo ėshtė ajo qė e shtyn Elsėn t‘i dojė pafundėsisht ato.

Interesant ėshtė dhe komenti qė kėngėtarja i bėn njė fotoje ku dy duar kanė prekur njėra-tjetrėn dhe nė gishtat e tyre ndodhet njė unazė. Ėshtė Ai dhe Ajo. Martesa? Mund ta shpjegonte Nano mė saktė kėtė foto? Po ē‘mendon Elsa pėr kėtė pjesė qė pėr shumė femra quhet mė e rėndėsishmja e jetės? "Ėshtė njė traditė, ėshtė fillimi i njė bėrthame tė re familjare. Por unė personalisht, ndoshta nuk ėshtė mirė tė thuhet nė televizion, por unė do ta them. Nuk do tė doja tė martohesha. Se ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhme, nuk e di", thotė ajo. Po Nano kėrkon tė dijė mė shumė mbi kėtė dėshirė tė kėngėtares. "Thjesht jam shumė e lirė si person, por jo e lirė nė kuptimin negativ tė fjalės. Dua tė jem e lirė nė mendim, tė kem mundėsinė tė rri vetėm, ose ndoshta nuk kam takuar ende njeriun me tė cilin mund tė martohesha", thotė ajo.

Nė njė intervistė ku pėrfytyrimet zgjohen, njė femėr 26-vjeēare mund tė flasė pėr gjithēka. Pse jo dhe pėr minifundet? E rritur nė njė ambient familjar, ku dominonin meshkujt, 5 xhaxhallarė dhe 2 daja, Elsa tregon se kujton veten tepėr ēapkėne, tė veshur me pantallona tė shkurtra, kanotiere. Dhe pėr herė tė parė ajo ka veshur fund kur ishte 20 vjeēe, ndėrsa minifundet i provon shpesh nė ditėt e nxehta tė gushtit nė plazh. "Nė skenė nuk kam pėrdorur asnjėherė minifunde. Nuk i gjykoj ata qė i pėrdorin. Kush e ka njė fizik tė bukur, pse jo dhe njė zhanėr muzikal tė tillė. Unė kam pasur njė zhanėr muzikal tė atillė qė t‘i shkonte pėr shtat njė minifundi. Nuk e di nė tė ardhme", thotė ajo.

Italia nuk kishte si tė mos zinte vend nė kėtė intervistė fotografike. Vendi ku Elsa ndan jetėn prej 11 vitesh nuk ka si tė mos e inspirojė pėr tė rrėfyer. Por nė hartėn qė Nano i tregon nė ekran, atė e ngacmon mė shumė njė tjetėr vend dhe ai ėshtė Shqipėria. Elsės i pėlqen tė jetė patriote, por nė kėtė rast shprehja mė e mirė qė mund tė pėrdorej ėshtė njė njeri qė e do dhe e vlerėson vendin e vet.

Ajo tregon se mbėrriti nė Itali kur ishte 15 vjeēe dhe i ėshtė dashur tė kalojė nė vendin fqinj periudhėn nga adoleshenca deri tashmė, kur ndihet plotėsisht e rritur. Por a ka pasur paragjykime ndaj tė qenit shqiptare? Pyet Nano.

"Natyrisht, kam qenė edhe unė viktimė e paragjykimeve, jo vetėm si kėngėtare, pasi 5 vitet e mia tė para nė Itali nuk mė njihte njeri si kėngėtare, sepse ende nuk kisha tentuar tė futesha nė botėn e muzikės. Atėherė isha thjesht njė studente e thjeshtė nė njė shkollė tė mesme", thotė ajo. Por pėr Lilėn paragjykimet vijnė gjithnjė nga ajo shtresė e shoqėrisė, e cila me njė gjuhė tė thjeshtė mund tė quhej e pakulturuar.

Dhe... njė foto nga festivali nuk kishte si tė mos ishte pjesė e kėsaj bisede. Njė foto ku Elsa kėndonte "Marzhelėn", njė varg tė sė cilės e improvizoi dhe nė studio me Nanon. Ishte tepėr emocionale pėr tė. Ajo nisi tė tregojė se kishte mundur ta suportonte skenėn, duke sjellė nė mendje fėmijėrinė e saj. Atėherė kur hipte mbi makinėn qepėse dhe improvizonte spektakle.

"Kėtu m‘u duk vetja si atėherė dhe thashė do tė bėj spektakėl si atėherė, pa menduar se po gaboj",tregon ajo, dhe vėrtet ia doli.

Por tė gjithė suksesin e festivalit ajo ia dedikon atij stafi tė pėrkushtuar organizatorėsh, regjisorit tė palodhur Pali Kuke, skenografit Bashkim Zahaj etj.

Ajo kujton se para se tė futeshin nė skenė pėrqafonte Pirron dhe i thoshte "jemi dy kamikazėt e vegjėl, hajde hidhemi tani nė skenė". Lidhur me improvizimet qė bėri nė netėt e festivalit ajo tregon se kanė qenė spontane. Elsa tregon se kur nisi tė pyeste liderin e grupit "Elita 5", ishte e sigurt se ai quhej Virus. Pas batutės sė saj "se ajo ishte Pirro dhe Pirro ishte Elsa", ajo tregon se kur doli nga skena, pa qė tė gjithė punonjėsit e skenės ishin nė tokė nga tė qeshurat.

Por pas kėtij suksesi, a do tė rikthehej Lila sėrish si prezantuese e kėtij festivali? "Jam shumė e hapur se mė pėlqeu shumė si eksperiencė. Natyrisht, kjo nuk do tė doja tė tingėllonte qė ėshtė menduar se unė mund tė jem edhe vitin e ardhshėm", thotė ajo.