Receta Gatimi

Lajmet e cuditshme nga cdo cep i botes


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Lajmet e cuditshme nga cdo cep i botes

    E Diele, 30 Dhjetor 2007

    PARIS

    Aeroplan me bateri, por nuk eshte loder

    Ne te ardhmen cdo gje do te jete me bateri: aparatet shtepiake, automjetet, e duket edhe aeroplanet. Francezet kane arritur te fluturojne me aeroplan me bateri. Aeroplanet elektrike do te jene edhe me te lire edhe me ekologjik. Nje ekip i inxhiniereve francez ka arritur qe, per here te pare, te realizoje fluturimin e nje aeroplani me energji elektrike, ka thene Anne Lavrand, pergjegjese per kete projekt te emertuar Elektra. Aeroplani me motor elektrik prej 25 kuaj fuqi dhe bateri litiumi, ka fluturuar nga aeroporti Aspres-sur-Buech, rreth 48 minuta pa nderprerje, ka precizuar Lavrand. Aeroplanin e kane punuar inxhinieret e shoqates per futjen ne levizje te aeroplaneve me motore elektrike dhe behet fjale per nje aeroplan me nje ulese prej druri dhe metali, me peshe prej 155 kilogramesh pa pilot, dhe krahe prej nente metrash.

    KALIFORNI

    Shvarxeneger i rikthehet Hollivudit

    Ylli i filmit "Terminator" Arnold Schvarzeneger, detyra e te cilit si guvernatori i Kalifornise perfundon ne janar te vitit 2011, vecse ka kerkuar nga skenariste qe te dalin me ide dhe te ndihmojne ate ne rikthimin e karrieres se tij te filmit. Nje numer i skenaristeve te cilet aktualisht jane ne greve ne Hollivud kane pohuar qe njerezit e Arnoldit i kane kontaktuar ata per ide te reja. Ai deshiron te jete i pergatitur per kohen kur karrieres se tij politike do t'i vij fundi dhe vecse ka filluar te mendoje per kete seriozisht. Arnoldi beson qe ende e sheh veten si nje yll i madh, ndaj ka vendosur t'i kthehet filmave.



    DUBLIN

    Kulla U2

    Pop-rock atraksioni boteror U2, ne vendlindjen Dublin, vendosi te lere gjurme pergjithmone, duke krijuar rrokaqiellin gjigant te quajtur U2 Kulla. Anetaret e bendit gjenden ne partneritet, i cili propozoi ndertimin e U2 Kulles te larte 120 metra, i cili si rrokaqielli me i larte irlandez do te zbukuronte docet e Dublinit jugor. Pjesa e varfer e kryeqytetit irlandez u zgjodh per arsye se para pese vitesh U2 doli nga ish-studioja e tij, e cila ishte e vendosur pikerisht aty, ndersa tash deshiron studio te re ne kuartin e vjeter, por ne maje te Kulles, te cilen e projektoi arkitekti britanik, Norman Foster. Ne kuader te ndertimit te kulles eshte parapare dhe rindertimi i kuartit afer lumit Liffey, megjithate projekti ende nuk mori driten e gjelber. Agjencia per mbrojtjen e trashegimise ‘An Taisce’ kerkoi verifikim special per vendosjen e U2 Kulles ne peizazhin te Dublinit jugor, ku shtepite jane kryesisht te uleta.



    KALIFORNI

    E heqin nga shkolla se hengri karamele me liker

    Nje shkolle ne distriktin Rancho Cucamonga ne Kaliforni, te Shteteve te Bashkuara, ka pezulluar ne prag te mbylljes se sezonit per festat e fundvitit, nje vajze 12-vjecare nga shkolla, pasi kishte nje karamele me liker. Nxenesja e klases se shtate u dergua ne shtepi nga shkolla “Junior High School Alta Loma”, tri dite para pushimeve te dimrit, pasi nje shoqe i dha nje karamele te mbushur me vodka. Nje tjeter nxenese e pa vajzen te merrte karamelen. Mamaja e vajzes thote se e bija e saj nuk e hengri karamelen, e cila u gjet ne cante. Drejtori i shkolles nuk komentoi per kete vendim, por tha se cfaredolloj sasie alkooli me cfaredolloj paketimi eshte e ndaluar ne shkolle.



    ROCK SPRINGS

    Ther burrin se hapi me shpejt dhuraten e Krishtlindjes

    Nje grua goditi me thiken e kuzhines bashkeshortin e saj, pasi ai e hapi me heret dhuraten e Krishtlindjes. Misty Johnson, 34 vjece, nga Rock Springs, u arrestua dhe u akuzua per sulm te shkalles me te rende. Bashkeshorti i saj, Shaun Fay Johnson, 34 vjec, u shtrua menjehere ne spital per nje plage ne gjoks. Misty Johson doli ne gjyq diten e djeshme, por u lirua duke paguar kushtin prej 7500 dollaresh. Bashkeshorti i saj njoftoi urgjencen menjehere pas mesnate per te raportuar se gruaja e kishte sulmuar. Ai nuk kishte pasur durim edhe disa dite, por e kishte hapur dhuraten e Krishtlindjeve nen peme, me heret nga dita e shumepritur.



    ITALI

    Bashkia merr shofere pa patenta

    Bashkia e Palermos ka punesuar "110 shofere autobusesh", por qe nuk jane te pajisur me patente. "Tani per tani, me ta nuk mund te behet gje. Per sa kohe qe ata nuk do te marrin patenten ata do te paguhen'', shpjegoi bashkia, qe i punesoi keta persona ne prag te zgjedhjeve bashkiake.



    PERU

    Kembesoret e dehur, “lume” aksidentesh

    Ne Lima, kembesoret ne gjendje te dehur shkaktojne dy here me shume aksidente vdekjeprurese se shoferet e bere tape, thekson nje raport i policise. Ne kryeqytetin peruan, ku qarkullimi eshte i renduar dhe i rrezikshem, gjysma e shofereve te taksive kane patenta false. Ndersa kembesoret, edhe kur nuk kane pire, pa menduar per jeten e tyre, kapercejne rruget ku lejohet qe makinat te udhetojne me shpejtesi, edhe ne autostrada.



    ARABI SAUDITE

    Divorc duke pare televizor

    Nje saudit kerkoi divorcin, pas kapi te shoqen duke ndjekur ne televizion nje program qe drejtohej nga nje burre. Burri mbeshtet doktrinen shume strikte te Islamit, qe ndalon gruan te qendroje vetem me nje burre, qe nuk eshte anetar i afert i familjes.



