Shkėputja e lidhjes mund tė jetė shumė e rėndė, sidomos nėse nuk e keni pritur, prandaj nuk habit fakti qė, nė njė rast tė tillė, shpesh bėjmė gjėra "jonormale".


Amy Höglund, autorja e librit "Your Boyfriend's Best Girlfriend", ka pėrpiluar listėn e gabimeve mė tė kėqija qė bėhen pas ndarjes:

Mos iu lutni tepėr


Tė kėrkosh falje ėshtė njė gjė tjetėr, por lutjet e tepėrta janė tė pavenda. Duhet tė mos e poshtėroni veten, sepse askush nuk dėshiron qė tė jetė nė lidhje me njė person tė tillė.

Ribashkimi tepėr i hershėm


Ndonjėherė ndarjet shėrbejnė pėr ta analizuar situatėn dhe mundėsinė e rifillimit tė lidhjes. Por, nėse ribashkoheni ende pa i zgjidhur problemet, atėherė nuk keni bėrė asgjė.

Vaji me anė tė kėngės


Nuk ka asgjė tė keqe qė ta dėgjoni kėngėn tuaj tė preferuar, duke qarė dhe duke kujtuar kohėn e kaluar. Por, nuk ka nevojė qė ta incizoni veten dhe ta hidhni nė “YouTube". Megjithatė, kjo ėshtė njė ēėshtje personale.

Dhėnia pas veseve


Ndarjet mund tė jenė aq .dramatike, sa tė na e ndryshojnė jetėn. Nėse vėreni se keni filluar tė pini alkool, e mė parė nuk ju ka shkuar mendja pėr njė gjė tė tillė, atėherė duhet tė ndaleni e tė mendoni se ku jeni duke shkuar.

Hakmarrja


Nė shikim tė parė mund tė duket ide e mirė, por hakmarrja nė fund do t'ju lėndojė mė shumė juve sesa ish-tė dashurin tuaj. Pastaj, kurrė nuk mund ta dini se a ėshtė ndarja vetėm e pėrkohshme, apo jo, ku nėse ėshtė e pėrkohshme, pas hakmarrjes mund tė bėhet e pėrhershme. /Telegrafi/