Receta Gatimi

12 shenjat e horoskopit pėr 12 muajt e vitit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    12 shenjat e horoskopit pėr 12 muajt e vitit

    12 shenjat e horoskopit pėr tė mėsuar mė shumė lidhur me dashurinė, fushėn profesionale, shėndetin dhe tė ardhurat

    Dashi

    Gjatė kėtij viti shenja e dashit do tė ketė njė vit pozitiv pėr dashurinė, edhe pse duhet tė mbani veten nėn kontroll, kryesisht nuk duhet tė shfaqeni kokėfortė dhe me dėshirėn pėr tė dominuar.

    Gjatė pranverės do tė keni njė fazė pozitive, ndėrsa vera do tė sjellė momente me ulje dhe ngritje. Ata qė janė ende beqarė do tė kalojnė momente erotike tė forta. Mos u nxitoni, pasi do tė dini tė mblidhni frytet nė kohėn e duhur. Fundi i vitit mund t‘ju sjellė ndonjė keqkuptim nė sferėn e ndjenjave. Do tė keni raporte shumė tė mira me ujorin, luanin dhe binjakėt, ndonjė keqkuptim me shenjėn e bricjapit dhe gaforres. Do tė keni arritje tė mėdha nė punė dhe nė karrierė. Tashmė objektivat tuaja do tė realizohen edhe pse mė parė u dukeshin tė paarritshme. Pėrpiquni tė pėrfitoni nga kjo situatė dhe kujdes nga kolegėt qė do tė pėrpiqen t‘u vėnė shkopinj nėn rrota. Gjatė pranverės gjėrat do tė jenė mė tė vėshtira, por mos u nxitoni qė tė veproni pa menduar mė parė, nė mėnyrė qė tė merrni rezultatet e dėshiruara. Vera do tė jetė e shkėlqyer nė fushėn profesionale dhe do tė shfaqeni si njė njeri shumė i zoti. Vjeshta do tė jetė negative, por ėshtė njė fazė kalimtare dhe duhet tė dini se si tė luftoni. Nuk duhet tė kini frikė nga askush. Gjatė vitit 2008 do tė jeni nė formė tė shkėlqyer dhe iu kėshillohet qė tė merreni me sa mė shumė sport, kryesisht me vrap. Pėrpiquni tė visheni nė mėnyrėn e duhur. Kujdes edhe me ushqimin, sidomos nė muajt maj dhe qershor. Evitoni dietat para verės. Viti 2008 nuk do tė shėnojė tė ardhura tė shumta pėr ju, por as humbje tė shumta. Do tė ishte mirė qė tė kursenit nė mėnyrė qė nė vjeshtė tė bėnit pushime. Nė muajt e parė tė vitit tė ardhshėm mund tė merrni disa ditė pushime nė vendet alpine, ndonjė udhėtim nė vendet tropikale, pse jo ushtime dhe pėrtej oqeanit.



    Demi

    Fillimi i vitit tė ardhshėm do t‘u dhurojė kėnaqėsi nė fushėn e ndjenjave. Do tė krijohen kushte tė favorshme pėr tė krijuar lidhje tė reja dashurore. Nėse jeni ēift do tė zbuloni magjinė e lidhjes, ndėrsa nėse jeni beqarė do tė zbuloni emocione tė reja.

    Do tė ketė muaj ku dashuria do tė jetė padrone, ajo dashuri e ėmbėl dhe e pasionuar pėr tė cilėn keni me tė vėrtetė nevojė. Mos e teproni me mjaltin se mund ta bezdisni partnerin, pasi njė zėnkė e vogėl bėn gjithnjė mirė nė njė lidhje. Nė pranverė me rritjen e temperaturės do tė rritet edhe erotizmi juaj, sidomos ata qė janė beqarė mund tė kenė aventura dashurie. Nėse jeni tė martuar ėshtė momenti mė i mirė pėr tė konsoliduar raportin.

