Receta Gatimi

Copeza pjesesh marr nga libra te ndryshem...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 3 123 I funditI fundit
Rezultatet nga 1 deri tek 20 prej 60
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    Copeza pjesesh marr nga libra te ndryshem...

    Kjo eshte nje teme,ku te gjithe mund te shkruajme,copeza ose pjese te ndryshme te librave qe kemi lexuar,e sidomos ato qe jane me te bukurat,per te ndare ate kenaqesi qe ne marrim nga lexime dhe shkrime te ndryshme,vargjet e me poshtme i kam shkeputur nga libri....Graziella e autorit....A.DE LAMARTINE,

    Vargje me nje rrefim te bukur dhe te magjishem nga autori,nje rrefim dashurie qe flet shume,dhe fjalet e mia jane te pa venda ketu...

    Fraza nga libri Graziella…
    1- Kur goditet fort zemra e njeriut,pa tjeter do te dalin lot prej saj…c’ka tregon se sa e mbushur eshte ne te vertet natyra me trishtim…dhe se sa llum ne buzet tona e sa turbullire ne syte tane nxjerr prej saj ajo c’ka e ngacmon ate!....
    2- Sublimia te lodh,bukuria te genjen,vetem patetikja eshte e pa gabueshme ne art…ai qe di te emocionoje di gjithcka…ne nje pike lot ka dhe me teper gjenalitet se ne te gjitha muzete dhe bibliotekat e botes….Njeriu eshte si ajo pema qe e shkundin per ti rene frutat,nuk e trondit dot kurr njerine pa e bere t’I bien lot nga syt….
    3- Muzika dhe poezia nuk jane vecse,si te thuash,temat,mbi te cila secili qendis ndjenjat e tij,aty ushqehen pa u ngopur,si populli,me te njetin tregim e me te njejten kenge per shekuj….

    Dhembja e pare
    Ku deti I sorrentos ne bregun gjithe zhurme
    Lag rrenje portokallesh,perbri shtegut te murrme
    Ne mes kacubesh ngrihet nje rras e vogel varri
    Kur kalon andej e ndesh pa pritur udhetari…

    Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
    Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
    Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
    S’dua te qaj,por du ate zhytem ne mendime…
    Perse si sonte une s’kam enderruar kurr?
    Edhe ne zemren time nje yll plote drite e nur
    Sa buze te delira,sa sy plot kthjelltesi!...
    Veshtrimi I saj m’I mbushte me drite syt e mi…
    Liqen I rrall I Nemit,qe se rrudhos dot era,
    Nuk ka aq kthjelltesi,as shtjellave te thella..
    C’mendonte I lexohej nder syte fare qarte
    Dhe asnjehere s’mundi qerpiku saj I gjate
    Ti fshihte ciltersine,as brenga e zemernxire
    Si hapi dot nje rrudhe ne ballin e dlire…
    Gjithcka ne te vec qeshte,dhe qeshja e saj rinore,
    Si me trishtim pershuhej fytyres-qumeshtore
    Gjithnje endej mbi buzet e saj si trendafili,
    Si nje ylber qe hapej ne qiell ne dite prilli
    Nuk kishte asnje hije,keshtu nje rreze drite
    Mbi re bije plot gas e vrull nga lartesite.
    Dhe hapi si shkujdesur,I druajtur, I lehte,
    Ishte nje shkum dallge,qe valle hedh ne breg
    Apo vrapon me gaz,dhe zeri tingellor…
    Jehone e kulluar e shpirtit foshnjeror…
    Muzike e ketij shpirti,ku kenge gjithcka ishte
    Gezonte dhe ajrin qe frynte nder zallishte
    Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
    Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
    Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
    S’dua te qaj,por du ate zhytem ne mendime…

    Ne shpirt ajo mbeti si mall I pa fashitur
    Si drita qe puth syt,kur cel agimi ndritur
    Dhe nga ai cast I lumtur,kur zemren ma rrembeu
    Kur prane ate e kisha me ndrinte gjithe dheu…

    Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
    Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
    Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
    S’dua te qaj,por dua te zhytem ne mendime…

    Keshtu dhe shpirti I saj,kur une e braktisa
    U nxi dhe u err,I humbi shpresa e drita
    Ne qiell nje streh gjeti,dhe nuk u kthye me,
    E ardhmja s’kishte fare asnje kuptim per te
    Nuk deshi te sfilitej nga shpresa e dyshimi,
    Nuk deshi te mundohej nga dhembja dhe zgjenjimi
    Dhe kete kupe helmi piu menjehere
    Mes loteve te para,I plasi zemra e mjere!....

    Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
    Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
    Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
    S’dua te qaj,por dua te zhytem ne mendime…

    Mjafte mote,ajo dergjet ne kete shtrat prej balte
    Askush nuk derdh nje lot,ne age apo ne ndajnate
    Harrimi per te vdekurit eshte qefini dyte
    Ate e mbulon shtegu,s’e shohin lehte syt
    Dhe rrasen e braktisur tani se njeh asnje,
    Asnje nuk vjen e lutet…..vec une si gjithnje..
    Mendoj,kur dallge e mallit vershon si pa pandehur
    Dhe zemren pyet se c’njerez te afert kane vdekur
    Dhe duke pare portretet e afert e te shtrenjte,
    Ze qaj,ne qiell mu fiken mjafte yje,ah,perjete
    Ajo mu fik e para,shkelqimi I saj I ndritur
    Ne shpirt me hedh nje drite qe s’ka per tu venitur….

    Pastaj autori shkruan…
    Kurr nuk mundem te rilexoj keto vargje,pa admiruar shembelltyren e fresket qe e shqetesojne gjithmone tek une valet e tejdukshme e renukese te gjirit te Napolit…
    Dhe pa urryer vehten time!...shpirtrat qe larte,falin ai I saji me ka falur…me falni edhe ju….kam qare!....