    EGJIPT

    Ndan burrin se s’i duronte eren

    Nje egjiptiane, qe nuk e duronte dot me "eren kuterbuese" te te shoqit, arsimtar, 39 vjec, arriti te merrte divorcin, pasi bindi nje gjykate per kalvarin e saj te perditshem. Me gjithe kembenguljen e bashkeshortes, burri refuzonte me kembengulje te lahej, duke bojkotuar sapunin dhe furcen e dhembeve.



    KINE

    Vjedh nje biciklete per t'u ndare nga e shoqja

    Nje kinez, qe nuk duronte dot te shoqen dhe nenen e saj, kerkoi strehim prane nje komisariati policie dhe pas refuzimit te ketij te fundit, ai vodhi nje biciklete, me qellim qe ta burgosnin. “Dua te shkoj ne burg, me mire do te ishte ne nje kamp riedukimi, ku mund te mesoja nje zanat te ri", deklaroi i pafati Jin.



    JAPONI

    Arke kursimi qe shperthen po nuk e mbushe

    Nje prodhues lodrash japoneze ka shpikur nje kumbara kursimi, qe shperthen dhe i shperndan te gjitha monedhat nese pronari i saj harron ta mbushe brenda nje kohe te caktuar. "Bomba kumbara" eshte e destinuar t'i detyroje perdoruesit e saj te kursejne, thote krijuesi i saj, Takara Tomy.



    IZRAEL

    Pasaportat e reja, me gabime drejtshkrimore

    Ministria izraelite e Puneve te Brendshme ka bere te ditur se per shkak te disa problemeve teknike ne disa kallepe te dokumenteve te ministrise, pasaportat e reja kane dale me gabime, shkruan ne nje raport ne gjuhen angleze ne gazeten "Jerusalem Post". Zyrat e pasaportave kombetare ne Izrael do te benin mire qe t’i redaktonin ato para se ti leshojne per perdorim. Pasaportat e reja kane me shume se dy gabime qe ne faqen e siperme. Ministria e Brendshme eshte shkruar gabim, me disa ngaterresa te germave. Gabimin ka qene kjo gazete qe e ka raportuar, pasi pasaportat e reja kishin disa jave qe kishin dale ne qarkullim. Ministria e Brendshme izraelite u beri thirrje te gjithe shtetasve te aplikojne per dokumente te reja.



    AUSTRALI

    Bie nga kati i nente, shpeton ndertuesi

    Nje australian ra nga kati i nente, ndersa po perpiqej te ndertonte nje ure derrase ne nje apartament fqinj, por arriti te jetonte per te treguar historine. Ura u shemb pak pas mesnate, duke shkaktuar renien e 35-vjecarit ne nje strukture te meposhtme te nderteses, deklaroi policia ne shtetin e Australise perendimore. "Ai po punonte, po ndertonte ura derrase perreth baneses se fqinjit te tij, kur ndodhi incidenti. Ai ishte me fat. Ishte nje strukture prej hekuri dhe derrase, mbase nje pjergull, zbuti renien e tij", deklaroi zedhenesja e policise, Ros Ueatherall. Burri po kurohet ne spital per te cara dhe dyshohet se ka thyer nje kembe.



    GJERMANI

    Fshati con kishen ne qytet, me... kamion

    Banoret e Heuersdorf humben fshatin e tyre, por arriten te shpetonin kishen. Treqind banoret duhet te lejojne minatoret te arrijne te qymyrguri nen shtepite e tyre ne lindje te Gjermanise, vendosi nje gjykate, dhe qyteti fqinj Borna ka pranuar t'i siguroje strehe kishes se tyre 700-vjecare. Nje kamion me nje ngarkese 1000 tone vazhdoi rrugen ne diten e dyte te udhetimit njejavor me gjatesi prej 12 kilometrash per te shtepine e saj te re. E kompletuar me kambana dhe altar, kisha i kushtoi firmes se minatoreve Mibrag me shume se 3 milione euro per t'u levizur.



    GJERMANI

    Femija i shpeton ndjekjes se... 7 makinave policore

    Nje adoleshent, i cili po ecte me shpejtesi me nje motor me kater rrota, ne nje qytet gjerman, i ndjekur nga shtate makina policie arriti t'u shkase nga duart oficereve te zemeruar, njoftoi dje policia. Pasi i priu autokolones ne nje ndjekje prej 5 kilometrash neper rruget gjarperuese te Moenchengladbach, 18-vjecari pa nje garazh privat me nje dere te hapur, ku vendosi te fshihej, theksoi policia. Ne po e ndiqnim neper qytet, por makinat e skuadrave nuk munden t'i rrinin pas, pasi motori ishte ne gjendje t'i merrte kthesat me shpejt dhe ai mundi te largohej. Megjithate, policia zbuloi me pas vendin e tij te fshehte. Ai u mor ne pyetje dhe u akuzua se kishte nisur nje automjet pa patente dhe se i kishte dhene nje motori me kater rrota ne nje rruge publike, qe gje eshte e ndaluar ne Gjermani. "Ai na tha se e dinte se ishte e paligjshme t'i jepte nje motori ne rruge", deklaroi zedhenesi. "Por ai e kishte blere ate nga nje mik dhe theksoi se nuk kishte menyre tjeter per ta cuar ne shtepi".



    BRITANI

    Njeriu me me shume prona, 12 miliarde euro

    Duka i Uestminster-it vazhdon te jete pronari me i pasur ne Britani, pavaresisht nga rritja e numrit te miliardereve te rinj, ben te ditur nje sondazh. Duka, i cili zoteron parcela te medha toke ne pjesen qendrore te Londres, perfshire Mayfair dhe Belgravia, si dhe ka prona ne Lancashire, Cheshire, Skoci, Kanada dhe neper bote, vleresohet te kete nje pasuri me nje vlere prej shtate miliarde pafundesh (afro 12 miliarde euro), nga 6.6 miliarde paunde te vitit te kaluar, beri te ditur nepermjet Listes se te Pasurve gazeta "Estates Gazette". Te dhenat, e hartuara nga Philip Beresford, i cili merret gjithashtu me Listen e te Pasurve ne Sunday Times, konfirmoi se prona eshte kontribuuesi me i madh i pasurise ne vend. Pasuria e 500 pronareve me te pasur ne Britanine e Madhe dhe ne Irlande, te marre se bashku, vleresohet te jete 117 miliarde paund. Ne vendin e dyte ishin vellezerit miliardere David dhe Simon Reuben, me nje pasuri qe vleresohet te 3.5 miliarde paunde, e ngritur nga ndertimi i azileve dhe pistave te garave. Ne vendin e trete ishte sipermarresi irlandez Sean Quinn, investimet e te cilit ne hotele dhe bare, e kane ndihmuar ate te mbledhe nje pasuri prej 3 miliarde paundesh.