    Nė maj ndonjė gjė mund edhe tė mos shkoj mbarė, por prisni pak dhe do tė shpėrbleheni. Vera do tė ketė momente pikante, mund tė ketė dashuri tė reja, por edhe kthim tek ato tė vjetrat. Prandaj mbylleni njė sy dhe hidhuni nė krahėt e pasionit, ėshtė periudha e artė e dashurisė. Njė kėshillė: mos u bėni posesiv, lėreni partnerin tė marrė frymė. Pėr sa i pėrket punės, nė muajt e parė tė vitit 2008 nuk do tė jeni tė vėmendshėm dhe kjo do tė ndikojė nė punėn tuaj, nuk do tė arrini tė pėrfundoni disa nga planet tuaja.

    Por mos u mėrzisni, gjithēka do tė harrohet nė mars, pasi ēdo gjė do tė zgjidhet. Nė prill do tė kaloni njė periudhė pozitive, qė do t‘u ndihmojė nė karrierė. Do tė ndiheni mė aktivė dhe mė prodhimtarė. Mos u stresoni shumė dhe ndonjė orė nė ditė mund tė merreni me ushtrime fizike. Do tė ndieni njė nevojė pėr pushim nė shtator dhe tetor, prandaj atėherė merrni pushimet. Viti i ardhshėm do tė jetė i favorshėm pėr anėn ekonomike, do tė keni tė ardhura tė mira. Nė pranverė do tė bėni njė udhėtim tė papritur, mos u mendoni dy herė, nisuni. Nė pushime mos u largoni shumė nga shtėpia dhe do tė zbuloni se ka vende tė mrekullueshme ku mund tė kaloni ditė tė qeta.


    Binjakėt

    Nuk do tė jetė shumė entuziastė fillimi i vitit tė ardhshėm, madje mund tė jetė njė periudhė e rrezikshme pėr ēiftet: keqkuptime, zėnka qė vijnė si pasojė e influencės negative tė disa planetėve. Pėrpiquni tė pėrdorni zgjuarsinė pėr tė shmangur epilogė jo tė kėndshėm. Ēiftet duhet ta pėrballojnė kėtė situatė tė vėshtirė. Qė nė muajin shkurt marrėdhėnia juaj do tė vėshtirėsohet. Kujdes, pasi dikush prej jush mund tė fillojė qė tė ndiejė mė shumė dhe do tė zbulojė gjėra tė reja. Nė pranverė do tė merrni frymė lirisht. E njėjta gjė do tė ndodhė edhe pėr personat beqarė, kujdes nga ftohjet nė lidhje dhe mos fyeni personat tė cilėt i doni shumė. Maji dhe qershori do tė jenė plot ndjenja dhe harmoni, tė cilėn po e kėrkoni me shumė kėmbėngulje. Do tė jetė njė periudhė plot pėrkėdheli. Nė verė do tė keni prapė njė periudhė ftohjeje dhe ēiftet do tė vihen nė njė provė shumė tė madhe dhe duhet t‘i kushtoni sa mė shumė kohė partnerit.

    Mė nė fund do tė vijė vjeshta ku do tė gjeni pak paqe dhe pasion. Do tė arrini tė fitoni dhe besimin e humbur. Do tė keni marrėdhėnie tė mira me ata qė i pėrkasin shenjės sė peshores, ujorit dhe luanit. Fillimi i 2008 do tė ketė lajme tė mira pėr projektet nė punėn tuaj tė cilat do tė shohin dhe dritėn e realizimit. Nė pranverė do t‘u duhet tė kaloni disa pengesa tė cilat do tė bėhen mė tė lehta falė inteligjencės suaj. Nė verė ėshtė mirė qė tė pushoni, pasi yjet nuk janė tė favorshme. Vjeshta do tė sjellė normalitetin. Mos u mėrzisni se nuk mund tė pėrballoni tė gjitha gjėrat qė keni marrė pėrsipėr.

    Duhet tė keni kujdes nga ndonjė ftohje, prandaj kujdesuni mė shumė pėr shėndetin. Do tė jeni tė lodhur nga stresi qė do kaloni nė kėtė periudhė. Vitin e ardhshėm do tė bėni shumė shpenzime, pasi do tė investoni mjaft para. Do tė keni pak tė holla pėr tė pėrballuar ndonjė udhėtim tė largėt, prandaj pėrpiquni tė qėndroni sa mė afėr shtėpisė.