  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    me t'thon drrejten disa fjale nuk i kuptova por qe me falni edhe ju se edhe mua m'i mbushi synat pak...

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    1-‎"Ndaj eshte e rendesishme qe te heqesh dore nga disa gjera. T'i lesh ato te ikin. Te clirohesh. Njerezit duhet ta kuptojne qe askush nuk luan me karta te hapura; disa here ne fitojme, disa here humbim. Mos prit te te kthehen te mirat mbrapsh, mos prit vleresim per perpjekjet e tua, mos prit qe gjenialiteti yt te zbulohet apo dashuria jote te kuptohet. Mbylle ciklin. Jo nga krenaria, paaftesia apo arroganca, por sepse thjesht, nuk eshte me pjese e jetes sende. Mbylle deren, ndrysho te dhenat, pastro shtepine, fshiji pluhurat. Lere ate qe ishe pas dhe behu ajo qe je."

    ZAHIRI----PAULO COELHO...

    2-Nuk mund ta humbas tė vetmen gjė qė mė mban gjallė: shpresėn. Njė fjalė qė shpesh gjendet me ne nė mėngjes, vritet gjatė ditės dhe vdes ngadalė nė erresirė, por pėr fat, pėrsėri rilind me agimin...

    |Paulo Coelho|

    3-Njė FEMRE : Mundohu ti "vjedhėsh" zemrėn jo trupin, mundohu ti "vjedhėsh" vėmendjen jo lumturinė, mundohu ti sjellėsh buzėqeshje jo lot; Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr ta bėrė atė tė tė dojė pėrgjithmonė...!!

    Fredrick Nietzsche

    4ØAh, gratė. Ato i bėjnė lartėsitė mė tė larta dhe ultėsirat mė tė sheshta.
    ØMashkulli i vėrtetė do dy gjėra: rrezikun dhe lojėn. Pėr kėtė arsye ai do gruan, si lojėn mė tė rrezikshme.
    ØMėnyra mė e mirė pėr tė korruptuar njė tė ri ėshtė ta udhėzosh tė ketė mendim mė tė lartė pėr ata qė mendojė si ai se sa ata qė mendojnė ndryshe.
    ØĒfarė ėshtė djallėzi. Ēfarėdo qė del nga dobėsia.
    ØShumė janė kokėfortė nė kėrkim tė rrugės qė kanė zgjedhur, pak nė kėrkim tė qėllimit.
    ØArma mė e mirė kundėr njė armiku ėshtė njė tjetėr armik.
    ØAvantazhi i njė kujtese tė keqe ėshtė se mund tė shijosh disa herė tė njėjtėn tė mirė si pėr herėn e parė.
    ØNuk vritet me zemėratė, por me qeshje.

    5-Nuk ka rėndėsi sesa i mirė ėshtė njė njeri, ndonjėherė do tė lėndojė, dhe prandaj ndonjėherė ti do duhet ta falesh!!.

    | Paulo Coelho |...

    6-Te qeshesh ? - Shenje qe ke lindur me hene te mire . Te buzeqeshesh? - Shenje e lumturise qe ke brenda vetvetes . Te besosh ? - Shenje qe mbizoteron besimi mbi dicka , dike.. Te me zgjedhesh mua ? - Oh , kjo eshte SHENJE qe ke SHIJE te Vecanta dhe te Privilegjuara ...

    7-Pas cdo mashkulli tė fortė fshihet njė grua e fortė. Por kush qėndron pas njė gruaje tė fortė? Askush nuk e di…sepse gruaja e fortė nuk tė lejon tė shohėsh brenda saj…

    |Coco Chanel|

  4. #4
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    shum te bukura edhe kto tjerat !

    Do vecoja kto qe me pelqyen me shume:

    ZAHIRI----PAULO COELHO...

    2-Nuk mund ta humbas tė vetmen gjė qė mė mban gjallė: shpresėn. Njė fjalė qė shpesh gjendet me ne nė mėngjes, vritet gjatė ditės dhe vdes ngadalė nė erresirė, por pėr fat, pėrsėri rilind me agimin...



    5-Nuk ka rėndėsi sesa i mirė ėshtė njė njeri, ndonjėherė do tė lėndojė, dhe prandaj ndonjėherė ti do duhet ta falesh!!.


    dhe kjo e fundit qe me pelqeu me se shumti ^_^


    6-Te qeshesh ? - Shenje qe ke lindur me hene te mire . Te buzeqeshesh? - Shenje e lumturise qe ke brenda vetvetes . Te besosh ? - Shenje qe mbizoteron besimi mbi dicka , dike.. Te me zgjedhesh mua ? - Oh , kjo eshte SHENJE qe ke SHIJE te Vecanta dhe te Privilegjuara ...

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Dashuria Moter Vella!

    Takimi pas 14 vjetesh!



  6. #6
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

  7. #7
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    E kur mandej,para teje te hapen sa e sa rruge,dhe ti nuk do te dish cilen te marresh...mos iu fut njeres kuturu...por ulu dhe prit..

    Merr fryme thelle,e plote besim...ashtu sic ke marr fryme diten kur ke ardhur ne kete bote...pa u hutuar nga asgje...prit...e prit akoma...

    Rri pa levizur,hesht,dhe degjo zemren tende...Mandej,kur te te flasi...ngrihu...dhe shko...ku te te dergoj ajo....

    Copeza nga libri....Thuaji zemres Po........libri me shprehjet me te bukura qe mund te egzistojne...nuk duhet humbur!....

  8. #8
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Ti vjedhesh bukurin botes kudo qe te fshihet e t'ja dhurosh personit qe te qendron prane.
    Per kete ekzistoj !

  9. #9
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    ' Nje nder i dhene eshte nje nder i kthyer ' - Sekreti i Trete....

