Receta Gatimi

Copeza pjesesh marr nga libra te ndryshem...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 3 FillimiFillimi 123 I funditI fundit
Rezultatet nga 21 deri tek 40 prej 60
  1. #21
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anėtarėsimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Auroraa Lexo postimin
    Shume te bukura keto shkrime.....
    Normal...nuk kisha dyshime!!!

  2. #22
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anėtarėsimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Come l'ago della bussola segna il nord, cosģ il dito accusatore dell'uomo trova sempre una donna a cui dare la colpa.
    -- Khaled Hosseini
    dal libro "Mille splendidi soli"

  3. #23
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Dmth nuk jam i vetmi qe lexoj pensierieparole

  4. #24
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anėtarėsimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    mesa duket...

  5. #25
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Po shkruaj disa copeza qe i kam shkeputur nga libri ' Bota e Sofies' ...(pak filozofik ).nje liber per mos tu humbur ...

    '' Ai Qe nuk meson te mbaj llogarit per 3000 vjete , jeton pa kuptim ' - Goethe

    ''Filozofia e ka origjinen e saje tek aftsia e njerezve per tu cuditur ''

    '' Bota karakterizohet nga te kundertat ... Nese nuk do te semureshim , nuk do e kuptonim se cka do te thote te kesh shendet te plote. Nese nuk je i uritur nuk do ta ndiesh kenaqesine e te ngopurit . Po mos te kishte luftra nuk do te profohej kenaqesia e paqes dhe po mos te kishte dimer nuk do ta dinim kurr se ceshte vera '
    ( me shum kuptim te thell kjo ; ) )

    ' Qielli dhe yjet siper meje , dhe ligji i moralit brenda meje . Keto jan per mua provat se ka nje Zot mbi mua dhe nje Zot brenda meje ' - Kanti
    ' Njerzit mbartin brenda vetes te gjithe universin dhe rruga me e mire per te perjetuar misterin e botes eshte te hyje ne vetvete ' - Shelling

    kaq per momentin

  6. #26
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Ēdo here kam dashur te ik tutje...diku rrugeve te qytetit te Parisit ose te Londres,ose kudo qofte...do mjaftonte qe te isha larg.Te isha diku ku askush nuk me njeh dhe askush nuk me gjykon,te flija kur te doja dhe jo sepse duhet te flija,te dilja te bridhja rrugeve atehere kur mua te ma donte shpirti,te merrja nje pije me nje qe bridhte rrugeve ashtu si une...te dehesha me ndjenja atehere kur une do te doja,o Zot,ē'endrra...
    Jeta eshte shumeēka,shume filozof,psikologe e poet tregojne ē'eshte jeta,shumica kane te drejte,por per mua jeta eshte dy gjera "e veshtire dhe e bukur njekohesisht".Mjafton te dish te jetosh,shumica nuk dine,jane te preokupuar me te ardhmen,mesimet,obligimet...mor miq,po e tashmja?
    Per kete pra dua te ik tutje,ti braktis keta njerez qe jetojne me ate qe do ndodhe neser,qenie njerzore qe nuk sillen si te tille,shpirtra qe nuk dine ti kontrollojne ndjenjat e veta....dhe mbi te gjitha,merzija...ajo thjesht ka pushtuar ēdo shpirt ne kete qytet,njerzit po mendojne per mua dhe kane harruar veten.Me thone "kot po mundohesh,nuk te vlerson kush" dhe nuk po shohin veten qe po jetojne nje rutine te besdishme,bejne gjithcka vetem qe te kalojne kohen,qe te vije e nesermja e te shkoje njesoj si e sotmja.Miq,te pakten une nuk rri duarkryq,edhe pse ndoshta kot mundohem dhe askush nuk me vlerson,s'ka rendesi,me mjafton vetvetja...
    Te pakten une kur dola sot ne rruge,atehere kur dielli sapo kishte perenduar,atehere kur dritat ishin ndezur rrugeve dhe qielli kishte marre ate ngjyren qe me kenaqi syte,thitha ajer dhe e ndjeva qe po jetoj,kurse ju mor miq ka kohe qe nuk keni ndjere se po jetoni....

    |Rita Behadini|

  7. #27
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    'E penguara'', Ismail Kadare

    Vec ta takonte edhe njehere...mendimi ngjante gati gati vulgar, pothuajse i dale ne siperfaqe te njeriut, i kthyer pergjysme ne fjale, pa misterin dhe vleren e thellesise, ndaj dhe i parespektueshem. E dinte kete, megjithate me vete perseriti: vec ta takonte. Se paku nje here, perseriti, madje krejt i pasigurt nese donte ti ulerinte ''kush je?'' apo thjesht ta perqafonte me mall, si ne kohet e ikura larg.