    KINE

    Ndal fjaleve joshese ne njoftimet per martesa

    Nje qytet verior kinez ka ndaluar perdorimin e fjaleve "joshese" te tilla si "e zgjuar", "djale i pashem" dhe "pasanik" ne njoftimet per martese, ne nje perpjekje per shmangur mashtrimet. Shume kineze vazhdojne te shkojne te shkuesit per te gjetur nje partner te pershtatshem per jeten dhe per femijet e ardhshem dhe shpesh u drejtohen njoftimeve te publikuara ne gazeta, revista dhe internet. Por pas disa ankesash nga njerezit, te cilet theksojne se jane mashtruar, megjithese nuk kane thene se si, qyteti kryesor i krahines Henan, Zhengzhou, po kontrollon kete industri. Duke filluar nga ky fundvit, ndermjetesve u duhet te dergojne permbajtjen e njoftimeve te tyre per t'u miratuar ne qeverine e qytetit dhe rrezikojne t'u ndalohet veprimtaria nese shperfillin rregullat e reja, shtoi media.



    NORVEGJI

    S’te pelqen ushqimi? Eja merr parate

    Firma norvegjeze per shitjen me pakice te produkteve ushqimore Coop nxori sot nje garanci te re per prodhimet e saj: "Nese nuk te pelqen ushqimi, do te te kthehen parate pa asnje pyetje". Coop, firma e dyte me e madhe produkteve ushqimore ne Norvegji, theksoi se konkurrenca midis shitesve me pakice ishte bere aq e ashper sa per te fituar nje klient te ri i ishte dashur te behej me krijuese. "Duhet t'u besojme konsumatoreve, nese ata nuk jane te kenaqur me dicka, ne nuk bejme pyetje", deklaroi zedhenesi i Coop, Vidar Ullenroed, per agjencine Reuters. "Do te kompensojme te gjithe shumen", deklaroi Ullenroed per tabloidin me te shitur VG, duke shtuar se nuk ishte e nevojshme te kishte ndonje gje te gabuar ne produkt per te marre serish parate. "Nuk do te diskutojme per asgje. Thjeshte sill ambalazhin, produktin apo faturen", deklaroi ai. Keshtu qe nese nje cokollate ka shume lajthi apo vakti i gatshem nuk i pelqen konsumatorit, parate do te kthehen. Coop deklaroi se do te kishte "kujdes" per kompensimin e parave lidhur me alkoolet e konsumuara.



    KINE

    Mbyll shkollen per te nderuar... nenen e vdekur!

    Nje zyrtar lokal ne veri te Kines mbylli nje shkolle per disa dite ne perkujtim te pervjetorit te vdekjes se nenes se tij dhe ne vend te mesimit dha urdher per zhvillimin e operave tradicionale. Shkolla fillore e Baodianit, fshat ne provincen Shanxi, u shnderrua ne teater, ku banoret lokale shihnin opera tradicionale. Klasat e shkolles ishin te mbyllura, pervec disave qe sherbenin per zhvillimin e provave te operes. Keshtu qe nxenesit nuk mund te benin mesim pervecse te degjonin provat. Idete konfuciane per nderimin e pjesetareve te vdekur te shtepise, te denuara ne kohen e Mao Ce Dunit si ''feudale'', jane rikthyer gjate viteve te fundit dhe kane ndikim shume te forte ne zonat rurale te vendit.



    BERLIN

    Blen divan, gjen pikturen e shekullit te XVI!

    Nje studente berlineze, e cila bleu nje kanapč te perdorur per 150 euro, zbuloi se brenda saj gjendej nje pikture baroke. Piktura e gjetur prej saj u vleresua 19200 euro. ''Ajo e perdori kanapene per te fjetur, nderkohe qe pas pak kohe zbuloi se brenda saj ndodhej nje pikture'', deklaroi zedhenesja e shtepise se ankandeve ''Ketterer Kunst''. Nga shitja e piktures, studentja mori 16000 euro. Ekspertet besojne se piktura me titull ''Pergatitje per udhetim ne Egjipt'' eshte bere mes viteve 1605-1610 nga nje artist i panjohur, i cili ka pasur lidhje me piktorin venecian, Carlo Saraceni.



    SEUL

    Metro... vetem per femrat!

    Vitin e ardhshem, kompanite e menaxhimit te metrove ne Seul do te percaktojne disa prej tyre ku do te kene te drejte te futen vetem femrat, njoftoi nje zyrtar pergjegjes. ''Ne metrote e Seulit ndodhin shume krime seksuale'', deklaroi ai. Nderkohe, deputeti Lee Jai-chang deklaroi te henen ne parlament se ''gjysma e krimeve qe ndodhin ne tete metrote e Seulit jane te natyres seksuale''. Sistemi i metrove ne Seul mundeson udhetimin e 6,1 milione personave ne dite.



    AUSTRALI

    Del nga burgu, blen ish-qeline

    Nje ish-i burgosur australian e ka dashur qeline e tij aq shume, saqe tani ka vendosur ta ...bleje. Graeme Alford, qe kaloi disa vjet ne ish-burgun Pentridge per pervetesim fondesh dhe grabitje me arme ne vitet '70-te, do te bleje ish-qeline e tij me numer 43, pasi burgu do te restaurohet si qender tregtare, njoftoi sot media vendase. Pentridge, nje nga burgjet me te njohura australiane, ku u krye edhe varja e fundit ne vend do te kthehet ne nje qender tregtare vererash, ku do te vendosen verera te rralla me nje vlere prej 45 milione dollaresh amerikane. Alford ishte avokat, por dashuria per kumarin dhe pijen e futi ne borxhe te bastexhinjte, te cilat e detyruan te vidhte fondet e nje trusti dhe te merrte pjese ne grabitjen me arme te nje banke. Pas daljes nga burgu ne vitet 1980, Alford e ndryshoi teresisht stilin e tij te jeteses, duke hequr dore nga pija, ndersa te filloi te merrej me shkrime librash dhe nisi nje karriere te re si orator.