  10. #10
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    secili prej nesh eshte nje Bude.......Cdokush prej nesh di gjithcka ...Nuk duhet te bejm tjeter gje......vecse ta celim mendjen dhe te mbajm vesh urtin tone ....''Engjej dhe Djaj ''

  11. #11
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    -Ē'ėshtė jeta pėr ty? - e pyeta....
    -Flluska sapuni, - mu pėrgjigj
    -Po vdekja?
    -Shpėrblimi i jetės!
    -Ē'ėshtė bota?
    -Njė pikė helm nė hapėsirė!
    -Ē'ėshtė me e kuptuar nė botė?
    -Vdekja.
    -Cila ėshtė kafsha mė e egėr?
    -Njeriu.
    -Po mė e butė?
    -Ajo qė s'ka lindur.
    -Cili njeri ju duket mė i poshtėr?
    -Ai qė ndryshon veten me njė emėr tė huaj dhe ai qė punon aq mizorisht sa qė nuk kujton as vdekjen.
    -Ē'ėshtė budallallėku?
    -Tė duash njė gjė qė s'e ke dhe tė kujtosh se je ai qė s'je.
    -Po puna mė e menēme?
    -Te gėzosh tė tanishmen.
    -Ē'ėshtė mė e afėrme?
    -Vdekja!
    -Po me e largėt?
    -Zemra ime me tėnden dhe fillimi e fundi i Hiēit.
    -Ēfarė ėshtė e pavdekur?
    -Hapėsira!
    -Ēfarė ėshtė mė e bukur?
    -Fantazia!
    -Po me e shėmtuar?
    -Sėmundja!
    -Mė e hidhur?
    -Jeta.
    -Mė e ėmbėl?
    -Hiēi.
    -Ē'gjė e ėshtė mė e madhe?
    -Libri i Botės!
    -Po me e rėndė?
    -Fjala.
    -Mė e pamundur?
    -Tė ndryshosh veten dhe formėn, dmth jam unė tė bėhem ti, dhe jam njeri dhe tė bėhem pėllumb.
    -Kur shpėrblehet njeriu?
    -Kur e kujton veten tė lumtur.
    -Ēfarė gjė ju duket me e mėrzitur?
    -Ēdo send ėshtė mė i mėrzitur se njėri-tjetri.
    -Ēfarė gjė ju duket mė e vėshtirė?
    -Tė jesh njeri...
    -Po me e lehtė?
    -Tė krijosh krijesė njerėzore.
    -Cili ėshtė ngushėllimi i tė pasurit?
    -Pesha e qeses.
    -Po i tė vobektit?
    -E ardhmja...
    -Nuk ju kuptoj, - i thashė pėr sė dyti.
    -Vdekja, -mu pėrgjigj serioz
    -Po ē'pėrmban jeta e njeriut?
    -Vetėm dyshime! - kėto tha, dhe heshti...

    Sterjo Spasse!....

  12. #12
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    555081_549778148388274_1669829606_n.jpg




    - - - Updated - - -

    25 novembre 1995

    E shtrenjta Katerina,

    Ka kaluar nje muaj qe nga letra e fundit, por po me duket shume me teper. Jeta po rrjedhe si nje peisazh jashte dritares e nje makine. Marrw fryme, ha dhe fle si gjithmone, por ne ekzistencen time nuk ka me asnje qellim qe kerkon pjesmarrjen time.Vazhdoj te lundroj ne rrymat e eres, ashtu si letra qe po te shkruaj. Nuk e di ku po shkoj, dhe se kur do arrij..

    As puna nuk ma largon qofte edhe pak dhimbjen per ty.

    Pa ty ne krah, ndiej boshllek ne shpirtin tim. Vazhdoj te kerkoj fytyren tende ne pafundesin. E di qe eshte e pamundur por nuk mund te veproj ndryshe. Kerkimi im per ty, eshte nje fillim i pafundshem, me destinacion deshtimin. Une dhe ti kemi diskutuar, kemi diskutuar per gjerat qe do ndodhnin, nese rrethanat do te na ndanin, Por nuk mund ta mbaj premtimin qe te bera ate nate. Me vjen keq e shtrenjta ime, por nuk do te ekzistoj me asnje tjeter qe mund te zvendesoi ty .
    Fjalet qe ti thash ate nate ishin te kota, duhet ta kisha kuptuar qe atehre. Ti, dhe vetem ti, je gjeja ime me e shtrenjt qe kam dashur, tani qe u largove pergjithmone, nuk dua te gjej nje tjeter.

    "Deri kur vdekja te na ndaj" keshtu premtuam ne betimin tone, dhe kuptova qe ato fjale jane dhe do jene te vlefshme deri ne diten qe edhe une do te largohem nga kjo bote.

    Garret

    Mesazh ne shishe -2
    Nicholas Sparks - Le parole che non ti ho detto (Fjalet qe nuk ti thash)



    Jam munduar ti pershtatem perkthimit por e kam te veshtir

  13. #13
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Unė tė shkruarit e kam tė skeduar: mbaj shumė kartela, ku vendos faqet qė mė rastis tė shkruaj, sipas ideve qė mė vėrtiten nėpėr kokė, ose vetėm shėnime tė gjėrave qė do tė doja tė shkruaja....
    Kam njė kartelė pėr sendet, njė kartelė pėr kafshėt, njė pėr njerėzit, njė kartelė pėr personazhet historikė dhe njė tjetėr pėr ...heronjtė e mitologjisė; kam njė kartelė pėr katėr stinėt dhe njė pėr pesė shqisat; nė njėrėn grumbulloj faqet pėr qytetet dhe peizazhet e jetės sime dhe nė njė tjetėr qytetet imagjinare...
    jashtė hapėsirės dhe kohės. Kur njė kartelė nis tė mbushet me fletė, filloj tė mendoj pėr librin qė mund tė nxjerr prej saj".

    Italo Calvino.......

