Nga Guangzhu, nė zemėr tė jugut tė superindustrializuar tė Kinės, deri nė Pekin, 2 298 kilometra mė nė veri, me njė tren qė ecėn me shpejtėsinė e njė plumbi. Kjo u bė e mundur sot.

Edhe data nuk ėshtė pėrzgjedhur rastėsisht, pasi pėrkon me ditėlindjen e ish-liderit tė Kinės, Mao Ce Dun, themeluesi i Republikės Popullore.

Bėhet fjalė pėr hekurudhėn e shpejtėsisė sė lartė mė tė gjatė nė botė.

Dhe treni-plumb do ta pėrshkojė pėrreth tetė orė, raportojnė agjencitė botėrore tė lajmeve.

Sipas ekspertėve, bėhet fjalė pėr njė konkurencė tė ashpėr ndaj kompanive ajrore si ''China Southern Airlines'', qė ka vėnė nė shfrytėzim avionėt e saj super ''Airbus Sas A380'' pėrgjatė kėtij itinerari pėr njė fluturim vetėm pėr tri orė.

“Linja Pekin-Guangzhu pėrbėn njė gur kilometrik nė zhvillimin e rrjetit hekurudhor tė shpejtėsisė sė lartė dhe do tė rrisė presionin mbi gjithė sistemin e transportit'', thonė nė ministrinė e sipėrcituar.

Komunikata e mėsipėrme ėshtė njė refereim eksplicit pėr pushimet pėr vitin e ri hėnor qė vitin e ardhshėm bie nė shkurt, kur miliona kinezė qė punojnė larg vendbanimit tė tyre kthehen nė shtėpi.

Kina ka pėrfunduar nė kohė rekord strukturėn e linjave hekurudhore tė shpejtėsisė sė lartė, rreth 13 000 kilometra, qė do tė bėhen 16 000 nė 2020-n.

Shpejtėsia e realizimit nuk i ka shpėtuar kritikave, pas incidentit tė 23 korrikut 2011 nė linjėn Shangai-Pekin, ku vdiqėn 40 persona dhe u plagosėn 192.

Shkak i fatkeqėsisė ishin gabimet njerėzore dhe sistemi i keq i sinjalistikės.

''Megjithatė, pas njė momenti krize besimi, pasagjerėt u rikthyen'', thotė ministria.


Burimi: Koha.net