  8. #28
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    _Janush L. Vishnjevski

    Dashuria lind nga fjalet...Sot nuk po e kujtoja tamam kohėn kur ti nuk ishe. Ti vepron si magjistricė mbi mua, prandaj bėj ē'tė tė dojė zemra. Sapo u krijua mundėsia, falė Parisit, pres me padurim tė tė shoh. Tani nuk di ē'tė bėj. Me pritjen. Dhe me merakun. E mbi tė gjitha, me krizėn e ėmbėlsisė qė mė ka pushtuar. Ndodh tė ketė kriza tė tilla? Me siguri, duke e quajtur kėshtu, unė ia hoqa tė gjithė bukurinė kėsaj ndjenje, gjithēkaje qė po ndodh me mua. Do tė doja tė isha paksa mė poetik. Por atėherė nuk do tė isha i vėrtetė. Kėto janė vėrtet kriza, si astma ose aritmia. Kur kalon kriza, unė zakonisht dėgjoj muzikė, pi ose lexoj letrat e tua. Ka vajtur puna deri aty, sa tė gjitha kėto i bėj njėkohėsisht: dėgjoj Morrisonin, qė ti e do aq shumė, pi birrė meksikane "Desperado" me limon dhe pak tekila dhe lexoj "mega-mail" nga ti. I kam sistemuar tė gjitha letrat e tua elektronike tė gjashtė muajve tė fundit dhe i lexoj si njė mesazh tė tejzgjatur. E di ti qė gjatė kėtyre 180 ditėve mė ke shkruar mė tepėr se 200 herė?

    Pėr statistikė, kjo do tė thotė mė shumė se njė e-mail nė ditė. Nė to ke pėrdorur 116 herė fjalėn "tė puth", megjithėse unė nuk e di ē'pamje kanė buzėt e tua. Dhe ndihem shumė i kėnaqur qė s'ėshtė nevoja tė tė kėrkoj tė mė tregosh pėr to. Sė shpejti do t'i shoh me sytė e mi. 32 herė ke pėrdorur fjalėn "prek" dhe 81 herė "dua", por vetėm 8 herė fjalėn "kam frikė". I kontrollova tė gjitha kėto, duke pėrdorur programin "Word", kėshtu qė as qė bėhet fjalė pėr ndonjė gabim. Numėrova pikėrisht kėto fjalė, sepse kohėt e fundit mendoj mė shpesh pėr to. Dhe mėsova qė ti "do" dhjetė herė mė shumė nga sa ke frikė.

    E, megjithėse kjo ėshtė vetėm statistikė, unė jam qetėsuar. Statistika nuk gėnjen. Gėnjejnė vetėm ata qė merren me statistikė mbase, ti e di ē'do tė bėhet mė tej me ne? Me siguri, pėr shkak tė Parisit i kam kėto mendime dhe bėj pyetje kaq dramatike. Kam nevojė tė jashtėzakonshme t'i njėsoj mardhėniet tona. T'u jap njė emėr, kufij dhe korniza tė caktuara. Papritur provova dėshirė tė di nga cili kufi trishtimi im ka kuptim, kurse gėzimi, arsye. Dua tė di gjithashtu deri nė ē'pikė mund tė arrij nė shpresat e mia. Nė pėrfytyrimet e mia i kam arritur tė gjitha, deri tek ato medha.

    Kurse tani dua tė fle. Kam kėnaqėsi qė, pas disa ėndrrave, ti sėrish do tė jesh edhe mė pranė. Por ti edhe nė zhgjėndėrr je mė pranė. Tė pėrshėndes nė Paris! Ah, sa do tė doja tė fluturoja qė tani pėr tek ti!

    Ruaje veten. Veēanėrisht tani.

  9. #29
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    E dashur,..
    kam kuptuar qė shkrimtari ėshtė gjithmonė nė luftė me mjedisin nė tė cilin shkruan, tamam si dashuria qė tenton tė jetojė pėrjetėsisht. Ja pse nuk prita asnjė sekond tjetėr qė tė ulesha pėrsėri e tė rifilloja letrėn qė e lashė pa filluar rreth njė orė mė parė.

    Postjeri mė tha qė e kanė zgjatur orarin pėr tė pranuar letra e qė pėr mua do e mbyllte njėrin sy edhe pėr vonesa tė tepruara. Me siguri do tė ketė lexuar letrat e mia e ka rėnė nė dashuri me ty. Ja kisha frikėn kėsaj gjėje, por mė mirė tė bėj tė tjerėt tė dashurohen me ty sesa ti tė vazhdosh ditėt e tua pa ditur se sa lehtė i bėn tė tjerėt tė bien pėr ty duke tė parė nėpėrmjet fjalėve tė mia.

    E mban mend fiksimin tonė tė hershėm pėr ėndrrat dhe kuptimet e tyre? E di, nuk arritėm asnjėherė t'ua gjenim fundin e ndoshta kjo ėshtė arsyeja se pse mė shfaqesh kėto netėt e fundit kur mbyll sytė. Mesa duket egoizmi i tepruar qė ke pasur pėr tė marrė dashuri nuk tė qėnka shuar fare. Gjithmonė ta kam urryer atė veēori, pasi doemos duhet tė jetė njė ves, kur pi me litra dashuri e pėrsėri mendon pėr goten e rradhės. Ama e di mjaft mirė qė nėse nuk do e kishe atė gjė, une s'do kisha asgjė.
    Ja pėr shembull dje, tek po ecja rrugės pėr tė blerė disa libra tė rinj, pasi kam nevojė qė tė dal nga idetė e djeshme, pashė njė vajzė. Nuk ishte aspak si ti, por nė mėndjen time imazhi yt ishe gjithēka qė shihja. Humba aq shumė nė formėn e gushės sė saj duke pikturuar butėsinė e lėkurės tėnde, saqė nuk e dėgjova as tė kuqen e semaforit qė kėrcente para syve tė mi. Kalova rrugėn me shpejtėsi qė mos ta humbisja fytyrėn e saj nga vėshtrimi im. Nė mėndje shpresoja qė tė mos mė vinte re, pasi do e kuptonte mėnjėherė qė po mendoja pėr ty. E njė femre nuk i pelqen ta shikojnė pėr njė tjetėr. Edhe pse nė rastin tėnd jam i sigurtė qė dhe vetė ajo do bėnte njė pėrjashtim.