    - - - Updated - - -

    Ata qė duhen e torturojnė njėri-tjetrin. Ka periudha qė nuk grindemi fare. Atėhere mė pushton njė trishtim, pasi mė duket sikur nuk e dua mė. Kur filloj "tė grindem" qetėsohem dhe them me vete "E dua!". Doemos, unė nuk them qė jeta tė kalojė nė grindje, vetėm se pa ēaste zėnkash, s`ka dashuri ...

    |Dritero Agolli|....

  14. #14
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Jeta e cdo njeriu eshte rruga per tek vetja. Asnje njeri s'ka qene kurre krejtesisht ai vete; megjithate secili synon te behet ai, njeri keshtu e tjetri ashtu, secili sipas menyres se vet. Secili mban deri ne fund mbeturinat e lindjes se tij, gelbazen dhe levozhgen e nje lashtesie.
    Disa nuk arrijne te behen kurre njerez, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lart jane njerez e poshte peshq. Por secili eshte pjelle e natyres, pra te gjithe kemi prejardhje te njejte, te gjithe rrjedhim nga e njejta rruge; mirepo secili...i synon qellimet e tij. Ne mund ta kuptojme fare mire njeri-tjetrim. por ama secili flet per veten e vet.....

    Hermann Hesse - Demian...

  15. #15
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Pjese e shkeputur nga libri...."Kur dashuronte Suani".....Marcel Proust

    "Ju s'do tė jeni kurrė si tė tjerėt"; vėshtronte kokėn e tij tė gjatė, ku flokėt kishin nisur t'i rralloheshin, mendja i shkonte tek ata njerėz qė ishin nė dijeni tė sukseseve tė Suanit me femrat e qė mendonin:
    "Ai s'ka ndonjė bukuri tė rregullt hollė-hollė, por ėshtė kaq simpatik: c'guxim, c'vėshtrim, c'buzėqeshje!"
    dhe, duke ndier ndier ndoshta mė tepėr kureshtje se c'ishte ai, sesa dėshirė pėr tė qenė dashnorja e tij, thoshte: "Ah, sikur ta dija se cfarė ka brenda ajo kokė!" Kurse tani, tė gjitha fjalėve tė Suanit ajo u pėrgjigjej me njė ton herė tė acaruar, herė tė butė: "Ah, kurrė s'ke pėr tė qenė si gjithė njerėzit!" Ajo e kėqyrte atė kokė qė ishte plakur paksa nga hallet, por qė tani i bėnte tė gjithė tė mendonin, nė bazė tė tė njėjtit refleks qė tė jep mundėsi tė zbulosh pikėsynimet e njė pjese simfonike, sė cilės i ke lexuar programin,
    dhe tė pėrcaktosh kujt i ngjet njė fėmijė, kur ia njeh mirė prindėrit: "Ai s'ėshtė dhe aq i shėmtuar po ta marrėsh hollė-hollė, por ėshtė qesharak, c'monokėl, c'paturpėsi, c'buzėqeshje!', duke pėrvijuar kėshtu nė pėrfytyrimin e tyre tė sugjestionuar kufirin abstrakt qė dallon, pasi kanė kaluar disa muaj, kokėn e njė tė dashuri tė zemrės nga koka e njė brinjari dhe thoshte: "Ah, sikur tė kisha mundėsi ta ndryshoja, ta bėja tė arsyeshme atė cfarė ka brenda ajo kokė!" Gjithmonė i gatshėm pėr tė besuar cfarė i pėlqente, packa se sjellja e Odetės ndaj tij nuk linte shteg pėr dyshim, ai hidhej me babėzi mbi kėtė fjalė: "Po tė duash, mundesh", ia kthente.

  16. #16
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Jam bir i nje babai te pa lindur kurre . E kuptova duke vezhguar jeten e tij . Nga ajo qe kujtoj , nuk mbaj mend asnjehere te kem pare kenaqsine ne syte e tij , pak pelqime , mbase asnje gezim .
    Kjo me ka ndaluar gjithmone ta shijoj plotesisht timen , jete . Si mundet ne fakt qe nje bir te jetoje te veten nese i ati nuk e ka jetuar te tijen ? Dikush ja del , por eshte gjithesesi e lodhshme . Eshte nje ofiēine me ndjenja faji qe punon me gjithe kapacitetin .


    Babai im eshte gjashtedhjete e shtate vjeē , eshte i dobet dhe i ka floket gri . Gjithmone ka qene nje burre plot me force , nje punetor . Por tani , eshte i lodhur , i keputur , i plakur . Eshte zhgenjyer nga jeta . Kaq i zhgenjyer sa kur flet per te , shpesh perseritet . Duke e pare ne kete gjendje shkakton ne mua nje ndjesi te forte mbrojtjeje . Me frikeson , me vjen keq , do te doja te beja diēka per te , do te doja ta ndihmoja ne ndonje menyre . Dhe ndjehem keq sepse me duket se nuk bej asnjehere mjaftueshem , qe nuk jam asnjehere mjaftueshem.


    Shpesh , sidomos ne vitet e fundit , e verej . E veshtroj me vemendje dhe zakonisht perfundon qe mallengjehem pa nje arsye te vlefshme , perveē atij lemshi te brendshem qe ndjej qe prej gjithmone dhe qe me mban te lidhur me te .
    Kemi pasur nje marredhenie te veshtire dhe e jona eshte ajo lloj dashurie qe vetem ai qe ka pasur kurajon per tu urryer qe mund ta njohe .
    Ajo dashuri e vertete , e fituar , e djersitur , e kerkuar , e luftuar per te . Per te mesuar qe ta dua me eshte dashur te bej xhiron e botes . Dhe sa me shume largohesha prej tij , me shume ne te vertete po afrohesha me te . Bota eshte rrumbullake .


