Dashi
Shenjė qė element e ka ZJARRIN
Planeti dominues: MARSI
Nėnshenja: GAFORRE
Personat qė mbajnė kėtė shenjė horoskopi, ēojnė jetė mė dinamike se shenjat tjera. Janė tė prirur pėr aksion, luftė, afirmim. Kanė edhe agresivitet nė vetvete. Nė jetė ecin me devizėn "unė i pari", "unė ekzistoj", "unė jetoj" (unė, unė, unė...). E kjo mund tė manifestohet edhe si veti konstruktive, edhe si veti destruktive. Nėse manifestohet si veti destruktive, atėherė personi dėshiron "krejt ose kurrgjė", anon kah ekstremiteti, ka tendenca pėr konflikt, fanatizėm, egoizėm, munges tė madhe tolerance.
Dashi s'e duron dot qetėsinė e monotoninė, meqė vuan nga "aksioni kronik". Ai ėshtė kampion i fillimit tė gjėrave, qoftė nė planin fizik apo nė atė intelektual. Por, e ka tė metė tė njohur se shpesh nuk iu shkon gjėrave deri nė fund. Domethėnė, nuk i arrin qėllimet, sepse pa e kryer njėrėn punė, ndėrkohė veē kur shohim se ia ka filluar tjetrės. Pa e pėrfunduar njėrėn rrugė, e ka marrė rrugėn tjetėr.
Pėrgjithėsisht, personi DASH nuk i beson tė rėndomtes. Ai ėshtė pionier i modės, kreator, i krijuar pėr luftė. I dėshiron rrahjet, luftimet, sė paku nė tė zbrazėt. E dėshiron rrezikun, aventurėn. Janė kamikazė.
Inteligjencėn e ka intuitive; reagon pa menduar gjatė.
Kah fundi i jetės bėhen mė mendimtarė, mė tė urtė, pajtohen edhe tė jenė "tė klasės sė dytė".
Janė njerėz tė ekstremeve: Ose donė, ose urrejnė, kur nuk iu shkon pėr huji. Kur donė - donė, kur urrejnė - e apostrofojnė atė.
I donė armėt dhe aventurat. Mund tė jenė edhe romantikė, por jo tė tepruar. Trupin rėndom e kanė muskuloz dhe tė ndėrtuar.
Kanė besim tė madh nė vetvete, kjo iu ndihmon qė t'i mohojnė vėshtirėsitė.
KARAKTERISTIKA TJERA TĖ TYRE JANĖ: Dėshirojnė tė jenė tė parėt, tė sundojnė (si tė gjitha shenjat e zjarrit). Shpesh janė shkurtpamės; ose "qelaven" herėt; ose thihen; gratė e ndėrrojnė tenin.
Marsi i ndjek deshtė, duke i bėrė ta duan jetėn plot aksione dhe tė harxhojnė sasi tė mėdha energjish dhe nervash. Marsi i bėn vetėmohues, tė pafrikėsueshėm, luftarakė dhe agresivė.
Mund tė jenė edhe artistė, por nuk janė shenjė artistike. Dashi ėshtė shenjė sunduese.
Rėndom s'kanė miq, se nuk janė mjaft elastikė.
Kėnaqen nė udhėtime, ndėrrime tė pėrjetshme.
Janė entuziatė dhe aksionarė. E donė fjalėn kryesore, si dhe rolin udhėheqės.
Megjithatė, sjelljet e tyre janė tė sinqerta.
Kokėn e kanė tė fortė, ndaj fatmirėsisht durojnė shumė tė rėna. Nuk janė ruajtės tė sė keqes. Janė tė prirur tė jenė prind tė mirė dhe tė moralshėm.
Edhe gratė e kėsaj shenje MARSI i shtyn tė jenė agresive, mashkullore; shpesh bėhen shefe, drejtoresha, gjė qė i privon nga femėrorja tipike, butėsia, emotiviteti.