    Flokėt nuk i kishte aspak si ti. Ja pse mu desh tė bėhesha piktor e tė kaloja aromėn e kaēurrelave tė tu nga kujtimet e mia tek mendimet e saj. Mollėzat nuk e kishin aspak atė nuancėn ngjyrė ari qė krijohet tek ti kur tė buzėqeshin sytė, ama bėra mė tė mirėn qė munda pėr t'i dhėnė buzėqeshjen qė kam kur ti mė sheh drejt e nė sy.

    Nė fund mbėrrita tek sytė. Ngjyra e tyre ishte gati e njėjtė me tė tuat, ama e dija me siguri qė i mungonte epshi i egėr qė ti i jep shikimit kur i lyen buzėt me tė kuqe. E buzėt janė gjithmonė tė kuqėrremta kur tė shikoj tek femrat e tjera. Ndoshta sepse buzėt e tua janė tė marrosura pas tė kuqes. Ose ndoshta sepse gjaku im ėshtė i marrosur pas buzėve tė tua.

  10. #30
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Nese do ta dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort,fort dhe do t’i lutesha Zotit qe te behesha roja e shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera.

    Nese do ta dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do ta degjoja zerin tend, do te regjistroja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri,perseri.. Nese do te dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja, do te te thosha “te dashuroj” dhe do te supozoja jo logjikisht se e dije me pare. Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet, por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja.

    Do te doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s’do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre. Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre.

    Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju "me vjen keq", "me fal" , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta...

    Gabriel Garcia Marquez

  11. #31
    i/e rregjistruar 35% Maska e STJUART
    Anėtarėsimi
    Apr 2012
    Postime
    747
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    .....E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre. Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre.

    Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju "me vjen keq", "me fal" , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta...

  12. #32
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Duhet tė jesh i dehur gjithnjė. Kjo ėshtė e gjitha; zgjidhje tjetėr s'ka. Qė tė mos ndjesh barrėn e tmerrshme tė kohės qė shpinėn ta thyen dhe pėrtokė tė lėshon, duhet te jesh i dehur vazhdimisht.

    Me se? Me verė, poezi, a virtyt, a ē'tė duash. Vetėm dehu.

    Dhe nėse ndonjėherė, nė shkallėt e pallatit zgjohesh, nė barin e gjelbėrt, ndanė njė pusete, nė vetminė pikėlluese tė dhomės tėnde, pija tė ka dalė, e dehja tė ka lėnė, pyet erėn, valėn, yllin, zogun, orėn, ēdo gjė qė fluturon, ēdo gjė qė rėnkon, ēdo gjė qė rrotullohet, ēdo gjė qė kėndon, ēdo gjė qė flet...

    pyet ē'orė ėshtė; dhe era, vala, ylli, zogu, ora, do tė pėrgjigjet: ėshtė Koha pėr tu dehur! Mos u bėj skllav martir i Kohės, dehu, dehu papushim! Me verė, poezi, virtyt, a ē'tė duash!

    Sharl Bodler

  13. #33
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Ira: "Mua me pelqen te kujtoj."
    Ruth: "Nuk te ben mire. Ndonjehere kujtimiet te trishtojne."
    Ira: "Ndoshta, por kujtimet jane e vetmja gje qe me ka ngel."

    Nicholas Sparks
    La risposta č nelle stelle

  14. #34
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    E dashur,
    ka ca ditė qė jam bllokuar brėnda nė dhome pasi jashtė bora ka mbuluar ēdo gjė. Sa e bukur qė ėshtė e bardha mbi tė zezėn.
    Qėndroj gjithmonė afėr dritares kur shkruaj.
    Qėndroj sepse nė fillim kisha atė shpresėn idjote qė letrat e tua do mė vinin falė zogjve shtegtarė. Pastaj e kuptova sa patetike qė ishte si ide dhe u futa nė mendime tė gjej ndonjė arsye tjetėr, qė kur ti tė vije tė kisha njė justifikim nė dukje logjik. Por logjika nuk mė shkon kur te shkruaj ty e dashur.

    Bora ka mbuluar gjithēka. Dhe tani ėshtė duke u ulur lehtazi mbi parvazet e shtėpive, ashtu si fjalėt e tua tė pathėna bien nė fundin e zemres sime e jehojne ējerrjen e mallit nė muret e kuqe gjak. E valė tė tėra zgjohen nga fundi i pasioneve qė kishin mbyllur njėrin sy pėr tė pushuar pak, pasi janė lodhur duke tė ndjekur gjithė ditėn. E pak nga pak zemra fillon dhe mbushet, si rrugėt e qytetit qė po humbasin shenjat e kėmbėsoreve nėn kristalet e shkrira tė dėborės.
    Duke u mbushur, gjėra si epshet, ėndrrat apo malli pėr ty fillojnė qė tė notojnė pėr tė mbijetuar. Shenjat e kėmbėsorėve nuk kanė ndonjė shans ndaj borės. Ndoshta shenjat e dashurisė tėnde kanė ndonjė mundėsi shpėtimi nga mbytja e zemres sime.

