Receta Gatimi

A e dini pėrse bėrtasim dhe ēirremi kur nervozohemi?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    A e dini pėrse bėrtasim dhe ēirremi kur nervozohemi?

    Njė mėsues dhe burrė i menēur nė shoqėrinė e nxėnėsve tė tij, iu afruan njė lumi, ku gjetėn njė familje. Anėtarėt e kėsaj familjeje, dukeshin shumė tė nervozuar dhe i bėrtisnin njėri-tjetrit sa tė mundnin.



    Njeriu i urtė dhe i menēur u kthye nga nxėnėsit e tij dhe pasi u dhuroi njė buzėqeshje, i pyeti:

    “A e dini pėrse bėrtasin njerėzit kur zemėrohen?”

    Pasi u menduan pėr njė ēast, njėri nga nxėnėsit ngriti dorėn dhe tha:”Sepse humbasin qetėsinė. Kjo i bėn tė bėrtasin me sa kanė nė kokė.”

    Mėsuesi buzėqeshi sėrish dhe shtroi pyetjen tjetėr:”Mirė, po pėrse u dashka bėrtitur aq shumė, ndėrkohė qė personi tjetėr ėshtė shumė pranė nesh?! Shumė mirė, mund t’ia themi atė qė me zė tė ulėt dhe dashamirėsi!”

    Nxėnėsit dhanė disa pėrgjigje ashtu siē e mendonin, por asnjėra nuk dukej bindėse pėr mėsuesin.

    Duke parė se asnjėri nuk po jepte pėrgjigjen e duhur, mėsuesi u tha:”Kur dy persona zemėrohen dhe nevrikosen me njėri-tjetrin, u largohen zemrat. Pėr ta mbushur kėtė distancė qė krijohet mes tyre dhe pėr t’ua mundėsuar zemrave ta dėgjojnė njėra-tjetrėn, u duhet tė bėrtasin dhe tė ēirren.

    A e dini ēfarė ndodh kur dy persona duhen? Ata nuk ēirren dhe as nuk i bėrtasin njėri-tjetrit, pėrkundrazi, ata komunikojnė me qetėsi dhe plot dashamirėsi. Kjo, sepse i kanė zemrat pranė njėri-tjetrit dhe distanca mes tyre ėshtė shumė e vogėl, pėr tė mos thėnė qė i kanė zemrat e ngjitura.”

    Duke vazhduar udhėn, mėsuesi u tha:”Kur e duam njėri-tjetrin, ndodh diēka akoma mė e rėndėsishme. Ne mund tė mos na lipset as tė flasim, mjaftohemi me pėshpėrima. Madje, mund tė them qė nė nivelin mė tė lartė, edhe pėshpėrimat janė tė panevojshme, mjafton thjesht njė shikim nė sy dhe tė dy palėt mirėkuptohen. E gjitha kjo, nė varėsi tė afėrsisė mes zemrave.”

    Pastaj, duke u hedhur njė shikim plot dashuri, mėsuesi dhe burri i menēur u tha nxėnėsve:”Kur tė bisedoni dhe debatoni me njėri-tjetrin, mos lejoni t’ju largohen zemrat dhe mos shqiptoni fjalė qė vetėm sa e shtojnė distancėn mes jush. Pėrndryshe, do tė vijė njė ditė kur ta shihni distancėn qė u ndan shumė tė madhe, aq tė madhe, saqė do u duket tepėr e vėshtirė udha e kthimit!”

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    shume interesant ky shkirm faleminderit,

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e anonymus
    Anėtarėsimi
    Dec 2012
    Postime
    184
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    ne rast se do ishte keshtu si e ke shkrujtur,

    une do ta shpreja me pak fjal . shpesh degjojme zorrt e barku ngaterrohen , se ne jeten e perditshme ciftetme te lumtur ne bote edhe me nje sellje shembullore , ka momente qe sbien dakord per mendimet qe kan , por rralle here kalojne ne extremitet sepse truri shteron se prodhuari , dhe per ta bindur partneri ushtrone padashje dhun psikologjike

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Mėsojmė nga gabimet. E dini pėrse?
    Nga Erinaa nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2013, 01:44 PM
  2. Pėrse flemė?
    Nga olsii nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-11-2012, 11:12 PM
  3. Perse.....
    Nga Erinaa nė forum Vėrejtje, Kėshilla, Pyetje Stafit
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 21-07-2012, 10:00 AM
  4. Perse je ende 'single'?
    Nga labja nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2011, 08:19 PM
  5. Pėrse nuk qajnė japonezėt?
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-03-2011, 01:11 PM