Te gjitha afatet kohore dhe lehtesite qe do te kene shtetasit shqiptare nga fillimi i vitit tjeter per pajisjen me viza Shengen
TIRANE - Qe nga 1 janari i vitit 2008, shqiptaret do te kene me teper lehtesira per marrjen e nje vize te shteteve te Bashkimit Evropian. Garancia eshte dhene dje nga Ministria e Brendshme, e cila nepermjet nje konference te dhene nga zevendesministri Ferdinand Poni, premtoi se tani e tutje marrja e nje vize do te jete shume here me e lehte sec ishte me pare. Parimisht, secili prej nesh do te siguroje nje vize brenda 10 ditesh dhe gjate kesaj kohe nuk do te kete radhe te gjata neper ambasada, pasi permiresimet do te ndjehen qe nga marrja e certifikatave e deri ne etapat e fundit te vizes. Marreveshja, e cila u nenshkrua nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ne 18 shtator 2007 ne Seline e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian ne Bruksel, do te nise te aplikohet qe nga dita e pare e vitit qe vjen. Permiresimet ne regjimin e vizave pritet qe te sjellin edhe shmangien e emigracionit ilegal. Dhe nese kjo etape do te funksionoje mire, do te shkohet drejt liberalizmit perfundimtar te vizave. Nderkohe, para se te shkohet drejt ketij liberalizimi, hapat me kryesore dhe konkrete qe duhen ndermarre nga ana e strukturave shteterore, jane prodhimi i dokumenteve te identifikimit me elemente te larte sigurie, hartimi i regjistrit elektronik te shtetasve, sistemi i adresave, kontrolli i menaxhuar i kufijve etj. Sipas permbajtjes se marreveshjes, te gjitha aplikimet per vize, vendimi per dhenie vize ose jo do te merret brenda 10 ditesh, por mund te shtyhet deri ne 1 muaj nese aplikanti kerkon sqarime. Por periudha mund te shkurtohet ne tri dite ose me pak nese ka raste emergjente. Tarifa per vize do te jete 35 euro, e cila mund te jete me nje ose me shume hyrje. Viza falas do te perfitojne familjaret e afert te personave qe jetojne me dokumente te rregullta e qe do tu dergojne garanci te afermve te tyre, zyrtare qe marrin pjese ne mbledhje zyrtare, studente, persona me aftesi te kufizuar, gazetare, perfaqesues te komuniteteve fetare, profesioniste, punonjes te trenave, pensioniste, femije nen 6 vjec, raste humanitare, shofere te kamioneve TIR dhe sherbimeve te transportit te pasagjereve. Lehtesi ne pajisjen me viza do te kene dhe personat qe marrin pjese ne programe shkembimi shkencore, kulturore apo arsimore, si dhe ne evenimente sportive dhe kulturore, persona ish-te perndjekur gjate regjimit komunist. Gjithashtu, keto kategori personash do te perfitojne edhe dokumentet per te justifikuar marrjen e vizes dhe qellimin e udhetimit. Per keto kategori qytetaresh vetem dokumentet qe jane te listuara ne marreveshje do te jene te mjaftueshme per tu paraqitur per marrjen e vizes. Asnje justifikim tjeter, ftese apo dokument nuk do te kerkohet per leshimin e vizes, megjithese ai mund te jete ne legjislacionin e vendeve anetare.