Historia e njė burri, i cili u diagnostikua me kancer dhe duke provuar forma tė ndryshme kurimi, arriti nė pėrfundimin se duhet tė kishte njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė trajtuar sėmundjen, sesa kimioterapia.

Xhon Kansas jeton me gruan e tij nė ishullin Sanibel nė Florida. Pesė vjet mė parė ai u diagnostikua me kancer, por ajo qė e tronditi mė shumė ishin pamjet e fėmijėve qė i nėnshtroheshin kimioterapisė. "I shihja fėmijėt tek humbisnin buzėqeshjen e tyre, humbnin flokėt... kėshtu qė i thashė vetes: kimioterapia e sotme ėshtė e tmerrshme dhe duhet tė ketė patjetėr njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė trajtuar kancerin".

Kansas nuk kishte njohuri nga fusha e mjekėsisė. Ai ishte inxhinier elektronik dhe mendoi se valėt e radios mund tė pėrdoren pėr tė shkatėrruar tumoret. Ai pėrdori pjesė tė radios dhe enėt e gatimit qė pėrdorte gruaja e tij Marianne pėr tė ndėrtuar kėtė pajisje. "Mė zgjoi nga gjumi nė mes tė natės nga zhurma qė bėnte nė kuzhinė". Pajisja pėrdor valėt e radios nė vend tė radioaktivitetit pėr tė shkatėrruar qelizat kanceroze.

Doktor Steven Curley, i specializuar nė trajtimin e kancerit pėrmes frekuencave tė radios tani ėshtė i pėrfshirė nė eksperimentin e Kansasit. "Ėshtė njė arritje e paparė. Njė qytetari tė thjeshtė i erdhi nė mend ideja dhe kishte mundėsitė dhe aftėsitė tė krijonte kėtė pajisje". Doktor Curley thotė se trajtimi ka potencialin tė shkatėrrojė kancerin pa operacion.

Teknika e Kansasit me valėt e radios shkatėrroi tumoret kanceroze nė mėlēinė e lepujve. Arritja e tij do tė botohet nė numrin e dhjetorit tė revistės mjekėsore Kanceri. "E kuptova rėndėsinė e asaj qė kisha krijuar, vetėm pasi lexova tekste e botuara pėr tė", thotė Kansas.

Ekspertėt theksojnė se studimet janė ende nė fazat paraprake. Onkologu Robert Young. "Do tė parashikoja, bazuar nė ato qė dimė tani, se ndoshta do tė duhen 5 vjet nga prova e parė klinike tek njerėzit. Ndoshta edhe mė shpejt". Kanceri i Kansasit ėshtė pakėsuar, por pėr sa kohė do tė zgjasė kjo gjendje nuk dihet. "Dėshira ime e vetme ėshtė tė jetojė aq gjatė sa tė shohė provėn e parė klinike tė eksperimentit tim tek njerėzit".