    Meteorologėt kanė thėnė qė do bjerė borė gjatė tėrė javės. Aty e kuptova sa tė pashpresa qė janė epshi, ėndrrat e malli ndaj pėrmbytjes sė oqeanit plot gjak. Se nėse njė dukuri naturore si bora nuk mund tė ndalet nga historitė e thjeshta tė kėmbėsorėve tė natės, si munden atėherė mendimet e mia tė mbijetojnė nė stuhitė e ndjenjave tua?
    Ta kam thėnė shpesh, do tė vijė njė kohė qė s’kam pėr tė dashur mė. Duhet qė tė vijė, nėsė dua ndonjėherė tė dua mė shumė vetveten. Por duke parė borėn qė mbulon natėn e zezė pis, dhe epshin, ėndrrat e mallin qė tek po mbyteshin pėrdoren frymėn e fundit pėr tė thėnė emrin tėnd, nuk e di se ēfarė kuptimi ka ajo kohė.
    Ndoshta nė borėn tjetėr.
    Ndoshta nuk do bjerė mė borė.

    _Agron Bajraktari

  15. #35
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    E dashur,
    kjo ėshtė letra e tretė qė tė shkruaj dhe akoma nuk kam marrė njė pėrgjigje nga ti. Shpresoj qė postjeri mos tė ketė ngatėrruar adresė pasi gruaja qė do i merrte kėto fjalė do te binte nė dashuri me ty. Them gruaja pasi ti e din qė dhe vete mendimi qė njė mashkull tjetėr thjesht mund tė lexojė fjalet e mia pėr ty, me bėn tė vuaj nė xhelozi.
    Mė thuaj, si po tė shkon studimi?

    I ke mesuar akoma sekretet e meditimit qė mė tregoje me aq pasion nė netėt kur ishim tė lodhur nga dashuria? Ke mėsuar akoma se cilėt yje duhet tė zgjedhėsh kur tė vendosėsh syrin tek teleskopi? Mos harro ēfarė tė kam thėnė, gjithmonė ata qė shėndrisin mė pak, janė mė jetėgjatėt. E ne nuk duam dėshira tė shkurta apo jo?
    E ke mbaruar akoma atė librin qė po mė tregoje kur po hanim pasionin mbi buzėt e njėri-tjetrit? Libri, mbi tabunė kundėr njohjes se vetvetes. Kėshtu quhej apo jo? E mbaj mend kur ishim duke kaluar afėr librarisė dhe nė njė moment, kur syri im u largua pakėz nga zemra jote, mendimet tė ndaluan mbi titullin e tij, dhe u rrembeve menjėherė nga misteri i fjalėve qė mund tė fshiheshin brenda. Nuk mė the gjė, edhe pse unė e kuptova nga shpejtėsia e ēapitjes sė syve te tu. Gjithmone e kam vėnė re, edhe pse s'ta kam thėnė ndonjėherė, qė kur rrėmbehesh apo humb nė pasionin tėnd pėr fjalėt dhe misterin, sytė e tu mbyllen e hapen me shpejtesinė e zemres.
    Mė trego ē'mistere tė tjera ke zbuluar?
    Po sikur tė tė tregoj unė njė?
    Shko nė librarinė mė tė afėrt dhe kerko librin “Pėrse ekziston dicka, nė vend tė asgjėsė”.

    Sa do tė doja tė isha aty nė momentin kur t’i shikoje fjalėt. Tė shikoja dhe njėherė shėtitjen e bukur tė qepallave tė tua ndėrmjet syve dhe zemres, tė tė afrohesha nga pas e tė psherėtisja: "Nuk ekziston gjithēkaja e as asgjėja nė ato fjalė e dashura ime. Nėse do qė t'i gjesh, shiko nė sytė e mi se sa bukur duken sytė e tu!

    Agron Bajraktari

  16. #36
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Dukej sikur tė gjithė e pyesnin pėr tė.
    Edhe rrugėt ,dritat e natės ,yjet .
    " Ku ėshtė dashuria jote ".

    Por ai nuk dinte si tė pėrgjigjej .Ēfarė t'iu thoshte ?Qė njerėzit nuk e pranonin njė vajzė tė njomė , qė ėshtė e detyruar tė luaj njė rol qė nuk i pėrket ?
    Qė ai e la se nuk duronte dot faktin se dikush tjetėr e kishte prekur para tij ?

    Njė mashkull qė ka pasur dy a mė shumė tė dashura konsiderohet HERO ,kurse njė vajzė e PĖRDALĖ .
    Pse virgjėria e femrės konsiderohet si pastėrti dhe vyryt i saj kur ai qė e ka marrė mund tė jetė mė i pistė se llumi ?
    Apo sepse femrat sado tė mira tė jenė nuk mund tė krahasohen me meshkujt ,qenie superiore.

    Brunilda Zllami

  17. #37
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Tė lodhin poezitė e shkurtėra, Gabrielė? Okay…po shkruaj njė tė gjatė, por unė s’di tė shkruaj poezi neutrale, tė parrezikshme…tė buta…pa “skandale”…tė “moralshme”…tė urta…S'e njoh gjakftohtėsinė e makinės llogaritėse qė numeron tik-taket…e ardhshėm e tė shkuar….tik pjestim pėr tak bejne zero.Tak shumėzim pėr tik pėrsėri zero dhe zero do tė thotė qetėsi.