    Gaforrja

    Muajt e parė tė 2008 do tė jenė periudhė pauze dhe meditimi, pėrpiquni tė dėgjoni ankesat e partnerit tuaj dhe tė jetoni tė qetė me emocionet e reja. Mos jini pesimist, mėrzia po merr fund.

    Pranvera do tė jetė plot surpriza, marrėdhėnia juaj shkon shumė mirė, nė kėrkim tė emocioneve tė reja. Bashkėpunimi me partnerin do tė ēojė nė njė pėrmirėsim tė lidhjes. Pėr beqarėt marsi do tė jetė i mrekullueshėm. Prilli mund t‘ju sjellė pak mėrzi, pėrpiquni tė mos jeni egoistė dhe mundohuni tė respektoni ndjenjat e tė tjerėve. Nė maj gjithēka do tė ecė mirė, madje pasioni do tė kthehet nė plan tė parė. Nė verė do tė jeni mė tė dashur dhe do tė shpėrbleheni nga partneri pėr kėtė gjė.

    Gushti dhe shtatori do tė jenė tė favorshėm pėr beqarėt, ndėrsa pėr ēiftet do tė ketė njė keqkuptim, por tė dy sė bashku do tė krijoni njė ēift tė fortė. Pėrpiquni tė mos mbani sekrete, pasi siē e dini gėnjeshtra i ka kėmbėt e shkurtra. Gjatė vjeshtės do tė keni momente relaksi, pėrjetojini kėto ēaste sa mė mirė. Nė dhjetor do tė keni shkėndijat qė do t‘u ndezin mė shumė. Do tė keni marrėdhėnie tė mira me ata qė i pėrkasin shenjės sė akrepit dhe peshqit, ndonjė keqkuptim me peshoren dhe bricjapin.

    2008 nė fushėn profesionale do tė jetė njė shpėrblim pėr lodhjen e deritanishme. Projektet tuaja do tė realizohen dhe do tė ndiheni tė kėnaqur. Do tė jeni prodhimtarė, sidomos gjatė muajit mars. Duhet tė luftoni edhe ndaj pengesave tė shumta, tė cilat do t‘u bėjnė edhe mė tė fortė. Ndonjė problem i vogėl nė shtator dhe fundi i vitit do tė jetė realizimi i gjithė punės suaj.

    Jeni pak dembelė dhe kjo gjė e dobėson trupin tuaj. Pėrpiquni tė mos dilni nga shtėpia nė ditėt e ftohta dhe vishuni mirė.

    Duhet tė jeni tė kujdesshėm nė ushqim dhe bėni aktivitete fizike.

    Paratė nuk do t‘u mungojnė gjatė kėtij viti, edhe pse nuk do tė keni kohė t‘i harxhoni. Disa tė holla tė paparashikuara mund t‘u vijnė nė pranverė. Ndėrsa vjeshta do tė jetė vetėm udhėtime.


    Luani

    Dėshira pėr tė filluar vitin e ri me shumė dashuri nuk do tė realizohet, tė paktėn pėr janarin. Ėshtė njė periudhė ku duhet t‘i pėrkushtoheni partnerit, ose nėse jeni beqarė duhet tė dėgjoni atė qė u ndodhet pranė. Nė shkurt mund tė lindin dashuri tė reja apo aventura me njerėz qė i njihni prej pak kohėsh. Njohjet e reja, por edhe ēiftet do tė jetojnė njė pranverė "hot". Do tė bėheni tė parezistueshėm. Jetojeni sa mė mirė kėtė periudhė dhe kini sa mė shumė besim nė vetvete. Nė pranverė mund tė hasni nė ndonjė pengesė nė rrugėn drejt lumturisė. Mund tė ndiheni tė pasigurt dhe kjo gjė i kushton shumė partnerit tuaj. Mos pretendoni gjėra tė pamundura nga njerėzit qė u rrinė pranė, pėrpiquni ta kaloni kėtė situatė pa shumė pėrplasje. Nė verė gjėrat do tė shkojnė mė mirė, aventura pėr beqarėt dhe pėrjetime tė mira pėr ēiftet, qė do tė eksperimentojnė mėnyra tė reja pėr tė ruajtur marrėdhėnien. Nė shtator do tė jetė njė periudhė gjithė pasion, qė do tė shkojė drejt njė vjeshte mbytėse, ku do tė ketė edhe disa keqkuptime. Viti do tė mbyllet teksa jeni nė kėrkim tė dashurisė sė vėrtetė dhe qėndroni njė moment qė tė kuptoni ata tė cilėt u qėndrojnė afėr. Marrėdhėnie tė mira me binjakėt dhe peshoren, disa keqkuptime me demin, ujorin dhe bricjapin. Viti i Ri nuk do tė jetė i mbarė nė fushėn profesionale. Do tė keni debate me kolegėt dhe do tė harxhoni energji tė kotė nė diskutime. Nuk do tė mund tė realizoni tė gjitha planet tuaja. Kėrkoni njė moment refleksioni dhe gjeni njė ēast tjetėr pėr tė reaguar. Mos ua hidhni fajin kolegėve. Pas njė vere tė lodhshme, do tė vijė njė periudhė nė vjeshtė ku do tė ndiheni mė mirė. Do ta kujtoni vitin 2008 si njė vit sakrificash.