TĖ METAT: shpesh janė konfuzė dhe i pėrcjell mungesa e qėmdrueshmėrisė: gjėrat s'i ēojnė deri nė fund, veēse ia fillojnė! Iu jepen shumė aventurave. Gjithnjė janė tė gatshėm pėr pėrjetime. Pikė e dobėt e tyre ėshtė edhe ajo se shpesh dėshirojnė tė imponohen. Janė impulsivė dhe aksionarė, shpesh konfliktuozė e kontradiktorė. Arsyeja iu vie mė vonė nė jetė. Kjo mund t'i sjellė deri tek agresiviteti, prandaj shpesh nė mesin e tyre ka mjaft dhunues, rebelė, tė krisur.
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Kanti, Dekarti, Bizmarku, Hitleri, Van Gogu, Goja, Rafaeli, Bodleri, Zola, Krushqovi, Jesenini, Klaudia Kardinale...
KOMBINIMET: Me PESHORIN - respekt i dyanshėm.
Me SHIGJETARIN - tė lumtur sė bashku
Me LUANIN - jetė epshore intensive, por nuk preferohet (pėrpos kontakteve tė shkurtėra)
Me shenjat e ujit GAFORREN, AKREPIN, PESHKUN - fare...
ASPEKTE SHĖNDETĖSORE: Nuk sėmuren, as qė kanė kohė pėr tė; por, janė tė prirur tė marrosen. Zakonisht kurrė nuk sėmuren, sidomos me sėmundje infektive e kronike. Ilaēi mė i mirė pėr ta, sidoqoftė, ėshtė gjumi. Pika tė dobėta tė tyre, megjithatė, mund tė jenė: koka, sytė, veshėt, dhėmbėt. Janė pacientė tė papėrshtatshėm, kurrė s'e kryejnė terapinė deri nė fund.
PARASHIKIMI PĖR VITIN 2013
Viti 2013 do tė jetė dinamik pėr ju nė tė gjitha fazat e jetės suaj. Roli juaj nė shoqėri dhe familje do tė pėrmirėsohet ndjeshėm. Do tė dalė nė pah fakti se jeni njė mbėshtetje pėr tė gjithė personat rrotull jush. Marrėdhėniet tuaja do tė ēohen nė njė nivel mė tė lartė. Njė lloj vetmie do tė hyjė nė jetėn tuaj, por do tė ishte mirė qė ta pėrdornit pėr tė gjetur paqen e brendshme dhe lirinė. Jeni tė sigurt qė tė jepni njė lloj ndihme nė marrėdhėniet tuaja pėr njė pėrmirėsim tė sė ardhmes.
Karriera
Nė 2013-n, ana juaj kreative do tė dalė nė dritė. Punoni nė drejtim tė njė marrėdhėnieje tė mirė dhe tė dashur me autoritetet dhe kolegėt nė vendin tuaj tė punės. Negociatat tuaja nė punė pritet qė tė sjellin frytet e veta kėtė vit. Ambicia dhe qėllimet tuaja do tė arrihen lehtėsisht kėtė vit. Kėshtu qė hidhini hapat tė sigurt pėrpara. Mundohuni tė krijoni njė balancė mes pikave delikate dhe kyēe nė fushėn tuaj tė karrierės. Tre muajt e parė tė vitit do tė jenė tė favorshėm pėr njė pagė mė tė mirė apo pėr ndryshimin e pozicionit tuaj nė punė. Besoni nė vetvete dhe pėrgatiteni 100% tė vetes drejt anės profesionale kėtė vit.
Dashuria
Lidhja juaj e dashurisė do tė jetė diēka mesatare pėr vitin 2013. Shumė gjėra komplekse mund tė ndodhin duke rezultuar nė ankthe tė padėshirueshme dhe shqetėsime. Nėse do tė keni vendosmėri dhe durim, atėherė mund tė jeni tė aftė tė zgjidhni partnerin ideal tė jetės suaj. Nėse jeni tė martuar, atėherė ėshtė koha e duhur qė nė ēift tė eksploroni pėr hapėsira tė reja, nė mėnyrė qė ta bėni sa mė tė lumtur qė ėshtė e mundur gjysmėn tjetėr tuajėn. Mos veproni, por pėrpiquni tė bindni dhe tė fitoni tė gjithė vėmendjen e partnerit tuaj. Ėshtė gjithashtu koha pėr tė rivendosur marrėdhėnie tė mira nėse keni pasur probleme nė kėtė fushė. Largoni tė gjitha mendimet e kėqija dhe mundohuni tė ngushtoni hendekun mes jush dhe partnerit. Dashuroni marrėzisht dhe sinqerisht, dhe vilni tė gjitha tė mirat e njė dashurie tė vėrtetė nė jetė.