    Po shkruaj njė tė gjatė me vargun e pafundsi udhėt qė vijnė drejt meje tė frikshme…tunduese…varg i kalldrėmtė…
    i ashpėr…“i palexueshėm” ndonjėherė…varg i minuar plot rrokje kurvėruese…tri pikat nė fund tė tij nuk janė veēse humnerė…

    Kėshtu, Gabriela ime, pėrdėllimesh pėrlyer,une jam mėkatari…djalli…imorali…s’jam si asnjėri nga ata sigurisht as si kėta…skelete narēistėsh qė pellgjet shkėmbejnė gjithnjė tė palumtur si kllounė veshur nė mask ballon e mirėsjellshme…me bojė nė vend tė gjakut ngjyer…halloween- mburrja e tyre e pėrjetshme…

    Mė fal, Gabrielė!Nuk isha murgu qė merimangave tė makthit bėnte filozofin e vonuar ndėrsa vetvetes i dhuronte autografi nė pritje tė duartrokitjes…e as baritori i pėrlotur qė nėn qiej tė cunguar si orare filmash…9 me 11…qiej “part time”…tundonte MonaLizėn me gjethe vjeshte nė duar…“Leonardo ishte piktor …e pse tė mos jem unė poet!?”

    Jo…Gabrielė…unė isha mėkatari i bashkėshortėsive tė dredhura…nė dhomat luksoze mes shtretėrve king- size diku pranė pantoflave mes mbathjeve tė hedhura nėn dritė abazhurėsh…oh darling…so nice…

    Isha mėkatari…i ėmbli…djallėzori…tunduesi…turbulluesi…ferri…purgat ori…rrufe dhomash gjumi ku gėnjeshtra dremit…erdha…pashė dhe…dogja shtretėr vet’ i dytė…

    Nuk isha kurre “miku”…preferova tė isha dashnor…isha guri…jo myshku…“i dashur” nė ndonjė rast kur me quajten orkidet i lulėzova edhe mbi deborėedhe kur ngrica mua vetepa mėshirė mimozat m’i vyshku…

    Isha mėkatari qė ty tė rėnqethte pasqyrave tė qiejve ku virgjėreshat krihen njėqind unaza larg biblės hedhur…mėkatet e mija me virtyte blihen njė qind orgazma brenda teje kredhur…

    Mėkati im ėshtė shpagim pėr virtytin i tij tė munguar pėr heshtjen kumbuese kur pranė mumjes sė tij qėndron shtrirė pėr djersitjen e shpirtit tėnd qe ai kurrė s’ta fshiu por mbi qerpik tė ėndrrės ta la si pėshtymė…pėr komedinė e “princit tė kaltėr” qė zagari e luan mė mirė se qeni kur me solemnitet tė kollarisur tė fton:“eja grua tė dalim njė shėtitje t’u tregojmė atyre se sa tė lumtur jemi, vallė kaq nuk u mjafton?”…pėr ngazėllimin i tij kur me nje unazė tė rreme te prangosi e u bė i yti “burrė”…pėr “burrėrinė” e tij qė femrėn te ty vret ēdo ditė kur mbi mishin tėnd jargavitet e buzėt s't’i puth kurrė…Mėkati im ėshtė shpagimi qė nuk duket, por qė ndihet flakėrues nė erė…ėshtė semafori i kuq para te cilit duke sharė nėpėr dhėmbė ti Gabrielė ke ndaluar me mijėra herė…

    Kėshtu, Gabriela ime,unė isha mėkatari…rėnkimi qė ty gjithmonė tė ndiqte pas ne fund te barkut tėnd epsh drithėruar larva qė zjarresh mbeti shtatzėnė dhe lindi aq shumė flutura llavash pėrvėluar…

    E mban mend, Gabrielė ? Ka qenė qiell nėntori…i vrenjtur…plot me re…atėhere i beja rimat ABAB dhe fjalėn NE e rimoja me TRE…Ti rendje nėpėr shi…e zbathur…lakuriq…natės sė errėt lėkurėn tėnde ia ende…frikė kishe...ankth…tmerr…agoni…flokė pėrbaltur…epsh ndezur…rendje nė vetmi……dhe prapė frikė…sa frikė…shkrepėtimat shuanin hije katedralesh gjinjve tė tu lėshuar…vrapoje…vrapoje…edhe pse s’tė ndiqte askush s’doje tė ishte ėngjell, por thjesht njė djallush…kalldrėmet e ftohtė me ikjen tėnde ngrohe…e qeshura ime tė ndoqi pėrsėri…pastaj…prekja ime…dritė hijesh turbulluar…o Zot sa shumė shi…vetetimė mbuluar…pastaj me rradhė tė tjerat…orgazma…rėnkimi…vdekja…A nuk ishte mrekulli?

    Gabrielė…Gabriela ime…cdo natė femra qė zgjova te ti arratisej nga gruaja qė kish ai dhe nė shtratin tim ku flinte njė tjetėr (histori dashurie…sa bota e vjetėr…) me hapa tė lehtė…tė lehtė shumė…mė shfaqej si ėngjėll veē me buzėqeshje veshur zhuritshėm nė vesh mė pėshpėriste…” Zgjoju shpirt….erdha unė!”

