Free Video Call Recorder for Skype eshte nje aplikacion absolutisht falas per te incizuar video thirrjet ne skype pa ndonje kohe te caktuar. Ai ka nje nderfaqe shume te thjeshte dhe nuk ju duhet te shkarkoni ndonje file tjeter extra qe te jeni ne gjendje ta perdorni programin. Thjeshte ju duhet te specifikoni menyren qe deshironi te veproje programi, te zgjidhni dosjen (folderin) se ku deshironi t'i ruani incizimet dhe te klikoni mbi butonin "E Kuq". Nese nuk deshironi t'i incizoni disa momente gjate bisedes, thjeshte shtypni "Pause". Per te perfunduar incizimin klikoni mbi butonin "Stop". Videot e incizuara ruhen ne formatin mp4, keshtu qe e keni te lehte t'i shikoni ato me cdo media player. Per audio thirrjet, programi i ruan filet ne formatin MP3 qe shumica e pajisjeve mund t'i lexojne ato.
Shkarko: Free Video Call Recorder for Skype 1.0.2 | 22.2 MB (Freeware)
Vizito webfaqen e programit