Financat
Do tė keni shpenzime tė shumta kėtė vit si njė investim pėr biznesin apo karrierėn tuaj. Jini tė kujdesshėm me financat tuaja dhe mundohuni tė shmangni shpenzimet e panevojshme. Do tė keni njė nevojė tė menjėhershme pėr mė shumė qėndrueshmėri financiare nė jetė. Tani ėshtė edhe koha pėr tė vepruar nė kėtė drejtim.
Mund tė ngrihen pengesa tė ndryshme, por veproni nė bazė tė instinkteve tuaja nė drejtim tė ēėshtjeve financiare. Mendohuni dy herė para se tė bėni ēdo lloj veprimi pėr shpenzime ekstravagante. Shpenzoni ca pėr kėnaqėsinė tuaj, por sigurohuni qė kėto shpenzime tė mos ju zgjidhin kuletėn.
Shėndeti
Shėndeti juaj nė pėrgjithėsi do tė jetė i mirė pėr vitin 2013. Ai do tė jetė i lidhur me mirėqenien dhe shėndetin e personave rreth jush, nė veēanti tė rrethit tė ngushtė familjar. Shihini gjėrat mė pozitivisht nė jetėn tuaj. Disa lloj alergjish mund tė shfaqen gjatė periudhės sė mesit tė vitit. Mund tė keni edhe probleme me dhėmbėt. Mundohuni tė kujdeseni sa mė shumė pėr shėndetin tuaj dhe shmangni produktet e mishit dhe qumėshtit, ose ti merrni ato nė sasi tė vogla.
- - - Updated - - -
Demi
Element: TOKA
Planeti dominues: VENERA
Nėnshenjė: LUANI
Ngjyra astrologjike: E BLERTĖ DHE VJOLLCĖ (tė kthjellta)
DEMAT janė shenjat mė pozitive, mė reale, mė konkrete tė Zodiakut. Mbi ta sundon VENERA, planet i dashurisė, dhe u fal kėtyre shenjave lidhshmėri me tokėn, kuptim, shėndet. Demat rėndom kanė ndėrtim tė fortė, janė dinamikė, simpatikė, me sharm. I fitojnė tė gjitha betejat, por jo me fuqi e dhunė, por me qėndrueshmėri, dhe duke u sjellė pėrherė - esull.
Me kėnaqėsi lidhen me ndonjė shpirt romantik, me imagjinatė tė pasur.
Pra, demat janė tipa dinamikė e energjikė, por tė kujdesshėm. Janė entuziastė e optimistė tė mėdhenj. Tepėr kokėfortė. Me kuptim praktik. Jo sa duhet fleksibilė. Dėshirojnė tė jenė pėrherė tė drejtė.
Janė tipa konservativė. Ikin nga risitė, aventurat. Shenja materialiste.
Intelektin e kanė tė qetė. Rėndom, janė pa ambicie tė mėdha, por metodistė dhe prakticistė tė mėdhenj.
Vėshtirė hidhėrohen, vėshtirė pajtohen. Nė dukje janė tė qetė, pėrbrenda vullkan. Por janė shumė tolerantė, edhe pse xhelozė, posesivė, tė dhėnė pas kėnaqėsive tė kėsaj bote.
Pėrpiqen t'iu qėndrojnė besnikė parimeve dhe t'i mbrojnė tė drejtat e veta, me ēfarė krijojnė autoritet, edhe pse shpeshherė nuk kanė tė drejtė. Vendimin qė njėherė e sjell demi, s'e ndėrron lehtė. E mban fjalėn dhe premtimin.
Edhe pse e donė jetėn e mirė, harxhimet, madje edhe shfrenimin, ky nuk ėshtė stil i jetės sė tyre.