    INDI

    Vajza, me kater duar dhe kater kembe

    Mjeket ne Indi kane kryer me sukses nje nderhyrje kirurgjikale te nje vajze dyvjecare e lindur me kater duar, kater kembe dhe organe te tjera te brendshme te teperta, deklaruan sot kirurget. Nje ekip prej afro 30 mjekesh hoqen me sukses nga trupi i Lakshmi Tatmas motren binjake pa koke, e cila ishte e ngjitur ne legenin e Lakshmise por qe nuk ishte zhvilluar dhe nuk ishte ndare qe ne mitren e nenes, nje rast ky jashtezakonisht i rralle. Lakshmi, e cila ka marre emrin e “perendeshes indiane” te pasurise me kater duar, pritej te qendronte per 40 ore ne sallen e operacionit, por nderhyrja zgjati 27 ore. Por, mjeket u shprehen se edhe pse i rrezikshem operacioni ishte i domosdoshem, pasi Lakshmi, e cila nuk mund te ecte dhe te qendronte ne kembet e saj te deformuara, ne kete gjendje nuk do te jetonte pas moshes se adoleshences. "Na thane se tani mund te beje nje jete normale", u shpreh per gazetaret e ema e Lakshmit, Poonam. Prinderit e vajzes se operuar jane punetore te varfer nga shteti i Biharit. Ata thane se kishin refuzuar ofertat e pronareve te cirkut per te blere vajzen e tyre. Pervec heqjes se gjymtyreve shtese, u korrigjuan edhe legeni e shpina e deformuar si dhe u hoqen organe te teperta, thane mjeket. Te gjitha shpenzimet e ketij operacioni u perballuan nga spitali.



    LITUANI

    Thyen rekordin kombetar ... 102 vjec dhender

    Nje lituanez 102-vjecar theu nje rekord kombetar, duke u bere personi me i moshuari ne vend qe lidh martese. Stanislovas Grigas dhe e fejuara e tij, 76-vjecare Brone Mikutiene, u martuan te shtunen ne Kaunas, qyteti i dyte me i madh ne Lituani. Rekordin e meparshem e mbante nje person, qe u martua ne moshen 84-vjecare, ne vitin 1986, ndersa gruaja me e moshuar ne momentin e marteses ishte nje 80-vjecare ne vitin 1991. Bashkeshortet njiheshin qe prej 35 vjeteve, kur Stanislovas Grigas ishte ende i martuar me gruan e tij te pare. Sapo mbeti i ve, ne vitin 1992, Brone Mikutiene e ndihmoi ate te mbante shtepine dhe ne pranvere ajo erdhi te jetonte me te. Sipas te perditshmes, ideja per martese ishte e bashkeshortit. "Ai merr vendimet kryesore ne familje dhe pergjithesisht jam dakord me te", shtoi e sapomartuara.



    SEUL

    Gjykata autorizon policin ...te mbaje mustaqe!

    Nje gjykate koreanojugore autorizoi nje polic te mbaje mustaqe, ndersa administrata e tij kerkoi qe gjykata te urdheronte heqjen e mustaqeve. Oficeri i policise, ne detyre ne nje komisariat te Seulit, u pezullua per tre muaj nga eproret, te cilet vleresonin se mustaqet e tij binin ne kundershtim me rregulloren. Gjykatesi i dha te drejte policit, duke vleresuar se nese rregullorja kerkonte nga zyrtari qe ai te ishte i "rregullt", kjo nuk i ndalonte atij mustaqet. "Gjykata i jep te drejte ankuesit per aq kohe sa rregullorja e policise nuk ndalon mbajtjen e mustaqeve", vendosi gjyqtari Shi Dong-Seung.



    ANGLI

    Shefi i opozites ngaterrohet me hidraulikun

    Shefi i opozites konservatore britanike u ndie i vleresuar fillimisht kur modelja, Kate Moss i kerkoi numrin e telefonit, perpara se te kuptonte qe ajo e kishte ngaterruar me nje hidraulik. David Cameron u shpreh sot pasdite ne nje interviste per televizionin "ITV1", se ishte takuar me top modelen gjate nje evenimenti bamiresie. Per nje arsye qe ai nuk e shpjegon, biseda kishte vazhduar rreth demeve te shkaktuara nga uji ne shtepine e politikanit. "Dhe vazhdova me pas te flas e flas kur ajo me tha: 'Zot, ju dukeni si dikush qe mund te jeni teper i dobishem, mund te kem numrin tuaj te telefonit?' Kur u riktheva ne tavoline tek te ftuarit e tjere, u thashe: kam nje lajm te mire dhe nje te keq. Lajmi i mire eshte se takova Kate Moss dhe me kerkoi numrin e telefonit. Lajmi i keq, mendoj se ajo beson qe une kam te beje me profesionin e hidraulikut".



    HOLANDE

    Pritet pema e geshtenjes e Ana Frankut

    Pema e geshtenjes qe ngushellonte Ana Frankun, nderkohe qe ajo u fshihej nazisteve ne Amsterdam, do te pritet me 21 nentor, njoftoi sot keshilli bashkiak i qytetit. Planet per prerjen e saj jane vonuar nga kundershtimet e opinionit publik, por nje kontroll i hollesishem nxori si perfundim se pema po kalbezohej me shpejtesi. ''Rreziku i rrezimit te pemes qe peshon 27 tone... eshte shume i madh'', thuhet ne faqen e internetit te bashkise se Amsterdamit. ''Vetem 28 per qind e saj eshte e shendetshme'', shtohej ne te.



    SHBA

    Globi i Hitlerit shitet 115000 USD

    Nje glob qe Hitleri e mbante mbi tavoline dhe qe u mor nga nje ushtar amerikan nga rezidenca e ish-diktatorit nazist, ne vitin 1945, u shit ne ankand 115000 dollare, njoftoi nje shtepi ankandesh ne San Francisko. John Barsamian, 91 vjec, deklaroi se e kishte marre globin si kujtim, pasi kishte hyre ne rezidencen Berghof, ne Obersalzberg, ne jug te Gjermanise, si ushtar amerikan. Ai shtoi se kishte vendosur ta shiste per shkak te moshes se shtyre. Globin e bleu nje mik i Barsamianit. ''Globi ne fjale nuk ka rendesi te madhe historike. Fakti qe ka qene i Hitlerit i rriti cmimin. Pa kete histori, ai do te kishte nje cmim te ulet'', deklaroi austriaku Peter Allmayer-Beck, studiues i njohur globesh.