    Ka qene nje periudhe e gjate ne te cilen nuk kemi folur . Dhe te mos flasesh me nje prind do te thote te kesh gjunjet e dobet , do te thote te kesh nevoje papritur te ulesh per nje ēast . Jo sepse te merren mendet , por sepse te dhemb stomaku . Babai im ka qene gjithmone dhimbja ime e barkut . Per kete fillova ta dua vertete vetem pasi arrita te vjell te gjithe zemerimin tim , urrejtjen time dhe dhimbjen time , meqenese shume nga keto ndjesi mbanin emrin e tij .
    Kur isha i vogel doja te luaja me te , por puna e tij e ēonte perhere larg .E mbaj mend mbi te gjitha ne dy situata : kur behej gati per te shkuar ne pune , ose kur pushonte i rraskapitur nga puna . Ne ēdo rast duhej te prisja : une per te vija gjithmone me pas .


    Babai im gjithmone me ka ikur , dhe akoma sot eshte keshtu . Me pare e merrte tutje puna , tani dalengadale po ma merr koha , nje kundershtare me te cilen nuk mund te krahasohem , me te cilen nuk mund te konkuroj . Per kete , tani , jetoj te njejten ndjesi pamundesie qe perjetoja femije .
    Sidomos ne vitet e fundit , ēdo here qe e shoh e kuptoj qe eshte gjithmone e me shume i plakur , dhe ngadale , dite pas dite , e ndjej se me rreshket nga duart . Dhe tashme nuk me mbetet gje tjeter vetem te shtrengoj fort majat e gishtave te tij .


    Ne moshen tridhjete e shtate vjeēare , duke e pare kete burre te palindur kurre , me vjen ne mendje fraza qe Marlon Brando e kishte ngjitur ne dhome :"Nuk je duke jetuar nese nuk e di qe po jeton". Akoma sot pyes veten ēfare mund te bej per te . Edhe pse sot e shoh te brishte , te pambrojtur , te plakur , edhe pse tashme dukem me i forte se ai , ne realitet e di qe nuk eshte keshtu . Eshte gjithmone me i forte se une . Gjithmone ka qene . Sepse atij i mjafton nje fjale qe te me lendoje . Perkundrazi , edhe me pak se aq : nje fjale e pathene , nje heshtje , nje frike . Nje shikim i hedhur menjane , une mund te ēirrem e te shkundem per ore , te kaloj ne te shara , ndersa atij per te me shtrire ne toke i mjafton nje shtremberim , i bere me cepin e buzes .


    Nese ne jeten prej te rrituri ai ka qene dhimbja e barkut tim , si femije ishte perdredhja ime e qafes . Sepse beja gjithmone ēdo gje me koken e kthyer nga ai , drejt nje shikimi te tij , nje fjale te tij , nje pergjigjeje te thjeshte . Por reagimi i tij ishte me nxitim : nje krehje e shkurter flokesh , nje kapje e lehte faqeje , vizatimi qe kisha bere per te , qe e vendoste shpejt ne faqe te dollapit . Nuk mund te me jepte asgje me shume sepse jo vetem babai im nuk i ka kuptuar ndonjehere dhimbjet e mia , nevojat e mia dhe deshirat e mia , por nuk ka kuptuar as te vetat . Nuk ka qene kurre i mesuar te shprehe ndjenjat , t'i marre ne konsiderate . Per kete them qe nuk ka jetuar vertete ndonjehere . Sepse eshte shmangur menjane .


    Mbase per kete arsye edhe une me trashesi nuk e kam pare kurre si nje njeri qe mund te kishte deshira , frikera , endrra .
    Perkundrazi , jam rritur pa menduar qe ishte nje person : ishte thjesht babai im , sikur ky fakt ta perjashtonte se ishte si gjithe te tjeret . Vetem duke u bere i madh dhe duke harruar per nje ēast qe isha biri i tij kuptova si eshte realisht , dhe e njoha . Do te kisha dashur te isha i madh qysh ne vegjeli per te folur me te si burri me burrin , keshtu mbase do te kishim mundur te gjenim nje zgjidhje per problemet tona , nje rruge te ndryshme per ta pershkuar sebashku . Ndersa , tani qe kam kuptuar shume gjera mbi te , kam ndjesine qe kam arritur vone . Qe kam pak kohe .


    Tani, ndersa e veshtroj , kam sigurine e plote qe di gjera per tim ate qe as ai nuk i dyshon . Kam mesuar te shikoj dhe te kuptoj ate qe fsheh brenda dhe qe nuk eshte ne gjendje te nxjerre jashte vetes .
    Ketij burri per vite i kam kerkuar dashuri ne menyre te gabuar . Kerkova tek ai ate qe nuk ishte . Nuk shihja , nuk kuptoja , dhe tani paksa me vjen turp . Dashuria qe me jepte ishte e fshehur ne sakrificat e tij , ne kufizimet , ne oret e pafundme te punes dhe ne zgjedhjen per tu ngarkuar me te gjitha pergjegjesite . Po ta shikoje mire nuk ishte as zgjedhje , mbase ajo ishte jeta qe te gjithe kishin bere para tij .


    Babai im eshte bir i nje gjenerate qe ka marre mesime te qarta dhe esenciale : te martohesh , te besh femije , te punosh per familjen . Nuk kishte argumenta te ndryshme nga keto per t'i bere pyetje vetes , vetem role te percaktuara me pare . Eshte njesoj sikur te ishte martuar dhe te kishte bere nje bir pa e pas deshiruar asnjehere vertete . Jam bir i nje burri qe ka qene thirrur nga jeta nen arme , per te luftuar nje lufte private : jo per te shpetuar nje komb por per te shpetuar familjen e tij . Nje lufte e bere jo per te fituar , po per te dale llogaria , per te mbijetuar . Per te vazhduar perpara .


    E dua babain tim . E dua me gjithe qenien time . E dua kete burre qe kur isha i vogel nuk e dinte asnjehere sa vjeē isha .
    E dua kete burre qe akoma sot nuk arrin te me perqafoje , qe akoma sot nuk arrin te me thote :" te dua fort"
    Ne kete jemi te njejte . Kam mesuar prej tij . As une nuk arrij ta bej kete .