Edhe pse ēon dashuri dhe bashkėshortėsi stabile, i dėshiron "fluturimet" jashtėmartesore, pasi qė mbi ta sundon VENERA - planet i dashurisė...
Dashuria ėshtė fushė, ku ai, me ēdo kusht, dėshiron tė afirmohet. Prandaj, DEMI merret si dashnori mė i madh i Zodiakut (edhe pse flertuesit mė tė mėdhenj janė shkorpionėt). Pa dashuri vuan tmerrėsisht. Duhet tė dojė, qoftė edhe personin e gabueshėm (veēanėrisht e do tė vjetrėn, duke kėrkuar tek ajo dashuri amėsore)! Shumica e DEMAVE nuk mund t'i hiqen tėrheqshmėrisė sė bukurisė, sidomos tė trupit tė femrės, prandaj janė shumė epshorė. Ata janė ledhatues tė pasionuar, pėr tė cilėt dashuria ėshtė ēdo gjė.
Por, edhe pse "tė butė", "tė kujdesshėm", si dashnorė, s'janė tė aftė pėr shprehje tė pasionuar tė dashurisė, pavarėsisht qė DEMAT janė tipa seksipilė dhe dashurinė e kanė opsesion.
Janė plot optimizėm dhe besim nė vetvete, me shije pėr estetikė.
Nuk shquhen pėr inteligjencė tė jashtėzakonshme.
Meqė i takojnė shtėpisė sė dytė nė horoskop, shtėpisė sė begatisė materiale, DEMAT janė materialista tė mėdhenj. Pėr vete, mund tė jenė harxhues tė mėdhenj, robė tė komforit. Sakaq, pėr tė tjerėt rėndom janė dorėshtrėnguar. Sidomos, tipat e ulėt tė DEMIT janė tė prirur pėr haje e pije, dhe nė mes tyre ka shpesh dorėshtrėnguar e koprracė tė mėdhenj, deri nė vetiakėsi.
Materialisht qėndojnė mė mirė nė pjesėn e dytė tė jetės.
Megjithatė, esencialisht DEMAT janė tipa pozitivė.
Kanė zė tė qartė, mund tė jenė kėngėtarė tė mirė. Edhe pse DEMI nuk ėshtė shenjė artistike, ai di ta dallojė tė mirėn nga e keqja, dhe jeton me tė bukurėn.
MASHKULLI-DEM ėshtė i qetė, i qėndrueshėm, i prirur pėr mendime, por jo ambicioz. Tėrė energjinė e konsumon nė dashuri. Aq e adhuron jetėn familjare, saqė edhe e tepron nė atė drejtim. Prej saj nuk ftohet kurrė. Shpesh martohet me persona nga shtresa e lartė, vetėm sa pėr ta tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve pėr "suksesin". Dhe, derisa tė gjitha shenjat tjera tė Zodiakut ftohen nga martesa pas njė periudhe tė caktuar, tek DEMAT meshkuj kjo nuk ndodh qė ata tė ankohen pėr kohėn djaloshare dhe jetėn e kirė.
GRUAJA DEM: i intereson familja, burri, fėmijėt. Ėshtė materialiste. E do begatinė materiale. E ēmon veten. Shpeshherė me pretendime dhe jorealiste. Rėndom kokėfortė, qė vėshtirė i pėrshtatet mendimit tjetėr. Nė punė: praktike. Me sens pėr fitim. Deponon para. E do luksin, shtėpinė e mirė, gjėrat e shtrenjta. S'harxhon kot, as ėshtė e shfrenuar.
Edhe pse nuk ėshtė shenjė artistike, e do artin, tė bukurėn, kėngėn, muzikėm.
E META E TYRE MĖ E MADHE: Ēdo gjėje vėshtirė ia fillojnė.
IU SHKON: drejtėsia, ekonomia, politika, ndėrtimtaria.
TĖ LINDUR NĖ KĖTĖ SHENJĖ: Marksi, Lenini, Frojdi, Makiaveli, Golda Meiri, E. Karuzo, O. Vels, Balzaku, S. Dali etj.