    ZVICER

    Nje gjermani i kerkojne te mesoje... gjermanishten!

    Nje gjerman 70-vjecar, i cili po kerkon te marre nenshtetesine zvicerane, i eshte kerkuar te kthehet ne shkolle te mesoje gjuhen e tij amtare, pavaresisht nga fakti se eshte ekspert ne gjuhen gjermane, njoftoi nje gazete zvicerane. Qyteti zviceran Dielsdorf urdheroi Ulrich Kring, i cili ka jetuar gjithmone ne Zvicer, por po aplikon vetem tani per nenshtetesi, te filloje nje kurs per te mesuar gjuhen gjermane me shumen 250 franga zvicerane (222,6 dollare). Kursi eshte i detyrueshem per te gjithe te huajt qe kerkojne nje pasaporte zvicerane dhe qyteti nuk do te beje perjashtim as per shtetasin gjerman, njoftoi gazeta. Kring ka apeluar kunder vendimit ne nje autoritet me te larte lokal, nuk ka marre ende nje pergjigje. Dy te tretat e 7,5 milione banoreve te Zvicres jane gjermanishtfoles. Shume shtetas gjermane e konsiderojne gjuhen e folur zvicerane te veshtire per t'u kuptuar, megjithese gjuha zyrtare e shkruar qe mesohet ne shkolla eshte e njejte me ate ne Gjermani.



    FRANCE

    Mishi ne hell me i madh ne bote

    Nje kuzhinier francez tha dje se kishte pergatitur "mishin me te madh te pjekur ne hell", kur poqi perreth 15 ore nje deve 550 kilograme, ne qytetin maroken te Safit (390 kilometra ne jug te Rabatit). Pjekja u zhvilluan nen veshtrimin e vemendshem te nje noteri, qellimi i te cilit ishte futja e kesaj tentative ne librin e rekordeve Gines. "Ishte nje tradite qe kishte mbetur ne harrese. Kishte dy shekuj qe kur mbreti i kishte ofruar turmes nje deve te pjekur. Pikerisht ketu e mora idene. Askush nuk e besoi ne Marok, pervec pronarit te ri te nje restoranti qe e priti me shume entuziazem", rrefen kuzhinieri Christian Falco, 63 vjec, me origjine nga Perpinjani (jugperendim i Frances). U deshen tre tone dru dhe 15 litra vaj per ta arritur pjekjen. E therur te enjten, e shkuar ne hell te premten ne mbremje, pjekja e devese 550 kilograme filloi ne oren 04:00 te mengjesit te shtunen, per te nxjerre 380 kilograme mish te pjekur ne hell.



    KOLUMBI

    Ndertojne... nendetese per transportin e kokaines

    Marina kolumbiane sekuestroi nje nendetese te improvizuar, qe ishte ne gjendje te transportonte 12 tone kokaine nga oqeani Paqesor ne Ameriken Qendrore, njoftuan dje autoritetet. Nendetesja prej leshi xhami, e zbuluar ne nje zone rurale, ne jug te provinces Narino, kishte hapesire per kater anetare ekuipazhi. Bregu kolumbian i Paqesorit eshte pike kyce per trafikantet, te cilet kerkojne ta shesin drogen ne veri te Meksikes dhe te SHBA-se. Gueriljet, paraushtaraket dhe trafikantet perleshen shpesh mes tyre per te vene nen kontroll tregtine e droges pergjate Paqesorit. Qe nga viti 2005, marina kolumbiane ka sekuestruar 11 nendetese artizanale. Kolumbia mbetet vendi i pare ne bote per prodhimin e kokaines, me 600 tone ne vit.



    RUSI

    Hajduti vjedh torte qe te rikthehet ne qeli

    Nje grabites rus i vodhi nje gruaje qe po kalonte nje torte dhe me pas i kerkoi viktimes te therriste policine ne menyre qe ai te kthehej ne burg, njoftoi sot media ruse. Nje zedhenese e policise ne Krasnojarsk, 4400 kilometra ne lindje te Moskes, deklaroi se nuk dihen ende motivet e krimit, por kur policia mberriti ne vendngjarje sulmuesi deklaroi se donte thjeshte te kthehej ne burg, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA. Pasi kontrolloi dokumentet e te arrestuarit, policia mesoi se hajduti kishte vuajtur se fundi nje denim prej 12-vjetesh, deklaroi zedhenesja. Kunder hajdutit te tortes jane paraqitur disa akuza qe mund ta burgosin ate per tre vjet te tjera.



    BRITANI

    I humbur prej 5 vitesh,... paraqitet ne polici!

    Nje kanoeist britanik, qe rezultonte i humbur prej marsit 2002, u paraqit kete fundjave ne nje komisariat te Londres ne gjendje shume te mire shendetesore, njoftoi sot policia, e cila pritet ta marre ne pyetje per te mesuar se ku i ka kaluar pese vitet e fundit te jetes se tij. Kanoeja e Joh Daruin, gardian burgu, ne ate kohe 51 vjec, u gjend e copetuar ne nje plazh te Seaton Carev, prane Hartlepool, ne verilindje te Anglise, ne mars 2002. Kerkimet intensive, qe u ndermoren ne ate kohe perfunduan pa sukses. Gjashte muaj pas zhdukjes, gruaja e tij Anne Daruin, shprehte keqardhjen per mosgjetjen e trupit te te shoqit. Sipas medias, zonja Daruin nderkohe ka rishitur shtepine e familjes dhe ka rindertuar jeten jashte vendit. Por, te shtunen, bashkeshorti i saj, tashme 57 vjec, u paraqit ne komisariatin e policise ne Uest End Central, ne Londer. "Daruin eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe familja e tij eshte njoftuar per kete. Per momentin nuk dime se ku i ka kaluar pese vitet e fundit te jetes", beri te ditur nje zedhenes i policise.



    NJU JORK

    Kercenimet per jeten detyrojne shpernguljen e ... qenushes milionere!

