Receta Gatimi

Mungesa e prindėrve nė jetėn e fėmijėve, shkatėrron botėn emocionale tė tyre.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Mungesa e prindėrve nė jetėn e fėmijėve, shkatėrron botėn emocionale tė tyre.

    Nuk ėshtė aspak e mjaftueshme, qė prindėrit dhe fėmijėt tė jenė nėn tė njėjtėn ēati, por ajo qė kėrkohet ėshtė nevoja e pjesėmarrjes dhe ndėrveprimit prind-fėmijė nė ēdo gjė. Nė jetėn e fėmijėve kėrkohet njė prezencė e fuqishme e prindėrve. E kundėrta e kėsaj ėshtė shkaku i parė i krejt ose i pjesės dėrrmuese tė problemeve dhe ndėrlikimeve shpirtėrore, qė prekin fėmijėt nė vegjėli dhe qė mė pas mbesin tek ata pėrgjatė gjithė jetės.



    Prania e prindėrve nė jetėn e fėmijėve duhet tė jetė e fuqishme, me qėllim qė tė mos formohet asnjė ndėrlikim, qė cungon personalitetin e tyre. Kjo prezencė, siē e cekėm, nuk presupozon vetėm jetesėn nė tė njėjtėn shtėpi, apo thėnė ndryshe nėn tė njėjtėn ēati, por e tejkalon kėtė nė kufij shumė mė tė gjerė sesa thjesht prezenca fiziologjike.



    Disa mendojnė, se rutina familjare e fėmijės ėshtė bezdisėse dhe e papranueshme, por shkencėtarėt brazilianė tė shkencave shoqėrore theksojnė, se monotonia e shėndoshė, apo prania e njė sistemi, qė organizon lidhjet midis prindėrve dhe fėmijėve, i bėn fėmijėt tė ndjehen tė sigurt dhe largon prej tyre hijen e mungesės sė njėrit ose tjetrit prind, apo tė tė dyve bashkė. Shkencėtarėt nė fjalė theksojnė, se mungesa e kėsaj monotonie pėr arsye tė jashtme, qė dalin nga sfera e dėshirės, sikurse pėr shembull vdekja e njėrit prej dy prindėrve ose divorci i tyre, destabilizon personalitetin e fėmijėve dhe i fut ata nė tunelin e humbjes dhe zbrazėtirės emocionale. Studimi i kėtyre shkencėtarėve thotė gjithashtu, se problemet qė ndėrlikojnė personalitetin e fėmijėve, fillojnė me mungesėn e njėrit prej dy prindėrve, ose tė tė dyve.



    Ky ėshtė edhe shkaku - sipas tyre - pse jetimėt i gjejmė nė njė gradė tepėr shqetėsuese, madje ndodh edhe qė ata tė rrėshqasin nė botėn e dhunės, krimit dhe narkotinės, si pasojė e mungesės sė kujdesit, kėshillės dhe orientimit tė shėndoshė.



    Studimi nė fjalė shton, se ajo ēfarė synon ky studim me “monotoninė familjare”, ėshtė ndjesia tek fėmijėt, se ata kanė dikė, qė i mbėshtet ata, i kėshillon dhe interesohet pėr ta nė ēėshtjet e tyre ku ata kanė nevojė, njė person qė ėshtė gjithmonė pjesė e pandarė e jetės sė tyre. Mungesa e prindėrve ndėrhyn drejtpėrdrejt nė zhvillimin e personalitetit tė fėmijėve. Mungesa e prindėrve nė jetėn e fėmijėve cungon fantazinė e fėmijėve kundrejt marrėdhėnieve shoqėrore. Personi qė nuk e mėson nga prindėrit mėnyrėn e ndėrtimit tė lidhjeve shoqėrore, do ketė tendenca egoiste, jeton i vetmuar dhe mbyllet nė vetvete. Mungesa e prindėrve shkakton tek fėmijėt mungesėn e njė vizioni tė natyrshėm mbi gjėrat dhe prej kėtu ēdo pikėpyetje rreth jetės shndėrrohet nė rrugėn e fėmijės nė njė gogol, qė do ta pėrpijė atė. Kjo bėn qė fėmijėt t’u bėjnė njė komentim tė ēoroditur dhe tė pėrzier me ndjesinė e frikės prej tė panjohurės, gjėrave qė e rrethojnė, pasi vetė mungesa e prindėrve ėshtė nė vetvete e panjohura mė e madhe pėr njeriun, qė ka nevojė tė natyrshme pėr praninė e tė tjerėve, sidomos prindėrve.



    Gjithashtu, studimi nė fjalė thotė, se mungesa e prindėrve mbjell tek fėmija ndjenjėn e fajit dhe fėmijėt mendojnė, se ata vetė janė shkaku pėr mungesėn e prindėrve dhe se ata nuk e meritojnė tė jenė si fėmijėt e tjerė, qė rriten nė prehrin e prindėrve tė tyre dhe ndihen emocionalisht tė stabilizuar.



    Studimi shton, se mosprania e fuqishme e prindėrve nė jetėn e fėmijėve, shkatėrron formimin nė perspektivė tė personalitetit tė fėmijės. Shenjat e kėsaj mund tė gjenden tė shpalosura tek dobėsia e personalitetit dhe ndjesia e frikės, qė dominon ecejakun e fėmijėve nė periudha afatgjata.