    Shkeputur nga libri Koha qe do te doja - Fabio volo......

  17. #17
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    PIANISTJA......Elfriede Jelinek....

    Kėshtu pret me padurim qė vlera e saj si kampione e ardhėshme e muzikės tė rritet nė Bursėn e jetės....
    Pret e qetė, gjithmonė e mė e qetė qė dikush tė vendosė pėr atė dhe atėhere, e lumtur, nga ana e saj tė vendosė menjėherė pėr tjetrin. Ky dikush duhet tė jetė njė burrė i jashtėzakonshėm, njė talent muzikor, veēse, pa asnjė hamendėsi.
    Ai, nė fakt, ka zgjedhur prej njė cop here: lėndė nė thelb angleze ose gjermane. Ėshtė krenare pėr veten e vet dhe ka arsye tė jetė.
    Jashtė e pret diēka nė tė cilėn ajo vullnetarisht s’pranon tė bėjė pjesė, pėr tė mundur mė vonė tė nxjerrė pėrfitim nga mospjesmarrja. Ėndėrron tė marrė medalje dhe pllakėza ku tė jetė shkruajtur emri i saj pėr mospjesmarrjen e kurorėzuar nga suksesi, pa qenė e detyruar tė matet e peshohet prej dikujt. Kafshė qė noton me mundim, membrana ēpuar dhe kthetra majėthyer, lėviz me hope nė ujrat e ngrohta mėmėsore si njė qenush, me kokėn drejt prej frikės; ku vallė pėrfundoi bregu i shpėtimit?
    Kėrcimi drejt tokės sė ngurtė tė mbėshtjellė prej mjegullės i tejkalon forcat e saj: mjaft herė rrėshqiti posht shpatinės sė lėmuar.
    Dėshiron njė burrė qė tė njohė shumė gjėra dhe natyrisht tė luajė mirė nė violinė, por miklimi i saj do t’i mbrrijė vetėm pasi ajo ta ketė rrėzuar. Dhia e egėr gati pėr t’ua dhėnė kėmbėve kacavirret tashmė gėrmadhave edhe pse i mungon energjia e duhur pėr tė shkuar nė kėrkim tė feminilitetit tė saj me shkėmbinj mbuluar. Ėshtė e bindjes se, te e fundit, njė femėr ėshtė femėr. Pastaj jep njė mendim tė thekur mbi paqendrueshmėrinė e seksit femėror dhe pėrfundon duke thirrur: ah femrat! Kur i BĖN shenjėn pėr tė filluar tė luajė, e shikon pa e pasur mendjen te prania e tij. Nuk merr vendime ndesh me ATĖ, mė thjesht, e pėrjashton ATĖ.