    Nje qenushe e vogel, qe kishte trasheguar 12 milione dollare nga testamenti i pronares se saj, Leona Helmsley, mbretereshe njujorkeze ne fushen e pasurive te paluajtshme, e cila vdiq ne gusht te ketij viti, u detyrua te shperngulet per ne Florida pas kercenimeve per jeten, beri te ditur sot shtypi njujorkez. E pagezuar me emrin Trouble (Shqetesim), qenushja e Leona Helmsley u nis per ne Florida me nje avion privat nen masa te fuqishme sigurie dy muaj me pare, saktesoi "New York Post". Trouble perfitoi 12 milione dollare, pjesa me e madhe e trashegimise se ish-pronares te nje perandorie imobiliare, ku perfshihet edhe administrimi i Empire State Building ne Nju Jork. Per arsye sigurie vendqendrimi aktual i qenushes nuk behet i ditur. E perditshmja popullore njujorkeze nuk thote se kush jane autoret e kercenimeve ndaj Trouble, por ben te ditur se qenushja kishte bere shume armiq per shkak te tendences se saj per te kafshuar kedo qe i afrohej portes se shtepise se saj. John Codey, ekzekutuesi i testamentit te Leona Helmsley, deklaroi per televizionin "CBS" se disa persona kishin kercenuar me rrembim te qenushes, ndersa saktesoi se kostoja e kujdesit per te arrinte ne 300 000 dollare ne vit.



    BRAZIL

    3 vjec mbijeton... 12 dite ne pyjet e Amazones

    Nje femije brazilian tre vjec kaloi 12 dite i humbur ne mes te pyllit te amazones, ne nje zone te populluar nga kafshet e egra, te tilla si jaguaret, perpara se te gjendej nga nje gjahtar, i mbeshtetur pas nje trungu peme dhe duke u dridhur. Vogelushi Neilson Oliveira de Lima, me origjine nga nje komunitet qe merret me mbledhjen e frutave, i vendosur rreth 800 km nga Manausi (veri) u shtrua qe prej te henes ne spitalin e Carauarit, qendra me e afert me komunitetin. Femija eshte me ethe dhe i dehidratuar, me te pickuara insektesh ne te gjithe trupin dhe i cjerre nga kembet dhe duart, por jeta e tij nuk ndodhet ne rrezik, sipas shtypit. Femija u gjet ne nje zone pylli te dendur, 5 kilometra larg komunitetit ku banoret mbledhin frutat e andirobas dhe te murumurus, me te cilat pergatiten vajra kozmetike. Nuk dihet se si ka mundur te mbijetoje Nelsoni i vogel gjate kesaj periudhe ne pyll. Koloneli i zjarrfikesve, Mario Reis Victor, qe ka koordinuar tashme kerkimet ne Amazoni, siguron se nje i rritur mund te mbijetoje deri ne dhjete dite ne xhungel pa ngrene, duke pire vetem uje. Nena e femijes, Evanise de Oliveira, mendon se ai mund te jete ushqyer me fruta qe i ka gjetur pertoke. Ajo mendonte se i biri ishte sulmuar nga nje jaguar ose nga ndonje kafshe tjeter e eger dhe i kishte humbur te gjitha shpresat per ta gjetur gjalle.



    GJERMANI

    Nje kambanore, me e anuar se kulla e Pizes

    Surhuseni, nje fshat i vogel pa ndonje histori te vecante ne veri te Gjermanise, mund te enderroje tashme per fame nderkombetare: Libri i Rekordeve Gines njohu sot qe kambanorja e tij prej tullash te kuqe, 27 metra e larte, ishte me e anuar se sa Kulla e famshme e Pizes. Kulla e kambanes, e ndertuar ne 1450, eshte anuar nga perpara me nje pjerresi prej 5,19 gradesh kundrejt 3,97 grade te pjerresise se kambanores toskane, sipas hartuesve te Librit "Guinness", qe i dhane sot, gjate nje ceremonie zyrtare ne kishen e fshatit, titullin zyrtar "te kulles me te anuar ne bote". "E kemi ditur gjithmone, por tani eshte zyrtare", shprehu kenaqesine kleriku Frank Uessels, qe shpreson se ky rekord do te terheqe kureshtaret dhe besimtaret ne kishen e tij. Kambanorja e Surhusen-it, lokalitet me 1200 banore rreth 15 kilometra larg Detit te Veriut dhe ne kufi me Holanden eshte ngritur mbi themele prej lisi. Kur tokat perreth u thane ne shekullin XIX, druri u kalb, cka shkaktoi animin e kulles, sipas Tjabbo van Lessen, qe drejton vizitoret ne kishe.

    Hyrja ne kambanore u ndalua ne 1975, nga frika e nje shembjeje, por monumenti u konsiderua serish si i parrezikshem ne vitin 1985, pas punimeve per forcimin e tij.



    Rusi

    Nje dreke te Gorbacov-et ...160000 USD per nje cift amerikan!

    Nje cift amerikan pagoi 160000 dollare per te ngrene nje dreke me ish-presidentin sovjetik, Mikhail Gorbacov, ne shtepine e tij. Gjate nje ankandi te organizuar ne Londer kishte nje oferte: nje dreke me familjen Gorbacov ne Moske. Nje cift amerikan pagoi 160000 dollare. "Cfare te bejme, do te nxjerrim laker, harenga dhe vodke", gjellet tradicionale ruse, deklaroi Mikhail Gorbacov. Ankandi ne Londer u organizua nga Fondacioni Raisa Gorbacov, sipas emrit te bashkeshortes se Gorbacovit, qe vdiq ne 1999 pas nje kanceri, per te ndihmuar femijet e prekur nga kanceri. Kater milione dollaret e mbledhur gjate ketij ankandi do te ndahen mes dy qendrave onkologjike per femijet ne Moske dhe Shen Petersburg.



    Spanje

    Violinistja, 7 dite e mbyllur ne kuti

    Nje violiniste spanjolle, qe do te kaloje nje jave e mbyllur brenda nje kutie transparente ne nje rruge te populluar te Madridit, tha se shpreson t'i vije frymezimi ndersa jeton nen veshtrimin e te huajve. "Ideja ishte te flisja permes muzikes sime. Eshte gjithashtu nje menyre per t'u promovuar", tha Patricia Arguelles perpara se te hynte ne shtepine e saj te tejdukshme ne parkun Retiro te Madridit. Kutia, qe i ngjan nje fugoni me parete prej xhami, ka nje krevat dhe nje tavoline per laptopin e saj dhe eshte me pamje te plote nga rruga. Ajo mund ta ruaje privatesine vetem ne tualet dhe ne dush. Te premten pasdite, nje turme njerezish ishte mbledhur per ta pare ndersa po dilte duke qeshur nga tualeti. Pas disa oresh ajo u shtri per te fjetur ne shtratin e saj, me nje roje sigurie jashte kutise.