KOMBINIMI: DEMAT pajtohen me VIRGJĖRESHĖN, BRICJAPIN (deri nė 30 vjet) dhe me PESHKUN, GAFORREN (pas 30 vjetėve).
Shumė pajtohen me GAFORREN: tė dytė e donė shtėpinė, janė tė lidhur pėr familjen; janė gurmanė tė mėdhenj; bashkėsi harmonike, si edhe me PESHKUN.
SHĖNDETI: vėshtirė sėmuren; pothuajse kurrė. Megjithaė, pikat e tyre tė dobėta janė: qafa, fyti, zorrėt, majmėria (meqė, vėshtirė e pėrmbajnė veten nė haje e pije). Mund tė pėsojnė edhe kriza nervore
PARASHIKIMI PĖR VITIN 2013
Tė lindurit mes 21 prillit dhe 21 majit pritet tė kenė shumė fat, por nė raste tė caktuara ėshtė mirė qė tė tregohen tė kujdesshėm. Fundja fatin duhet ta kėrkosh, nė mėnyrė qė gjithēka tė realizohet ashtu siē duhet.
E pėrgjithshmja
Jeta juaj do tė jetė si njė kėngė gjatė vitit 2013 dhe nuk do tė keni shumė shqetėsime. Bėni mirė qė ta pėrdorni sa mė shumė anėn tuaj krijuese qė do tė shfaqet nė kėtė periudhė. Nė pėrgjithėsi, paqja dhe qetėsia do t’ju shoqėrojnė gjatė kėtij viti. Statusi juaj shoqėror do tė pėrmirėsohet dhe do tė jeni tė aftė tė pėrfitoni rehatinė pėr tė cilėn keni punuar gjatė gjithė kėsaj kohe.
Kėnaqėsia do tė zėrė kohėn mė tė madhe tuajėn gjatė 2013-s. Gjithashtu, do tė keni shumė mundėsi tė mira pavarėsisht se nuk do tė bėni shumė pėrpjekje pėr t’i fituar ato. Do tė keni mė tepėr liri dhe pavarėsi pėrgjatė gjithė vitit qė pritet tė hyjė.
Karriera
Intuita dhe inteligjenca juaj do tė jenė pasuritė mė tė mėdha tuajat nė rrjedhėn qė do tė marrė karriera juaj pėr vitin 2013.
Megjithėse do tė ketė njė ngadalėsi fillestare, nė fund tė fundit do t’ia dilni mbanė qė tė lulėzoni nė kėtė fushė. Bėjini punėt bazė ashtu siē duhet dhe lėrjani pjesėn tjetėr sė ardhmes. Do tė keni mbėshtetjen e duhur nga autoritetet gjatė kėsaj periudhe. Njihni gjėrat teknike para se t’i hyni njė sipėrmarrjeje nė njė territor tjetėr tė fushės suaj. Partneriteti ose marrėveshjet bashkėpunuese mund tė hasin nė pengesa. Ka njė qėllim nė vetvete ndryshimi i synimit tė karrierės kėtė vit.
Dashuria
Dėshira juaj pėr paqe dhe qetėsi nė fushėn e marrėdhėnieve duket se do tė realizohet kėtė vit. Gjithsesi do tė ketė disa kundėrshtime nė lėvizjet tuaja tė dashurisė. Jeni mė i prirur qė tė tėrhiqni njė partner potencial kėtė vit nėse jeni beqar. Nėse tashmė jeni nė njė marrėdhėnie, atėherė ky vit do t’ju afrojė edhe mė shumė me njeriun qė doni.
Kini kujdes nė lėvizjet tuaja nė fushėn romantike gjatė 2013-s. Disa marrėdhėnie intime janė tė preferuara, por duhet qė t’i frenoni dėshirat tuaja nė maksimumin e mundshėm. Durimi ėshtė ēelėsi nė njė marrėdhėnie tė mirė pėr ju. Lėreni harmoninė t’ju pėrfshijė dhe kjo do tė bėjė qė besimi juaj do tė rritet normalisht. Fundi i vitit do t’ju ndihmojė qė tė ndani mendjen lidhur me marrėdhėnie tė ndryshme.