    AJO nuk bie kurrė me kėmbėt e saj nė gjendje nė tė cilat mund tė duket e dobėt ose ndoshta e njė shkalle tė ulėt, ndaj rri palėvizur aty ku ėshtė. Shkel rrugėve tė njohura tė kokuljes, pa shkuar nė kėrkim tė territoreve tė reja.
    Preja kėlthet dhe i shqyen thonjtė prej tė cilėve shpėrthen gjaku. Pėr tė studiuar duhet gjykim, derisa ka ambicje ka jetė, sikurse i kanė mėsuar.
    Nėna kėrkon nėnshtrim. E pastaj, kush dėshiron rrezikun vdes prej tij, ėshtė njė tjetėr paralajmėrim i mėsuar. Kur nė shtėpi s’ka njeri, vajza bėn tė prera nė mishin e saj me paramendim. Gjithmonė pret me ankth ēastin kur tė grimcohet e pa kėqyrur. Sapo shkrehet doreza e derės e gjithēka bie nė heshtje, nxiton tė marrė thikėn e babait, talismani i saj.
    Ka njėfarė aftėsie nė pėrdorimin e tehut, ėshtė ajo qė mendon tė rruajė babanė, atė faqe tė butė atėrore posht ballit krejtėsisht tė boshatisur, tashmė jo mė i ngrysur nga mendimet, as edhe i vrenjtur nga kotėsitė. Ky teh ėshtė i paracaktuar pėr mishin e SAJ: njė thikė e ēeliktė me ngjyrė gati tė kaltėr, e hollė dhe elegante, e pėrthyeshme, e epėshme.
    Ajo qendron shalė ēaplyer pėrpara pasqyrės zmadhuese qė pėrdoret pėr tė rrojtur dhe bėn njė prerje, pėrzgjat kėshtu tė ēarėn e trupit tė saj. Me kohė ka mėsuar se njė e prerė me thikė nuk bėn keq: krahė, duar dhe kėmbė kanė shėrbyer shpesh si kavie. Hobby i saj i pėlqyer ėshtė pikėrisht tė thelmojė trupin.
    Sikurse e hapura gojore, edhe kjo qė shėrben si hyrje-dalje e trupit tė saj, s’mund tė quhet e bukur, e nevojėshme po. Ajo ndihet plotėsisht e pėrkushtuar vetvetes, shumė mė mirė se sa tė jesh nėn mėshirėn e tė tjerėve. Tashmė varet gjithēka prej duarve tė saj. Edhe njė dorė ka ndjenja, di me saktėsi sa herė duhet tė presė e nė ē’thellėsi. E hap vrimėn me ndihmėn e mbajtėses metalike tė pasqyrės dhe pėrcakton pikėn e duhur pėr tė prekur. Me ngut, para se tė mbrrijė dikush.
    Me njohuritė e saj tė mangėta anatomike dhe po ashtu me pafatėsinė e saj, mbėshtet ēelikun e ftohtė tamam nė pikėn ku e gjykon tė nevojėshme se duhet bėrė e ēara. Ja, u thelmua, e terrorizuar nga ky ndryshim i papritur, gjaku fillon tė gufojė. Njė shfaqje jo kaq e pazakontė, ky gjak, qė ndėrkaq nuk orvatet tė pėrshtatet me rėndomėsinė. Si gjithmonė nuk ndien dhimbje. AJO, sidoqoftė, pėrfundon duke u prerė nė vend tė gabuar dhe ndan atė ēka Zoti Babė e Nėna Natyrė, nė njė harmoni tė veēantė, kanė bashkuar.
    Mashkulli nuk e ka kėtė fuqi dhe shlyen gabimin. Nuk ndien gjė. Pėr njė ēast tė dy llapat e mishit shikohen tė ēuditura kur venė re largėsinė qė ashtu papritur u krijua midis tyre e qė mė parė nuk qe. Pėr kaq vite kanė ndarė sėbashku gėzime e hidhėrime ndėrsa tashmė janė tė detyruara tė veēohen! Dy gjysmat shikojnė tė pasqyruara pamjet e tyre tė pėrmbysura, kėshtuqė asnjėra prej tė dyjave nuk di cila ėshtė vetvetja. Pastaj gjaku fillon tė gufojė me shkulma, piklat kullojnė, rrjedhin, pėrzihen me shoqet e tyre dhe formojnė sėrish rreshta gjaku. Vargjet e ndryshme bashkohen dhe krijojnė njė lumė tė kuq qė rrjedh nė rregullsi e i patrazuar. Me gjithė atė gjak nuk shikon mė ēfarė ka prerė. Ishte trupi i saj, e megjithatė edhe diēka tmerrėsisht e huaj. Nuk e kishte menduar se ndoshta s’do tė mund ta dominonte tė prerėn, sikur tė flitej pėr njė veshje, ku, me njė rrotėz ndiqen linja tė pikėzuara, tė vijėzuara, apo tė dyja sėbashku; pikė-vijė, duke ruajtur nė kėtė mėnyrė kontrollin dhe njė pamje tė pėrgjithshme.
    Gjėja e parė qė duhet tė bėjė ėshtė tė ndalojė humbjen e gjakut, por ndėrkaq e pushton paniku. Fundi i barkut dhe frika janė miqtė dhe aleatėt e saj. Paraqiten thuajse tė dy njėherėsh. Nėse njė prej kėtyre dy miqve futet nė mendjen e saj pa trokitur, mund tė rrijė e qetė sepse edhe tjetri nuk mėnon. Nėna, mund, po, tė kontrollojė qė gjatė natės duart e SAJ tė rrinė sipėr mbulesės, por pėr tė mbajtur nėn zotėrim frikėn, duhet mė parė tė zbulojė kafkėn dhe pastaj ta grryejė frikėn me duart e saj.
    Pėr tė bllokuar gjakrrjedhjen pėrdor pakon me prodhime celluloze, tė njohura dhe vlerėsuara prej ēdo femre pėr pėrparėsitė qė afrojnė, mbi tė gjitha atij qė merret me sport apo me diēka tė ngjashme. Pakoja zėvendėson nė njė hapje-mbyllje sysh diademėn prej kartoni tė vogėlushes sė dėrguar nė ballon e fėmijėve e veshur si njė princeshė.
    Por AJO nuk ka shkuar kurrė nė njė ballo karnevalesh pėr fėmijė dhe nuk ka prekur kurrė me dorė njė kurorė. Pėr njė ēast diademė mbretėreshe rrėshqet posht mbathjeve dhe femra mėson kėshtu tė gjejė vendin e saj nė jetė. Ēfarė mė parė vezullonte mbi kokė me njė krenari fėminore, tashmė ka pėrfunduar aty ku pylli i femrės pret nė heshtje mbrritjen e sopatės.
    Tashmė princesha ėshtė rritur dhe mendimet pėr tė janė sa tė ndryshme aq edhe tė kundėrta: njė zotėri dėshiron njė mobilje tė veshur me rimeso, qė tė mos bjerė nė sy edhe aq, tjetri njė dhomė pritje me mobilje arre Kaukaziane, ndėrsa i treti do vetėm dru pėr tė djegur, ti grumbullojė nė stiva tė mėdha. Mashkulli, mund tė dallohet edhe nė diēka tė tillė, nė tė diturit e vendosjes sė druve nė stivė nė mėnyrėn mė tė volitėshme, duke zenė sa mė pak vend qė tė jetė e mundur. Nė atė plevicė hyjnė mė shumė gjėra se sa nė njė tjetėr ku trungjet janė hedhur pa ndonjė rregull. Kjo vatėr shtėpiake zhurit mė shumė se tjetra, sepse ka mė shumė dru, pikėrisht.

  18. #18
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    e kam postuar diku tjeter po e postoj edhe ketu



    Roberto Benigni - Innamoratevi!

    Tani dua te perqendroheni, pa humbur kohe, ngadal, me qetsi, mos u nxitoni.
    Mos shkruani menjehere poezi dashurie, se jane me te vershtira, prisni te pakten tetdhjete vite.
    Shkruani per dicka tjeter, ku ta di.. per detin, per eren, per kaloriferin, per nje tram ne vonese.
    Nuk egziston dicka me poetike se tjetra, shikohu ne pasqyre, poezia je vet ti.
    Vishini mire poezite.
    Kerkoni mire fjalet, duhet ti zgjidhni.
    Ndonjeher duhen 8 muaj per te gjetur nje fjale.
    Zgjidhini, sepse bukuria filloi kur dikush filloi te bente zgjidhjen, qe nga Adami e Eva.
    E dini sa kohe humbi Eva perpara se te zgjidhte fleten e fikut qe i pershtatej?
    Zhveshi te gjithe fiqt e parajses toksore.

    Dashurohuni.
    Nese nuk dashuroheni c'do gje eshte e vdekur.
    Duhet te dashuroheni dhe gjithcka kthehet ne jete, leviz gjithcka.
    Shperndani gezimin, konsumoni lumturine.
    Qendroni te trishtuar dhe te heshtur me bollek.
    Fryni tek fytyrat e te tjerve lumturi.