    Zvicer

    Shitet ora e ish-gruas se Napoleon Bonapartit

    Nje ore e perandoreshes Josefine u shit per 1505000 franga zvicerane (913.810 euro) gjate nje ankandi ne Gjeneve, njoftoi shoqeria Christie's. Kjo shume eshte sa 7 here vleresimi fillestar prej 200000 frangash zvicerane i bere nga shoqeria e shitjeve ne ankand. Bleresi nuk u be i ditur. E realizuar ne 1800 me flori, diamant dhe smalt, objekti me ngjyre blu te erret eshte nje nga mostrat e para te "oreve me prekje", e shpikur nga Abraham Louis Breguet rreth viteve 1790. Ky sistem mundesonte te lexohej ora me nje te prekur te thjeshte, per te shmangur nxjerrjen e ores nga xhepi per miresjellje. Sipas shtepise Breguet, fusha e ores u porosit ne 1799 nga Josefine per 3000 franga. Ne 1804, pak pas kurorezimit te Napoleonit, medaljoni u zbukurua me diamante dhe me pas u zbukurua me nje kurore. Josefine ia ofroi me pas oren te bijes, Hortense de Beauharnais dhe kapaku u gdhend me nje "H" me gure xhevahiri. Josefine de Beauharnais (1763-1814) u martua me gjeneralin Bonapart ne 1796, por u nda ne 1809, pasi nuk lindi dot nje trashegimtar.



    RUSI

    Restoranti, mashtrim me mish qeni

    Nje restorant kinez ne Moske po hetohet pasi ka vrare qene rrugesh dhe i ka shitur per mish qengji. Nje grua njoftoi policine pasi kishte pare gjate nates te shkarkonin ne restorant thase qe kishin dicka te gjalle qe levizte dhe renkonte. Shkuam ne restorant per te kontrolluar mishin ... dhe beme disa analiza", tha policia. Zbuluam se mishi ishte i cilesise se ulet, i rrezikshem per shendetin e njeriut dhe nga nje kafshe jo e zakonshme per t'u ngrene qe ishte ... qen".



    GJERMANI

    Kur Shumaker behet shofer taksie... per te kapur avionin!

    Ndersa ishte me vonese dhe mund te humbiste avionin, gjermani Majkell Shumaker, shtate here kampion i botes ne Formula 1, u ul vete ne timonin e taksise qe do ta conte ne aeroport se bashku me familjen e tij dhe arriti te mberrinte ne kohe, njoftoi dje shtypi.

    Sipas shoferit te taksise, Tuncer Yilmaz, i pyetur nga e perditshmja e Mynihut "Abendzeitung", "Schumi" i kishte kerkuar ta merrte vete timonin. "U gjenda ne sediljen e pasagjerit dhe ne krah kisha Shumin, ishte e pabesueshme", shpjegoi Yilmaz qe saktesoi se Shumaker, 38 vjec shoqerohej nga bashkeshortja dhe dy femijet. "Ai beri ca parakalime te pabesueshme dhe u fut me te gjithe shpejtesine neper kthesa", shtoi shoferi qe per me teper mori edhe nje bakshish te mire pervec kostos se udhetimit. Informacioni iu konfirmua agjencise gjermane te informacioneve sportive SID, nga zedhenesja e Shumakerit, Sabine Kehm. Ajo saktesoi se familja Shumaker ishte ulur ne aeroportin e Koburgut, ne qender te Gjermanise, per te marre ne dorezim nje qen prane nje rriteseje, banore ne fshatin fqinj. Shumaker i dha fund karrieres se tij ne Formula 1 ne perfundim te sezonit 2006, ku me pas filloi pune prane skuderise Ferrari, ku vazhdon te jete i punesuar si keshilltar special.



    KINE

    Nje bujtine per ta shijuar ndjenjen e vdekjes

    Nje grua kineze ka hapur nje bujtine te ngjashme me mauzole, per t’iu mundesuar njerezve te shijojne ndjenjen e vdekjes. Jiao Meige ka hapur kete mauzole ne qytetin Lishui, ne provincen Jiangsu, ka raportuar Jinling Evening Post. Shtepia-bujtine eshte e dizajnuar sipas modelit te mauzoleve kineze, ndersa shtreterit jane te punuar sipas dizajnit te arkivolit. "E kam marre me qira kete cope te tokes, per te hapur ferme, mirepo pasi kishte shume varreza ne fushe, askush nuk ka dashur te punonte tek une”, ka thene ajo. Jiao ka shpjeguar se ideja per te hapur nje bujtine-mauzole, i ka ardhur fare rastesisht. "Pasi kishte shume varre, thash pse te mos u jap njerezve rastin qe ta shijojne vdekjen”, ka thene ajo. Jiao ka shtuar se asnje myshteri, qe ka probleme me zemer, nuk do te pranohet ne bujtinen e saj, ndersa ata me probleme mentale, duhet te shoqerohen nga personat e shendoshe.



    HOLLIVUD

    Hajdutet ne shtepine e Sharliz Teronit

    Njera nga aktoret me te paguara te diteve te sotme, Charlize Theron, eshte plackitur nga hajdutet. Pre e plackitjes ishte shtepia e saj, qe gjendet ne Hollivud Hills. Deri me tash askush nuk eshte arrestuar dhe nuk dihet vlera e gjesendeve te vjedhura. Fatmiresisht Theron nuk ka qene ne shtepi, ne momentin kur eshte plackitur shtepia e saj. Charlize, 32 vjecare, jeton ne Hollyeood Hills, me te dashurin e saj, Stuart Tounsend, me te cilin, ne vitin 2004, ka aktruar ne filmin “Head in the Clouds”, si dhe, ne vitin 2002, ne filmin “Trapped”.



