Mesazhi origjinal i postuar nga
Auroraa
Peshqit
Element: UJI
Planeti dominues: JUPITERI
Nėnsheknjė: BINJAKĖT
Bima: VJOLLCA
Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje janė: origjinalė, Janė artistė tė lindur, tė cilėt askush kurrė nuk i ka kuptuar nė kohėn e duhur.
Simbol i PESHKUT ėshtė flijimi dhe altruizmi. Kjo shenjė ėshtė nėn ndikimin e JUPITERIT fisnik dhe tė NEPTUNIT kreativ, tė cilėt tek kėta pėrfaqėsues mxisin konflikte e shqetėsime, inspiracione tė mistershme dhe ndjeshmėri akute emotive.
Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje janė tė ndijshėm, tė butė, tė kėndshėm, tė sinqertė, fisnikė, por tejemotivė. Jetojnė nė botėn e tyre romantike, tė ndėrtuar me elementet mė poetike, por ngandonjėherė plotėsisht jorelale. Pothuajse janė tė predisponuar pėr ART, dhe me vetė kėtė edhe pėr vuajtje e tragjikė. Ata aq humbasin nė fantazinė e tyre tė madhe, saqė shpesh e humbasin ndjenjėn me realitetin.
Janė tė prirur pėr melankoli e pesimizėm, edhe pse dinė t'i tejkalojnė vėshtirėsitė jetėsore, duke iu falėnderuar fuqisė sė shpirtit tė vet dhe prirjes pėr humor, kėtij "izmi" tė fatkėqinjve tė mėdhenj. Plot imagjinatė, shpeshherė ėndėrrojnė syhapur.
Lehtė iu pėrshtaten situatave, si uji qė ndėrron formėn, edhe pse intimisht pėrherė i mbesin besnik vetvetes, idealeve tė veta tė mirėsisė, madje edhe nė shakullimat mė mizore.
Vėshtirė i sjellin vendimet, duke iu frikėsuar pėrgjegjėsisė pėr nisjativė. Kanė karakter tė pasigurt. Por, kur njėherė e gjejnė rrugėn, dinė tė jenė ambiciozė, madje edhe tė pathyeshėm.
I udhėheq shqisa e gjashtė: Intuicioni, instikti, parandjenjat. Natyra e tyre dualiste i ēon nė dy kahje: t'i pėrshtaten botės dhe t'i kėnaqin tė tjerėt; dhe nė anėn tjetėr: t'i mbesin besnik zėrit tė brendshėm.
PESHQIT janė idealistė e fatalistė, vėshtirė tė kuptueshėm nga rrethi. Jeta e tyre ėshtė plot ngritje e rėnie. Ndonjėherė duken artisitikisht egocentrikė, narcisoidė, tė imponueshėm.
Tė gjithėve mund t'iu ndihmojnė, pėr vete duke ruajtur tė drejtėn tė vuajnė, duke deklaruar se janė tė pafat.
Arma e tyre pėrvetėsuese janė sytė e lėngėsht, shikimit tė tė cilėve ėshtė vėshtirė t'i iket. I kanė tė shprehur sytė, tenin.
Intelektin ua mbulojnė emocionet, pa shumė logjikė e vetėmohim. Shpesh kaotikė, difuzė, krejt nė vizione, ngjyra.
PESHQIT janė poetė tė lindur e ėndėrrimtarė, tė shqetėsuar e imagjinativė. Mbi tė gjitha janė fisnikė e simpatikė, tė mėshirshėm. NEPTUNI iu fal aftėsi pėr pėrceptime tė brendshme, shqisėn e gjashtė.
Peshqit udhėheqin me botėn e fshehtėsive dhe mistereve... dhe iluzioneve.
Nuk mendojnė shumė, lehtė i sjellin vendimet, pastaj rėndom qahen.
Duhet kontrolluar botėn e tyre mistike, sepse plagėt e tyre emocionale vėshtirė shėrohen.
