Antivirusi falas i popullarizuar, Avast, ngadalė po pėrparon drejt versionit tė vet tė tetė, por para publikimit zyrtar, autorėt kanė vendosur ta lėshojnė nė qarkullim versionin beta tė paraparė pėr testim publik.

Risitė pėrfshijnė interfejsin e ridizajnuar, tė pėrshtatur me filozofinė katrore tė Windows 8, si dhe veglėn e quajtur “Software Updater”, e cila do tė jetė e ngarkuar me detyrėn qė rregullisht tė marrė versionet e reja tė aplikacioneve tuaja nga Interneti. Tutje, shfrytėzuesit tė cilėt do ta kenė fatin e keq qė tė kenė punė me browserėt e stėrngarkuar me shiritat me vegla do tė kenė nė dispomim veglėn Browser Cleanup, qė ka pėr detyrė qė kėta shirita t’i largojė pamėshirshėm. Dhe nė fund, Avast 8 sjell edhe pėrmirėsime standarde tė efikasitetit tė engine pėr njohjen e virusėve nė kohė reale.

Sidoqoftė, nėse dėshironi tė provoni kėtė softver duhet tė kini parasysh qė tani pėr tani nuk punon me Windows 8 dhe qė vuan nga shumė bugė nė interfejs.


Burimi: Koha.net