    Gabrielė, e mban mend sa shumė mė admiroje,mė deshe, mė jepeshe, kur nuk mė kuptoje…?Ish koha kur unė tė robėroja me lirinė time pėr tė gabuar…Pastaj erdhi heshtja…

    Hyj sot nė shpirtin tėnd, Gabrielė dhe s’bėj dot autoportretin tim….Pasqyrat tregojnė harta memece ku vėshtrimi im blu sajon kontinente lumturie qė kurre s’egzistuan…oqeane tė stuhishėm…tashmė tė qetėsuar…nėn ta Atlantidat e mia-brigje pa urė…Po qiejt e mi, Gabrielė?Ah…qiejt….Qiejt s’shėnohen nėpėr harta kurrė…

    Edhe sikur nesėr gjithshka tė fillonte nga e para ,unė pėrsėri do tė tė kėrkoja ty, Gabrielė, do tė tė flisja,si dikur,do tė tė puthja,si dikur,do tė tė dashuroja,si dikur,do tė cmėndesha pėr ty,si dikur,do tė tėrboja pasionet, muzat, epshet, ėndrrat, dritarėt,netėt, muzgjet, orgazmat, kalendarėt,lotėt, stacionet, aeroportet,amėsinė dhe abortet,pritjet, pėrcjelljet, shakatė,shėtitjet magjiplotė nė mesnatė…Mė pas do tė tė harroja, si dikur.Mė pas do tė tė kujtoja,si sonte.

    Nuk tė pėlqej mė, Gabrielė …?Oh come on…Jam veshur siē doje ti…siē isha atė natė…ngjyrėn e muzgut pėr kostum…njė gjarpėr tė zi pėr gravatė…nė dorė njė tė vjedhur qiri…

    Eja, Gabrielė, tė dehemi sė bashku…tė dalė ku tė dalė….**** them all and come with me…avujve tė rumit t’u dorėzohemi ngadalė tė harrosh kush jam unė…tė harroj kush je ti…Eja tė ēmėndemi sė bashku…tė dalė ku tė dalė…**** them all and come with me…po marr me vete dhe Marien e Pėrdalė…tė lajė mėkatet qė nuk bėre ti…Eja tė djersijmė sėbashku…tė dalė ku tė dalė…**** them all and come with me…merr me vete dhe Valentinin e Pėrdėllyer t’i mėsosh tė fshehtat qė vetėm ti i di…Eja nė shtratin tim…tė dalė ku tė dalė…**** them all and come with me…njė mėngjez tė panjohur do ikim ēalė-ēalė…harruar unė…harruar ti…

    Tė gjitha cigaret qė tymosim pafund ndėrsa lojė-nikotine nė distancė luajmė…kur unė e fik…ti e ndez atje larg…dhe nė tė njėjtėn tavėll i shuajmė…por mos rri gjatė e trishtuar …mos rri…nė ajrin qė thith jam dhe unė…Santa Klausin e shpirtit duar bosh mos e lėrė…rrahjet e zemrės nė shpirt tė boshatisur…ti e di…jehojnė pak edhe pse kumbojnė aq shumė…

    M’u lodhėn sytė duke tė pritur ty,Gabrielė…qerpikėt mė kanė ngrirė…qepallat m’u mbyllėn…qiejt nuk janė mė…(a kanė retė atdhe?) Ėshtė koha kur gjumi s'do mė duket vdekje,por njė aventurė e re…

    Kur tė vdes do vdes pa frikė nė syqė ti tė mos trembesh, Gabrielė…I dehur nga vdekja do tė tė pėshpėris psallme tė pakėnduar kufomash pėr tė gjallėt dhe ti shndrroji nė ninulla…Por mos ua mėso zogjve kėngėn time se dehin qiellin…qielli retė…dhe fluturimet rrėzohen…hapėsirat ngatėrrohen…dielli verbohet…hėnėn e ha ujku…ujqėrit njėri-tjetrin…e pastaj…kush do e ngrejė dollinė e fundit?

    Se unė s’jam poet…Gabrielė,ndaj s’mė lexon dot…Jam grryerje…Jam drogė…Jam ethe…Jam tre pikat nė fund tė vargut tim…Retiēenca jote e pėrjetshme…!

  18. #38
    i/e rregjistruar 35% Maska e STJUART
    Anėtarėsimi
    Apr 2012
    Postime
    747
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    .....MIRESITE E HENES