Po u armatosėn me doza mė tė mėdha tė realizmit, disiplinės dhe prakticitetit, do ta kenė mė lehtė e mė bukur. Ata dėshirojnė tė jenė tė mundur dhe viktima, edhe pse dinė edhe tė protestojnė. Peshqit janė rėndom tė tėrhequr, dėshirojnė tė vuajnė e tė brengosen. Temperamenti i tyre ėshtė si flaka e qiririt: nė ēast brilant, i hareshėm, spirituozė; shpejt pastaj melankolik dhe letargjik. Por, nuk duhet frikėsuar kėsaj: tė kėtillė janė tė gjithė njerėzit e mėdhenj. Por, pėr tė pasur sukses, duhet tė jenė mė tė qetė, mė tė organizuar, mė "pėr vete", andaj edhe mė depėrtues, duke mos u shėrbyer me devizėn: "Ēdo gjė - tė gjithėve"!
Karakterin e kanė plot kundėrthėnie; pėr shumicėn e njerėzve tė pakuptueshėm, tė ēuditshėm, si tė mbuluar me njė lloj mjegulle. Fjala e rėndė peshqve iu shkakton dhembje tė rėndė.
FEMRAT-PESHK: ėshtė perėndeshė e butė nate nė mėndafsh.
Sėmuret nga fjala e rėndė. E tejndijshme. Plot vizione, ide tė fshehta. Dehet me romantikė. Ajo vendosmėrisht e kėrkon idealen. Dėshiron tė shkruajė poezi dhe letra miqve. Di tė gėzohet, tė shqetėsohet; tė qajė dhe ēdo gjė ta pėrjetojė thellėsisht. Di tė vuajė dhe tė falė. Kėnaqet e jeton nė dėgjimin e muzikės dhe nė shkrimin e letrave tė gjata. Ajo ėshtė shumė e bukur, sharmante, origjinale. Shikimi i saj ēuditėrisht i butė - fascinon. Sytė qė janė pasqyrėza tė shpirtit i ka nga ngjyra e liqenit. Zėrin e ka vibrues qė depėrton nė zemėr. Ato janė poeteshat e Zodiakut. Nuk ka ėndėrrimtare dhe dashnore mė tė mėdha se ato.
MASHKULLI-PESHK: rėndom dėshiron tė ėndėrrojė dhe aty rėndom e humb kohėn e ēmueshme: jeta dhe vlerat rrjedhin pėrskaj tij, por ai nė hutimin e tij - s'i vėren.
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Krishti, Mojsiu, Nostradamusi, Mikelangjelo, Leonardo da Vinēi, Vivaldi, Bahu, Shopeni, Shopenhaueri, E. Kue, Renoari, Bunjueli, Ajnshtajni, D.Kish etj.
KOMBINOHEN: Pajtohen shumė me GAFORREN, edhe me SHKORPIONIN. Por, mund t'iu rekomandohen edhe "tokėsorėt": DEMAT, VIRGJĖRESHAT, BRICJAPI (deri nė 30 vjet-ujorėt, pas 30 vjetėve - tokėsorėt).
ASTROMEDICINA: Mund tė kenė probleme me kėmbė, shputat e rrafshta, Terapia mė e mirė pėr ta ėshtė Muzikoterapia, si dhe aktivitetet tjera artistike, shoqėria e hareshme, lėvizjet, gjumi i mirė.
PARASHIKIMI PĖR VITIN 2013
Tė lindurit nga 20 janari dhe deri mė 21 shkurt janė dhe shenja e fundit nė horoskop. Tė cilėsuarit nėn shenjėn e Peshqve pritet qė tė kenė njė vit 2013 shumė tė mirė. Karriera, dashuria, paratė janė disa nga asetet. Por ndėrkohė, bėjnė mirė tė jenė tė qetė. Qetėsia dhe diplomacia nė vetvete duket se do tė jetė arma e tyre e fshehtė pėr tė plotėsuar njė vit siē duhet.
E pėrgjithshmja
Do tė keni progres nė jetėn tuaj kėtė vit 2013. Do tė jeni gjithashtu shumė aktiv dhe do tė keni rrugė tė reja nė jetėn tuaj. Duhet tė jeni tė aftė tė krijoni lidhje tė mira me njerėz tė lartė nė shoqėri. Niveli juaj i besimit do tė rritet dhe do tė jeni tė aftė qė tė vini nė zbatim idealet tuaja. Pritet qė tė keni shumė liri dhe tė mund tė kapėrceni ēdo pengesė qė do tju dalė nė rrugėn tuaj kėtė vit. Por pėr kėtė duhet tė pėrdorni shumė takt dhe diplomaci.
