Ēfarė duhet tė hani pėr shėndetin e eshtrave, flokėve, zemrės ose trurit?
Sytė
Nėse i hani vezėt mos e hidhni tė verdhėn e tyre. Sepse pėrmban antioksidantėt luteinė dhe zeaksantinė, dhe karotenoidet qė luftojnė kundėr kataraktit, si dhe degjenerimit makular, shkakut kryesor tė verbėrimit. Dhe mos u shqetėsoni, nė Universitetin Massachusetts kanė konkluduar qė nėse mesatarisht hani njė tė verdhė tė vezės nė ditė, niveli i kolesterinės nuk do tė rritet.
Dhe zgjidhni ushqimin e pasur me beta-karoten, i cili pėrmban shtresėn mbrojtėse e cila mbulon kornean.
Truri
Peshku i kaltėr nga detet e ftohta ėshtė burim i madh i acideve yndyrore omega-3 DHA dhe EPA, tė cilat mund tė pėrmirėsojnė funksionet e trurit dhe tė lehtėsojnė depresionin, tha dr. Elizabeth Somer, autore e librit, Age-Proof Your Body. Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnė inflamacionet nė tru dhe rregullojnė neurotransmetuesit. Edhe lakra e gjelbėr ėshtė shumė e dobishme. Studimi i publikuar nė revistėn Neurology tregon qė tė paktėn dy shujta perimesh nė ditė veēanėrisht perimet me gjethe tė gjelbra, si lakra, ngadalėsojnė rėnien kognitve pėr 40 pėr qind.
Hunda
Farat e lulediellit janė ushqim pėr ata qė i prek alergjia nga bari, sepse pėrmbajnė vitaminė E. Hulumtuesit mendojnė qė qetėson pjesėt e sistemit tė imunitetit tė cilat janė tė pėrfshira nė reaksione alergjike.
Flokėt
Nėse dėshironi flokė tė fortė dhe me shkėlqim, hani djathė tė freskėt me yndyra tė reduktuar sepse ėshtė i pasur me proteina - 14 gramė nė njė gjysmė filxhani. Shijoni edhe farat e kungullit sepse pėrmbajnė zink, thotė dr. Francesca Fusco, profesoreshė e dermatologjisė klinike nė Mount Sinai Medical Center nė New York.
Lėkura
Zieni domate. Likopena ėshtė shumė e mirė pėr lėkurėn, mund tė reduktojė dėmtimet e shkaktuara nga rrezet UV, rrezikun nga kanceri dhe tė ngadalėsojė krijimin e rrudhave. Edhe ushqimi i pasur me acidet yndyrore omega-3, siē ėshtė liri (i bluar) dhe peshku, mund ta ndihmojė lėkurėn pėr ta mbajtur lagėshtinė.
Buzėt
Hani arra dhe do tė keni buzė tė lagura dhe tė bukura. Trupi vazhdimisht duhet ti zėvendėsojė qelizat e vjetra tė lėkurės me tė reja. Acidet yndyrore ndihmojnė nė rregullimin e kėtij procesi.
Thonjtė
Nga tė gjitha burimet e hekurit nė supermarket, mishi i lopės ėshtė ndėr mė tė mirėt. Nivelet e ulėta tė hekurit, tė cilat janė tė shpeshta te femrat, shkaktojnė anemi dhe mund tė ēojnė deri nė thonjtė e brishtė.
Gjinjtė
Brokoli ofron enzimat qė mund tė ndalin zhvillimin e qelizave tė kancerit tė gjirit. Shkencėtarėt nga Universiteti Johns Hopkins kanė zbuluar qė brokoli ka deri nė 20 herė mė shumė enzima sesa bima e rritur.
Zemra
Shpargu kėtu ėshtė shumė i dobishėm. Hulumtuesit italianė kanė zbuluar qė vitamina B, respektivisht acidi folik redukton homocisteinėn, aminoacidin pėr tė cilin besohet qė ēon deri te inflamacionet, ēka mund tė rrisė rrezikun nga sėmundjet e zemrės. Pėrveē kėsaj, shpargu ofron edhe sasi solide tė folateve dhe materie ushqyese tjera tė dobishme pėr zemrėn, si kaliumi. Pini edhe lėngun e zi tė rrushit. Sipas tė dhėnave qė vijnė nga Universiteti Glasgow, lėngut i zi i rrushit ėshtė i pasur me fenole, antioksidantėt e fortė qė gėlltisin radikalet e lira tė dėmshme pėr zemėr.
Stomaku dhe zorrėt
Hani kumbulla tė thata. Janė tė pasura me fibra dhe sistemi tretės punon si makinė e kurdisur mirė. Ato mund tė reduktojnė edhe irritimin e stomakut. Studimi i publikuar nė revistėn American Journal of Clinical Nutrition: ka treguar qė nė mesin e 74.000 femrave tė anketuara ato qė kishin ngrėnė mė sė shumti fibra kanė pasur 49 pėr qind shanse mė tė vogla pėr tu trashur. Gjithsesi, pėr tretjen janė shumė tė rėndėsishėm probiotikėt, respektivisht ushqimi i fermentuar.
Muskujt dhe nyjat
Djathi i freskėt ėshtė i pasur me aminoacide tė cilat u nevojiten muskujve pėr rritje. Proteinat nga hirra janė virtuoze kur ėshtė nė pyetje ndihma pėr ndėrtimin e trupit. Gjiza ėshtė nė veēanti e mirė sepse prodhohet nga hirra.
Eshtrat
Hani mė shpesh nga pak ēokollatė tė ithėt sepse ėshtė e pasur me magnez, dhe ka rėndėsi vitale pėr shėndetin e eshtrave. Magnezi krijon rrjetin e kristaltė i cili ua jep strukturėn eshtrave. Prandaj nuk ēudit qė konsumimi i magnezit ėshtė i lidhur me dendėsinė mė tė madhe minerale tė eshtrave. Kėnaquni edhe me ushqimin e pasur me kalcium.