    ANGLI

    I le trashegim 20 milione USD te panjohurve

    Familja e nje pensionisti britanik ia ka lene gjithe pasurine pronareve te nje restoranti kinez, me te cilet nuk kishte asnje lidhje. Niperit dhe mbesat e Golda Bechal pohuan se nuk ishte normale qe Kim Sing Man dhe gruaja e tij, Bee Lian Man te trashegonin 20 milione dollare (13.9 milione euro). Testamenti eshte bere ne vitin 1994 dhe hyri ne fuqi ne vitin 2004, kur Golda Bechal vdiq ne moshen 99-vjecare. “Sipas gjykimit tim, duke marre parasysh kushtet, zonja Bechal ishte e afte menderisht t’ia linte testamentin kujt te donte. Ai do te zbatohet edhe pse kane kaluar kaq shume vite”, thote gjykatesi Donald Rattee. “Ajo e pelqente shume ushqimin kinez, dhe shkonte shpesh ne ate restorant”, thote avokati i saj.



    SHBA

    Ne librin “Gines” se goditet dhe “fluturon” 36 metra

    Mathju McKnight mban nje rekord te rrezikshem, te cilin madje as kokekrisuri me guximtar nuk do guxonte ta thyente. Gjashte vite me pare, McKnight nga kontoja Fayette u godit nga nje makine ndersa ajo udhetonte me 112 km/ore ne autostraden 376 ne Monroeville, Pensilvani. Ai “fluturoi” 36 metra, pra sa lartesia e nje ndertese me 12 kate dhe jetoi te deshmonte. McKnight u regjistrua ne librin “Gines” te rekordeve ne vitin 2003, dhe vetem muajin e kaluar mori autorizimin. Botimi i vitit 2008 do te kete edhe rekordin e tij. Ai nuk mban mend asgje pas oreve te para te aksidentit. Kaloi jave ne spitale dhe 80 dite ne qendrat e rehabilitimit. Hapin e pare pas aksidentit e hodhi vetem ne vitin 2002.



    SHBA

    Frojdi qe "qendron ne ajer" i frikeson kalimtaret

    Kalimtaret para qendres tregtare ne Grand Rapids, ne shtetin amerikan federal Micigen, kane qene te bindur se nje burre qendron ne ajer mbi ndertese dhe perpiqet qe te mos rrezohet dhe per kete arsye e kane alarmuar policine dhe sherbimin zjarrfikes. Ne fakt, behet fjale per nje skulpture te doktorit te njohur psiko-analist, Zigmund Frojd, me madhesi natyrale, nen emrin "njeriu qe qendron ne ajer, veper e skulptorit cek David Cernia. Skulptura eshte e vendosur ne katin e shtate te nje ndertese. Kjo veper, ne menyre te ngjashme eshte "ekspozuar" ne Prage, ne Londer dhe ne Cikago.



    RUMANI

    Ne aeroport me uniforme te Al Kaeda-s

    Dy gazetare kane arritur te futen ne nje aeroport rumun, te veshur me uniforma ajrore te organizates terroriste, Al Kaeda, e madje edhe te vendosnin bomba te rrejshme brenda aeroportit. Tashme ka filluar hetimi se si - keta dy gazetare - kishin arritur te futeshin ne aeroportin Baneasa te Bukureshtit, me kapele ne koke dhe me logo identifikuese "Al Kaeda Airlines". Alexandru Cautis dhe Catalin Prisacaru nga gazeta “Academia Catavencu”, jane futur ne parkingun e stafit, qe konsiderohej si nje vend i sigurt ne aeroport. Ata kane vendosur bomba te rrejshme ne aeroplanet e pasagjereve, pak para se te niseshin ne pjesen e aeroportit te rezervuar per ushtri. Edhe aty, ata jane sjelle pa u penguar nga askush, kesaj radhe rreth nje aeroplani te tipit Hercules, te cilin madje edhe kane mundur fare lehte ta rrembenin. "Kemi degjuar nga njerezit se aeroporti eshte goxha keq i siguruar, dhe kemi pasur deshire te vertetonim kete gje. Kemi mundur te fusnim brenda arme te llojit bazooka ose edhe dinamit, dhe ate pa kurrfare problemi”, kane thene gazetaret. Ministria e Transportit e Rumanise tashme ka filluar hetimin rreth kesaj ngjarjeje.



    UELLS

    Shefi i trafikut shkel rregullat e qarkullimit

    Nje gjykate ne Uells ka pezulluar patenten e nje prej shefave me te rendesishem te trafikut, pasi ka udhetuar me 90 milje ne ore ne nje zone ku limiti ishte 60 milje ne ore. Gjykata ne Urexham urdheroi 42 dite pezullim dhe nje gjobe te konsiderueshme per Meredydd Hughe, kryeoficeri i policise ne South Yorkshire. Gjykata degjoi se Hughes dhe familja e tij ishin me pushime ne Uells kur makina e tij u diktua nga radaret rrugore.



    LOS ANXHELOS

    Britney Spears, e akuzuar per vjedhje

    Ekzibicioniste, shkakton probleme dhe zhurme?! Gjate festimeve te organizuara per ditelindjen e saj, Britni Spirs ka vjedhur kater pallto me vlere 28.200 dollare, qe ia ka dhuruar vetes se saj dhe mikeshave te veta. Kjo ka ndodhur gjate festes, kur mbreteresha e pop-it ka hyre ne garderobe, dhe pervec palltos se saj, Britni ka marre edhe 4 pallto te tjera dhe eshte akuzuar per vjedhje. E ne fakt, nuk eshte hera e pare qe Spears akuzohet per vjedhje. Muajin e shkuar kengetarja u ndalua ne daljen e nje dyqani, pasi kishte vjedhur nga nje manekine nje paruke. Kete here duket se ja ka dale mire.



    SHBA

    Prezervativi ne hamburger

    Nje i ri nga Vermonti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ka paditur pronarin e restorantit "Burgerking", per shkak se, sic pohon ai, ne hamburger ka gjetur nje kondom. "Kur e kafshova per te treten here hamburgerin, kishte nje shije te cuditshme. Duke vazhduar se ngreni, ndjeva gomen duke me kercitur neper dhembe. Gjysmen e kondomit e kisha ne goje", ka deklaruar i riu 34-vjecar per agjencine e lajmeve AP.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Lajmet e cuditshme nga cdo cep i botes



    Altin, leri shakate!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 30 vdekjet me te cuditshme ne historine e botes
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2011, 10:40 PM
  2. 50 ndėrtesat mė tė ēuditshme tė botės!
    Nga EMAUS nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 12:19 PM
  3. 30 vdekjet mė tė ēuditshme nė historinė e botės
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2007, 04:03 PM
  4. Lajmet me te fundit nga Shqiperia!
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 26-10-2007, 11:41 AM