    Ndėrkohė qė ti ishe duke fjetur, tekanjozja Hėnė, qe nga prapa dritares pa shtratin tend e tha: Kjo vogėlushe mė pėlqen. Dhe zbriti butėsisht shkallėt prej resh e, pa bėrė zhurmė, kaloi mespėrmes xhamave. Pastaj, u shtri mbi trupin tėnd me ėmbėlsinė e njė nėne e, mbi fytyrėn tende hodhi ngjyrėn e vellos sė saj. E sytė e tu u benė tė gjelbėr e faqet tepėr tė zbehta. E, pastaj, ndėrkohė qė ti ishe duke kundruar plot qejf atė vizitore tė ēuditshme, ajo t’u ngjit nėpėr gushė, ta pushtoi gjoksin fort e sytė e tu, ēuditėrisht u zmadhuan shumė shoqėruar me njė dėshire vajtimi, ndjenjė tė cilėn ti do ta ruaje pėrjetė.E, sakaq, e dehur nga lumturia, Hėna kish mbushur gjithė dhomėn me njė atmosferė fosforeshente si ajo e peshqve qė natėn lėshojnė drite e, mendueshėm, thoshte: Ti do t’i nėnshtrohesh pėrjetėsisht influencės sė kėsaj puthje. Ti do tė jesh e bukur ashtu siē dua unė. Ti do tė duash atė qė dua unė dhe atė qė mė mua mė do: ujin, retė, heshtjen dhe natėn. Detin e pafund ngjyrė gurkali. Ujėrat e tij herė tė qeta e herė tė trazuara. Vendet ku s’do vesh kėmbė asnjėherė. Dashnorin qė s’do ta njohėsh kurrė. Lulet e frikshme. Parfumet qė do tė bėjnė tė luash mendsh. Macet qė zvarriten mbi piano e rėnkojnė si gra, me zė tė ėmbėl qė del nga gryka. E, ty do tė tė duan dashnorėt e mi, ty do tė vijnė rrotull kurtizanėt e mi. Ti do jesh mbretėresha e njerėzve me sy tė gjelbėr. E atyre qė u kam zėnė frymėn me puthjet e mia tė natės. Atyre qė adhurojnė detin. Detin e pafund, plot zallahi. Atyre qė s’dinė ku ndodhen e mes grash qė s’i njohin. Mes lulesh tė ēuditshme qė i ngjajė temjanicės sė njė feje tė panjohur. Mes parfumesh qė prishin vullnetin dhe kafshėsh tė egra e epshore, te cilat janė idhujt e ēmendurisė sė tyre. E, ėshtė kjo arsyeja pse moj e mallkuar, vajze e dashur e nazemadhe qė, tani, unė jam shtrirė pranė kembkave tė tua, duke kėrkuar nė tėrėsinė e qenies tėnde refleksin e Hyjnisė sė dyshimtė, asaj, tė rraskapiturės nunė, tė fatthėnės ndrikull, mėndeshės helmdhėnse tė gjithė lunatikėve ........

  19. #39
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Mė the njė ditė, nė takimin tonė tė parafundit mė duket, qė se kuptoje dashurinė. Pėrse?
    - Ndoshta sepse me tė vėrtetė nuk e kuptoj.
    - Pra, kėrkon qė ta kuptosh?
    - Mė thuaj, cili i dashuruar nuk ėshtė pėrpjekur ta bėjė kėtė gjė dhe pėr mė tepėr, cili e ka gjetur?
    - Asnjė dhe askush. Nuk ka kuptim.
    - Pėrse s’ka kuptim?
    - Sepse ėshtė si tė kėrkosh tė shpjegosh frymėmarrjen. Nuk mundesh. Ajo thjesht ndodh. Ėshtė sikur ti thuash njė njeriu: “Pėrpiqu tė mos imagjinosh njė elefant duke kėrcyer samba.” Ai nuk do mundet tė mos t’a imagjinojė, sepse duke u pėrpjekur qė tė mos ta bėjė atė gjė, bėn pikėrisht atė gjė. Madje, dhe mė mė shumė intensitet.

    - Hah, njė elefant duke kėrcyer samba. Goditėse.
    - Jo mė shumė se dashuria.
    - E di qė nėse tė kėrkoj tė ma shpjegosh dashurinė, pėrgjigja jote do tė jetė qė nuk mund tė shpjėgohet diēka qė fjalėt nuk kanė fuqinė ta zbėrthejnė, por a mundesh sadopak, pėr mua?

    - Do tė pėrpiqem. E di, optimistėt do mė thoshin nė kėtė rast qė asgjė s’ėshtė e pamundur, e qė ēdo gjė shpjegohet nėpėrmjet logjikės dhė vullnetit, por a mund t’a fusėsh pastėn e dhėmbėve nė kuti, pasi e ke shtrydhur njėherė pėrjashta?
    Kėshtu qė mė drejto sadopak. Si do ta dish? Sa do tė dish?

    - Gjithēka.
    - Kur largohesh prej saj, afrohesh mė tepėr. Kur afrohesh, largohesh nga realiteti. Kur mendon, nuk mund tė logjikosh. Kur ėndėrron, nuk flen dot. Kur flen, vetėm ėndėrron. Kur merr frymė, genjehesh nga vete shqisat e tua duke menduar qe frymė erėn e saj merr, kudo. Kur tenton tė shkėputesh, kėputesh. Kur xhelozon, ferr lėshon. Kur nuk merr pėrgjigje, ē’do pyetje tė ēmend. Kur ēmendesh, ik. Kur ik, s’mund tė rrish pa u kthyer. Pastaj tė tjerėt tė flasin pėr logjikėn. Tė thojnė qė imagjinata ėshtė kaq e rrezikshme, e qė nė dashuri ėshtė njė djall i vėrtetė.
    - Me tė vėrtėtė kėshtu ėshtė?
    - Jo. Mė keq!

    - Si mund tė shpėtosh nga ajo?
    - A nuk thoje deri dje qė dashuria ėshtė shpėtimi?
    - Nuk jam mė e sigurt pėr kėtė gjė.
    - Epo, se di. Ėshtė njė burg nga i cili asnjė nuk ka mundur tė arratiset. Nė fakt tē gjithė e dinė rrugėdaljen. Thjėsht s’duan. S’munden, nuk kanė guxim. Nuk ja ke idenė se sa pak guxim qėndron nė zemrėn e njė tė dashuruari kur bėhet fjala pėr arratisje, i vetėm.
    - Po nėse ėshtė ajo qė largohet?
    - Nėse ėshtė ajo qė largohet, duhet tė paktėn tė pėrpiqėsh tė mos u largosh ti nga vetja.
    - E si arrihet kjo?
    - Thjesht imagjino elefantin duke kėrcyer samba!....