    Do tė jeni plot energji dhe nė pranverė do tė jeni nė formė, edhe pse nga gripi mund tė kaloni ndonjė ditė nė shtrat. Fillimi i vitit do tė ketė tė ardhura tė mbara.


    Virgjėresha


    Do tė gjendeni nė njė det plot tallaze, kėshtu do tė paraqitet dashuria pėr ju qė i pėrkisni shenjės sė virgjėreshės. Inati qė do tė mblidhni gjetkė do ta shfryni te partneri juaj. Dėshira juaj pėr tė dominuar mund tė dėmtojė marrėdhėnien nė ēift.

    Duhet tė jeni mė pak impulsivė dhe tė keni mė shumė besim te partneri dhe pėrpiquni qė tė nxirrni inatin gjetkė, duke mos plagosur njerėzit qė u rrinė pranė. Me ardhjen e shkurtit ujėrat do tė qetėsohen. Pėr ata qė janė beqarė muajt e ftohtė do tė jetė periudha mė e mirė pėr t‘u kujdesur pėr veten tuaj. Nuk do tė mungojnė as historitė e dashurisė apo aventurat.

    Nė pranverė do tė nisė njė stinė plot pėrkėdheli, sidomos pėr ata qė kishin kaluar kohė tė kėqija mė parė. Partnerėt do tė zbulojnė dashurinė dhe dėshirėn pėr tė kaluar kohėn sė bashku. Gjėrat do tė saktėsohen mė mirė gjatė verės. Pėr beqarėt do tė vazhdojė momenti magjik nė kėrkim tė erosit, tė nisur pak kohė mė parė, histori tė reja. 2008 do tė mbyllet me njė vjeshtė shumė tė qetė, nė kėrkim tė besimit dhe raportet me partnerin do tė jenė shumė tė mira. Raporte tė mira kėtė vit me demin, bricjapin dhe peshoren, ndonjė keqkuptim me ujorin dhe peshqit.

    Nė fillim tė 2008 edhe ana profesionale nuk do tė shkojė ashtu si duhet. Njė gjė e tillė do tė ndikojė edhe nė marrėdhėniet me kolegėt tuaj, prandaj pėrpiquni tė ruani qetėsinė deri nė fillim tė pranverės, kur fuqitė tuaja do tė ripėrtėriten. Do tė keni mundėsi qė tė merrni disa ditė pushime nė periudhėn e verės pas njė gjendjeje tejet tė stresuar. Do vazhdoni tė punoni se gjithēka do tė shpėrblehet mė pas. Nė vjeshtė do tė ndiheni fitues pėr projektet e realizuara deri tani. Muajt e parė tė vitit tjetėr duhet tė keni kujdes nga ndonjė ftohje. Gjatė kėsaj periudhe nuk do tė udhėtoni shumė dhe do tė qėndroni nė shtėpi.