    Per te percjelle lumturine, duhet te jesh i lumtur e per te percjelle dhimbjen duhet te jesh i lumtur.

    Jini te lumtur.
    Duhet te ndiheni keq, te vuani.
    Mos kini frike nga vuajtjet. E gjithe bota vuan.
    Nese nuk del, nuk gjeni mundesine, mos u shqetsoni, gjithsesi per te shkruajtur poezi vetem nje gje eshte e rendsishme: gjithcka

    Dhe mos kerkoni gjera te reja. E reja eshte gjeja me e vjeter qe perdoret.
    Nese nuk ju vjen frymezimi nga pozicioni qe jeni, shtrihuni ne toke.
    Shtrire shihet me bukur qielli, shiko c'bukuri, perse nuk e kisha bere me pare?!
    Cfare shikoni? Poetet nuk shikojne, veshtrojne.
    Binduni fjaleve.
    Nese fjala eshte "mur" dhe "mur" nuk ju pelqen, mos e perdorni me per tete vite me radhe, keshtu meson!
    Kjo eshte bukuria, si ato vargje te shkruara atje qe duan te mbeten atje pergjithmone..
    Vazhdoni, fshini gjithcka!
    Mesimi mbaroi!

    ©

  19. #19
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anėtarėsimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    Sikur te isha djale, do t'i tregojsha botes mbare, se dora qe perkund djepin eshte dora qe perkund fatin e njerezise...por mjerisht jam vajze dhe si e tille s'mundem me e nxjerre zanin...
    Haki Stermilli

    - - - Updated - - -


    Me 3 shtator.

    Here-here nuk arrij dot te kuptoj se si nje tjeter mund ta doje,guxon ta doje,kur une e dua aq vetmesisht,aq thellesisht,aq plotesisht,kur une nuk njoh,nuk di,nuk kam vec saj,asgje!

    Me 19 tetor.

    Ah,ky boshllek!Ky boshllek i llahtarshem ketu ne kraharorin tim!"Sikur,sikur,-them shpesh me vete,-te mundje ta ngjeshje ate vetem nje here,nje here vetem,pas zemres se saj,tere ky boshllek do te mbushej atehere ne cast."

    Me 27 tetor,ne mbremje.

    Kam shume gjera,por ndjenja qe ushqej per te i perpin te gjitha.Kam shume gjera,por pa te nuk do te kisha pasur asgje.

    Me 30 tetor.

    Oh,me qindra here jam matur t'i hedh krahet ne qafe!!Po si mundesh,o zot i madh,te shohesh tere ate bukuri e miresi qe te kalon prane dhe te mos zgjatesh doren ta kapesh?Po pse keshtu?Gjersa te kapurit eshte nga te gjitha instiktet qe ka njeriu,ai me i natyrshmi?Pse femijet zgjasin doren te kapin cdo gje qe u pelqen?Po une?...

    Me 6 dhjetor.

    C'eshte valle njeriu qe e ngrejne kaq lart,qe e bejne nje gjysme perendi?Oh,nje hic eshte me siguri!Sepse ai eshte me teper se kurre i dobet pikerisht atehere kur lipset me shume se kurre qe te jete i forte.Dhe qofte kur fluturon mbi flatrat e gezimit a qofte kur gremiset ne greminat e zeza te hidherimit,a s'eshte valle e vertete qe stepet e rikthehet ne vetedijen e tij te ftohte e majetopitur pikerisht atehere kur lakmonte,enderrimtar,te humbiste ne gjirin e pafundesise e te shkrihej e te behej nje me te?

    Vuajtjet e djaloshit Verter

    Gėte

    - - - Updated - - -

    "Ti odio perchč dovrei dimenticarti ma piango in silenzio e continuo ad amarti"

    [Roberta Calņ, "scavamilanima"]

    - - - Updated - - -


    Harku i Triumfit - Erich Maria Remarque

    "E di historine e vales dhe shkembit? Eshte nje fabul e vjeter, me e vjeter se ne te dy. Degjoje. Ishte njehere nje vale qe dashuronte nje shkemb kushedi ku ne det. Le te themi ne gjirin e Capri-t. Dhe e rrethonte me shkume dhe kenge, e puthte dite e nate, e shtrengonte ne krahet e saj te bardhe. Dhe psheretinte, qante, i pergjerohej qe te shkonte drejt saj, e donte dhe e godiste duke e konsumuar, derisa nje dite ai u dorezua dhe, i gerryer, i ra ne krahe."
    "Dhe atehere?" pyeti Joan.
    "Atehere, papritur, nuk ishte me nje shkemb me te cilin mund te luante, te bente dashuri, te qante, por nje pengese guri ne fund te detit, e varrosur. Dhe, duke u ndjere e zhgenjyer dhe e mashtruar, vala kerkoi nje tjeter shkemb."
    "Edhe? C'do te thote? Duhet te kishte qendruar shkemb."
    "Kete thone perhere valet. Por ajo qe eshte e levizshme eshte me e forte se ajo qe eshte fikse. Uji eshte me i forte se shkembi."

  20. #20
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Shume te bukura keto shkrime.....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Faqja 1 nga 3 123 I funditI fundit

Tema tė ngjashme

  1. Libra te ndryshėm pėr Gjuhė Angleze. English books
    Nga Kampioni99 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2013, 08:21 PM
  2. A mund ta kthej Facebookun nese me kan marr edhe emailin!
    Nga LittleHack nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-10-2012, 12:54 PM
  3. Si te ri-marr llogarine time ne Facebook??!
    Nga eri11 nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-02-2011, 03:12 PM
  4. Copėza mendimesh
    Nga Kinseb nė forum Krijimtaria juaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-12-2009, 06:30 PM
  5. Shqiperine e ka marr lumi
    Nga tare nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 08:44 PM