[align=justify:20p6670t]Homeri? Tashmė duhet t’i harroni tė gjitha ato qė ju kanė mėsuar rreth kėtij poeti tė verbėr. Njė libėr qė sapo ka dalė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ka hedhur njė tezė revolucionare: Sipas kėsaj teze, historiani dhe gjuhėtari Andrew Dalby shkruan nė librin e tij “Rediscovering Homer”, se poeti nė tė vėrtetė ishte njė grua. Njė grua qė shkruante pėr gratė. Dalby nuk ėshtė i pari person qė e hedh kėtė tezė. Qė nė periudhėn viktoriane, Samuel Bulter, njė anglosakson tjetėr, kishte thėnė se autori i Odisesė ishte njė grua, sepse poema, qė nė fakt zhvillohej nė njė mjedis jo ushtarak, paraqet njė lloj mishėrimi me personazhet femėrore. Dalby sjell argumente mė bindėse, ai bėn analiza tė krahasuara dhe antropologjike pėr mėnyrėn sesi i ruajnė gratė kėngėt, historitė dhe legjendat popullore. Ai pėrdor punėn dhe studimet e klasikėve amerikanė tė viteve tridhjetė, Milman Parry dhe Albert Long. Ky studim tregon se kultura e traditės gojore tė Iliadės dhe Odisesė ruhet edhe nė ditėt e sotme nė disa zona tė largėta tė Ballkanit, tė Finlandės, Irlandės, tė Rusisė dhe Azisė Qendrore. Dalby mendon se autori i kėtyre dy poemave ėshtė pikėrisht gruaja e ndonjė fisniku grek qė ka jetuar “nė shekullin e shtatė pėrpara Krishtit dhe qė mund tė ketė qenė bashkėkohėse e Arkilokut”. Njė e dhėnė shumė e rėndėsishme ėshtė pikėrisht pėrshkrimi i figurės sė Helenės sė Trojės dhe e Andomakės tek Iliada dhe e figurės sė Penelopės tek Odiseja. Sipas studiuesit anglez, vetėm njė grua do tė ishte nė gjendje tė pėrshkruante dhe tė paraqiste kėto figura me njė perceptim kaq femėror. Tė dyja poemat paraqesin pėrshkrime tė marrėdhėnieve seksuale, por ato pėrshkruhen nė njė mėnyrė qė tregojnė pėr fuqitė erotike dhe shtėpiake qė kishin gratė e kėsaj kohe, tė cilat i pėrdornin kėto fuqi, por duke ruajtur njėkohėsisht aparencėn e njė nėnshtrimi total. Dalby thotė se pėr sa i pėrket dimensioneve tė “Iliadės” dhe tė “Odisesė”, ato nuk mund tė krahasohen me asnjė vepėr tjetėr tė kėsaj kohe. “Gjashtė shekuj pėrpara Krishtit tė shkruaje poema kėrkonte njė mundim shumė tė madh”, - thotė Dalby. “Aedi, i cili mė parė duhet tė pėrzgjidhte skribin e tij (autori mendon se nuk janė i njėjti person), duhet tė kalonte javė tė tėra duke u marrė me kėtė projekt”. “Iliada duhet tė jetė shkruar nė njė vend privat, sforcimet kanė qenė tė gjata, personi qė e ka shkruar ka folur pėr orė tė tėra dhe i ėshtė dashur tė pėrqendrohet shumė, madje nuk ka mundur tė dėgjojė as duartrokitjet e publikut, qė nė tė tilla raste janė njė shpagim shumė i vyer pėr artistin”. Por kush mund tė kishte nė dispozicion lirinė, dėshirėn dhe fondet e nevojshme pėr tė bėrė diēka kaq tė veēantė? Dalby beson se pas “Iliadės” dhe “Odisesė” fshihet dikush qė ishte mėsuar tė krijonte nė vetmi, njė ai (mė saktė njė ajo) qė ishte mėsuar tė krijonte dhe tė vinte nė skenė njė spektakėl, duke qėndruar gjithmonė pas mureve tė shtėpisė. Ky studim, qė tregon pėr njė Homer-femėr, vė nė dukje rolin e grave nė epikat gojore tė shumė traditave kulturore. Sipas kėtij studimi, shumė kėrkues (qė zakonisht janė meshkuj), nuk e kanė vėnė re faktin se poemat mund tė ishin shkruar nga dora e njė gruaje, sepse nė fakt, kėto tė fundit, pra poeteshat, kishin zakon t’i kėndonin poemat e tyre nė mėnyrė private, pėrpara njė publiku tė caktuar qė zakonisht ishin pjesėtarė tė familjes sė tyre, ato dėshironin vetėm tė kėnaqnin veten e tyre dhe ata. Homeri femėr mund tė ketė qenė njė grua qė nuk i kishte problem paratė, madje ajo duhet tė ketė pasur edhe shumė skllevėr, tė cilėt janė kujdesur pėr shtėpinė gjatė kohės qė ajo merrej me krijim. Ajo do tė ketė qenė e bindur edhe pėr diēka tjetėr, pėr faktin qė “ekzistonte njė tjetėr kategori dėgjuesish qė nuk ishte imagjinuar nga aedėt meshkuj, njė publik mund tė arrihej vetėm me ndihmėn e shkrimit, dhe padyshim ky publik ishin gratė”.[/align:20p6670t]

(c) Gazeta Shqiptare 2006