    Peshorja

    Fillimi i vitit do tė jetė i shkėlqyer pėr peshoren, pas hyrjes nė shenjėn tuaj tė disa planetėve. Dashuria ėshtė nė qendėr tė vėmendjes suaj. Do tė ndieni mė shumė dashuri pėr partnerin tuaj tė cilin e kishit lėnė pas dore kohėt e fundit. Shumė kėnaqėsi edhe pėr beqarėt, do tė jeni shumė komunikues dhe do tė bėni njohje tė reja, kush e di aty mund tė gjeni dhe dashurinė e vėrtetė. Pasioni do t‘u udhėheqė nė stinėn e ftohtė dhe patjetėr qė do tė keni njė njeri qė do t‘ua ngrohė zemrėn. Nė mars do tė keni ndonjė keqkuptim me partnerin, periudhė e cila do tė kalojė shpejt. Vera do tė jetė e shkėlqyer dhe ju do tė jeni nė majat mė tė larta, gjithēka do t‘u shkojė mė sė miri. Por nuk duhet qė ta ekzagjeroni me moralin, pasi do tė bezdisni personin qė u rri pranė, ndėrsa beqarėt nė kėtė periudhė do tė bėjnė pėr vete ndonjė person. Nė gusht gjithēka do tė qetėsohet dhe do tė jetoni ēaste tė gėzueshme. Nė vjeshtė do tė ndiheni tė pėrkėdhelur, por do tė merrni edhe lajme tė gėzueshme. Do tė ndiheni mė tė sigurt nė gjėrat qė bėni dhe do tė ndieni se marrėdhėnia juaj ėshtė mė e fortė se kurrė. Viti do tė mbyllet i qetė dhe ju do tė jeni tė gatshėm pėr njė vit tė ri.

    Njė fillim viti shumė i mirė, pasi do tė ndiheni se jeni nė qendėr tė vėmendjes nė projektet qė do tė realizoni nė punė ku do tė keni dhe rolin e liderit. Deri nė fund tė verės do t‘u duhet qė tė kaloni njė provė tė vėshtirė dhe ēdo ditė do tė keni sfida tė reja pėr tė kaluar, ju do tė ktheheni gjithsesi fitimtarė. Kjo ėshtė njė periudhė e artė pėr ju, prandaj duhet qė ta shfrytėzoni sa mė mirė. Nė qershor mund tė merrni ndonjė ditė pushim dhe nė korrik do tė nisni me energji tė reja punėn. Nuk duhet tė nxitoheni dhe gjithēka duhet ta bėni nė kohėn e duhur. Do tė keni njė shėndet shumė tė mirė kėtė vit, e vetmja gjė ėshtė tė mos dembeloseni shumė.


    Akrepi

    Viti i ardhshėm do tė fillojė i qetė kėtė vit dhe marrėdhėniet tuaja me tė tjerėt do tė jenė shumė tė mira. Do tė vihet re njė harmoni mes jush dhe partnerit, pas njė periudhe tė gjatė keqkuptimesh. Ndėrsa pėr ata qė janė beqarė keqkuptimet do tė vijnė si pasojė e kėmbėnguljes dhe kokėfortėsisė suaj.

    Katėr muajt e parė tė vitit do tė jenė tė qeta pėr ju pa shumė kokėēarje, do tė kaloni momente tė forta erotike me njeriun e zemrės. Nė fund tė pranverės do tė kaloni momente tė vėshtira nė lidhje, madje ndonjėri prej ju tė shenjės sė akrepit mund tė bėjė edhe ndonjė hap tė gabuar. Pėrpiquni qė mos t‘u rrėmbejė inati.

    nė kėtė periudhė mos u bėni mė shumė egoistė, duke u treguar mė shumė krenar nga ē‘duhet. Nė verė do tė shpėrthejė sėrish pasioni, tė ndihmuar edhe nga sharmi juaj. Vjeshta do tė sjellė me vete pasionin e verės dhe do tė shiheni me sy tė mirė nga ana e njerėzve qė u rrethojnė. Kujdes nėse jeni tė fejuar, shikimet jo shumė tė pafajshme do tė bien nė sy tė partnerit tuaj dhe pastaj do tė keni shumė probleme. Dhjetori do jetė mė i "ngrohtė" se gushti, pasioni i yjeve do tė bėhet edhe mė i fortė, do t‘iu bėjė mė tė sigurt pėr aftėsitė tuaja. Do tė keni marrėdhėnie tė mira me peshqit dhe akrepin, ndonjė keqkuptim me demin dhe luanin. Do tė keni njė vit tė shkėlqyer edhe nė fushėn profesionale, kjo nuk do tė thotė se ēdo gjė do tė shkojė vaj, pasi do ketė edhe ndonjė problem pėr tė kaluar. Nė muajt e parė tė vitit tė ardhshėm do tė pėrfundoni disa projekte tė rėndėsishme, edhe pse do tė kaloni net pa gjumė, nga frika se nuk do t‘ia dilni mbanė. Ndonjė pasiguri nė muajin mars, kur mund t‘u ndodhė ndonjė e papritur, por do t‘ia dilni mbanė duke u treguar tė tjerėve se ēfarė jeni nė gjendje tė bėni. Edhe nga ana shėndetėsore gjithēka do tė shkojė mė sė miri, me pėrjashtim tė ndonjė problemi tė vogėl. Ndėrsa tė ardhurat tuaja do tė jenė aq tė shumta sa do t‘u duhet tė blini njė portofol tė ri.



