Sic duket Apple kesaj radhe do te godase tregun me nje Tablet me kapacitet me te madh! Aktualisht, tableti iPad eshte ne dispozicion ne tre versione: Me 16, 32 dhe 64GB, por sidoqofte kjo e fundit duket se do te ndryshoje. Kohet po ndryshojne, teknologjia po ecen per dite e me shume cka do te thote se edhe Apple ecen gjithmone "me kohen" dhe sipas thashethemeve qe po qarkullojne, Kompania mund te jete duke punuar ne versionin me 128GB kapacitet.
A do te jete iPad 5 apo ndonje version tjeter i Pad 4 nuk eshte akoma e sigurt, por burimet e aferta te Apple jane nisur nga ajo se Apple do te mund te prezantoje iPad 5 ne Mars te ketij viti. Aty thuhet te prezantohet edhe gjenerate e dyte e iPad-Mini me Retina Display. Sipas webfaqes 9to5Mac nuk eshte planifikuar te prezantohet nje version me 128GB i iPad-Mini! iPad 5 thuhet se do te jete qarte me ndryshe se modeli aktual dhe sic eshte raportuar, ky i fundit thuhet te kete pamje te ngjajshme me iPhone 5S.
Update: Webfaqja 9to5mac ka publikuar disa foto ku shihet pjesa e pasme e iPad i cili supozohet te jetė 5, iPad 5!
Update 2: Apple ka konfirmuar se do te lansoje iPad me 128GB kapacitet dhe Retina Display me 5 Shkurt sidhe ka bere publike edhe cmimet: Duke filluar nga $799 per modelin me Wi-Fi vetem dhe $929 per ate me cellular.
Citimi zyrtar i Apple:
Burimi: 9to5Mac!