  20. #40
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    - Pėrse shkruan?
    - Sepse e kam tė nevojshme.
    - Si e kupton ti qė ėshtė njė nevojshmėri?
    - Ėshtė e thjeshtė. Gjej momentin qė jam nė pikėn mė tė egėr tė lodhjes dhe mendoj pėr atė gjė qė do ta bėja pa asnjė dėtyrim.
    - E si shfaqet shkrimi para teje nė ato momente?
    - Si njė oaz nė shkrėtėtirė. Jam i etur pėr tė pirė ujin e freskėt tė fjalėve, i tharė pėr tė vrapuar drejt pusit tė kuptimeve tė reja, mendimeve tė pazbuluara, fjalėve tė papėrdorura. Dua tė pi qindra fletė me njė frymė e tė humb nė freskinė e frymėzimit tim qė ndizet nga epshi i burgosur i fjalėve.
    - E kėrkon shpesh, kėtė oaz?
    - Nganjėherė e humbas rrugėn. Qė tė jem mė i saktė, jam duke eksploruar rrugen mė tė mirė tė mundshme drejt tij. Mė duhet tė njoh ēdo gur nese dua qė ta gjej gjithmonė rrugėn e kthimit. Shkretėtira ėshtė e rrezikshme. Dunat ndryshojnė, por ajo mbetet gjithmonė e njėjtė.
    - Si dėshirat e njerėzve?
    - Si dėshirat e njerėzve. Shohin njė dunė interesante dhe vrapojnė pas saj. E deformojnė, gėnjejnė pėr qėllimet qė kanė e duna naive i jepet e tėra, i lėjon tė ēlodhen mbi tė e tė shijojnė spektaklin e yjeve gjatė natės. Pamje tė tilla s'ėshtė e lehtė t’i harrosh. Por njerėzit s’janė pėr tu bėsuar, mėrziten shpejt. S’ka si tė ndodhi ndryshe kur kėrkon vetėm dėshira. Nisen nė kėrkim tė dunava tė tjera e nuk kėnaqen kurrė. Kėrkojnė pamje tė tjera e nuk shohin kurrė. Por shkretėtira ėshtė vdekjėprurėse pėr ata qė nuk janė tė vemėndshėm ndaj shenjave, prandaj ushqehet me ata qė shohin vetėm shenjat e kėmbėvė tė tyre. Egoistėt nuk i ka qejf askush. Sidomos ata qė i mbajnė ndjenjat vetėm pėr veten.
    - Si t’i dalloj dėshirat nga ajo qė me tė vėrtetė shpirti im kėrkon?
    - Dėshirat janė tė komplikuara. Kėrkojnė arsye pėr tė ekzistuar. Duhet qė tė kenė orare tė caktuara qė tė veprojnė. Dėshirat kanė rrėgulla e si pasojė nuk janė tė lira. Tentojnė tė tė mbushin nė mendime e kurrė me ndjenja. Nėse nuk e plotėson nė momentin qė tė vjen, dėshira tė mbyt, tė streson. Nėse nuk e mbush aq sa duhet, tė merr frymėn, tė frikėson.
    - Po pasionet ?
    - Pasionet janė tė thjėshta. Ja pse njerėzit nuk i dallojnė dot. Tė gjitha tė vėrtetat mė tė mėdha tė njerėzimit kanė qėnė gjithmonė tė vėndosura nėn dritėn e diėllit, tė hapura pėr tė gjithė, por njerėzit se ē’kanė njė ide qė e vėrteta duhet qė jetė e fshehur nėn petka kuptimesh tė vendosura nėn hije dyshimesh.
    Por pasionet nuk mund tė vėniten aq lehtė. S'mund t’ua mbyllėsh gojėn. Mund t’ua ulėsh zėrin, por kurrė t’ua marrėsh atė.
    Pasionet janė tė lira. Nuk kanė ligje. Ēdo moment ėshtė pasion e ēdo pasion ėshtė njė moment pafundėsie. Nuk i binden gravitetit. Tė lejojnė tė fluturosh mbi re pa tė kėrkuar qė tė pish ekstazi. Nė pasione nuk ka mendime. Mendimet janė tė ndaluara nė tokėn e ndjenjave. E ē’tė duhėt logjika kur veprimet tė vijnė drejt teje siē dy tė dashuruar puthin njėri-tjetrin, pa komplekse e tė humbur nė dėshirėn e zjarrtė qė ai moment tė mos venitet kurrė, dukė e kthyer zemren e tyre nė njė kujtim pėrjetėsie. Janė pikėrisht kėto momente qė na bėjnė tė ndihemi tė pafund e ne jemi me te vėrtetė tė pafund. Yjet janė harku jonė. Pasionet janė shigjeta. Synimi, pėrjetėsia.

    Agron Bajraktari

    (Me pelqejne shume shkrimet e tij...ndoshta sepse kam pak a shume te njejten menyre te shkruarit)....pyetje pergjigje hahahahaha

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 2 nga 3 FillimiFillimi 123 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Libra te ndryshėm pėr Gjuhė Angleze. English books
    Nga Kampioni99 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2013, 08:21 PM
  2. A mund ta kthej Facebookun nese me kan marr edhe emailin!
    Nga LittleHack nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-10-2012, 12:54 PM
  3. Si te ri-marr llogarine time ne Facebook??!
    Nga eri11 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-02-2011, 03:12 PM
  4. Copėza mendimesh
    Nga Kinseb nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-12-2009, 06:30 PM
  5. Shqiperine e ka marr lumi
    Nga tare nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 08:44 PM