Ndėrsa janė ende nė bark, bebet mėsojnė gjuhėn e nėnės sė tyre.
Ky ėshtė rezultati i njė studimi tė fundit tė kryer nga njė universitet nė Uashingon, drejtuar nga Patricia Kuhl.
Foshnjat e sapolindura janė nė gjendje tė dallojnė tinguj tė shprehjeve tė ndryshme, pasi kanė filluar qė gjatė shtatzėnisė tė ambientohen me kėto tinguj, raporton noa.
Shqisat e tė dėgjuarit fillojnė tė zhvillohen gjatė javės sė 30-tė, dhe sipas kėtij studimi ka rezultuar se fetusi dėgjon bisedat e nėnės gjatė 10 javėve tė fundit tė shtatzėnisė.
Kėshtu qė nė momentin e parė qė vjen nė jetė ėshtė nė gjendje tė shfaqė atė qė ka dėgjuar.
Tingujt e vokalit gjatė bisedės sė nėnės, janė ato mė tė lartėt qė fetusi ndjek automatikisht. Ky ėshtė studimi i parė qė tregon se fetusi mėson gjatė shtatzėnisė tingujt e gjuhės, pasi deri mė tani mendohej se njė veprim i tillė ndodhte mė vonė, shpjegon Patricia Kuhl.
Pjesė e kėtij studimi janė bėrė rreth 40 tė sapolindur nė Amerikė dhe Zvicėr, tė cilėve u janė dhėnė pėr tė dėgjuar tinguj nga gjuha e nėnės dhe gjuha e huaj.
Foshnjat e sapolindura ishin nė gjendje tė dallonin tingujt e gjuhės sė huaj nga tingujt e gjuhės sė nėnės sė tyre, pėr tė cilėn tregonin mė tepėr interes.