    Shigjetari

    Fillimi i vitit do tė jetė i qetė pėr personat qė i pėrkasin shenjės sė shigjetarit. Nė muajt e parė tė vitit tė ardhshėm ju do tė ngroheni nga dashuria e partnerit tuaj, ndėrsa Venusi u bėn tė jeni tė parezistueshėm dhe askush nuk do tė guxojė t‘ju thotė "jo". Edhe pėr beqarėt do tė ketė gjėra pozitive, edhe ju do tė ngroheni nga zjarri i pasionit tė njė personit pėr tė cilin as qė e dinit se ekzistonte. Nė pranverė mos u frikėsoni nga ndonjė erė e lehtė ftohjeje, prandaj pėrpiquni tė mbani fort dashuritė qė keni, sepse edhe ato mund tė largohen. Nė prill gjithēka do tė kthehet si mė parė dhe ju do tė buzėqeshni. Nė maj pėrgatituni tė zbuloni periudhėn mė tė bukur tė dashurisė, pasi do tė vazhdojė tė jetė i tillė deri nė fund tė 2008, pėrveē ndonjė keqkuptimi tė vogėl me personin e zemrės.

    Do tė jeni tejet tėrheqės dhe pėrpiquni tė mos zgjoni xhelozinė te partneri juaj. Ndėrsa ju beqarėve u lejohet gjithēka gjatė periudhės sė verės dhe vjeshtės dhe nuk do tė keni asnjė problem. Do tė njiheni me njerėz tė rinj, pėrpiquni tė jeni mė xhentil dhe jo shumė agresiv. Pėr ēiftet 2008 do tė mbyllet ashtu si nisi, i qetė dhe plot dashuri. Do tė keni marrėdhėnie tė mirė me tė lindurit nė shenjėn e luanit, ujorit dhe dashit, ndonjė keqkuptim me bricjapin dhe demin. Edhe nė fushėn profesionale fillimi i vitit do tė jetė shumė i mirė, projekte tė reja dhe mundėsi tė reja qė do t‘i shfrytėzoni sa mė mirė qė tė jetė e mundur. Pesha e pėrgjegjėsisė do tė ndihet nė pranverė dhe sipėrmarrja juaj mund tė vihet nė dyshim, megjithatė duhet tė jeni kėmbėngulės. Nė maj do tė jeni mė shumė prodhues dhe ēdo gjė nė punė do tė shkojė mė sė miri. Fundi i vitit do t‘ju sjellė mė shumė kėnaqėsi dhe gjithēka do tė kthehet nė favorin tuaj. Vitin e ardhshėm do tė jeni plot energji dhe do tė jeni nė gjendje tė pėrballoni gjithēka. Bėni kujdes me regjimin.