Karriera
Ky vit do tė jetė njė periudhė gjatė sė cilės mund tė mendoni lidhur me planet tuaja tė karrierės pėr tė ardhmen. Ėshtė koha qė tė vlerėsoni aftėsitė personale. Dhe gjithashtu duhet tė punoni shumė qė tė kapėrceni kufijtė tuaj. Disa probleme mund tė pėrjetohen kur bėhet fjalė pėr marrėdhėniet me drejtuesit apo me bashkėkolegėt. Trajtojini kėto probleme me qetėsi dhe shkathtėsi. Aspiratat tuaja duket se do tė arrihen dhe do tė keni pėrparėsi tė mėdha nė vendin e punės. Projektet afatgjata gjithashtu do tė jenė nė hapa pozitivė pėr kėtė periudhė.
Dashuria
Do tė jetė njė periudhė euforike kur bėhet fjalė pėr marrėdhėniet e dashurisė. Do tė keni mė tepėr kėnaqėsi nė kėtė fushė. Do tė gjeni momente kėnaqėsie tė mėdha qė do tė vazhdojnė nė rrugėn tuaj. Do tė jetė gjithashtu njė periudhė optimiste. Por kjo nuk do tė thotė se gjithēka do tė shkojė mirė, siē prisni. Disa ngjarje tė sė shkuarės mund tė shfaqen duke sabotuar marrėdhėniet tuaja. Do tė keni nevojė qė tė jeni mė i qartė nė vetvete dhe tė vlerėsoni mirė motivet tuaja tė brendshme. Nėse tashmė jeni tė pėrfshirė nė njė marrėdhėnie, momente edhe mė intime janė nė pritje pėr ju. Njė harmoni e pėrgjithshme pritet tė pėrfshijė jetėn tuaj dashurore.
Financat
Ky vit do tė ketė njė ekuilibėr tė pėrkryer mes tė ardhurave dhe shpenzimeve tuaja. Kėtė vit bėni mirė tė mėsoni nga dėshtimet e shkuara kur bėhet fjala pėr paratė. Mos bėni tė njėjtat gabime tė mėparshme nė kėtė fushė. U shkoni ēėshtjeve deri nė fund dhe analizoni nė dritėn e duhur pėr tė pasur njė status financiar mė tė mirė. Kjo nuk do tė thotė se duhet tė bėni mė shumė pėrpjekje, por thjesht qė duhet ti menaxhoni lėvizjet financiare nė mėnyrė mė tė mirė. Shpirti juaj krijues do tju ndihmojė qė tė pėrballoni ēdo situatė jo tė mirė financiare tė paparashikuar pėr kėtė vit. Fundi i vitit do tju sjellė edhe disa ide fitimprurėse pėr tė pėrmirėsuar gjendjen tuaj financiare.
Shėndeti
Ky vit do tju bekojė me mė shumė energji dhe gjallėri dhe do tju ndihmojė qė tė ecni pėrpara gjatė gjithė vitit me fuqi tė ripėrtėrira dhe forcė. Duhet tė ndryshoni stilin tuaj tė jetės nė disa gjėra dhe tė ndani mendjen pėr ti dhėnė fund disa zakoneve tė kėqija, tė cilat pėr njė kohė jo pak tė gjatė ju kanė ndjekur. Jini spontan dhe bėjini kėto ndryshime, tė cilat do tė rezultojnė mė tė shėndetshme pėr ju. Tregohuni i qetė, dhe mundohuni ta shmangni stresin e gjithashtu mos u tendosni shumė. Njė gjė e tillė do tė ndikonte shumė keq nė sistemin tuaj nervor. Menaxhoni emocionet dhe gjendjen mendore me lehtėsi. Ky ėshtė njė vit nė tė cilin do tė bėni mirė tė keni mė shumė aktivitet fizik. Evitoni ushqimet e gatshme dhe qėndroni larg karriges sa mė shumė tė jetė e mundur.