Njė smartphone i ri, i cili nuk dėmtohet nga kontakti me ujin, do te dale nė treg nga kompania Sony.
I quajtur Xperia Z, ky smartphone u prezantua nė njė ceremoni gjatė njė panairi pėr pajisjet elektronike, tė mbajtur nė Las Vegas.
I konsideruar nga prodhuesit e tij si smartphone mė i mirė i prodhuar ndonjėherė, Sony shpreson qė tė jetė nė gjendje tė thyejė dominimin e iPhone tė Apple dhe Galaxy tė Samsung, nėpėrmjet kėtij produkti novator.
Njė celular me opsionet e zakonshme tė njė smartphone, pėrfshirė njė kamera 13 megapiksel dhe sistemin e operimit Android, Xperia Z do tė dalė nė shitje nė muajin mars.
I testuar pėrpara publikut, njė ekzemplar baze i Sony-t u hodh nė ujė nė njė thellėsi 1,5 metra, ku u la pėr gjysmė orė dhe u nxor tėrėsisht nė gjendje funksionale prej tij.
Sipas Sony-t, qė pretendon se njė nė dhjetė celularė aktualė prishen sepse bien nė ujė, ky smartphone i ri jo vetėm qė i reziston kontaktit me ujin, por ai mund tė lahet nė lavatriēe, pėr tu pastruar nėse ndotet.