    Bricjapi

    Pėr ju tė shenjės sė bricjapit, fillimi i vitit tė ardhshėm do tė jetė njė mrekulli: gjithēka do tė shkėlqejė nė tė gjitha fushat e jetės. Do tė jenė tė favorizuar ata qė udhėtojnė jashtė vendit pėr studime apo pėr tė bėrė tregti. Shumė gjėra do tė ndodhin nė jetėn tuaj, sidomos ata qė kanė njė raport tė konsoliduar. Do jeni plot ndjenja dhe do tė kaloni momente tė paharrueshme me partnerin tuaj, do tė ketė shumė pak vend pėr njerėzit e tjerė, pasi pėr ju nuk ekziston askush tjetėr. Pėr fat tė keq nė mars do tė zgjoheni nga ėndrra e bukur dhe do tė ktheheni nė realitet, kur do tė keni njė zėnkė me partnerin. Dikush do tė vihet mes jush, por ju do tė keni kujdes. Nėse do tė kaloni sė bashku momentet e vėshtira, maji do tė jetė njė muaj shumė i bukur dhe gjithēka do tė kthehet ashtu si ishte mė parė. Projekte tė rėndėsishme pėr ata qė duhen ēmendurisht, madje nuk ėshtė ēudi tė flitet edhe pėr ndonjė martesė. Gjatė muajve tė verės, pėrkujdesja do tė kthehet nė pasion dhe eros nė nivele tė larta.

    Nė shtator do tė keni njė moment pauze dhe dot merrni lajme jo fort tė mira, prandaj pėrpiquni tė jeni besnikė dhe mos dyshoni pėr partnerin tuaj. Po kėshtu njė periudhė shumė tė mirė do tė kalojnė edhe beqarėt gjatė vjeshtės, momente qė nuk do t‘u hiqen kollaj nga mendja. Gjatė kėtij viti do tė keni njė mirėkuptim me virgjėreshėn dhe demin, keqkuptime me gaforren dhe peshoren.

    Nė muajt e parė tė 2008 do tė keni shumė fat dhe ju do tė arrini tė realizoni planet pėr tė cilėt keni kohė qė po punoni. Do tė bashkėpunoni mė shumė me kolegėt tuaj dhe do tė keni mundėsi qė tė sqaroni debatet e mėparshme. Pėr aftėsitė tuaja do t‘u pėrgėzojnė edhe kolegėt, prandaj duhet qė tė punoni edhe mė shumė pėr tė arritur objektivat. Pėr gjithė vitin e ardhshėm do tė jeni nė formė dhe me shėndet tė mirė. Gjatė 2008 nuk do tė keni shumė tė ardhura, edhe pse do tė keni mė shumė lekė se mė parė.


    Ujori

    Mbaroi dhe 2007 dhe tani fillon njė periudhė e re pėr ju ujorėt nė fushėn e dashurisė dhe do tė keni njė fillim viti shumė tė mirė. Muajt e parė tė vitit do t‘i kushtohen erosit qė u ka munguar gjatė kėsaj periudhe, sidomos nėse do tė bėni atė qė ndieni nė tė vėrtetė. Do tė duhet tė pėrballoni frikėn tuaj. Kėshtu beqarėt do tė kenė eksperienca tė reja, qė do tė jenė plot eros. Nė pranverė do tė keni njė krizė, pasi do t‘u shkojnė ndėrmend shumė dyshime dhe do tė keni shumė probleme. Por mos bėni tė njėjtat gabime dhe hiqini nga mendja gjėrat e kėqija. Kalojeni sa mė shpejt kėtė periudhė dyshimesh dhe do tė jetoni mirė me njeriun qė gjithnjė e keni ėndėrruar. Nė verė karakteri juaj do t‘u sjellė ndonjė problem, prandaj pėrpiquni tė pastroni ndėrgjegjen tuaj dhe arsyetoni mbi atė qė bėni dhe thoni. Nė vjeshtė do tė shkėlqeni sėrish dhe do tė rrethoheni nga dashuria dhe pasioni. Do tė ndieni ndonjė frikė kur mendoni se lidhja qė keni do tė bėhet mė serioze. Pėr tė kaluar kėtė periudhė nuk iu duhet gjė tjetėr veēse tė flisni, tė flisni pėr t‘i sqaruar gjėrat me partnerin. Do tė keni marrėdhėnie tė mira me dashin, binjakėt dhe peshoren, ndonjė pėrplasje me luanin, virgjėreshėn dhe akrepin. Viti i ardhshėm do tė jetė shumė i mirė nė fushėn profesionale. Do tė jeni tė sigurt pėr idetė tuaja, tė cilat do tė jenė origjinale dhe produktive dhe do tė arrini qė tė bindni kolegėt tuaj. Edhe pse dikush do tė mundohet qė t‘u pengojė nė punė ju do t‘ia dilni mbanė, prandaj mos u zmbrapsni pėrballė vėshtirėsive qė do tė hasni. Vera do tė shfaqet me ritme tė ngadalta dhe do tė ndiheni pak tė dembelosur. Vjeshtėn do ta nisni me mė shumė energji dhe projekte. Do tė jeni gjithė kohėn aktivė dhe kjo falė shėndetit tuaj shumė tė mirė. Do tė keni tė ardhura tė mira sidomos nė muajt e parė tė vitit tė ardhshėm. E gjithė puna juaj tani do tė kthehet nė para. Tani do tė mund t‘ia lejoni vetes edhe ndonjė ditė pushimi.