    Mungesa e prindėrve pėrsa i pėrket fėmijėve tė vegjėl:

    Pėrsa i pėrket fėmijėve tė vegjėl, mungesa e prindėrve konsiderohet si mungesa absolutisht mė e rrezikshme, sepse fėmija i vogėl ka njė nevojė tė domosdoshme pėr praninė e fuqishme tė prindėrve. Fėmija i vogėl ėshtė i kufizuar nė tė menduar dhe nė fuqitė qė disponon. Ai e bazon fuqinė e tij tek prania e prindėrve nė jetėn e tij dhe po kėshtu edhe metodėn e tė arsyetuarit. Nė kėtė periudhė tek fėmija spikat nevoja pėr pėrkujdes shėndetėsor dhe arsimor, ndėrsa mosprania e dikujt pėrbėn shkatėrrim real pėr botėn emocionale tė fėmijės si dhe e fut atė nė ēoroditje, kotėsi e deri nė destabilizim tė plotė. Kjo ndodh, sepse nė kėtė rast ėshtė rruga ajo, qė shndėrrohet nė mėsuesin e fėmijės dhe siē ėshtė vėrtetuar, ajo do t’ia mėsojė fėmijės tė gjitha gjėrat nė njė formė tė gabuar.



    Mungesa e prindėrve pėr sa i pėrket fėmijėve adoleshentė:

    Adoleshenti ėshtė gjithashtu shumė i nevojshėm pėr praninė e fuqishme tė prindėrve nė jetėn e tij, pėrsa i pėrket orientimit tė jetės sė tij nė njė formė tė saktė, si dhe vargut tė kėshillimit tė tij, ndihmesės sė tij pėr tė ndėrtuar tė ardhmen e vet dhe mbėshtetjen e tij nė zbulimin e pasioneve, qė pėr tė pėrbėjnė burimin e furnizimit dhe jetesės. Stabiliteti i sjelljes ėshtė nevoja mė e rėndėsishme nė jetėn e adoleshentit, nė orientimin e sjelljeve tė adoleshentit, standardizimin dhe organizimin e lidhjeve tė tij me tė tjerėt. Askush nuk mund ta bėjė njė gjė tė tillė pėr fėmijėt mė mirė se prindėrit. Studimi thotė gjithashtu, se mosprania e prindėrve nė jetėn e adoleshentit ėshtė njė nga shkaqet mė tė rėndėsishme tė problemeve shoqėrore. Adoleshenti i destabilizuar dhe i pa orientuar prej prindėrve, padyshim qė do bėhet shkak nė pėrhapjen e shumė dukurive negative shoqėrore.



    Prania e prindėrve nuk do tė thotė vetėm qė ata tė jetojnė me fėmijėt.

    Nė fund, studimi ka theksuar, se prania e prindėrve nė jetėn e fėmijėve, nuk nėnkupton thjesht tė jetuarit e tyre me ta, por ajo pėrbėn ndėrveprimin dhe pjesėmarrjen. Ndėrveprimi dhe pjesėmarrja nga afėr nė jetėn e fėmijės, zhvillon tek ai shumė prej gjėrave pozitive dhe i mėson atij standardet e lidhjeve shoqėrore. Prej kėtu, del si detyrė pėr prindėrit, tė bėhen pjesė e fėmijės pėrmes lojės me ta dhe dhėnies sė vėrejtjeve pozitive kundrejt lojrave, qė fėmija preferon. Pjesėmarrja e prindit nė lojėn e fėmijės duhet bėrė herė pas here, nė mėnyrė qė fėmija tė ndjejė, se qė po bėn nuk ėshtė njė gjė e pazakontė. Largėsia dhe distancimi emocional i prindėrve prej fėmijėve konsiderohet njė tjetėr faktor i fuqishėm, qė u jep atyre ndjesinė, se ata janė persona tė padėshiruar nė kėtė jetė, ndaj dhe diēka e tillė shndėrrohet nė ndjesi turpi, qė pėrbėn njė pikė negative nė jetėn e tyre.



    Studimi thekson gjithashtu, se studimet e kryera tek adoleshentėt mbi turpin kanė nxjerrė nė dritė, se njė nga shkaqet kryesore pėr turpin negativ tek ta, ėshtė mungesa e pjesėmarrjes sė prindėrve nė jetėn e fėmijėve tė tyre.

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    U mungon ngrohtesia.....perkujdesi.....dashuria.
    Kur nuk i merr kto...nuk ke se si ti japesh.
    Pervec ksaj...ne pergjithesi jetimet shperfillen , injorohen ( ne vend qe te behej e kunderta )...e per pasoj....ne munges te perkrahjes....kan shum pak besim ne vetvete....gje qe ndikon ne formimin e personalitetit te tyre....
    Dikush esht jetim....dhe enderron te ket nje familje....e dikush e ka....dhe esht kaq i verber per ta pare e vleresuar ate.... crealitet i hidhur...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Do martoheshit pa lejen e prinderve...?
    Nga Altin111 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 14-08-2013, 06:22 PM
  2. Tronditese!Humb jeten duke kaluar lumin babai i 6 femijeve !!
    Nga labja nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-04-2012, 07:12 PM
  3. “Paturpėsia” nė Facebook po shkatėrron familjet!!!!
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-07-2011, 08:36 PM
  4. Sėmundjet qė shkakton gjendja emocionale
    Nga ulkina nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2011, 07:26 PM
  5. per nje person ne jeten tuaj qje ju ka ndryshuar jeten <3
    Nga bessy nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 01:29 PM