    Peshqit

    Njė fillim viti jo shumė entuziast pėr sa i pėrket dashurisė. Do tė keni mė shumė nevojė pėr tė qėndruar vetėm sesa pėr tė ndarė gjėra me partnerin. Nėse jeni beqarė njė gjė e tillė do t‘u sjellė nė qendėr tė vėmendjes tė personave tė tjerė. E gjitha kjo situatė do tė mbyllet nė pranverė, kur pasioni do tė kthehet nė zemrėn tuaj dhe dėshira pėr t‘u pėrkėdhelur do tė kthehet sėrish. Pėrpiquni tė fitoni kohėn e humbur dhe tė jetoni lidhjen, kėrkoni lidhje dhe njohje tė reja dhe do tė shikoni se do t‘u kthehet buzėqeshja. Nė verė do tė ndiheni tė hallakatur dhe dėshira pėr liri mund t‘u ēojė nė situata tė rrezikshme. Jeni nė kėrkim tė aventurave tė reja dhe personave tė tjerė dhe e shikoni partnerin si pengesė, por e dini se thellė zemrės suaj njė gjė e tillė nuk ėshtė e vėrtetė. Prandaj pėrpiquni tė flisni me partnerin dhe ai di se si t‘iu ndihmojė dhe t‘u kthejė buzėqeshjen. Mos hidhni poshtė atė qė keni ndėrtuar deri tani. Nė vjeshtė, dashuria do tė mbushė zemrėn, do tė ndiheni tė dashuruar. Edhe beqarėt nė kėtė periudhė do tė hidhen nė krahėt e ndonjė miku apo mikeshe ideale. Nė fund tė dhjetorit do tė kaloni njė periudhė apatike, por qė do tė kalojė shumė shpejt. Do tė keni marrėdhėnie tė mira me gaforren dhe demin, ndonjė keqkuptim me shigjetarin dhe peshqit. Fillimi i vitit do tė jetė shumė i mbarė nė fushėn profesionale qė do tė shoqėrohet me tė ardhura tė mira. Do tė shfrytėzoni mė sė miri njohjet dhe aftėsitė tuaja dhe ata qė u rrethojnė do ta kuptojnė se do tė jepni maksimumin. Do tė shikoni se keni pėr tė arritur maksimumin tuaj. Nė verė do tė ndiheni pak tė lodhur, por kjo do tė jetė njė periudhė pushimi qė do t‘iu ēojė drejt suksesit. Kjo do tė jetė njė periudhė shumė e mirė nė karrierėn tuaj. Pėr shėndetin duhet tė bėni kujdes nga ndonjė ftohje, prandaj vishuni mirė. Shkarkoni tensionin duke u marrė me sport dhe ēlodhja do tė vijė mė pas.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: 12 shenjat e horoskopit pėr 12 muajt e vitit

    Shoku nuk i beson fare kto mrokllat!

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: 12 shenjat e horoskopit pėr 12 muajt e vitit

    Jo me Daku po duhet te fillosh te kesh besim besim

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shenjat e Horoskopit
    Nga ReniX nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 12-08-2012, 12:58 PM
  2. Gjate dhe Gjere per 12 shenjat e Horoskopit!
    Nga erinda nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 28-04-2012, 10:41 AM
  3. Shenjat e horoskopit qe tradhetojne me shume!..
    Nga erinda nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-02-2012, 12:07 PM
  4. Kalendari i Muajt per Kompjuterin tuaj!
    Nga ReniX nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:22 PM
  5. Shenjat e horoskopit
    Nga carolina nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 30-05-2010, 05:33 AM